Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, për ditën e tretë me radhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë.
Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.
KQZ njoftoi më 19 tetor se sa u përket votimit brenda vendit janë verifikuar rezultatet për 2.571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 2.571 vendvotime.
“Nga po kaq vendvotime, 2.571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5.142 kuti votime që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, u tha në njoftim.
Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në orën 10:00 të së dielës janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Rundi i dytë pritet të mbahet më 9 nëntor. Sipas rezultateve preliminare, 21 komuna kanë zgjedhur në rundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet rundi i balotazhit.
Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit./REL
Tag: zgjedhjet
-

Përfundon numërimi/ Zgjedhjet në Kosovë, nga procesi i 12 tetorit, nis verifikimi i votave të rregullta
-

Kosovë, përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta për zgjedhjet e 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, për ditën e tretë me radhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë.
Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.KQZ njoftoi më 19 tetor se sa u përket votimit brenda vendit janë verifikuar rezultatet për 2.571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 2.571 vendvotime.
“Nga po kaq vendvotime, 2.571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5.142 kuti votime që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, u tha në njoftim.
Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në orën 10:00 të së dielës janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Rundi i dytë pritet të mbahet më 9 nëntor. Sipas rezultateve preliminare, 21 komuna kanë zgjedhur në rundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet rundi i balotazhit.
Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.REL -

Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta për zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, për ditën e tretë me radhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë.
Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.
KQZ njoftoi më 19 tetor se sa u përket votimit brenda vendit janë verifikuar rezultatet për 2.571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 2.571 vendvotime.
“Nga po kaq vendvotime, 2.571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5.142 kuti votime që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, u tha në njoftim.
Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në orën 10:00 të së dielës janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Rundi i dytë pritet të mbahet më 9 nëntor. Sipas rezultateve preliminare, 21 komuna kanë zgjedhur në rundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet rundi i balotazhit.
Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit. REL -

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI. Ja çfarë tregojnë sondazhet
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit.
Zgjedhjet lokale mbahen edhe ne komunat shqiptare te Maqedonise se Veriut. Sipas sondazheve, partia VMRO-DPMNE parashikohet te marre rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik per Integrimin me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind.
Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin. Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991.
LEXO EDHE: Maqedonia voton, sot zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve lokale
Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Në te gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime.
Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 ku më pas nis numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.
Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.
-

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 1.8 milionë qytetarë votojnë për kryetarët në 81 komuna! Në garë 309 kandidatë
Sot Maqedonia e Veriut voton për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Votimi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 19:00. Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, përfshirë edhe qytetin e Shkupit.
Procesi zgjedhor zhvillohet në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.
Shkupi mban numrin më të lartë të kandidatëve për kryetar bashkie, me gjithsej 16 kandidatë që garojnë për drejtimin e kryeqytetit. Zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues, prej të cilëve 807 vendorë dhe 644 ndërkombëtarë.
Sipas sondazheve, favorit për të fituar shumicën e komunave është partia në pushtet VMRO-DPMNE. Ndërkohë, opozita maqedonase, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), përballet ende me pasojat e krizës së brendshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024.
Garë e ngushtë pritet të jetë edhe në komunat me shumicë shqiptare. Në rreth 15 komuna, shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, dhe beteja më e ashpër zhvillohet mes koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe opozitës së bashkuar në Aleancën Kombëtare për Integrim, të udhëhequr nga BDI.
Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00, ndërsa autoritetet zgjedhore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë janë angazhuar për të siguruar një proces të rregullt, të qetë dhe demokratik. -

Zgjedhjet lokale! Maqedonia e Veriut voton sot
Sot, më 19 tetor 2025, në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe në kryeqytetin Shkup. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa qytetarët po zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, rreth një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
Një ditë më parë, të shtunën, kanë votuar kategoritë e veçanta të zgjedhësve, përfshirë të sëmurët, personat në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe të moshuarit në azile.
Në komunat ku asnjë kandidat nuk merr mbi 50% të votave, do të zhvillohet balotazhi më 2 nëntor.Të drejtë vote kanë mbi 1.8 milion qytetarë, ndërsa rreth 112 mijë zgjedhës janë të regjistruar në listën e veçantë si banorë që jetojnë jashtë vendit.Këto janë zgjedhjet e teta lokale që zhvillohen në Maqedoninë e Veriut që nga shpallja e pavarësisë. Në to marrin pjesë 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista këshilltarësh. Në garë janë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare apo kandidatë të pavarur.
Sipas sondazheve të fundit, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë më i qëndrueshëm, ndërsa në zonat shqiptare parashikohet garë e fortë.Partia VMRO-DPMNE prin me 26.7% të mbështetjes, e ndjekur nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) me 11.1%, ndërsa BDI dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) renditen me nga 9.9%. Në vend të katërt qëndron koalicioni VLEN me 7.5%.
LSDM ndodhet në krizë të brendshme pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë pozitat në disa komuna kyçe.Ndërkohë, në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara zhvillohet kryesisht midis BDI-së, koalicionit opozitar AKI dhe koalicionit VLEN, i cili aktualisht është partner qeveritar me VMRO-DPMNE-në. -

Maqedonia voton, sot zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve lokale
Sot në Maqedoni do mbahen Zgjedhjet për të zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Lista e Votuesve përfshin 1.832.415 votues të cilët pritet të votojnë në 3.480 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10.490 kandidatë.
Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.
Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar, 16.
Zgjedhjet do të monitorohen nga 1.451 vëzhgues, ku 807 janë vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë.
Votimi fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues që mbeten në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë sa ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.
-

Zhvillohen sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, votohet për kryetarët në 81 komuna
FOTO ILUSTRUESE
MAQEDONIA E VERIUT-Në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale të tetat me radhë që nga pavarësia e vendit. Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, përfshirë edhe qytetin e Shkupit.
Procesi zgjedhor zhvillohet në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.
Zgjedhjet e sotme do të pasohen nga raundi i dytë më 2 nëntor, në komunat ku asnjë kandidat nuk arrin shumicën e nevojshme në raundin e parë. Garë e ngushtë pritet të jetë edhe në komunat me shumicë shqiptare. Në rreth 15 komuna, shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, dhe beteja më e ashpër zhvillohet mes koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe opozitës së bashkuar në Aleancën Kombëtare për Integrim, të udhëhequr nga BDI. -

Nesër zgjedhjet lokale në RMV, votojnë 1.8 milionë qytetarë, garë e paqartë në komunat shqiptare
Maqedonia e Veriut mban nesër, më 19 tetor 2025, zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia. Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë.
Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 votues ndodhen në vend. Procesi i votimit do të zhvillohet në 3.474 qendra aktive votimi.
Garë e paqartë në komunat shqiptare
Sipas analizave dhe sondazheve, ndërsa rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase konsiderohet kryesisht i parashikueshëm, beteja zgjedhore mbetet e hapur dhe rezultati i paqartë në disa prej komunave ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.
Në këto zgjedhje, garojnë gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista këshilltarësh, me rreth 10.490 kandidatë në total. Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatë të pavarur.
Qyteti i Shkupit mban rekordin e numrit më të madh të kandidatëve për kryetar, me 16 emra.
Shifrat kryesore të votimit
Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të votuesve të regjistruar, me 474.304 qytetarë me të drejtë vote. Komunat e tjera me numër të lartë votuesish përfshijnë Kumanovën (94.041), Tetovën (87.878), Gostivarin (82.893) dhe Manastirin (77.253).
Në anën tjetër, komunat me më pak votues janë: Lozova (1.905), Vevçani (2.092) dhe Novaci (2.429).
Nga të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Qendra më e madhe votimi ndodhet në lagjen Butel të Shkupit, me gjithsej 1.432 votues.
Vlen të theksohet se, përveç votuesve në listën e rregullt, të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe 2.162 persona të burgosur ose në paraburgim, si dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar, por qytetarët jashtë vendit mund të votojnë nëse kthehen në Maqedoni gjatë ditës së zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të katërtat në të cilat zgjidhen njëkohësisht kryetarë komunash dhe këshilla komunalë në të gjitha njësitë administrative. Votimi do të fillojë nesër në mëngjes. -

Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore! Gara e fortë mes shqiptarëve, vendi në pritje të një përplasjeje politike
Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore, pasi këtë të diel vendi mban zgjedhjet lokale në 80 komunat e vendit dhe kryeqytetin Shkup.
Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e Këshillave Komunalë, rreth një vit e gjysmë pasi vendi mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Këtë të shtunë votojnë një kategori personash, nga të sëmurët, ata që janë në arrest shtëpiak, të burgosurit apo azilet e të moshuarve.
Ndërkohë në bashkitë ku nuk do të ketë një fitues me 50% plus një të votave, shkohet në balotazh, që mbahet më 2 nëntor.
Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit.
Këto zgjedhje të pushtetit vendor janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe qytetarët votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe për 576 lista këshilltarësh.
Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatura të pavarura.
Sipas sondazheve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë i parashikueshëm, ndërsa në komunat shqiptare është një situatë tjetër.
VMRO-DMPNE është partia që kryeson në sondaze me 26.7%, e ndjekur nga Lidhja socialdemokrate e maqedonise me 11.1% dhe forcë e tretë është BDI dhe Aleanca Kombëtare për Integrim me 9.9%. Në fund vjen Koalicioni VLEN me 7.5%.
Ndërkohë lidhja socialdemokrate është në një krizë të brendshme pasi humbi thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna.
Ndërsa në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është e ashpër mes BDI dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI)dhe koalicionit VLEN, që është aktualisht partner në qeveri me VMRO-DPMNE.