Pasi u dënua në Francë me “vdekje politike”, Marine le Pen reagon furishëm me një gjuhë lufte.
“Sistemi ka lëshuar bombën e tij bërthamore dhe nëse përdor një armë kaq të fuqishme kundër nesh, është sigurisht se ne jemi duke fituar zgjedhjet. Prandaj ata i thonë vetes se gjithçka që kanë vënë në zbatim deri më tani nuk ka funksionuar dhe se mund t’u duhet të kalojnë në një nivel tjetër”, tha Le Pen.
Liderja e ekstremit të djathtë vazhdoi më tej të kundërshtojë vendimin e gjykatës që e dënoi me përjashtim 5 vite nga gara për postet publike, përfshirë atë të presidentit, 4 vite burg nga të cilat 2 të pezulluara dhe 2 të tjera me një byzylyk elektronik, duke përsëritur se është plotësisht politik, pavarësisht se u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian.
“Ata na vodhën zgjedhjet legjislative përmes manovrave skandaloze. Dua të jem e qartë, ne nuk do të lejojmë që zgjedhjet presidenciale të na vidhen ne francezëve. Prandaj do ta mbrojmë veten dhe do të përdorim të gjitha mënyrat në dispozicion për të lejuar që populli të zgjedhë liderin e ardhshëm të tij. Ne do të fitojmë.”
Marine le Pen akuzoi drejtësinë franceze se po prish demokracinë dhe po shkel sundimin e ligjit duke u vënë në dispozicion të pushtetit dhe kundërshtarëve të saj.
“Nëse liderët politikë të gjyqtarëve janë ata që vendosin se kush mund të kandidojë dhe për kë mund të votojnë francezët, atëherë ne nuk jemi më në një demokraci. Dhe kështu do të luftojmë, të gjitha mjetet ligjore do të analizohen dhe përdoren”, Le Pen.
Marine le Pen sinjalizoi organizimin e protestave të mëdha për të kundërshtuar dënimin, i cili gjithashtu do të apelohet në gjykatë dhe do të dërgohet për shqyrtim në Këshillin Konstitucional. Ndalimi për të garuar për 5 vite për poste publike ka thyer ëndrrën e politikanes për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, në të cilat rezulton favorite në sondazhe. Në vend të saj mund të garojë lideri i Frontit Nacional Jordan Bardella.
Tag: zgjedhjet
-

“Nuk do ma vjedhin presidencën”, Marine le Pen: Sistemi na lëshoi bombën bërthamore
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Përzgjidhet posta për diasporën, afro 9 milionë euro për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit
Në prag të shpërndarjes së fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka identifikuar operatorin postar fitues sipas procedurës së ndjekur. shërbimi postar do të mundësoje dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit për afro 250 mijë votues në diasporë.
Në garë janë ftuar 5 operatorë postar, njofton KQZ, ndërsa oferta më e mirë ka qenë ajo me vlerën e 9 milion e 200 mijë eurove. Çmimi mesatar për dërgim dhe kthim të zarfit është rreth 37 euro. Shpërndarja e fletës së votimit pritet të nisë mes javës së parë dhe të dytë të prillit. -

Berisha mbledh sot në seli drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 majit, ja çfarë porosie do t’u lërë strukturave
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve.
Raportohet se në takimin e sotëm pritet të diskutohet strategjia elektorale e PD për zgjedhjet e 11 majit.
Ditët e fundit Berisha ka shpalosur disa nga pjesë të programit, ndërkohë që mësohet që porosia që kryedemokrati do t’u lërë krerëve të degëve dhe drejtuesve politikë, është sqarimi “derë më derë” i programi për qytetarët.
Ndërkohë në 11 prill pritet që zyrtarisht Aleanca për Shqipërinë Madhështore të hapë fushatën në sheshin Nënë Tereza. -

Zgjedhjet e 11 Majit, kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë
Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashrtëm, Igli Hasani, teksa në orën 14:00 pritet të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në 12 maj në mesditë, një ditë pas zgjedhjeve, pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.
Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm -

Zgjedhjet parlamentare/ Kreu i misionit të OSBE mbërrin në Tiranë, ja me kë pritet të takohet
Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një taki edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Misioni i vëzhguesve ka një vëmendje të veçantë ndaj zgjedhjeve nisur edhe nga profili i lartë i Zannier.
Në 12 maj në mesditë pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.
Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.
Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.
Anëtarët e ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që do të drejtohet nga Ambasadori Lamberto Zannier:
Mark Jonathan Stevens (MB), Zëvendës Shefi i Misionit
Júlia Manchin (Hungari), Analist Politik
Rishi Datta (Kanada), Analist Zgjedhor
Smaranda Ileana Săndulescu (Rumani), Analist Ligjor
Elma Sehalic (Gjermani), Analist i Medias
Poline Maria Lemos (Mbretëria e Bashkuar), Koordinator i Vëzhguesve afatgjatë
Lisa Past (Estoni), Analist i Teknologjive të Reja të Votimit
Ruslan Ovezdurdyyev (Turkmenistan), Ekspert për Operacione
Michal Antoni Ostankowicz, Oficer për Prokurime dhe Kontrata në ODIHR
Firuza Garibshoeva, Oficer Financiar në ODIHR
Davor Corluka (Bosnjë dhe Hercegovinë), Ekspert për Sigurinë
Kamila Joanna Kolinska, Asistente e Burimeve Njerëzore në ODIHR
Kakha Inaishvili, Këshilltar për Zgjedhje në ODIHR -

Zgjedhjet e 11 majit/ “6 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan, të papërfaqësuara”, Sula: Demokratët e zgjodhën kandidatin e tyre, por SPAK-istët…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se 6 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit janë të papërfaqësuara në zgjedhjet e 11 majit.
Ai ndalet te primaret e Partisë Demokratike, ku shprehet se ‘demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjodhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut’, ndërsa shton se ‘në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura’.
“6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara
Nē zgjedhjet e 2021 bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Përrenjas i çuan Partisë Demokratike 26.583 vota, mjaftueshëm për tre mandate deputetësh në Parlament.
Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenē ë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.
Në primaret e Partisë Demokratike, demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjidhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut, por në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga ana ime për të pasur kontakt javën e fundit për listat me kryetarin dhe të tjerë afër tij, vendimi nga ana e tyre ishte marrë që këto bashki më mirë mos të kishin asnjë përfaqësues se sa të isha unë ai”, shprehet ai.Top Channel
-

Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë “sherifi”
Nga Skënder Minxhozi/
Kjo fushatë elektorale ka prodhuar një zgjatim toksik të qëndrimeve që pasuan zgjedhjet e fundit amerikane nëntorin e shkuar. Opozita kryesore e udhëhequr nga Berisha i ka përtypur keq dhe me kundërshti deklaratat pozitive të Brukselit në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një ditë më parë kreu i opozitës deklaroi se Bashkimi Evropian aprovoi me heshtje krijimin e narkodiktaturës në Shqipëri. Është hera e parë që Berisha shprehet açik dhe kaq ashpër ndaj BE dhe kjo vjen vetëm pak orë pasi komisionerja e zgjerimit Marta Kos u shpreh se negociatat e BE me Tiranën do të mbyllen brenda vitit 2027. Një afat i pashpresuar për ne dhe një surprizë e mirëfilltë në planet e Unionit për zgjerim.
Në anën tjetër kryeministri Edi Rama e ka bërë pasaportën evropiane objektin bazë të fushatës së tij elektorale. Rama duket se e ka përzgjedhur integrimin si kalin e betejës për zgjedhjet e 11 majit, në një mjedis i cili prej dekadash ka konsumuar shumë retorikë evropiane, por që realisht ka qenë i bllokuar në një proces milimetrik avancimi drejt Brukselit.
Shqipëria ndodhet aktualisht në një korsi më të avancuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, çka konsiderohej thjesht utopike vetëm një apo dy vite më parë! Ndryshimi i situatës gjeopolitike në Evropë dhe disa zhvillime pozitive në Shqipëri, si fillimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë apo edhe hapja e vendit dhe roli i tij stabilizues në Ballkan, kanë bërë që vendet anëtare të premtojnë qilimin e kuq drejt derës së anëtarësimit për shqiptarët në një të ardhme jo të largët. E cila sipas Ramës tashmë ka edhe një datë: brenda vitit 2030!
Kësisoj vendi ynë mund ta gjejë veten në pozitën surreale të anëtarësimit në Union për arsye kryesisht gjeopolitike që lidhen me luftën në Ukrainë dhe të stabilitetit rajonal ku Tirana ka qenë një aktor kyç.
Hymë në NATO në vitin 2009 pa ushtri, mund të hyjmë në Bashkimin Evropian edhe pa pasur një ekonomi dhe shtet ligjor të krahasueshëm me 27 vendet anëtare. Kjo është alkimia e çuditshme me të cilën po përballemi këto kohë në raport me evropianët dhe të cilën Edi Rama duket se kërkon ta kapë në ajër për të shkuar drejt një fitoreje të katërt rresht në zgjedhjet parlamentare.
Opozita, nga ana e saj e përjeton këtë proces në mes të fushatës, ashtu siç e ka përjetuar çdo opozitë shqiptare në kushte identike: si një kërcënim për shanset e saj të fitores në zgjedhje. Berisha e ndjen veten të tërhequr pa dashje në një subjekt i cili po imponohet me insistim nga Rama, duke anashkaluar debatin për korrupsionin dhe keqqeverisjen. Dhe në kushtet kur në media mungon tradicionalisht përballja dhe debati i drejtpërdrejtë i palëve, kjo lojë ping-pongu në distancë përcaktohet nga fuqia e secilës palë për të udhëhequr axhendën elektorale në shtyp dhe rrjetet sociale.
Rama ka kapur saktë në këtë fushatë atë që është lajmi më i rëndësishëm për shqiptarët. Dhe që konsiston në kthimin e procesit të integrimit evropian për dekada të tëra nga retorikë e propogandë gjysëm boshe, në një avancim konkret dhe të prekshëm që ofron më në fund një perspektivë të identifikueshme kohore hyrjeje në Bashkimin Evropian. Cilido politikan e shtetar që do të hynte në këto kushte në një fushatë elektorale, do të vepronte njëlloj si kryeministri shqiptar, aq më tepër që kjo përbën karrotën në një situatë ku shkopi përfaqësohet nga hetimet e shumta për drejtuesit politikë pranë tij.
Përtej fushatës zgjedhore, tema e integrimit po nis të tregojë një anë tjetër të saj: atë të detyrimeve dhe standarteve. Nëse 14 vjet më parë kur u liberalizuan vizat, ne e konceptonim Evropën më shumë si një hapësirë ku mund të shkoje pa mbajtur radhë të rruga e ambasadave, sot po ndeshemi gradualisht me detyrimet që rrjedhin nga afrimi me tregun dhe institucionet evropiane. Fermerët duhet të ofrojnë fruta e perime më cilësore, fasonët dhe prodhuesit e tjerë të industrive ushqimore apo edhe shërbimeve duhet të ngrenë standartin e punës dhe të produkteve finale. Shteti duhet të rishohë ligjet dhe aktet e tjera mbi të cilat funksionon, infrastrukturat, biznesin e vogël dhe të madh, arsimin dhe fushat e tjera të aktivitetit njerëzor të cilat tashmë po fillojnë të përballen me Europën e tabelave dhe rregulloreve.
Nëse e konsiderojmë në këtë prizëm, debati elektoral në lidhje me një pasaportë për momentin të ndërtuar grafikisht në kompjuter, duhet të fillojë të zgjerohet dhe të okupojë të gjithë hapësirën politike në vend. Integrimi po afrohet gradualisht si sfida më e vështirë e shtetndërtimit në historinë tonë të vjetër dhe të re, kurse politikanët e Tiranës shohin vetëm deri në 11 maj dhe sherrosen për një karton me yjet e Evropës mbi të.
Kompleksi i Berishës në lidhje me fushatën e Ramës me pasaportën evropiane nuk ka të bëjë vetëm me garën e majit. Ai ka të bëjë me faktin se ish-kryeministri vijon ta shohë veten jashtë çdo formati bashkëpunimi dhe komunikimi me perëndimorët. Amerika s’po i heq statusin non grata, Britania e Madhe gjithashtu, kurse evropianët mbajnë një komunikim të ngushtë dhe partneritet të plotë me Edi Ramën. Ky është halli real i Berishës në lidhje me BE, të cilin nuk e mbush dot as Doris Spak as disa ambasadorë periferikë në Tiranë të cilët e ftojnë dhe e begenisin. Madje-madje këtë hall nuk e kompensojnë dot as sherifët e Uashingtonit që nuk po duken apo rrufetë mbi Ramën nga Donald Trump që nuk po shfaqen askund në horizont.
Zgjedhjet do të vijnë e do të ikin. Ai që do mbetet është procesi i afrimit me BE, më seriozi e afatgjati për ne si shtet, megjithë efektet thellësisht transformuese që pritet të sjellë. Loja e vogël e zgjedhjeve do duket edhe një herë meskine dhe kalimtare, sepse qysh në krye të herës, në vitin e largët 1991 destinacioni ka qenë Evropa, jo kuajt e kësaj apo asaj gare elektorale. Në këtë pikë Berisha e ka të humbur sherrin me evropianët, ashtu siç e pati dhe e ka ende të humbur me amerikanët dhe britanikët.
-

Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë, por cili është projeksioni elektoral për fituesit e mundshëm.
A do e marrë Edi Rama dhe PS mandatin e katërt, apo PD do rikthehet për herë të tretë në pushtet me kryetarin e saj “non grata” në SHBA-Britani dhe i akuzuar nga SPAK për dosjen e aferës “Partizani”? A do e çajnë dot forcat e reja bipolaritetin politik PD-PS për të sjellë ndryshimin apo do ketë status-quo politike.
Të ftuar në ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv ishin deputeti i PS, Arben Pëllumbi, që kandidon përsëri për PS më 11 maj, kandidati Akil Kraja i PD, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, dhe kreu i lëvizjes ‘Bashkë’, Arlind Qori.
“Të gjitha Kodet Elektorale kanë avantazhe dhe disavantazhe, nuk ka të mirë e të keq. Për shkak të vendimit të Kushtetueses u desh të merrej një vendim në Parlament dhe tani jemi përballë këtij kodi. Objektivi i PS është të marrë mandatin e katërt, pavarësisht se vjen nga tre mandate dhe nuk është edhe aq e lehtë. Askush nuk ka lindur në politikë apo vdes në politikë, vjen një ditë që edhe mund të largohesh. Momenti në të cilin ndodhet Shqipëria është që të japim të gjithë kontributin tonë për fitoren, edhe për shkak të integrimit dhe projektit të BE. Kjo do jetë votë për Shqipërinë drejt integrimit europian, pasi është moment historik. Vota përcakton se cili është i besueshëm, deri tnai PS ka qenë më e besueshme. PD përfaqësohet nga një personazh prej 35 vitesh, që lidhet edhe me histori të shëmtuara. Populli shqiptar nuk ka gabuar asnjëherë me votën e tij. Këtë herë kemi edhe BE-në në krah, pa atë s’e bënim dot”, tha deputeti socialist Pëllumbi.
Ndryshe mendon përfaqësuesi i PD, Akil Kraja.
“Gazmend Bardhi nuk ka qenë pro Sali Berishës, ai ka qenë kundër tij, por ja që tani është pjesë e jona në PD. Realiteti aktual tregon përfshirjen e qeverisë në skandale korrupsioni. Duhet respektuar prezumimi i pafajësisë për të gjithë, edhe për socialistët, po përse nuk u bë për Berishën dhe Salianjin. Pra mungon demokracia dhe barazia”, tha ai.
Përfaqësuesja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanta Jupi mendon se ka nevojë për një rotacion politik pas tre dekadash, duke denoncuar dyshen Rama-Berisha që “natën bëjnë marrëveshje dhe ditën bëjnë sikur zihen”, por i votojnë.
“A do kemi rotacion për hir të rotacionin apo ndryshim thelbësor dhe ndryshim politik, konfigurim të ri në skenën politike shqiptare, me dy persona si Rama-Berisha që natën bëjnë marrëveshje dhe ditën grinden. Ata bashkuan votat për interesin e tyre, duke zgjedhur listat e mbyllura apo çështjen e herësit. Deputeti që duam i PS dhe Primaret e PD ishin thjesht makijazh. Shqiptarët duhet të kenë mundësi zgjedhjeje dhe përfaqësimi në Parlament”, u shpreh ajo.
Kurse kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori mendon se Shqipëria ka ndryshuar dhe shqiptarët besojnë se këtë herë mund të realizohet rënia e sistemit dhe bipolaritetit politik PS-PD.
Ai tha se nëse do zgjidhej deputet në Parlament, nuk do të ishte më kryetar i partisë, por do e kalonte stafetën.
“Shqipëria ka ndryshuar. Nevoja dhe besimi se sistemi duhet thyer i bipolarizmit të PD-PS duhet thyer dhe për herë të parë pas 16 vitesh mund të ndodhë vërtetë, besimi është më i lartë se shumë vite më parë. Nëse do të zgjidhem deputet në zgjedhjet e 11 majit, kryetari i partisë “Bashkë” nuk do të jem unë, por do të jetë Redi Muçi. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, edhe kur kandidova për kryebashkiak të Tiranës dhe i qëndroj. Kryetari duhet të jetë shembulli i marrjes së përgjegjësive jo i përfitimeve, ai që vrapon më shumë se të tjerët dhe jep shembullin. Nëse qytetarët shqiptarë marrin pjesë masivisht në zgjedhje, sistemi politik aktual do të thyehet”, deklaroi Qori. -

U shpall fajtore për vjedhjen e fondeve të BE, Le Pen: Nuk do më eleminoni kaq lehtë
Bota E Hënë, 31 Mars 2025 21:40
Një “vendim politik” i stisur për të “bllokuar qëllimisht” karrierën dhe që në asnjë mënyrë nuk do të thotë fundi i jetës së saj politike. Kështu u mbrojt liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pasi u dënua me pamundësi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, pasi akuzohet për devijimin e fondeve evropiane për partinë e saj, Fronti Kombëtar.
Në një intervistë për TF1, e para e saj që nga vendimi, Le Pen pohoi se “shteti ligjor ka rënë” dhe pa pranuar asnjë faj, njoftoi se do të apelojë që të mund të kandidojë në zgjedhjet e 2027. “Nuk do t’i lë të më eliminojnë lehtë”, deklaroi ajo.Zgjedhjet e ardhshme në Francë do të zhvillohen pa Macron, i cili e mundi Le Pen në dy zgjedhjet e fundit në raundin e dytë. Më shumë se dy vjet nga tani, Le Pen tashmë po del si favoritja në sondazhe, si në raundin e parë ashtu edhe në atë të dytë, ndaj vendimi i sotëm kundër saj është një goditje e fortë që e privon nga “ëndrra” Presidenciale.
Le Pen megjithatë beson te Apeli, pasi çështja është ende e hapur për ankimim. Ajo shprehu në TF1 “besimin në aftësinë e një gjykate Apeli për të analizuar këtë çështje në mënyrë neutrale dhe për të arritur në përfundimin se, në të vërtetë, ne nuk kemi asgjë për t’u qortuar”. -

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Analisti Martin Leka: Rama nuk humb sepse nuk fiton dot Berisha
Analisti Martin Leka tha për ‘Real Story’ se Berisha i ka të humbura zgjedhjet. Për të, vendi ka nevojë për politikanë të rinj dhe jo për Berishën, as për Ramën. Sipas Lekës, Rama luan ‘All in’ sepse ka arritur maksimumin në politikë dhe se nuk ka as çfarë të fitojë, as çfarë të humbas.
“Është batutë, në realitetin ku jemi sot, nëse bën këtë pyetje, më duket shumë utopike sepse ne e dijmë dhe nga sondazhet dhe fryma që është e pamundur që Berisha të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ne kemi shanse shumë të qarta të hyjmë në BE dhe fakti që vjen deklarata nga Marta Kos në një kohë është një medalion përpara zgjedhjeve për vetë Edi Ramën sepse në një situatë të tillë të gjithë janë fitimtar dhe të gjithë kanë kontributin e tyre.
Berisha ka të drejtë kur thotë se nuk e meritojmë integrimin sepse kemi 35 vjet që votojmë Berishën dhe të tjerë si ai edhe vetë Ramën kaq gjatë. Po t’i shtosh atij 35 vjet në politikë dhe pjesën si sekretar bëhen 55 vjet. Ne presim të vijë një politikan si Berisha në politikë. Mendoj që kemi nevojë për politikanë të rinj pa Berishën dhe pa Ramën. Rama luan ‘All in’ s’ka as çfarë të fitojë dhe të humbi sepse ka arritur maksimumin në politikë. Shpresa e vetme është te partitë e vogla që kanë dalë nga PD dhe janë kundër një lidershipi autokrat”, tha Martin Leka.