Tag: zgjedhjet

  • Zbardhet vendimi për Le Pen, udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 2027

    Zbardhet vendimi për Le Pen, udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 2027

    Pavarësisht se konsiderohej një favoritet për të fituar zgjedhjet presidenciale të 2027-tës, Marine Le Pen, mbetet përfundimisht jashtë garës për Elizenë.

    Politikania e njohur u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.
    Gjykata vendosi `i jaë të drejtë organit të akuzës, i cili pretendonte që ndëshkimi të mos mjaftohej vetëm me një gjobë 300 mijë euro, por asaj t`i mohohet edhe mundësia për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, e i është dhënë edhe një dënim me burg, pavarësisht se nuk dihet me siguri nëse do të kalojë vërtet kohë prapa hekurave. BBC thotë se Le Pen u largua nga salla përpara se të lexohej vendimi, i cili i fundos praktikisht shpresat e saj për presidencën franceze.
    Le Pen u akuzua, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, ng ai cili paguheshin. Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi të kishte kryer qoftë edhe “parregullsinë më të vogël”, ndërsa tha se prokuroria praktikisht po kërkon dënimin e saj “me vdekje politike”.
    Shumë analistë franceze- mes të cilëve dhe nga ata që nuk e mbështesin normalisht Marine le Penin– kanë paralajmëruar për pasoja të rënda për demokracinë nëse gjyqësori konsiderohet se po ndërhyn në zgjedhjen e liderit të vendit.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Anulojmë çdo titull të dhënë deri tani

    Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Anulojmë çdo titull të dhënë deri tani

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me programin e tij për zgjedhjet e 11 majit gjatë një konference për mediat.
    Berisha theksoi se ligji për investimet strategjike do të pësojë një ndryshim të thellë, duke u anuluar çdo titull i dhënë deri tani.
    Ai shtoi se çdo investitor shqiptar që jeton jashtë vendit që do të vijë në Shqipëri, do të gëzojë 5 vite pa taksa, kudo që të investojë.
    “Ligji për investimet strategjike pëson ndryshim rrënjësor. Çdo titull i dhënë anulohet. Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që investon, dhe 8 vite pa taksa nëse investon në zonat malore.
    Do të krijojmë bordin që vlerëson lëkundjet e krijuara nga narkoeuro, për të analizuar situatën me importet dhe eksportet”, u shpreh ai.

  • Elon Musk shpërndan çeqe 1 mln dollarë! Prokurori kërkoi që të ndalohej ndërhyrja në zgjedhjet gjyqësore

    Elon Musk shpërndan çeqe 1 mln dollarë! Prokurori kërkoi që të ndalohej ndërhyrja në zgjedhjet gjyqësore

    Elon Musk u ka shpërndarë çeqe prej 1 milion dollarësh votuesve në Wisconsin pas refuzimit të gjykatës supreme të këtij shteti për të ndërhyrë në këtë çështje.

    Lëvizja e miliarderit vjen pak përpara zgjedhjeve të shumë kontestuara të Gjykatës së Lartë në Wisconsin, të cilat mbahen të martën. Votimi, që mund t`ia rikthejë kontrollin e kësaj gjykate republikanëve, është shndërruar në temë të nxehtë debati ndërsa këto po përshkruhen si zgjedhjet gjyqësore më të shtrenjta në historinë e SHBA-së.
    Prokurori i Përgjithshëm demokrat i Wisconsinit Josh Kaul kishte kërkuar të ndalohej shpërndarja e çeqeve, me argumentin se në këtë mënyrë Musku ishte duke shkelur ligjin vendas që ndalon dhuratat në këmbim të votave. Por vete manjati insistoi në fjalimin e tij se “ne duam që gjyqtarët të bëjnë në mënyrë të paanshme punën e tyre”, përpara se tu ndante dy çeqe 1 milion dollarëve votuesve  që kishin nënshkruar peticionin për të ndaluar ata që përshkruheshin si gjyqtarë “aktivistë”.
    Përpjekjeve të prokurorit për ta paraqitur dhurimin si një tentative të jashtëligjshme blerjeje të votës, avokatët e Muskut iu përgjigjën me arsyetimin se Kaul “po frenon diskursin politik të Musk dhe po kufizon të drejtat që i jep atij Amendamenti i Parë”. Avokatët e Musk shtuan se pagesat synonin nxitjen e një lëvizjeje që kundërshton në parim aktivizimin tek gjyqtarët, dhe nuk i referohet as pro e as kundër ndonjë kandidati në mënyrë të veçantë.
    Gara për Gjykatën e Lartë të Wisconsin po shihet nga vëzhguesit politikë si një referendum për mandatin e dytë të Trump, vetëm disa muaj pas betimit të tij.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Gjiknuri takim me strukturat e PS në Vlorë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Gjiknuri takim me strukturat e PS në Vlorë

    Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS në Shushicë të Vlorës.
    Ai ka kërkuar shtimin e punës për të siguruar më shumë mbështetje për PS në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shtoi se “Shqipëria nuk është europiane vetëm se do të marrë pasaportën europiane, por duhet të ngremë standartin e jetesës”.
    “Jam i bindur që së bashku do të bëjmë më të mirën. Këtë zonë e dua, pasi është zonë punëtore. Kërkoj mbështetjen tuaj për të vijuar ato punë që ende janë në proces, pasi po t’i vendosim në peshore alternativat që ofrohen, alternativa tjetër nuk ofron asgjë. Shqipëria nuk është europiane vetëm se do të marrë pasaportën europiane, por duhet të ngremë standartin e jetesës. Kjo do të jetë motoja ime për t’ju përfaqësuar juve. Do të jem zë i fuqishëm për çdo problematikë apo investime, për të cilat ka nevojë zona. Do të jem një krah i fortë juaji, me eksperiencën time politike, me zërin tim. Unë jam një socialist si shumë nga ju këtu, pasi ju jeni Partia Socialiste. Kam gjetur mbështetje, kërkoj përsëri mbështetje. Të bëjmë atë kontratën morale që ta çojmë përpara këtë punë. Do të jem përfaqësuesi i kësaj krahine sepse ju e meritoni”, deklaroi Gjiknuri.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Gaz Bardhi: Drejtësia provoi se kryebashkiakët socialistë bënë kërdinë me tenderat

    Zgjedhjet e 11 majit/ Gaz Bardhi: Drejtësia provoi se kryebashkiakët socialistë bënë kërdinë me tenderat

    Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi nga Fieri ku vazhdon fushatën për zgjedhjet e 11 Majit u shpreh se më dënimin e ish-kryebashkiakes së PS, drejtësia provoi se në Patos qytetarët janë vjedhur nga pushteti sa herë është bërë një tender.
    “Njerëzit nuk e duan më këtë gjendje, ku, sa më shumë sundon korrupsioni, aq më shumë rritet varfëria dhe arroganca. Prandaj, bashkë me kandidatin Fatjon Semanjaku, kemi angazhuar çdo strukturë të PD për të trokitur në çdo derë.
    Në lagjet e Patosit, në grupseksionin 4 ka nisur të shpërndahet mesazhi se me një program 100% të realizueshëm dhe me vullnet të fortë politik, ne do ta nxjerrim vendin nga varfëria për t’i dhënë zhvillimin që meriton Patosit, Fierit dhe Shqipërisë” tha ai.

  • ‘Objektivi është shumica kushtetuese’, Blushi: Ja sa mandate synojmë në koalicionin me Berishën

    ‘Objektivi është shumica kushtetuese’, Blushi: Ja sa mandate synojmë në koalicionin me Berishën

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Blushi, ka deklaruar se koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore” synon të sigurojë 84 mandate në zgjedhjet e 11 majit. Në një emision televiziv, Blushi u shpreh i bindur për një fitore të sigurt ndaj Partisë Socialiste.
    “Nuk ka asnjë skenar tjetër veçse fitores. Më 11 maj rikthehet liria për të gjithë shqiptarët. Do të jetë cunami, jo dallgë. Koalicioni do të fitojë, për këtë të jeni të sigurt. I vetmi debat është sa mandate? Objektivi ynë është 84, por fitorja është e padiskutueshme”, tha Blushi.
    Sipas tij, Tirana do të jetë epiqendra e suksesit të opozitës, duke parashikuar të paktën 20 mandate për koalicionin PD – ASHM në kryeqytet.
    Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Demokratike dhe aleatët e saj siguruan 59 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) mori 4. Nga ana tjetër, Partia Socialiste fitoi shumicën me 74 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate siguroi 3 deputetë. Nëse opozita arrin objektivin e saj, kjo do të nënkuptonte një rritje prej 21 mandatesh krahasuar me zgjedhjet e fundit.

  • Sa shanse ka Rama të humbë zgjedhjet? Shehi: Ka shumë, nëse na votojnë ne

    Sa shanse ka Rama të humbë zgjedhjet? Shehi: Ka shumë, nëse na votojnë ne

    Kreu i LZHK Dashamir Shehi përballë Albano Bogdos në 2984 në Vizion Plus ka folur për zgjedhjet e 11 majit.
    I pyetur nga komediani Bogdo se sa shanse ka Edi Rama të humbë zgjedhjet në 11 maj, Shehi tha se shanset janë të shumta, por nëse shqiptarët zgjedhin të votojnë partitë alternative e jo ato tradicionale, duke ju referuar PD.
    Sipas tij kush shqiptar nuk e do Berishën dhe Ramën ka mundësi zgjedhjeje pafund, dhe mund ta çojë votën për një të ardhme më të mirë.

    Pjesë nga biseda:
    Bogdo: Sa shanse ka të humbi Rama?
    Shehi: Ka shanse. Shansi i vetëm jemi ne partitë alternative. Kush nuk do të votojë Berishën, le të na votojë neve.

  • Shehi në 2984: Rama ju ka vënë “karrotën” e BE shqiptarëve para për zgjedhjet e 11 maj

    Shehi në 2984: Rama ju ka vënë “karrotën” e BE shqiptarëve para për zgjedhjet e 11 maj

    Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, ka folur për zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet elektorale.
    I pyetur për premtimin e Ramës që po ju bën shqiptarëve në këto zgjedhje që nëse votojnë PS do të integrohen në BE, Shehi tha se kjo është karrota e radhës.
    Siaps tij njerëzve gjatë fushatës i duhet dhënë diçka, që mund të jetë njëlloj kërcënimi ose një tip “karrote” për tu marrë votën.

    “Njerëzve duihet me ju vu diçka përpara, ose ndonjë rrezik me u tremb, ose ndonjë karrotë. Karrota e radhës është BE. Para 12 vitesh ishte dajra dhe tepsia, tani e kemi ngrit piacën, kemi Europën. Hajde e mos i thuaj popull i poshtër”, u shpreh Shehi.

  • Rama nga Athina: Në 11 Maj fitojmë zgjedhjet, Saliu do thotë që i vodha!

    Rama nga Athina: Në 11 Maj fitojmë zgjedhjet, Saliu do thotë që i vodha!

    Duke folur përpara shqiptarëve në Athinë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kreu i PD, Sali Berisha, nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit dhe do të shpallë pas votimeve se në zgjedhje ka ndodhur vjedhja më e madhe e votave në histori.
    “Përgatituni që më 11 maj, në darkë, bufi i kënetës do të thotë fitore. Më 12 maj, pasdite, do të shikoni se nga këneta do të fryjë ajo era… dhe më 13 maj, në mëngjes, do të denoncohet vjedhja më e madhe e votave në histori. Ne e dimë këtë, por ajo që na intereson është ajo që do të bëjmë, duke ju ofruar juve paketën e mundësive për investime. 500 aplikantët e parë do të mund të investojnë pa taksa, pa TVSH, pa asnjë detyrim për 10 vjet rresht. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një shumë prej 250 milionë eurosh për kredi me norma interesi nën 3% për të gjithë ata që dëshirojnë të ndezin oxhakun në shtëpinë e gjyshit apo stërgjyshit”, tha Rama.

  • Vota eshte amaneta,“Të mos e shesim vullnetin tonë!” Myftiu i Elbasanit mesazh për zgjedhjet e 11 Majit

    Vota eshte amaneta,“Të mos e shesim vullnetin tonë!” Myftiu i Elbasanit mesazh për zgjedhjet e 11 Majit

    Vota eshte amaneta,“Të mos e shesim vullnetin tonë!” Myftiu i Elbasanit mesazh për zgjedhjet e 11 Majit

    Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët”.

    Këtë mesazh përcolli në fjalën e tij gjatë faljes ceremonisë së faljes së namazit për Fiter Bajramin, myftiu i Elbasanit Agim Duka.

    Duke e cilësuar muajin e Ramazanit një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral, ai bën thirrje për reflektim dhe përgjegjësi qytetare.

    Ligjërata Publike e Myftiut të Elbasanit Agim Duka për Fiter Bajramin

    Falënderimi i qoftë Allahut, që na dha mundësinë të përjetojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe të arrijmë në ditën e sotme, në këtë festë të madhe, Bajramin e Fitrit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e së vërtetës deri në Ditën e Gjykimit.

    Muaji i Ramazanit ishte një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral. Ai na mësoi përmbajtje, durim, solidaritet dhe ndjeshmëri. Agjëruam për hir të Allahut, u larguam nga e kota dhe i forcuam lidhjet me të mirën.

    Allahu në Librin e Tij të Shenjtë thotë:

    “O ju që keni besuar! Agjërimi u është bërë obligim ashtu siç ishte bërë obligim për ata para jush, që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 183)

    Pra qëllimi i agjërimit nuk është vetëm largimi nga ushqimi, por ngritja jonë në shkallë devotshmërie, në raportin tonë me Zotin, me veten dhe me të tjerët.

    Në këtë ditë feste, le të reflektojmë se çfarë kemi fituar nga Ramazani dhe si mund t’i mbajmë gjallë këto vlera në jetën tonë të përditshme.

    Një tjetër vlerë që duhet ta kujtojmë sot është përgjegjësia qytetare. Ne si shoqëri do të përballemi me procesin e zgjedhjeve, e kjo është një mundësi dhe provë për të treguar emancipim dhe ndërgjegje.

    Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

    “Vërtet, Allahu ju urdhëron t’u jepni amanetet atyre që janë të denjë për to dhe, kur gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi.” (En-Nisa: 58)

    Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët.

    Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

    “Secili prej jush është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Vëllezër e motra,

    Pas Bajramit, jeta vazhdon dhe sprovat nuk pushojnë. Por Allahu na përgëzon se kush qëndron i drejtë dhe i palëkundur në rrugën e Tij, ka shpërblim të madh:

    “Ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu!’ e pastaj qëndrojnë të palëkundur, atyre u zbresin engjëjt (duke u thënë): ‘Mos kini frikë dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni me Xhenetin që ju është premtuar.’” (Fussilet: 30)

    Le të jemi ndër ata që e vazhdojnë rrugën e mirë, që mbjellin mirësi, që kontribuojnë me ndershmëri dhe që udhëhiqen nga ndërgjegjja e pastër.

    Lusim Allahun të na pranojë agjërimin dhe adhurimet tona. Të na udhëzojë drejt së mirës dhe të na japë udhëheqës të devotshëm dhe të drejtë.

    Gëzuar Bajramin! Allahu e bekoftë popullin tonë dhe i forcoftë themelet e paqes, drejtësisë dhe mëshirës mes nesh. (A2 Televizion)