Kongresi i SHBA: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik
Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, studiuesi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Joseph, ngriti shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Ai iu referua edhe raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e quajti “një dëshmi të qartë të farsës elektorale” që, sipas tij, cënon parimet bazë të konkurrencës së ndershme.
“Raporti i ODIHR dokumenton intimidime, keqpërdorim të burimeve publike, presion ndaj punonjësve të administratës, blerje votash dhe probleme me fshehtësinë e votimit,” tha Joseph.
Ai foli edhe për rënien e pluralizmit politik dhe përndjekjen e liderëve të opozitës, duke përmendur rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Ka arrestime dhe ndjekje penale ndaj liderëve të opozitës. Kjo përbën një rrezik serioz për demokracinë në Shqipëri,” theksoi Joseph para anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongres.
Joseph u tha antarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan:
“Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë themelore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të prapambetura, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin e publikut dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për intimidim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve të administratës, raste intimidimi dhe blerje votash, si dhe probleme me fshehtësinë e votimit.
Ndërsa SHBA vijon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje mbi sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik”.
Tag: zgjedhjet
-

Kongresi i SHBA: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik
-

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Përpjekjet e kaluara për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje kësaj partie ishin kundërshtuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.
Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.
Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.
Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji.
Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike./REL -

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër. Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi. Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së. -

KQZ-ja, nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Përpjekjet e kaluara për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje kësaj partie ishin kundërshtuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare. Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër. Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi. Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022. Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji. Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike. REL/ -

Kalimi ose jo i dosjes për gjykim, shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj, ja kur pritet të mbahet e radhës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë kohë që të njohë aktet e dosjes. Në bazë të vendimit të gjykatës, seanca ndaj Veliajt do të zhvillohet të premten në orën 09:00. Në një seancë të mëparshme, avokatët e kryebashkiakut kishin kërkuar që ai të ketë mundësi të shqyrtojë të gjitha materialet e SPAK-ut gjatë qëndrimit në paraburgim.
Gjithashtu, gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. -

Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve.
Gjykata pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme.
Seanca e kaluar paraprake u shty për shkak se pala mbrojtëse kërkoi kohë që të njihet me aktet e dosjes.
Gjatë javës së kaluar, avokatët e Veliajt depozituan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, duke argumentuar se kjo është e papajtueshme me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. -

Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, zgjedhjet e brendshme me lista fiktive
Një ndër njerëzit të PD më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka folur hapur për situatën brenda PD, ku sipas tij, është vendosur një distancë e thellë midis lidershipit dhe bazës së partisë. Alimehmeti tha se që prej zgjedhjeve të 11 majit, nuk ka pasur takime në bazë dhe këtë shqetësim ia ka ngritur dhe kreut të PD, Sali Berisha i cili ka lajmëruar nisjen e takimeve me bazën, këtë të martë.
“Berisha duhet të vendosë më shumë kontakt me strukturat, sepse ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë. Kur shkon ai në bazë e merr më të plotë, por ka njerëz që nuk ja thonë të vërtetat e plota. Gjithë kjo shtresa midis kryetarit dhe pjesës tjetër nuk funksionon”, – tha Ilir Alimehmeti.
Por Alimehmeti tha se shumë të deleguar të PD në qarqe dhe delegatë nuk arrijnë të mbledhin njerëzit.
“Shumë mirë që zbret në strukturat, dhe unë personalisht këtë i kam thënë, që duhet zbritur. Pse nuk e bëjnë të deleguarit e tij në qarqe, por e bën ai? Ai ndoshta zbret, por ata të tjerët nuk e di nëse i presin. Ndaj detyrohet ta bëjë kryetari i partisë” – tha Alimehmeti.
“Unë kam thënë se ka një distancë shumë të madhe midis drejtuesve të PD dhe bazës. Ka një largim, këta dhe këta janë në linja komplet të ndryshme. Njerëzit brenda PD, drejtimi dhe baza janë shumë larg. Shumë mirë që Berisha do të shkojë të takojë strukturat” – tha ai.
Alimehmeti deklaroi se nëse PD nuk garanton zbatimin e 3 parimeve me të cilat bashkoi opozitën e përçarë, nuk mund të jetë alternativë qeverisëse.
“Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje. Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit.
Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse”, – tha Alimehmeti. /BW -

Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit
Të dielën në mesnatë u mbyll afati për aplikimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në total, janë 24 subjekte mes të cilave parti politike, koalicione dhe kandidat të pavarur që do të marin pjesë në parlamentaret e 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione në garën.Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tre parti politike: Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të tretat që mbahen brenda vitit në Kosovë, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde gjatë muajit të kaluar.

