Tag: zgjedhjet

  • Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti i nominuar për kryeministër nga Vetëvendosja

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti i nominuar për kryeministër nga Vetëvendosja

    Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar sërish kryetarin e saj, Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. 
    Vendimi është marrë në mbledhjen e 61-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ditën e sotme. 
    Glauk Konjufca, i cili e shpalli nominimin e Kurtit për kryeministër, e ka cilësuar atë si kryeministër më të suksesshëm dhe të më votuarin nga populli në historinë e demokracisë parlamentare. 
    “Jemi mbledhur që sot ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e transformimit social dhe demokratik të Kosovës, kryeministrin më të suksesshëm të republikës, Albin Kurti”, ka thënë Konjufca. 
    Gjatë fjalës së tij, Konjufca ka akuzuar partitë opozitare se duan ta bllokojnë shtetin vetëm për të dobësuar Albin Kurtin. 
    “Verdikti i popullit në zgjedhjet e shkurtit nuk ishte të ecim vetëm, por të ecim së bashku me partnerin tonë në një koalicion demokratik. U refuzuam. Refuzimi në demokraci nuk është fundi i botës, prandaj ne u përgatitëm që pjesa tjetër e opozitës do ta bënin qeverinë. Ata refuzuan ta bëjnë edhe qeverinë. LVV-në nuk e lanë, vetë nuk deshën ta bëjnë, prandaj qytetarët me të drejtë pyesin se çka duan ata me të vërtetë. Ata duan të bllokojnë gjithçka që më pas bllokimi i shtetit të duket si dobësim i LVV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme dhe antishtetërore. Për këtë qëllim ata kanë treguar se janë në gjendje të shkojnë deri në humnerë. Ta sakrifikosh shtetin që Albin Kurti të dalë keq. Përmes kësaj maskarade po mendojnë se e rrisin mbështetjen në popull”, është shprehur ai. 
     
  • “I gjithë shteti në shërbim të saj”, Baçi shpërthen: Balluku dhe Klosi vodhën zgjedhjet në Fier, përdorën..

    “I gjithë shteti në shërbim të saj”, Baçi shpërthen: Balluku dhe Klosi vodhën zgjedhjet në Fier, përdorën..

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, lëshoi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e Qarkut Fier për PS në zgjedhjet e 11 majit dhe vartësin e saj, deputetin aktual Ceno Klosi, se vodhën zgjedhjet duke përdorur administratën, patronazhistët dhe makinerinë shtetërore.
    Ai nuk kurseu të shigjetonte qeverinë për farsën elektorale, duke theksuar se PS nuk fitoi në Fier, por se edhe ndërmarrja e “Albpetrol” u përdor për të blerë votat.
    “Fieri nuk e votoi PS-në, por zgjedhjet u vodhën, u grabitën. Nuk votuan qytetarët për Ballukun dhe Ceno Klosin. Ata i vodhën zgjedhjet. Ata mbërritën në Fier me një tabor të madh. Regjistruan qytetarë të tjerë në Fier, e uzurpuan atë, e pushtuan. Çfarë mund të bënim ne para një makinerie shtetërore? Po pate para policinë dhe shtetin, e ke bllokim total. E gjithë policia dhe shteti ishte në shërbim të Belinda Ballukut. Si mundet të ndalosh këta njerëz?!”, tha ligjvënësi .
    Më tej ai kërkoi që SPAK ta hetonte këtë rast deri në themel, duke analizuar të gjitha emërimet për vota që u bënë në “Albpetrol”.
    “Patronazhistë që janë emëruar para zgjedhjeve, vetëm për të marrë paga. Aty ka paga të larta. Paguhen vetëm patronazhistët. Balluku dhe gjithë Ballukët e tjerë, janë pas Ramës”, vijoi ai.
    Baçi kërkoi që drejtësia të shkonte më sipër se zv/kryeministrja, pasi edhe skandali i inceneratorëve ku janë zhdukur miliona euro nga buxheti, është një nga abuzimet më të mëdha.
    “SPAK po godet zv/kryeministra dhe më poshtë, por nuk po thërret Ramën. Ka ardhur koha që drejtësia të thërrasë edhe kryeministrin. Afera e inceneratorëve është e paimagjinueshme dhe kryeministri nuk del që të flasë se ku ikën ato para. Balluku nuk është vetëm, ajo ka firmosur, por dikush e ka urdhëruar”, tha ai mes të tjerash.

  • Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama. Këtë deklaratë bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në një lidhje me A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. 
    Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. 
    “Komisionerja e Zgjerimit ka deklaruar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin  e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit. 
    “Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”, deklaroi Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    I pyetur nëse ka tendencë kundër PD-së në Bruksel për zgjedhjet e 11 majit, Beleri e mohon një gjë të tillë dhe thekson se në Shqipëri nuk ka parti antieuropiane. 

  • Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Preç Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës

    Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Preç Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës

    Debati i ndezur mes Partisë Demokratike dhe institucioneve të Bashkimit Evropian pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Nën moderimin e Alba Alishanit, paneli i përbërë nga analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, ka zbërthyer lëvizjen e fundit të opozitës dhe reagimin ndaj Brukselit.
    Analisti Preç Zogaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj strategjisë së PD-së, duke e cilësuar qasjen konfliktuale me ndërkombëtarët si një rrugë pa krye.
    Marrëdhënia konfliktuale Berisha-Perëndim
    Sipas Zogajt, historia po përsëritet. Ai theksoi se marrëdhëniet e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, sa herë që ai ndodhet në opozitë, kanë qenë historikisht problematike.
    “Marrëdhëniet e Berishës me BE dhe SHBA, kur është në opozitë, kanë qenë konfliktuale,” u shpreh Zogaj, duke theksuar se kjo është një vazhdimësi e një cikli të vjetër politik.
    Lidhur me deklaratën e shumëdiskutuar të Komisioneres së Zgjerimit, e cila i cilësoi zgjedhjet “të lira dhe të ndershme”, Zogaj tha se ajo nuk flet si individ, por si zëri i qeverisë evropiane.
    “Kur zyrtarët e lartë të BE-së flasin për integrimin, ata nuk flasin personalisht, por në emër të qeverisë së BE-së që kryesohet nga Ursula von der Leyen,” sqaroi analisti.
    Ai solli në vëmendje edhe faktin se Kos vjen nga Sllovenia, një vend që historikisht ka mbështetur Shqipërinë.
    “Politikanët sllovenë kanë dëshmuar që janë më dashamirës për Shqipërinë. Dëshmi për këtë është edhe Tanja Fajon, e cila bëri çmos për liberalizimin e vizave,” tha ai.
    Duke analizuar raportin e OSBE/ODIHR, mbi të cilin opozita bazon akuzat e saj, Zogaj argumentoi se raporti përmban kritika për të gjitha palët dhe jo vetëm për qeverinë. Ai bëri një paralele historike me vitin 1996:
    “Edhe në 1996 raporti i OSBE/ODIHR i bëri blozë zgjedhjet në vend. Por në dorë më pas procesin e morën SHBA dhe BE. Raporti ka damkosje për të gjithë.”
    Në mbyllje, Zogaj dha një mesazh të qartë për strategjinë e opozitës: “Opozita nuk fiton asgjë duke bërë kontrapedalin për integrimin. Për mua ajo duhet të jetë një hap para qeverisë, në pararojë të këtij procesi. Nga të bërit anëtarë fiton i gjithë vendi.”

  • Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj

    Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj

    Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka komentuar deklaratën e Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, në krah të Edi Ramës lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita shqiptare i cilëson si farsë elektorale. Vokshi u shpreh se Marta Kos duhet të lexojë raportin e OSBE-ODIHR, të cilit i përmbahet edhe Komisioni Europian, para se të flasë për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas saj, ‘njerëzit nuk shohin që ajo flet nga ana e saj personale sepse ka dëshirën që në një moment të caktuar ta mbështesë pafund dhe përtej limiteve Edi Ramën. Këtë mund ta bëjë personalisht jashtë funksionit të saj si komisionere, por nuk mund të ngatërrohen asnjëherë pjesa personale e dëshirës apo e ardhur nga lobimi, ardhur nga interesa të tjera, të ngatërrohen me funksionin e komisioneres’. Vokshi theksoi se është ‘një lajm i mirë që Komisioni Europian i ka vënë pikat mbi i dhe ka theksuar që siç e ka raporti i progresit, ai është qëndrimi i Komisionit Europian dhe ky raport pra thekson gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR-it’. Ajo shtoi se komisionerja Kos ‘e para duhet ta lexojë atë që është shkruar, nëse nuk e ka lexuar ende, po ja kanë thënë, dhe e dyta duhet të kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë për një deklaratë që është shumë larg nga ajo çka ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe që bie ndesh me qëndrimin e Komisionit Europian’.
    Sipas Vokshit, ‘votuesit shqiptarë, qytetarët shqiptarë e kanë ndjerë në kurriz atë që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vota e tyre është blerë me paratë e taksave të tyre dhe këtu kujtoj bonuset e pensioneve, faljen e gjobave, prokurimet elektorale, tenderat elektoral’.
    Ajo vuri në dukje se votuesit kanë ndjerë në kurriz edhe ‘sistemin monstruoz të patronazhimit, me intimidimin, me shantazhet, me kontrollin e votës, si dhe ndërhyrjen e bandave kriminale’.
    ‘Pra, një deklaratë jo e saktë nga ana e komisioneres Kos sigurisht që bën, bën jo pak dëm përsa i përket asaj situatës politike në Shqipëri, por është shumë larg nga e vërteta’, përfundoi deputetja e PD-së.

  • Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës

    Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës

    Debati i ndezur mes Partisë Demokratike dhe institucioneve të Bashkimit Evropian pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Nën moderimin e Alba Alishanit, paneli i përbërë nga analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, ka zbërthyer lëvizjen e fundit të opozitës dhe reagimin ndaj Brukselit.
    Analisti Preç Zogaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj strategjisë së PD-së, duke e cilësuar qasjen konfliktuale me ndërkombëtarët si një rrugë pa krye.
    Marrëdhënia konfliktuale Berisha-Perëndim
    Sipas Zogajt, historia po përsëritet. Ai theksoi se marrëdhëniet e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, sa herë që ai ndodhet në opozitë, kanë qenë historikisht problematike.
    “Marrëdhëniet e Berishës me BE dhe SHBA, kur është në opozitë, kanë qenë konfliktuale,” u shpreh Zogaj, duke theksuar se kjo është një vazhdimësi e një cikli të vjetër politik.
    Mbrojtja e Komisioneres Kos
    Lidhur me deklaratën e shumëdiskutuar të Komisioneres së Zgjerimit, e cila i cilësoi zgjedhjet “të lira dhe të ndershme”, Zogaj tha se ajo nuk flet si individ, por si zëri i qeverisë evropiane.
    “Kur zyrtarët e lartë të BE-së flasin për integrimin, ata nuk flasin personalisht, por në emër të qeverisë së BE-së që kryesohet nga Ursula von der Leyen,” sqaroi analisti.
    Ai solli në vëmendje edhe faktin se Kos vjen nga Sllovenia, një vend që historikisht ka mbështetur Shqipërinë.
    “Politikanët sllovenë kanë dëshmuar që janë më dashamirës për Shqipërinë. Dëshmi për këtë është edhe Tanja Fajon, e cila bëri çmos për liberalizimin e vizave,” tha ai.
    Raporti i OSBE-së
    Duke analizuar raportin e OSBE/ODIHR, mbi të cilin opozita bazon akuzat e saj, Zogaj argumentoi se raporti përmban kritika për të gjitha palët dhe jo vetëm për qeverinë. Ai bëri një paralele historike me vitin 1996:
    “Edhe në 1996 raporti i OSBE/ODIHR i bëri blozë zgjedhjet në vend. Por në dorë më pas procesin e morën SHBA dhe BE. Raporti ka damkosje për të gjithë.”
    Në mbyllje, Zogaj dha një mesazh të qartë për strategjinë e opozitës: “Opozita nuk fiton asgjë duke bërë kontrapedalin për integrimin. Për mua ajo duhet të jetë një hap para qeverisë, në pararojë të këtij procesi. Nga të bërit anëtarë fiton i gjithë vendi.”

  • Presidenti i Brazilit nis vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg për grusht shteti

    Presidenti i Brazilit nis vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg për grusht shteti

    Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar që ish-presidenti i krahut të djathtë Jair Bolsonaro të fillojë të vuajë dënimin e tij me burg prej 27 vitesh e tre muajsh për komplot për grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit.
    Gjyqtari Alexandre de Moraes vendosi të martën se çështja kishte arritur në vendimin përfundimtar dhe se nuk ishin të mundura apelime të mëtejshme.
    Bolsonaro, 70 vjeç, u shpall fajtor për udhëheqjen e një komploti që synonte ta mbante në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.
    Ai do të fillojë të vuajë dënimin e tij në një qeli burgu të policisë federale në kryeqytetin Brasilia, ku është mbajtur i ndaluar që nga e shtuna pasi u konsiderua si rrezik për t’u arratisur dhe u hoq nga paraburgimi në shtëpi.
    Në një seancë dëgjimore të dielën, Bolsonaro pranoi se u përpoq të hapte monitorin e kyçit të këmbës me një hekur saldimi derisa “erdhi në vete”, tregojnë dokumentet e gjykatës.
    Ai tha se nuk kishte ndërmend të ikte dhe fajësoi “paranojën” e shkaktuar nga ilaçet për dëmin që i shkaktoi monitoruesit.
    Gjykatësi Moraes të martën urdhëroi që Bolsonaros t’i jepet kujdes mjekësor me kohë të plotë, ekipi mjekësor i të cilit më parë kishte thënë se ai po vuan nga përkeqësimi i shëndetit.
    Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë thanë në shtator, kur Bolsonaro u shpall fajtor për komplotimin e një grushti shteti, se ai kishte dijeni për planet për të vrarë Lulën dhe kandidatin e tij për zëvendëspresident, Geraldo Alckmin, si dhe për të arrestuar dhe ekzekutuar Moraes, i cili ka mbikëqyrur gjyqin e Bolsonaros.
    Komploti dështoi të merrte mbështetjen e komandantëve të ushtrisë dhe të forcave ajrore. Lula u betua pa incidente më 1 janar 2023.
    Por një javë më vonë, më 8 janar, mijëra mbështetës të Bolsonaros sulmuan ndërtesat qeveritare në Brasília. Forcat e sigurisë ndërhynë dhe rreth 1,500 persona u arrestuan.
    Gjyqtarët zbuluan se protestuesit ishin nxitur nga Bolsonaro, plani i të cilit, thanë ata, ishte që ushtria të ndërhynte dhe ta rikthente atë në pushtet.
    Bolsonaros iu ndalua gjithashtu të kandidonte për poste publike deri në vitin 2060 – tetë vjet pas përfundimit të dënimit të tij.
    Ish-presidenti e quajti gjyqin një “gjueti shtrigash” të hartuar për ta penguar atë të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026.

  • Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet, Fredi Beleri del kundër: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet, Fredi Beleri del kundër: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama. Këtë deklaratë bëri në një emision televiziv, eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë.
    “Komisionerja e Zgjerimit ka deklaruar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri.
    Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit.
    “Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”, deklaroi Beleri.
    I pyetur nëse ka tendencë kundër PD-së në Bruksel për zgjedhjet e 11 majit, Beleri e mohon një gjë të tillë dhe thekson se në Shqipëri nuk ka parti antieuropiane.

  • Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, Fredi Beleri del kundër: Kaloi kompetencat

    Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, Fredi Beleri del kundër: Kaloi kompetencat

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 20:34
    ”Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”,-tha eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë.
    “Komisionerja e Zgjerimit ka tejkaluar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në A2Cnn.

    Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit.

    “Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja Kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”- shtoi Beleri.

  • Deklaratat e komisioneres Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Deklaratat e komisioneres Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat