“Të mos e shesim vullnetin tonë!” Me këtë thirrje ju drejtua besimtarëve gjatë fjalës së tij në faljen e namazit me rastin e Fiter Bajramit, Myftiu i Elbasanit.
“Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët”, u shpreh ai.
Këtë mesazh përcolli në fjalën e tij gjatë faljes ceremonisë së faljes së namazit për Fiter Bajramin, myftiu i Elbasanit Agim Duka. Duke e cilësuar muajin e Ramazanit një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral, ai bëri thirrje për reflektim dhe përgjegjësi qytetare.
Falënderimi i qoftë Allahut, që na dha mundësinë të përjetojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe të arrijmë në ditën e sotme, në këtë festë të madhe, Bajramin e Fitrit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e së vërtetës deri në Ditën e Gjykimit. Vëllezër dhe motra besimtarë! Muaji i Ramazanit ishte një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral. Ai na mësoi përmbajtje, durim, solidaritet dhe ndjeshmëri. Agjëruam për hir të Allahut, u larguam nga e kota dhe i forcuam lidhjet me të mirën.Allahu në Librin e Tij të Shenjtë thotë:“O ju që keni besuar! Agjërimi u është bërë obligim ashtu siç ishte bërë obligim për ata para jush, që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 183).Pra qëllimi i agjërimit nuk është vetëm largimi nga ushqimi, por ngritja jonë në shkallë devotshmërie, në raportin tonë me Zotin, me veten dhe me të tjerët.Në këtë ditë feste, le të reflektojmë se çfarë kemi fituar nga Ramazani dhe si mund t’i mbajmë gjallë këto vlera në jetën tonë të përditshme.Një tjetër vlerë që duhet ta kujtojmë sot është përgjegjësia qytetare. Ne si shoqëri do të përballemi me procesin e zgjedhjeve, e kjo është një mundësi dhe provë për të treguar emancipim dhe ndërgjegje.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:“Vërtet, Allahu ju urdhëron t’u jepni amanetet atyre që janë të denjë për to dhe, kur gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi.” (En-Nisa: 58).Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët.Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:“Secili prej jush është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)
Vëllezër e motra!Pas Bajramit, jeta vazhdon dhe sprovat nuk pushojnë. Por Allahu na përgëzon se kush qëndron i drejtë dhe i palëkundur në rrugën e Tij, ka shpërblim të madh:“Ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu!’ e pastaj qëndrojnë të palëkundur, atyre u zbresin engjëjt (duke u thënë): ‘Mos kini frikë dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni me Xhenetin që ju është premtuar.’” (Fussilet: 30).Le të jemi ndër ata që e vazhdojnë rrugën e mirë, që mbjellin mirësi, që kontribuojnë me ndershmëri dhe që udhëhiqen nga ndërgjegjja e pastër.Lusim Allahun të na pranojë agjërimin dhe adhurimet tona. Të na udhëzojë drejt së mirës dhe të na japë udhëheqës të devotshëm dhe të drejtë.Gëzuar Fiter Bajramin! Allahu e bekoftë popullin tonë dhe i forcoftë themelet e paqes, drejtësisë dhe mëshirës mes nesh.
Tag: zgjedhjet
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Myftiu i Elbasanit mesazh: Të mos e shesim vullnetin tonë
-

Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, që plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.
Vendet e numërimit të votave janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.“Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin nr. 285, datë 18.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.
Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë. Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara:fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor;
materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces;
procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë;
personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces;
detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor;
trajnimi i nevojshëm;
organizimi i ambientit të punës;
organizimi i turneve dhe punonjësve.Reruar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfave me dokumenetacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.”, thuhet në njoftim.
-

Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon armën më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti përshkroi sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Melisa Mehmetaj, Alimehmeti renditi armët më të forta të opozitës në këto zgjedhje përballë PS që ka fituar 3 mandate.
Ai komentoi gjithashtu edhe sfidat që opozita do të ketë për të fituar besimin e skeptikëve dhe për të arritur rezultate konkrete në zgjedhjet e ardhshme.Intervista e plotë:
PD prezantoi sot sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”; a funksionon në Shqipëri ky slogan i huazuar nga amerikanët dhe fushata e Trump, “Make America Great Again”?
Alimehmeti: Ne duhet ta shohim këtë slogan se si mund të jetë. Por si mund ta përshkruajmë, është që një shqiptar të jetojë në Shqipëri me dinjitet, me kokën lartë, të bëjë një jetë dinjitoze dhe që Shqipëria mos ta shohë vendet e tjera të rajonit nga bishti, por të jemi lider. Shqiptari të ketë vendin e vet dinjitoz brenda Ballkanit.
Cila është arma më e fortë e opozitës në këtë fushatë zgjedhore, përballë një kryeministri që ka fituar 3 mandate?
Alimehmeti: Ju e dini fare mirë se si kanë shkuar zgjedhjet e kaluara dhe se çfarë raportesh ka me OSBE/ODHIR. Ne e dimë se si funksionon, i kemi politikat të qarta pro familjare dhe jo politika të tipit prindi 1, prindi 2. Jemi të qartë që nëse kemi një person që është ekonomikisht i mbështetur, ai mund të ngritë një familje, mund të mbështet mosha e tretë. Ndaj çdo mandat që ka fituar Rama, grupi i emigrantëve që kanë shkuar jashtë është rritur.
Çfarë mesazhi do t’u çoni skeptikëve, që thonë se PD nuk merr mandate përtej listës së mbyllur? Ju vetë garoni në listën e hapur në Tiranë
Alimehmeti: Skeptikët përgjigjen do e marrin në 11 maj. Unë do i ftoj ata të mendojnë për veten e tyre më parë. Janë aty ku i keni familjarët apo janë larguar, kanë ikur nga Shqipëria. Ekonomikisht si jeni? Jeni të vjedhur apo jeni të pasuruar? Këto pyetje duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit shqiptarët. Nëse PS i merr këto zgjedhje, sepse nuk i fiton, i merr, atëherë ky vend nuk ka më shpresë. Do votojmë Partinë Demokratike më 11 maj.
Grupi i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës i dërgoi një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës. Cilat janë shkeljet që ju keni konstatuar?
Alimehmeti: Është antikushtetutshmëri madhore. Kryeministri nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë në pushtetin vendor. Janë të pavarura me Kushtetutë. Kjo është shkelje direkte e kryeministrit. Po letra e Anduela Ristanit, ku është firmosur? Ku është shkresa?
/vizionplus.tv -

Zgjedhjet e 11 majit, Rama prezanton nesër programin e PS: Shqipëria 2030!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme më 29 mars në orën 11 do të prezantojë programin e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi që ka ndarë në rrjetet sociale kreu i qeverisë, ka publikuar një foto ku ndodhet ai dhe në sfond është flamuri shqiptarë dhe në një tjetër ku duket ai i BE.
“Shqipëria 2030, nesër në 11”, shkruan ai./vizionplus.tv
-

“S’do të shkojmë tek asnjëra palë”/ Zgjedhjet e 11 Majit, Lapaj: Do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është shprehur se nuk do të krijojë koalicion dhe as nuk do të bashkëpunojë me asnjërën nga partitë politike për zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë një takimi me qytetarët, ai u shpreh se do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme duke renditur edhe arsyet.
“Nuk mund të ketë bashkëpunim e koalicion me asnjë nga ata që mbajnë peng Shqipërinë”, deklaroi ai.
Adriatik Lapaj: Ne nuk do të shkojmë me asnjë nga palët sepse do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Për dy arsye, e para sepse duke eçar në zgjedhje të parakohshme të gjitha paratë që do të hidhen lart e poshtë për të blerë votë do ti shumëzojmë me zero. Votat që janë blerë nuk do të kenë fuqi për të bërë qeverinë dhe do të shkojnë dëm. Do na krijojë mundësinë që në zgjedhjet e dyta ta zhbëjmë fenomenin e blerjes së votës.
E dyta do ti kritikojmë mundësinë Shqipërisë të shkojmë në një palë zgjedhje, ku administrata nuk kërcënohet me vendin e punës, nuk do të ketë një qeveri ta kërcënojë. Ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme që shqiptarët më në fund të votojnë pa u blerë vota dhe pa u kërcënuar administrate e njerëzit hallexhinj. Ditën që do të ndodhë kjo do të shikojmë rezultatin dhe në bazë të rezultatet do të qeveriset në raport me vullnetin e popullit.
Pa ndodhur kjo nuk mund të ketë bashkëpunim e koalicion me asnjë nga ata që mbajnë peng Shqipërinë. Ne nuk jemi në këtë rrugë as për ti bërë karshillëk njeriun, as për të treguar hakmarrës e arrogancës, por më në fund pas 35 vitesh na duhet të vendosim standardin e zgjedhjeve. Kanë frikë të shkojnë njerëzit në punë se u thonë bëni share e like. -

Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon ‘armën’ më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti përshkroi sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”.
Në një lidhje direkte për një emision televiziv, Alimehmeti renditi armët më të forta të opozitës në këto zgjedhje përballë PS që ka fituar 3 mandate.
Ai komentoi gjithashtu edhe sfidat që opozita do të ketë për të fituar besimin e skeptikëve dhe për të arritur rezultate konkrete në zgjedhjet e ardhshme.
Intervista e plotë:
PD prezantoi sot sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”; a funksionon në Shqipëri ky slogan i huazuar nga amerikanët dhe fushata e Trump, “Make America Great Again”?
Alimehmeti: Ne duhet ta shohim këtë slogan se si mund të jetë. Por si mund ta përshkruajmë, është që një shqiptar të jetojë në Shqipëri me dinjitet, me kokën lartë, të bëjë një jetë dinjitoze dhe që Shqipëria mos ta shohë vendet e tjera të rajonit nga bishti, por të jemi lider. Shqiptari të ketë vendin e vet dinjitoz brenda Ballkanit.
Cila është arma më e fortë e opozitës në këtë fushatë zgjedhore, përballë një kryeministri që ka fituar 3 mandate?
Alimehmeti: Ju e dini fare mirë se si kanë shkuar zgjedhjet e kaluara dhe se çfarë raportesh ka me OSBE/ODHIR. Ne e dimë se si funksionon, i kemi politikat të qarta pro familjare dhe jo politika të tipit prindi 1, prindi 2. Jemi të qartë që nëse kemi një person që është ekonomikisht i mbështetur, ai mund të ngritë një familje, mund të mbështet mosha e tretë. Ndaj çdo mandat që ka fituar Rama, grupi i emigrantëve që kanë shkuar jashtë është rritur.
Çfarë mesazhi do t’u çoni skeptikëve, që thonë se PD nuk merr mandate përtej listës së mbyllur? Ju vetë garoni në listën e hapur në Tiranë
Alimehmeti: Skeptikët përgjigjen do e marrin në 11 maj. Unë do i ftoj ata të mendojnë për veten e tyre më parë. Janë aty ku i keni familjarët apo janë larguar, kanë ikur nga Shqipëria. Ekonomikisht si jeni? Jeni të vjedhur apo jeni të pasuruar? Këto pyetje duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit shqiptarët. Nëse PS i merr këto zgjedhje, sepse nuk i fiton, i merr, atëherë ky vend nuk ka më shpresë. Do votojmë Partinë Demokratike më 11 maj.
Grupi i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës i dërgoi një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës. Cilat janë shkeljet që ju keni konstatuar?
Alimehmeti: Është antikushtetutshmëri madhore. Kryeministri nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë në pushtetin vendor. Janë të pavarura me Kushtetutë. Kjo është shkelje direkte e kryeministrit. Po letra e Anduela Ristanit, ku është firmosur? Ku është shkresa? -

Zgjedhjet, Mazniku me të rinjtë në Elbasan: Jemi në derë të Europës
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku i bëri apel sot të rinjve të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit. Kjo duke theksuar se këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë që në 1912 kur është krijuar shteti shqiptar ne jemi në derë të Evropës.
Në takimin me të rinjtë elbasanas për prezantimin e skuadrës së re për Shqipërinë në BE, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mazniku theksoi se energjia e të rinjve është shumë e madhe për PS-në dhe në garën që kanë.”Ju të rinjtë keni mundësinë që të merrni pasaportën që të mos thotë thjesht Republika e Shqipërisë, por Bashkimi Evropian, Republika e Shqipërisë, të jeni të qytetarë të barabartë në Evropë. Për 44 ditë kemi zgjedhjet dhe thelbi është se ne nuk kemi thjesht një garë për zgjedhjet e radhës, ne kemi një garë për 100 vitet e ardhshme për drejtimin që do të marrë Shqipëria. Shqipëria do të ecë në drejtim të infrastrukturës për të qenë të barabartë me vendet e tjera të Evropës, që secili prej jush të shkojë në Evropë dhe të studiojë në universitetet evropiane. Të shkojmë drejt zhvillimit apo të kthehemi në rrugët e kënetës apo moçalishteve që janë rreth e rrotull kënetës. Besoj se asnjë nuk e do gjë gjë të tillë”,-tha Mazniku.
Nga ana tjetër, Mazniku tha se kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit kanë një moshë mestarë deri në 40 vjeç. ‘‘Mosha mesatare e kandidatëve të PS-së në Shqipëri është 44 vjeç, prapë shumë e re për të qenë në politikë, ndërsa mosha mesatare e kandidatëve në Elbasan është 40 vjeç. Kemi një grup edhe më të ri, i përfaqësuar nga njerëz të arsimuar në Shqipëri, por edhe të arsimuar jashtë për të kontribuar në vend”, tha Mazniku.
Qarku Elbasan
Lista e mbyllur
Arbjan MaznikuBora MuzhaqiAdi QoseEvis KushiErmal Elezi
Lista e hapur
Aulona BylykbashiFlorenc SpahoDesantila TahirajSaimir HasallaAgron GaxhoShkëlqim BullariEla ToçkaOlsi KomiciErvina MetaGeldon FejzoLuan DuzhaArlind KullolliSara MilaMusa Coha -

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Në një mbledhje pasditen e së enjtes në Prishtinë, KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër.
Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin e zgjedhjeve në këtë kohë, pasi partia e tyre ka kërkuar anulimin e votave me postë dhe rivotim me postë, pavarësisht se Gjykata Supreme e rrëzoi kërkesën e saj. “Ne do t’i ndjekim rrugët ligjore dhe do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese për masë të përkohshme për moszbatimin e kësaj pjese të votave, prandaj… deri sa të përfundojnë të gjitha rrugët ligjore nuk mund ta votojë certifikimin e rezultateve”, tha Kurteshi.LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka siguruar 4.26 për qind të votave.
Tre kryetarë komunash, përfshirë kandidatin e PDK-së për kryeministër në këto zgjedhje Bedri Hamza – hoqën dorë nga mandati i deputetit, sepse, sipas ligjeve dhe Kushtetutës, nuk kanë të drejtë t’i mbajë dy pozita zyrtare. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe do të zëvendësohet nga Arben Gashi. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti do të zëvendësohet nga Paris Guri, ndërsa kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, do të zëvendësohet nga Rashit Qalaj. Procedurat për formimin e institucioneve të reja janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të tjera, siç shpjegon teksti në vijim.
Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës
Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit të Qeverisë së re. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët.
Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së. Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre. “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Kufizimi i kompetencave të ekzekutivit aktual
Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. Por, në këtë periudhë të ndërmjetme – pra nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare e deri te formimi i ekzekutivit të ri qeverisë aktuale i kufizohen kompetencat. Këto kufizime parashihen në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë. Në këtë nen thuhet se Qeveria nuk ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.
Qeveria e re
Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve. LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende. Pra, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm Qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.
Partitë e mëdha shqiptare po ashtu janë shprehur kundër bashkëpunimit për ekzekutivin e ri me LVV-në. Por, Kurti ka shprehur bindjen se do të udhëheqë qeverinë e re. Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike. Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin.
Mandatari më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. /REL/ -

KQZ-ja certifikon zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
Foto ilustruese
PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Në një mbledhje pasditen e së enjtes në Prishtinë, KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër. Rezultatet u certifikuan një ditë pasi kaluan të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, duke i marrë 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar 4.26 për qind të votave. Tre kryetarë komunash – përfshirë kandidatin e PDK-së për kryeministër në këto zgjedhje Bedri Hamza – hoqën dorë nga mandati i deputetit, sepse, sipas ligjeve dhe Kushtetutës, nuk kanë të drejtë t’i mbajë dy pozita zyrtare.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe do të zëvendësohet nga Arben Gashi. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti do të zëvendësohet nga Paris Guri, ndërsa kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, do të zëvendësohet nga Rashit Qalaj. Procedurat për formimin e institucioneve të reja janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të tjera, siç shpjegon teksti në vijim.
Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës
Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit të Qeverisë së re. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët. Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së. Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit.
Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.
“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Kufizimi i kompetencave të ekzekutivit aktual
Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. Por, në këtë periudhë të ndërmjetme – pra nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare e deri te formimi i ekzekutivit të ri – Qeverisë aktuale i kufizohen kompetencat. Këto kufizime parashihen në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë. Në këtë nen thuhet se Qeveria nuk ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.
Qeveria e re
Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve. LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende. Pra, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm Qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.
Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Partitë e mëdha shqiptare po ashtu janë shprehur kundër bashkëpunimit për ekzekutivin e ri me LVV-në. Por, Kurti ka shprehur bindjen se do të udhëheqë qeverinë e re. Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.
Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë./REL
