Tag: zgjedhjet

  • Do e ndihmojë Meloni Ramën në zgjedhjet e 11 majit? Renzi: Kë ka mbështetur i ka sjellë ters

    Do e ndihmojë Meloni Ramën në zgjedhjet e 11 majit? Renzi: Kë ka mbështetur i ka sjellë ters

    Edi Rama, Giorgia Meloni dhe Matteo Renzi

    TIRANË-Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Matteo Renzi u shpreh se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorgia Meloni për kampin e emigrantëve në Gjadër ishte një “qokë” për të ndihmuar këtë të fundit në zgjedhjet evropiane.
    I pyetur në një intervisë në ‘Euronews Albania’ nëse kryeministrja italiane do t’ia kthente nderin kreut të qeverisë shqiptare, duke e mbështetur në zgjedhet e 11 majit në Shqipëri, Renzi ironizoi duke thënë se Meloni sjell ters. Ish-kryeministri solli si shembull zgjedhjet në Britani, ku tha se Meloni mbështeti Sunak dhe fitoi Starner.
    Matteo Renzi: Nuk e di, sepse mendoj se është e drejtë që shqiptarët të votojnë për kryeministrin shqiptar. Unë nuk dua të ndërhyj, dhe besoj se po kështu edhe Meloni. E pastaj, duhet të them, se herët e fundit Meloni ka sjellë pak ters, sepse në Poloni kandidati i Melonit, domethënë, ai që mbështeti ajo, humbi. Në Spanjë, kandidati i Melonit, i partisë Vox, humbi. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ishte për kandidatin Sunak, konservatorin, dhe fitoi Starner. Sipas meje, sjell pak ters, nuk do të merrja mbështetjen e Giorgia-s.
    Një ditë më parë (26 mars) Matteo Renzi zhvilloi edhe një vizitë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Renzi u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane./ZËRI

  • Zgjedhjet e 11 Majit / Blerina Gjylameti: Nuk e kemi garën me PD-në, por me…

    Zgjedhjet e 11 Majit / Blerina Gjylameti: Nuk e kemi garën me PD-në, por me…

    Deputetja dhe kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti, thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste nuk e ka garë me Partinë Demokratike por me vetveten.
    E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Gjylameti u shpreh se Partia Socialiste reflekton pas çdo mandati duke përmirësuar punën e vet.
    “Kemi treguar që kemi transformuar rrënjësisht jo vetëm Shqipërinë, por çdo institucion. Ne nuk e kemi garën me PD, e kemi me vetveten. Mandat pas mandati PS ka një moment reflektimi për të bërë më të mirën nga ajo që ka bërë. Sot pas 3 mandateve edhe me dy fatkeqësitë natyrore që prekën vendin tonë, Covidin dhe tërmetin, sot ne jemi me një borxh publik që është rreth 55-56%. Ne nuk marrim para sikundër merrej në kohën e PD. Asnjëherë nuk kemi marrë borxh për të shtuar borxhin dhe pa bërë investime. Nëse flasim duhet të flasim për ata që na kanë votuar. Sot qytetarët kanë rreth 3 herë më shumë të ardhura seç kanë patur në 2013”, tha ndër të tjera deputetja Blerina Gjylameti.
    Partia Socialiste është në pushtet prej 3 mandateve radhazi dhe kërkon një mandat të katërt qeverisës.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Igli Cara: Në Shqipëri nuk ka betejë midis partive, por midis opozitës dhe shtetit

    Zgjedhjet e 11 majit/ Igli Cara: Në Shqipëri nuk ka betejë midis partive, por midis opozitës dhe shtetit

    Kandidati për deputet i PD-së për Qarkun e Durrësit, Igli Cara tha se zgjedhjet në Shqipëri janë të ndryshme nga çdo vend demokratik, pasi sipas tij, nuk është një betejë midis partive, por betejë midis shtetit dhe opozitës.
    Ai shtoi se lajmi që Parlamenti Evropian, do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri është pozitiv vetëm për opozitën dhe Shqipërinë, pasi qeverisë do t’i kufizohen shumë veprime manipuluese që i ka kryer më parë.
    “Në fakt është një ngjarje që duhet përshëndetur. Deri më sot në Shqipëri ka ndërhyrë OSBE. Fakti që Parlamenti Evropian që këtë radhë do të ndërhyjë është një lajm pozitiv.
    Sepse në këto 12 vitet e fundit ne kemi pasur zgjedhje që gjithmonë janë kontestuar dhe ka pasur probleme. Ky lajm është i mirë vetëm për opozitën dhe për Shqipërinë, sepse Edi Rama do të mendohet dy herë kur të bëjë atë veprim që ka bërë dikur.
    Kur përmend Ramën përmend gjithë inturazhin e tij, të gjitha bandat e tij të Durrësit, të Elbasanit të Shkodrës e me radhë. Të gjithë e dimë që koka e tyre është Rama.
    Këtu kemi një fushatë ndryshe nga çdo vend i botës sepse, se në çdo vend të botës konkurrojnë partitë me njëra tjetrën, kurse këtu tek ne bëhet fjalë që po konkurron opozita me shtetin, ku kjo e fundit përdor të gjitha mekanizmat përballë opozitës dhe ky është ndryshimi.” tha Cara.

  • “PD po hyn në zgjedhje për të mbijetuar, jo fituar! Fatkeqësi”, Dash Sula: Nga çmenduria kolektive e mandateve dhe bojkoti të zgjedhjet vendore

    “PD po hyn në zgjedhje për të mbijetuar, jo fituar! Fatkeqësi”, Dash Sula: Nga çmenduria kolektive e mandateve dhe bojkoti të zgjedhjet vendore

    Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” komentoi situatën aktuale në këtë parti, ndërsa tha se në konfliktin mes demokratëve përgjegjës janë dy persona: Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
    Vetë Sula, i cili u la jashtë listave të kandidatëve të PD për këto zgjedhje, u shpreh se një forcë politike do duhet të futet në zgjedhje për të fituar, por këtë qasje nuk e shikon tek Partia Demokratike.
    “Ne atë që ju sa lançuat, përmbledh gjithë realitetin në këtë vend. Fatkeqësisht unë kam paralajmëruar, kam thënë, kam diskutuar, jam anatemuar. Kam thënë: Një forcë politike nëse ekziston dhe hyn ën zgjedhje thjesht për të mbijetuar, jo për të fituar, ajo është fatkeqësi. I referohemi vetë atij konflikti dhe përplasjeje brenda vetë kampit të PD. Vendimi i datës 9 shtator, është një vendim jo i drejtë i Bashës në procedurë dhe statut të PD. I qëndroj asaj, është shkelur statuti i PD, Kryesia pa pyetur, anëtarësia pa pyetur, Këshilli Kombëtar pa pyetur për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. I kam thënë se z.Berisha i takon për shkak të historisë, për shkak të demokratëve, për shkak se ka dhënë dhe ka marrë nga demokratët do duhet të bëjë sakrificën, për të mos futur PD në një rrugë të rrezikshme për ta bërë PD copë e çikë. Këtë kam thënë”, tha ai.
    Ai theksoi se dobësimi i PD i ka rrënjët në 2019, kohë kur opozita dogji në grup mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet lokale.
    “Nga 2019, nga eskistimi kolektiv, nga çmenduria kolektive e mandateve dhe bojkoti të zgjedhjet vendore. I vetmi anëtar i grupit të PD në 2021-2025, kam thënë shprehjen “faji është i dy personave në konfliktin mes demokratëve. Njëri që s’u bë kurë kryetar dhe tjetri që nuk iki kurrë nga kryetari, Por, fajin më të madh e ka fajin ai që s’u bë kurrë kryetar”, tha ai.

  • Jenisheri ikën zyrtarisht nga Berisha, letër KQZ: 11 Maji i paligjshëm dhe nul, sepse…

    Jenisheri ikën zyrtarisht nga Berisha, letër KQZ: 11 Maji i paligjshëm dhe nul, sepse…

    Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, siç kishte deklaruar edhe më herët, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Shqipëria  Madhështore”.
    Tashmë, Jenishehri ka depozituar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 25 mars.
    “Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.

  • Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit

    Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit

    Ditën e djeshme u zhvillua prezantimi zyrtar i kandidatëve për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 11 majit 2025.

    Gjatë aktivitetit, kandidatët shpalosën vizionin dhe angazhimet e tyre për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë shqiptarë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Eriselda Çelaj Zotaj, Anetare e kolegjit drejtues si edhe kandidate për deputete në Qarkun e Fierit, e cila theksoi se është koha për ndryshim dhe për një politikë që vendos qytetarët në qendër të vendimmarrjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” synon të fitojë besimin e qytetarëve me një platformë të bazuar në integritet, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

    Zgjedhjet mbahen më 11 maj, ku qytetarët do të vendosin për përfaqësuesit e tyre të rinj në Parlament.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”