Tag: zgjedhjet

  • Zgjedhjet në Itali, votat shpallen të vlefshme… edhe pse qytetarët kishin shkruar emrin e qenit krah kandidatit

    Zgjedhjet në Itali, votat shpallen të vlefshme… edhe pse qytetarët kishin shkruar emrin e qenit krah kandidatit

    Tre fletë votimi që mbanin emrin e qenit të tij, janë cilësuar të vlefshme në favor të kryetarit të bashkisë së Porto Viros në Itali.

    Gjykata Administrative e Veneto-s ka rrëzuar ankesën e paraqitur nga kandidati i dytë në zgjedhjet lokale, Stefano Permunian, duke konfirmuar fitoren e Mario Mantovan si kryetar bashkie i qytetit Porto Viro.
    Në qendër të debatit ishin fletët e votimit ku ishte shkruar emri “Thor”, emri i qenit të Mantovan.
    Në total, këto fletë sollën shtatë vota vendimtare për fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura në maj.
    Sipas gjykatës, shkrimi i emrit të qenit nuk përbën një tentativë për të shenjuar votën apo për të identifikuar votuesin, por përkundrazi, është një mënyrë për të shprehur mbështetjen ndaj kandidatit.
    Sipas gjykatës, qeni “Thor” ka qenë pjesë aktive e fushatës së Mantovan, duke marrë pjesë në evente publike dhe duke u shfaqur në rrjetet sociale së bashku me kandidatin.
    Gjykata vlerësoi se “emri i qenit nuk është një element që e komprometon vlefshmërinë e votës”, por përforcon qëllimin e votuesit për të zgjedhur pikërisht atë kandidat.
    I vetmi aspekt që nuk u trajtua nga gjykata ishte prania e Mantovan pranë qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve. Ligji kërkon që kandidatët të qëndrojnë të paktën 200 metra larg. Por kjo, sipas gjykatës, është një çështje penale dhe nuk hyn në juridiksionin administrativ.
    Përfundimisht, nuk do të ketë asnjë anulim votash dhe as përsëritje zgjedhjesh. Fletët ku ishin shkruar “Thor” apo “Mario Vigile” (referencë për pozicionin e mëparshëm të Mantovan si drejtues i policisë bashkiake) janë konsideruar të vlefshme.

    Top Channel

  • Maqedonia e Veriut voton të dielën! Garë e fortë në zgjedhjet lokale mes dy blloqeve shqiptare

    Maqedonia e Veriut voton të dielën! Garë e fortë në zgjedhjet lokale mes dy blloqeve shqiptare

    Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, Maqedonia e Veriut po përgatitet të votojë sërish këtë të shtunë, më 19 tetor, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 80 komunat e vendit dhe në kryeqytetin Shkup.
    Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë.
    Sipas sondazheve, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë kryesisht i parashikueshëm, ndërsa votimi në komunat shqiptare shihet si vendimtar për ekuilibrin politik në vend.

    Sipas sondazhit të fundit të IPIS ajo që kryeson është VMRO-DPMNE me 26.7%, më pas  vjen LSDM me 11.1% , forcë e tretë është BDI DHE Aleanca Kombëtare për Integrim: 9.9% dhe  ne fund fundit  Koalicioni VLEN me 7.5%.
    Ndërkohë, LSDM po përballet me një krizë të brendshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna .
    Në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është veçanërisht e ashpër mes dy blloqeve. BDI-së dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI)dhe  VLEN-it, që është aktualisht partner në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE.
    BDI, që humbi pushtetin pas më shumë se 20 vitesh qeverisjeje, kërkon te rifitojë terrenin politik dhe legjitimitetin si përfaqësuesi kryesor i shqiptarëve.

  • “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

    “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që të implementojë Inteligjencën Artificiale në lokalet e pjesshme të 9 Nëntorit.
    Në tryezën “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se përfshirja e AI do të ndihmojë në numërimin e votave.
    “Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi. Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave. Ky proces dixhitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjellë lehtësira në procesin zgjedhor, por jemi te ndërgjegjshëm për rreziqet si sulmet kibernetike për të cilat po marrim masat e nevojshme”, tha Celibashi.

    Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato pranoi se përparimi i teknologjisë dhe përfshirja e saj në zgjedhje ka sjellë më tepër transparencë në process.
    “Digjitalizimi po sjell ndryshime në mënyrën se si njerëzit e shohin demokracinë sot, ndërsa po sjell gjithashtu dhe më tepër transparencë politike. Ne i mbështesim plotësisht proceset elektronike të ndihmuara nga AI që ju përshtaten standardeve të BE”, u shpreh Silvio Gonzato.
    Më 9 Nëntor qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
    /vizionplus.tv

  • “McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit”/ Mazhoranca refuzon dy komisionet hetimore e kërkuara nga PD

    “McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit”/ Mazhoranca refuzon dy komisionet hetimore e kërkuara nga PD

    Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit. Partia Demokratike nuk ka marrë dakordësinë e Partisë Socialiste për krijimin e dy komisioneve hetimore, për dosjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit.
    Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se janë kërkuar argumente shtesë mbi këto çështje, ndërsa vendimi përfundimtar për ngritjen ose jo të dy komisioneve do të merret në seancën plenare të 30 tetorit.
    Ndërkohë, lidhur me mocionin me debat për situatën në Spitalin Onkologjik, socialistët kanë propozuar që kjo çështje të trajtohet përmes një interpelance ndaj Ministres së Shëndetësisë, me një afat përgjigjeje 30 ditor.

  • Berisha dhe Meta regjistrohen për zgjedhjet e 9 nëntorit, zbulohet lëvizja strategjike

    Berisha dhe Meta regjistrohen për zgjedhjet e 9 nëntorit, zbulohet lëvizja strategjike

    Sali Berisha dhe Ilir Meta i regjistruan partitë e tyre për zgjedhjet e 9 nëntorit, edhe pse në të 5-ta bashkitë, opozita nuk ka kandidatë drejtpërdrejt të sajët, por mbështet emra të pavarur.  Lëvizje kjo që i ka lejuar të kenë komisionerë e numërues.
    Ndërkohë, në të gjitha këto KZAZ, të pavarurit kanë paraqitur brenda afatit Komitetet Nismëtare, dhe kanë marrë formularët përmes të cilit duhet të mbledhin firmat e nevojshme të zgjedhësve të zonës së tyre, si kusht që të regjistrohen si kandidatë.
    Në Mat, ka surprizuar një zonjë, pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.  Kryetarja e Forumit të Gruas së PS, Suzana Hoti ka regjistruar dje në Kzaz-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e  pavarur.  Ajo ka është e pakënaqur me kandidatin e PS, Altin Bojni.
    Socialistët në këtë KZAZ, ka tentuar të pengojë regjistrimin e saj, por PD ka shumicën e anëtarëve në atë KZAZ dhe me votat e saj ka regjistruar komitetin nismëtar të kryetares së gruas socialiste.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit/ AI do të nxjerrë rezultatet? KQZ: Do të aplikohet për herë të parë, por…

    Zgjedhjet e 9 nëntorit/ AI do të nxjerrë rezultatet? KQZ: Do të aplikohet për herë të parë, por…

    Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

    TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në konferencën me temë “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Celibashi bëri me dije se për herë të parë, KQZ do të aplikojë numërimin e votave në zgjedhjet e pjessshme me AI. Kryekomisioneri thekson se ky projekt do të shërbejë si test dhe nuk do të zëvendësoje mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave
    “Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e Inteligjencës Artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ si dhe për të ofruar asistencë dhe krijuar facilitet për administratën zgjedhore, por edhe për subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor, mundësi për ta marrë dhe përpunuar këtë informacion, apo aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.
    Në 9 nëntor të këtij viti do mbahen zgjedhjet e pjesshme. Stafi i KQZ po punon për të aplikuar për herë të parë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do shërbejë si test dhe për momentin nuk do zëvendësojë mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila do mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor”, deklaroi Celibashi.
    Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Nga këto zgjedhje përjashtohet Bashkia e Tiranës pasi dekreti i Presidentit Bajram Begaj është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Zgjedhjet në kryeqytet do të mbahen pasi të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin që Erion Veliaj ka bërë ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj./ZËRI

  • Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

    Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

    Për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të përdorë në mënyrë eksperimentale Inteligjencën Artificiale, në mbledhjen e të dhënave, numërimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultatit.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, i cili u shpreh se në kuadër të këtij eksperimentimi, do të zhvillohet edhe një takim me “International IDEA”, për të diskutuar rreth teknologjisë, digjitalizimit dhe zgjedhjet.
    “Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve.
    Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaron Celibashi.

    Top Channel

  • Risi në zgjedhjet e pjesshme, KQZ teston inteligjencën artificiale për numërimin e votave në 5 bashki

    Risi në zgjedhjet e pjesshme, KQZ teston inteligjencën artificiale për numërimin e votave në 5 bashki

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë pjesë në konferencën rajonale “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.
    Celibashi njoftoi gjatë fjalës së tij se në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 5 bashki të vendit më 9 nëntor, do të aplikohet edhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale. Konkretisht ai tha se do të testohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale në numërimin e vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve
    “Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të kërkuar informacione zgjedhore si dhe për të ofruar asistencë për administratën zgjedhore por edhe për subjektet e tjera të përfshira në proces zgjedhor.
    Në 9 nëntor zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në 5 bashki të vendit. Po punohet për të aplikuar për herë të parë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin e vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky do të shërbejë si test dhe nuk do ta zëvendësojë numërimin manual të votave, e cila do të mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor.
    I gjithë ky proces digjitalizimi i mbështetur edhe nga financimet e partnerëve ndërkombëtare, jo vetëm ka rritur efikasitetin në administrimin e procesve zgjedhor, por ka konsoliduar edhe reputacionin e KQZ-së si institucion i pavarur.”, tha Celibashi ndër të tjera.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

    Në Tiranë po mbahet konferenca e (IDEA) në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për mbikëqyrjen e digjitalizimit në proceset zgjedhore.
    Gjatë fjalës së tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit po shqyrtohet mundësia e aplikimit të Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave
    “Shqipëria është përfshirë në fushën e digjitalizimit në shumë fusha, tani edhe në proceset zgjedhore. Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi.
    Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave.
    Ky proces digjitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjell lehtësira në procesin zgjedhor. – tha ai ndër të tjera.
    Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar një plan teknik apo metodologji e detajuar që shpjegon se si AI do të përdoret për të numëruar votat, çfarë algoritmi do të përdoret dhe si do të verifikohet saktësia e tij.
    Celibashi vetë e ka cilësuar procesin aktual të numërimit si “antinjerëzor” dhe ka kërkuar modernizim, por zëvendësimi i komisionerëve me sisteme digjitale mund të krijojë hapësira për manipulim nëse nuk ka mbikëqyrje të pavarur.

  • A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

    A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

    Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për një votim të ri më 19 tetor: rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat dhe në kryeqytet, Shkup. 
    Sipas sondazheve, rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase është kryesisht i parashikueshëm. Megjithatë, rezultatet mbeten të paqarta në disa komuna ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën. 
    Por, pikëpyetja kryesore që u ngrit gjatë fushatës është: Çfarë ndodh pas zgjedhjeve? A mund të tronditë rezultati brenda bllokut politik shqiptar koalicionin qeverisës dhe të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndoshta qysh në pranverën e vitit 2026? 
    Nëse zgjedhjet e parakohshme do të jenë të mundshme, kjo do të varet gjithashtu nga fakti nëse, pas zgjedhjeve lokale, do të ndërmerren hapa për t’i zhbllokuar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian – çështje për të cilën zyrtarët e lartë të Qeverisë kanë dërguar sinjale. 
    VMRO-DPMNE, partia në pushtet dhe favoritja kryesorePartia më e madhe në koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE e krahut të djathtë, e cila i fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, është gjithashtu në krye të garës për zgjedhjet lokale të kësaj fundjave. 
    Opozita, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), vazhdon të përballen me krizë të brendshme pas disfatës së rëndë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024. 
    Megjithëse opozita këmbëngul se popullariteti i VMRO-DPMNE po bie, sondazhet tregojnë se partia mban një epërsi të konsiderueshme. Këtë e pasqyron edhe sondazhi më i fundit i opinionit publik i publikuar nga transmetuesi publik MRTV më 13 tetor, i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike (IPIS) përmes një ankete telefonike me 1.122 të anketuar dhe me një marzh gabimi ±3 për qind. 
    Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE do të merrte rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga BDI-ja me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind. 
    Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin. 
    A janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare?Garat më të ngushta pritet të jenë në komunat ku partitë shqiptare po konkurrojnë për pushtet. 
    Në rreth 15 nga 81 komunat, shqiptarët janë shumicë. Një betejë e fortë pritet midis koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, i udhëhequr nga BDI-ja. 
    BDI-ja, e cila kaloi në opozitë pas më shumë se dy dekadash në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2024, sfidon legjitimitetin e VLEN-it për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, veçanërisht nëse fiton në më shumë komuna. 
    Analistët politikë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL) janë të ndarë në mendime nëse kjo do ta destabilizojë koalicionin qeverisës dhe nëse zgjedhjet lokale mund të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. 
    Megjithatë, gjatë fushatës, qytetarët dëgjuan po aq retorikë në nivel kombëtar sa edhe diskutime për çështje lokale. 
    “Partitë do ta matin mbështetjen e tyre përmes numrit total të votave që do t’i marrin listat e këshilltarëve, gjë që është tregues i mbështetjes në nivel nacional. Për më tepër, rezultatet në bllokun politik shqiptar mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme politike”, tha për REL-in eksperti i komunikimit Petar Arsovski. 
    Krahas BDI-së, edhe LSDM-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. 
    Nga ana tjetër, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndonëse nuk e përjashton plotësisht mundësinë, përgjithësisht e refuzon idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 
    Analisti dhe drejtori i IPIS-it, Vladimir Bozhinovski, pajtohet me këtë, duke thënë se nuk pret zgjedhje të parakohshme. 
    “Për të ndodhur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria duhet t’i dëshirojë ato. Si mund të mbahen zgjedhje nëse Qeveria është kundër? Parlamenti duhet të shpërndahet, dhe Qeveria aktualisht ka shumicën prej 78 nga 120 deputetë”, tha Bozhinovski për REL-in. 
    Anëtarësimi në BE pas zgjedhjeve, test për QeverinëSinjalet politike tregojnë se pas zgjedhjeve lokale, fokusi mund të zhvendoset drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, dhe për të hapur kapitujt negociuese, duhet ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e vet. 
    Kjo është një nga arsyet pse Bozhinovski nuk pret zgjedhje të parakohshme. 
    “Nëse thirren zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjithçka vonohet, përfshirë anëtarësimin në BE dhe çështjet e politikës së jashtme. Unë pres disa iniciativa për zgjidhjen e çështjeve të BE-së pas zgjedhjeve”, theksoi ai. 
    Gjatë kësaj fushate, opozita LSDM paraqiti një rezolutë në Parlament për të përcaktuar hapat e ardhshëm të vendit drejt BE-së dhe për të vendosur “vija të kuqe” mbi shkallën e lëshimeve ndaj Bullgarisë. 
    Kryeministri Mickoski deklaroi se pret “lëvizje” në lidhje me garancitë nga BE-ja pas festave të Vitit të Ri. Qeveria kërkon garanci nga BE-ja se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit nga Bullgaria. 
    Tri ditë para zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi shkurtimisht Shkupin, duke dërguar këtë mesazh për liderët maqedonas: “Duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Tani topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo në platformën X. 
    Ndikimi rus në zgjedhje
    Derisa anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik për Maqedoninë e Veriut, vendi është gjithashtu i ekspozuar ndaj ndikimit rus, megjithëse në shkallë të kufizuar. 
    Kjo shihet në retorikën dhe veprimet e disa figurave politike margjinale, të cilat publikisht mbështesin interesat ruse dhe kundërshtojnë integrimin euroatlantik. 
    Shembulli më i njohur është partia proruse Maqedonia e Bashkuar, e cila haptazi bën thirrje për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe kundërshton integrimin në BE dhe NATO. 
    Despina Kovaçevska nga Fondacioni Metamorphosis, që mbikëqyr mediat gjatë fushatës, vëren ndikim rus në mesazhet e disa kandidatëve dhe madje edhe te disa figura fetare. 
    “Ata përhapin të njëjtin narrativ që vjen nga Kremlini, se vendet humbasin sovranitetin e tyre duke iu bashkuar BE-së. Kjo narrativë identifikohet nga EUvsDisinfo si taktika kryesore e dezinformimit e përdorur nga ndikimi i huaj keqdashës”, shpjegoi Kovaçevska. 
    Në raportin e parë të përkohshëm, misioni vëzhgues i zgjedhjeve i OSBE/ODIHR shprehu shqetësim për cenueshmërinë ndaj dezinformimit, duke përmendur shkallën e ulët të edukimit mediatik në vend. 
    “Për disa aktorë, mundësia për manipulim të informacionit nga jashtë gjatë procesit zgjedhor ishte gjithashtu shqetësuese”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR. 
    Mbi 300 kandidatë për kryetarë komunashZgjedhjet lokale të 19 tetorit do të jenë të tetat që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991. 
    Rreth 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote. 
    Për 80 komuna plus qytetin e Shkupit, janë paraqitur 309 kandidatë, si nga partitë politike ashtu edhe nga lista të pavarura – shumica dërrmuese burra, vetëm 10 për qind gra. 
    Në rundin e parë duhet të zgjidhen të gjithë anëtarët e këshillave komunale. 
    Për t’u zgjedhur kryetar komune në rundin e parë, kandidati duhet t’i marrë mbi 50 për qind të votave. 
    Nëse asnjë kandidat nuk e arrin këtë, rundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më së shumti vota nga rundi i parë. REL