Tag: zgjedhjet

  • Zarf me 1000 euro dhe mesazh ‘mos voto’/ Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët më 11 maj

    Zarf me 1000 euro dhe mesazh ‘mos voto’/ Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët më 11 maj

    Zarf me 1000 euro dhe mesazh ‘mos voto’/ Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët më 11 maj
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore.
    Berisha deklaroi se, sipas tij, “fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve”, duke shtuar se qeveria përdor çdo formë për të siguruar fitoren.
    Ai përmendi raste të pretenduara të blerjes së votave, duke thënë se një qytetar i kishte treguar se i ishin ofruar 1000 euro për votën.
    “Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një familje, mbështetës të opozitës, tradicional, më tha “natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku.
    Aty shkruhej mos shko nesër në zgjedhje. Dhe ishin 1 mijë euro”. Gjithë natën u rropata “të shkoj apo jo”, por nga ana tjetër edhe kërcënimi ishte brenda. Sepse lekët mi la dhe pasoja mund të ketë nëse shkoja…Si përfundim nuk shkova. Ky ishte mesazhi i një njeriu të ndershëm. Kjo është më minimalja sepse kërcënimet tjera janë më mizore”, tha ai.
    Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale.
    Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.
    Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.
    “Edi Rama kërcënoi diplomatin që vëzhgonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun e vëzhguesve dhe i tha se ku i bazon këto të dhëna që keni shkruar.
    Raporti i OSBE ODIHR e thoshte se këto zgjedhje janë bërë si në kohën e partisë-shtet. Por zyrtari i huaj nuk u kërcënua. U bë përpjekje e madhe, që të ndryshohet raporti i OSBE ODIHR-it. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”, deklaroi Berisha.

  • Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

    Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

    Kreu i PD Sali Berisha, në takimin e mbajtur me Federatën e opozitës së Bashkuar, mbajti fjalën e tij në tryezën e përbashkët. Ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë.
    “Fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve. Qeveria gjen gjithë çfarë lloj formash, që të fitojë zgjedhjet. Një qytetar më tha se i është dhënë 1000 euro për votën. Edi Rama është përfaqësuesi kryesor i karteleve të drogës. Ai mori masa dhe më të egra sesa Maduro i Venezuelës, ai arrestoi liderët e opozitës dhe i vuri në ndjekje penale. Me paratë e veta apo të drogës, organizoi mbi 4.000 aktivitete, që ndalohen me ligj të mbahen. Shpërndau legalizime, fali gjoba, vetëm që të fitojë zgjedhjet. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, i fitoi duke përdorur gjitha resurset e shtetit, njësoj si në kohën e partisë-shtet, i fitoi duke trembur zgjedhësit”, tha Berisha.
    Më tej, Berisha deklaroi se raporti i OSBE ODIHR i shpalli zgjedhjet si zgjedhje të partisë-shtet.
    “Edi Rama kërcënoi diplomatin që vëzhgonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun e vëzhguesve dhe i tha se ku i bazon këto të dhëna që keni shkruar. Raporti i OSBE ODIHR e thoshte se këto zgjedhje janë bërë si në kohën e partisë-shtet. Por zyrtari i huaj nuk u kërcënua. U bë përpjekje e madhe, që të ndryshohet raporti i OSBE ODIHR-it. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”, deklaroi Berisha.

  • Berisha: Kjo nuk është betejë për partinë, por për Shqipërinë! Ky regjim është një kalbësirë dhe ne duhet t’i përvishemi që të bjerë

    Berisha: Kjo nuk është betejë për partinë, por për Shqipërinë! Ky regjim është një kalbësirë dhe ne duhet t’i përvishemi që të bjerë

    Berisha: Kjo nuk është betejë për partinë, por për Shqipërinë! Ky regjim është një kalbësirë dhe ne duhet t’i përvishemi që të bjerë
    Kryetarii PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren në Mirditë deklaroi se, beteja aktuale nuk është më për partinë, por për Shqipërinë. Ai e quajti qeverisjen aktuale regjim dhe kalbësirë, duke theksuar se, sipas tij, organizatat ndërkombëtare kanë konstatuar se zgjedhjet në vend nuk kanë qenë të lira.
    Berisha u ndal edhe te vërejtjet e eurodeputetit Michael Gahler, i cili, sipas tij, ka thënë se krimi i organizuar pengon rotacionin e pushtetit në Shqipëri. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2021 dhe mungesë përgëzimesh ndërkombëtare pas votimeve të fundit
    “Një burrë i shquar, që ishte këtu vëzhgues, në Parlamentin Europian, Michael Gahler, u tha se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.
    Pse i numërova këto. I numërova këto për të argumentuar se, me Edi Ramë nuk ka zgjedhje, por ama ndryshimi është shumë i madh.
    Edi Rama i vodhi zgjedhjet në vitin 2021. Nuk i hyri ferra në këmbë, nuk i hyri gjë në këmbë. Edi Rama kësaj here mori damkosjen që meritonte.
    Të gjitha këto që thashë janë të gjitha të nxjerra nga raporti i ndërkombëtarëve.
    Ndodhi që këtu erdhi një ditë një mikeshë e tij dhe tha që, zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Në nderin e institucionit që e përfaqësonte, të nesërmen e përgënjeshtroi ai institucion; jo tha, ne për zgjedhjet themi atë që thotë ODIHR.
    Ndodh dhe tjetra. Nëqoftëse përpara zgjedhjet përgëzoheshin pa u numëruar kësaj here nuk ka marrë asnjë urim nga qeveria e SHBA, e as nga ndonjë qeveri tjetër.
    Por kur e pyetën gazetarët Departamentin e Shtetit, a e përgëzuar kryeministrin, jo, se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe direktiva e presidentit kërkon që të urohen vetëm ata që bëjnë zgjedhje të lira.
    Ku jemi ne sot, a na dëmton ne kjo, njohja e të vërtetës dhe realitetit? Jo, për të luftuar armikun ne duhet ta njohim mirë atë.
    A do mundet ky, vrasës i votës tonë, shkatërrimtar i këtij kombi, armik i Mirditës, armik i familjes shqiptare, të na mposhtë ne në përpjekjen tonë për të mbrojtur këto vlera? Jo kurrë.
    Ndaj dhe ne duhet të nisim betejën tonë vendimtare me këtë të keqe të madhe. Para Zotit dhe çdo shqiptari kemi faktuar se, ky ka vrarë votën e lirë në Shqipëri. Se në pushtet qëndron duke dhunuar votën dhe liritë tona.
    Tani ligji është në anën tonë, e drejta është në anën tonë. Gjithçka do varet nga guximi ynë, gjithçka do varet nga forca jonë, nga mençuria jonë, nga riorganizimi ynë, nga konsolidimi i Partisë Demokratike, nga ripërtëritja e saj.
    Nuk është më betejë për partinë, është betejë për Shqipërinë, është betejë për familjen, është betejë për demokracinë. Ky regjim është një kalbësirë. por nuk bie. Jo. Ai bie kur t’i përvishemi ne. Ne duhet t’i përvishemi atij. Po t’ishte vota qenie politike, ai e vrau atë. Ai është në gjak me çdo shqiptar që do lirinë. Po. Votën respektoje ti”, u shpreh Berisha.

  • Gjekmarkaj: Demokracia shqiptare u vra dhe atentatorët i kemi në Kuvend

    Gjekmarkaj: Demokracia shqiptare u vra dhe atentatorët i kemi në Kuvend

    Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha në Kuvend se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit.
    Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është kthyer në një “tokë të askujt”, ku jeta e njeriut ka humbur vlerën dhe krimi është bërë normë.
    Deputeti opozitar tha se shteti është privatizuar dhe veshur me ngjyrat e partisë në pushtet, ku institucionet publike, administrata dhe fondet janë përdorur si instrument elektoral.
    Deklarata e plotë:
    Të nderuar qytetarë, zonja dhe zotërinj, miq të lirisë dhe të qendreses ,
    Sot  jam para jush per ti dhënë zë  guximit  tuaj moral, qartësisë  politike dhe pergjeqësisë ndaj së vërtetës, per te mbeshtetur revolten tuaj ndaj qeverise  Rama – Balluku.
    Sot e pandehur është e gjithë qeveria , e pandehur është e gjithë mazhoranca e cila  nuk e gjen fuqinë morale per katarsis!
    Sot ju e spostuat nga kalenadri raportimin e Komisionerit per zgjedhjet po jo  Raportin Përfundimtar te OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 i cili ju rri mbi kokë si xhebraili!
    Ai nuk   është një dokument teknik, nuk është një justifikim opozitar – është akti zyrtar ndërkombëtar politik i cili konfirmoi  se demokracisë  shqiptare ju bë atentat  !Atentatoret janë këtu pas e para meje!
    Zgjedhjet  u zhvilluan nën peshen e korrupsionit nën diktatin e krimit te organizuar e të pa organizuar, nën koracen  e hekurt të frikes  per ta lënë pushtetin të vetedijshem se çfarë keni bërë.Ju ecni mbi akull. Ne fytyra keni tmerr. Gjumi juaj eshte me gulçe , naten keni etje, fantazmat e grabitjeve publike ju trazojne me keq se njollat e gjakut Makbethin.
    E verteta e zgjedhjeve  po del nga Tuneli i Llogarase dhe rri ketu kembekryq!Qeveria juaj ka rënë dhe rri si kadaver ne mes te mexhlisit    nga habia dhe apatia  sociale.
    Pafuqia juaj per të qënë  të ndershem sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare!
    Deshira juaj për të rëndur si të çmendur pas parasë duke zaptuar çdo korsi të jetes publike eshtë virusi me vdekjeprures per çdo vlere!
    Paaftesia juaj morale per tu perballur me krimin e ka kthyer Shqiperine në një toke te askujt, ku jeta e një pule vlen me shume se jeta e një shqiptari, i cili del ne mengjes per pune e kthehesh në darke në arkivol !
    Nuk ka rendesi ne je gjykates i lartë, biznesmen, kalimtar me biçiklete , ish i denuar apo femije ne shkolle, të mberrin plumbi, te kap pistoleta, te perfshin autobuzi , te shpon thika, te buzeqesh vdekja dhe kthehesh në statistike mediatike.
    Shteti i privatizuar  shqiptar nuk qëndroi mbi palët, por u vesh me ngjyrat e partisë në pushtet.
    Të gjithë mbathen atletet e Kryeministrit dhe renden per te rrembyer vota , duke vene taksen e xhizese mbi dinjitetin e individit.
    Burimet publike, administrata, fondet, projektet dhe komunikimi institucional u përdorën si instrument elektoral nga partia e Kryeministrit Edi Rama.
    Nuk e them unë – e thotë ODIHR. Nuk e thonë PD  – e thotë standardi ndërkombëtar.
    Mbi 4,500 aktivitete zyrtare u përdorën si fushatë e maskuar.
    Në qarkun e Fierit, siç e dokumenton raporti, u pa shkrirja totale e shtetit me partinë.Ky është modeli i një pushteti që nuk kërkon më legjitimitet, por, siç do ta përkufizonte Hannah Arendt, kërkon bindje përmes frikës, heshtje permes blerjes. Një model që vret  besimin e instalon kontrollin.
    Raporti flet qartë për blerje votash, për presion ndaj qytetarëve, për ndikim të grupeve kriminale në disa qarqe të vendit.
    Të gjitha këto përbëjnë sulm frontal ndaj lirisë së votës.
    Kur vota blihet, qytetari varfërohet.
    Kur vota kërcënohet, liria vdes.
    Na e la testament  Vaclav Havel: “Atje ku e vërteta shitet, aty fillon totalitarizmi.” Prandaj, kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është një devijim i vogël – është deformim  themelor i republikës, letargjia e saj.
    Punonjësit e administratës u vunë nën presion: detyrim për të marrë pjesë në aktivitete partiake, frikësim për vendin e punës, përdorim i patronazhit si mekanizëm kontrolli !
    Kjo është shkelje e rëndë e çdo norme demokratike. Një shtet që i përdor punonjësit si militantë, nuk është shtet i qytetarëve, por shtet i partisë.
    Dita e votimit, sipas ODIHR-it, solli cënim të fshehtësisë së votës, prani të paautorizuar të aktivistëve të pushtetit, votim familjar dhe raste të blerjes së votës në vendngjarje.John Stuart Mill e ka thene natyrisht jo per pasardhesit e Haxhi Qamilit e Haxhi   Lleshit e Haxhi Kroit se : “Liria e votës është kufiri i fundit i njeriut të lirë.” Dhe kur ky kufi thyhet, zgjedhja nuk është më akt lirie, por thjesht ritual formal.
    Të nderuar qytetarë, ne nuk jemi vetëm në këtë vlerësim.
    SHBa  po na vështron dhe po flet. Siç e tha këto ditë një kongresmen amerikan, pluralizmi në Shqipëri po shuhet.Dhe kur shuhet pluralizmi, nuk shuhet vetëm opozita – shuhet liria, shuhet debati, shuhet shpresa. Pa te hyme ne ujdhesat e tiranise.
    Ky paralajmërim është akt i rëndë politik ndaj qeverisë së Edi Ramës, sepse vjen nga tempulli  i demokracise  më të konsoliduara të botës.
    Presidenti Tramp dhe Sekretari i shtetit Rubio në menyren me te pazakonte por edhe më të qartë ne telegramet e urimit per Festen Kombetare cituan luften ndaj karteleve të droges dhe bashkëpunetorve të tyre ! Kembanat po bien per Ju!
    Qytetarë të nderuar, Republika nuk është thjesht një sistem administrativ apo një seri institucionesh; ajo është shtëpia e përbashkët e qytetarëve, ku ligjet nuk duhet të jenë instrument i pushtetit, por garanci e dinjitetit të secilit individ.
    Siç theksojnë eterit  e doktrinave politike , nga Montesquieu e deri te Tocqueville, fuqia politike që nuk kontrollohet rrezikon të kthehet në autokraci dhe shteti të shndërrohet në pronë private, shoqeria ne kope, ku bari ther e pret, shet e blen sipas qejfit.
    Sot, kjo është realiteti ynë: Republika po përvetësohet nga partia në pushtet. Institucionet, zgjedhjet dhe mekanizmat e kontrollit publik po rrëmbehen në funksion të një partie të vetme.
    Qëllimi është i qartë dhe i dokumentuar: shuarja e opozitarizmit, monopolizimi i pushtetit dhe kthimi i pluralizmit në një fasadë formale, një iluzion për të mbuluar një sistem gjithnjë e më autokratik.
    Kur Republika nuk i shërben më qytetarit si sovran, por pushtetit si instrument, ajo nuk është më shtëpia e të gjithëve, por arena e një pushteti që e realizon  kontrollin mbi çdo qelizë të shoqërisë per te konsoliduar fronin e pushtetit.
    Institucionet publike janë kapur nga një parti e vetme: Presidenca e Republikes, çdo kinse institucion i pavarur apo Agjensi, KQZ nën presion politik, AMA dhe RTSH e te tjera e te tjera që nuk i shërbejnë publikut, por Qeverise.
    Në media, mbi 90% e hapësirës është nën kontroll të indirekt të qeverisë. Kjo nuk është demokraci funksionale; është një autokraci , një kontroll i heshtur, i maskuar, real gjithnje e me i paturpshem.
    Do jua kujtoj gjithmone se  viti elektoral u karakterizua nga klimë përndjekjeje politike: ndjekje penale të liderve  të opozitës, tension i qëllimshëm, presion ndaj kundërshtarëve.
    Një shoqëri që trembet nga drejtësia, nuk ka drejtësi. Dhe kur një  opozitë përndiqet politikisht, kjo  shoqëri perseri rrezikon të humbasë Republiken .
    Demokracia  shqiptare mund ta ushqeheniluzion e vet  vetem nese  qytetarët nuk dorëzohen.
    Fryma e lirisë jeton tek çdo shqiptar që nuk e shet votën, tek çdo i ri që kërkon të ardhme, tek çdo punonjës që refuzon të përkulet, tek çdo njeri që thotë: “Unë dua Shqipëri të drejtë.”
    Ne kërkojmë vetëm atë që Shqipëria ka firmosur prej dekadash: respektimin e Dokumentit të Kopenhagës, të ICCPR-së, të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Ne kërkojmë zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, shtet neutral, institucione të pavarura dhe një Republikë që nuk i takon partisë, por popullit.
    Kjo është beteja jonë. Jo për karrige. Jo për poste. Jo për privilegje. Por për dinjitetin e popullit shqiptar. Për Republikën e Shqipërisë. Për të drejtën e njeriut për të votuar i lirë e pa frikë. Për të ardhmen e fëmijëve tanë.
    Dikush me shkruante para pak ne dialekt  mirditor  “o burra kapni hunjt se na vune horrrat perfujt”’ por une jam  i fjales e jo i hurit ndaj do ta mbyll me ato qe Charles de Gaulle nu tha francezve te tij se “Demokracia është e fortë vetëm kur qytetarët nuk kanë frikë.” Ju do t’ju coje ne marrezi frika  juaj  , qytetaret do te rigjejne vetedijen per tu çliruar prej jush!

  • Zgjedhjet e 11 majit, Gjemarkaj: Raporti i OSBE/ODIHR ishte një akt që konfirmoi se demokracia shqiptare u vra

    Zgjedhjet e 11 majit, Gjemarkaj: Raporti i OSBE/ODIHR ishte një akt që konfirmoi se demokracia shqiptare u vra

    Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarja, teksa mori fjalën në Kuvend, tha se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit.
    “Sot e pandehur është e gjithe qeveria, maxhoranca, e cila nuk gjen fuqinë morale për katarsis. Sot e spostuat nga kalendari raportimin e komisionerit për zgjedhjet por jo raportin e OSBE/ODIHR që iu rri mbi kokë. Nuk është dokument teknik, justifikim opozitar, por akti zyrtar ndërkombëtar e politik që konfirmoi se demokracisë shqiptare iu bë një atentat. Atentatorët janë këtu pas edhe para meje. Pafuqia juaj për të qenë të ndershëm sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare, dëshira për të rendur si të çmendur pas parasë është virusi më vdekjeprurës për çdo shpresë.
    Paaftësia juaj morale për t’u përballur me krimin e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të askujt, ku jeta e një pule është më e vlefshme se e një shqiptari. Shteti i privatizuar nuk qendroi mbi palët, të gjithë mbathën atletet e kryeministrit dhe rendën duke rrëmbyer vota. Burimet publike, administrata e fondet dhe komunikimi institucional i përdorën si instrument elektoral nga partia e Ramës. Nuk e them unë, por ODIHR. As PD, por standarti ndërkombëtar. Në Fier, siç e dokumenton raporti u pa shkrirja totale e shtetit me partinë. “, tha ai.
    Sipas tij, deklarata e republikanit amerikan Keith Self për sistemin e drejtësisë në Shqipëri është një “këmbanë alarmi” për qeverinë e Ramës. Po ashtu, tha Gjekmarkaj, edhe Donald Trump dhe Marco Rubio, me mesazhet e tyre për 113-vjetorin e Pavarësisë ishte një mesazh i qartë për qeverinë e Ramës.
    “Presidenti Trump dhe Rubio në mënyrën më të pazakontë dhe të qartë, me telegramet e urimit cituan luftën ndaj karteleve të drogës. Këmbanat po bien mbi ju“, tha ai.

  • ‘Atentat ndaj demokracisë’/ Gjekmarkaj në Kuvend: E gjithë qeveria e pandehur!

    ‘Atentat ndaj demokracisë’/ Gjekmarkaj në Kuvend: E gjithë qeveria e pandehur!

    Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj e cilësoi situatën aktuale në vend si një “atentat ndaj demokracisë shqiptare”. Gjatë fjalimit të tij, deputeti deklaroi se e gjithë qeveria dhe mazhoranca janë “të pandehura” dhe nuk gjejnë fuqinë morale për t’u pastruar, duke paralajmëruar se “këmbanat po bien për ju”.

    Në qendër të deklaratës së të tij ishin zgjedhjet, për të cilat Gjekmarkaj pohoi se u zhvilluan “nën peshën e korrupsionit dhe diktatin e krimit të organizuar”. Ai iu referua raportit të OSBE/ODIHR-it, të cilin e quajti një “akt zyrtar ndërkombëtar politik” që mazhoranca po tenton ta anashkalojë, por “ju rri mbi kokë si Xhebraili”.

    Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është kthyer në një “tokë të askujt”, ku jeta e njeriut ka humbur vlerën dhe krimi është bërë normë.

    Deputeti opozitar tha se shteti është privatizuar dhe veshur me ngjyrat e partisë në pushtet, ku institucionet publike, administrata dhe fondet janë përdorur si instrument elektoral.

    “Ky është modeli i një pushteti që nuk kërkon më legjitimitet, por kërkon bindje përmes frikës dhe heshtje përmes blerjes,” deklaroi ai, duke shtuar se ky model po vret besimin dhe po instalon kontrollin.

    Deputeti theksoi gjithashtu se shqetësimi për situatën në Shqipëri është edhe ndërkombëtar, duke përmendur deklarata nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë paralajmëruar se “pluralizmi në Shqipëri po shuhet”.

    Sipas Gjekmarkajt, mesazhet nga Presidenti Trump dhe senatori Rubio kundër karteleve të drogës janë një tjetër sinjal i qartë. Në përfundim të fjalimit të tij, ai bëri thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme, një shtet neutral dhe institucione të pavarura, duke e cilësuar këtë si një betejë jo për poste, por për dinjitetin e popullit shqiptar dhe të ardhmen e vendit.

    Deklarata e plotë:

    “Të nderuar deputetë, qytetarë dhe miq të lirisë.

    Sot flas për të mbështetur revoltën ndaj qeverisë Rama-Balluku. Sot e pandehur është e gjithë qeveria dhe mazhoranca që nuk gjen dot forcë morale për katarsis.

    Ju spostuat raportimin e komisionerit për zgjedhjet, por jo raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it, i cili provon se demokracisë shqiptare iu bë atentat. Zgjedhjet u zhvilluan nën korrupsion, ndikim të krimit, frikë dhe shtet të shkrirë me partinë.

    Burimet publike, administrata, fondet dhe komunikimi institucional u përdorën si instrument elektoral të partisë në pushtet. E thotë ODIHR-i, jo opozita. Mbi 4500 aktivitete zyrtare u përdorën si fushatë e maskuar. Në qarkun e Fierit u pa shkrirja totale e shtetit me partinë. Raporti flet qartë për blerje votash, presion ndaj qytetarëve, ndikim të grupeve kriminale, shkelje të fshehtësisë së votës dhe votim familjar.

    Punonjësit e administratës u vunë nën presion, detyrim për të marrë pjesë në aktivitete të partisë, frikësim për vendin e punës, patronazhimi si mjet kontrolli. Një shtet që përdor punonjësit si militantë nuk është shtet i qytetarëve, por i partisë.

    Shtetet e Bashkuara po flasin: pluralizmi në Shqipëri po shuhet. Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Rubio paralajmëruan për luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Këmbanat po bien për ju.

    Institucionet, zgjedhjet dhe mekanizmat e kontrollit publik janë kapur nga një parti e vetme. KQZ, AMA, RTSH dhe çdo institucion i pavarur nuk i shërbejnë më publikut, por qeverisë. Mbi 90% e medias është nën kontroll indirekt të pushtetit. Kjo nuk është demokraci funksionale, por një autokraci e maskuar.

    Viti elektoral u karakterizua nga përndjekje penale e liderëve të opozitës, tension, presion ndaj kundërshtarëve. Një shoqëri që trembet nga drejtësia, thjesht nuk ka drejtësi.

    Ne kërkojmë ato që Shqipëria ka firmosur prej dekadash: zgjedhje të lira e të ndershme, shtet neutral, institucione të pavarura dhe një republikë që i takon popullit, jo partisë.

    Demokracia është e fortë vetëm kur qytetarët nuk kanë frikë.
    Ju po shkoni drejt marrëzisë nga frika juaj, ndërsa qytetarët shumë shpejt do të rigjejnë vetëdijen për t’u çliruar prej jush. Faleminderit”.

  • I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të.. / Alimehmeti: PD ka nevojë për ndryshim!

    I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të.. / Alimehmeti: PD ka nevojë për ndryshim!

    Për Ilir Alimehmetin, i cili ishte i pranishëm sot në takimin e foltores së Ervin Salianjit në Durrës, ku mbajti edhe fjalim, PD ka nevojë për ndryshim. 
    I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se PD duhet të shtohet në ide dhe në njerëz. 
    ‘Unë fjalimet i mbajë të shkurtra në këto raste mesazhi është i rëndësishëm dhe mesazhi është mesazh bashkimi, bashkim njerëzish. Unë them se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz. Mund të kemi edhe mendime ndryshe nga njëri-tjetri. Ka diskutime dhe mirë është që të bëhen dhe të fliten. Ne kemi një situatë ku duhet që të krijojmë sinergji forcash’, tha ai. 
    I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të PD, kur të bëhen zgjedhjet, ai e mohoi këtë. Alimehmeti tha se ambicia e tij është të garojë në zgjedhjet vendore të 2027 për Bashkinë e Tiranës. 
     ‘Unë jam në një situatë që po shoh me kujdes zgjedhjet vendore të 2027 për Tiranën dhe aty kam qenë i fokusuar gjithmonë’, tha ai. 

  • Gonzato korrigjon Kos: BE kushtëzon integrimin me zgjedhjet e lira

    Gonzato korrigjon Kos: BE kushtëzon integrimin me zgjedhjet e lira

    Gonzato korrigjon Kos: BE kushtëzon integrimin me zgjedhjet e lira
    Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. Ky pohim i eurokomisioneres Marta Kos trazoi politikën e Tiranës për disa javë, ndaj qëndrimi zyrtar i Brukselit mbi procesin elektoral të 11 majit u nënvizua në mënyrë të detajuar nga ambasadori Silvio Gonzato, gati si një korrigjim i zyrtares së BE-së.
    “Të gjitha këto janë rekomandime të raportit final të OSBE/ODIHR, i cili evidentoi sfida të rëndësishme, nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore te kushtet e pabarabarta të fushatës, mbikëqyrja e kufizuar dhe nevoja për të forcuar më tej neutralitetin institucional dhe transparencën në financimin politik. Adresimi i këtyre çështjeve është thelbësor jo vetëm për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Gonzato, shkruan A2 CNN.
    Kjo thirrje e kreut të delegacionit të BE-së u bë gjatë tryezës të organizuar në kuadër të reformës zgjedhore, dedikuar veçanërisht financimit të partive politike. Ilirjan Celibashi kishte dalë me një listë rekomandimesh, dhe ajo që bëri më shumë zhurmë lidhej me sanksionet e propozuara ndaj partive politike.
    “Partitë që nuk raportojnë, nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe, nëse kanë marrë financim nga buxheti i shtetit, do të duhet të përballen edhe me sanksione financiare. Marrja pjesërisht e këtyre partive në zgjedhje do të duhet të lejohet vetëm në kushtet e depozitimit të raporteve financiare të padepozituara dhe të pagimit të sanksioneve financiare kur është rasti”, tha Celibashi.
    Këto ndryshime duhet të miratohen nga politika, e cila përfaqësohej në tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, ulur krah njëri-tjetrit. Por këtë herë, konsensusi është më shumë dëshirë sesa domosdoshmëri, pasi socialistët kanë numrat e nevojshëm për të miratuar ndryshimet.
    Bashkëpunimi është i vështirë, pasi ka ligje që prekin interesat e partive politike. Në fund të fundit, duhet ta kemi këtë ligj sa më parë të jetë e mundur, pa e lodhur me lidhje të tjera. Konsensusi politik është shumë i vështirë dhe, sa më shumë t’i afrohemi datës së zgjedhjeve pa një marrëveshje për reformë zgjedhore, gjë që edhe mund të ndodhë, për shkak të nevojës së një bllok skeme, ne lëmë gjithçka pa rregulluar”, tha Gjiknuri.
    Kolegu i tij, rivali demokrat Oerd Bylykbashi, ishte më i drejtpërdrejtë me fenomenet elektorale shqiptare, duke ngritur si shqetësim financimet e dyshimta të partive politike.
    “Çështja e parë që duhet parë janë burimet e financimit të partive: a janë të mjaftueshme dhe të pastra? A kanë partitë resurse që i bëjnë ato imune ndaj aktorëve të tretë të jashtëm apo edhe ndaj krimit të organizuar?”, u shpreh ai.
    Mes akteve që pritet të prekë reforma zgjedhore është ligji për funksionimin e partive, i cili ndikon drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit të subjekteve politike në vend

  • Salianji propozon: Duhet t’i dëgjojmë demokratët, cila është arsyeja pse s’na ndjekin

    Salianji propozon: Duhet t’i dëgjojmë demokratët, cila është arsyeja pse s’na ndjekin

    Ervin Salianji: Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha, do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimit të tyre në kohë.
    Është  e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira. I kanë rrethuar votuesit, kanë patronazhim kapilar të cdo qendre dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit deri në kutinë e votimit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme. Zgjedhjet janë si shtrëngim për vendin e punës dhe përdorimin e krimit të organizuar. Por ta themi hapur një tjetër shkak është paaftësia e opozitës si forca më e madhe në vend për të qenë bindëse. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal I fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh. Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet ti dëgjojmë demokratët pse nuk I motivojmë të dalin të votojnë. Ne nuk I mbyllim as sytë e veshët si një superskandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti I zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin  në revoltë  të bënte të vërshonin njerëzit në rrugë