Deputeti i mazhorancës Xhemal Qefalia, i cili është kandidat në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit debatoi në studio me deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa xhixho për përbërjen e koalicionit dhe programin elektoral.
Të ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, Qefalia hodhi poshtë pretendimet që mazhorancë nuk ka asnjë program për zgjedhjet e 11 majit.
“Kolegia opozitare është në të drejtën e vetë që të paraqesë programin elektoral por doja të shtoja diçka që në këtë “Shqipërinë Madhështore” padyshim që duhet të jetë përfshirë dhe programi i subjekteve politik që drejtohen nga Jenisheri dhe Gjuzi , që janë pjesë e koalicionit opozitar.”-pyeti Qefalia.
Kjo nuk është periferike vijon me tek Qefalia, sepse janë pjesë e një të tërës që është “Shqipëria Madhështore”.
Ne po e ndjekim fushatën u shpreh ai, pavarësisht që Jenisheri i ka të vështirë që të ndjek angazhimet me biçikletë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së PL-së, e cila kandidon në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës, e cila theksoi se nuk ka nevojë për bullizime.
Tag: zgjedhjet
-

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i misionit të OSBE mbërrin në Tiranë, pritet takim me kreun e KQZ Celibashi
Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një taki edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Misioni i vëzhguesve ka një vëmendje të veçantë ndaj zgjedhjeve nisur edhe nga profili i lartë i Zannier.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Në 12 maj në mesditë pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.
Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.
Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Anëtarët e ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që do të drejtohet nga Ambasadori Lamberto Zannier:
Mark Jonathan Stevens (MB), Zëvendës Shefi i Misionit
Júlia Manchin (Hungari), Analist Politik
Rishi Datta (Kanada), Analist Zgjedhor
Smaranda Ileana Săndulescu (Rumani), Analist Ligjor
Elma Sehalic (Gjermani), Analist i Medias
Poline Maria Lemos (Mbretëria e Bashkuar), Koordinator i Vëzhguesve afatgjatë
Lisa Past (Estoni), Analist i Teknologjive të Reja të Votimit
Ruslan Ovezdurdyyev (Turkmenistan), Ekspert për Operacione
Michal Antoni Ostankowicz, Oficer për Prokurime dhe Kontrata në ODIHR
Firuza Garibshoeva, Oficer Financiar në ODIHR
Davor Corluka (Bosnjë dhe Hercegovinë), Ekspert për Sigurinë
Kamila Joanna Kolinska, Asistente e Burimeve Njerëzore në ODIHR
Kakha Inaishvili, Këshilltar për Zgjedhje në ODIHR
-

“Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri?”, Manjani: Po Ambasadën ruse kur do ta informojmë?
“E ç’a pastaj?! Ç’lajm është ky?!
Pastaj ç’punë ka Ambasada britanike që dashka të dijë si po përgatiten zgjedhjet këtu?!
Britania nuk është as OSBE/ODIHR, as Këshilli i Europës e as Bashkimi Europian. Pse u dashka raportuar se si po ecin zgjedhjet këtu?!
Dua të them se Britania nuk ka asnjë mision monitorues në shtetin shqiptar. Ambasada e Britanisë funksionon vetëm mbi bazën e një agreement-i dypalësh për interes reciprok, si të gjitha Ambasadat e tjera të huaja këtu.
S’kemi pyet ndonjëherë ne se si po përgatiten zgjedhjet në Britani!!! Ambasada e shteti jonë as e ka idenë se kush është prokurori i madh i Anglisë apo komandanti i zgjedhjeve atje..
Ambasadat informohen si gjithë të tjerët nga lajmet ose zyrat e marrëdhënieve me publikun, por jo nga drejtuesit e Institucioneve në takim zyrtar dhe me tam-tam mediadik.
Mund t’i informohen madje, sipas kohës, interesit reciprok dhe gatishmërisë edhe nga Ministria jonë e Jashtëme.
Ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një Ambasadë?!
Po Ambasadën ruse kur do e informojnë?!
Kot, po kot fare edhe takimet edhe lajmi mbi to. Madje është turp zyrtar, që tregon se sa pa dinjitet shtetëror jemi”, thotë Manjani. -

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin
Kreu i delegacionit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjatë takimit, u prezantua një pasqyrë e plotë mbi procesin e regjistrimit, votimin nga jashtë dhe masat për garantimin e integritetit zgjedhor. Gjithashtu, u diskutua për bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër krimeve zgjedhore dhe përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.
Në vijim, OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke synuar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. -

‘Amerika vendos për zgjedhjet në Shqipëri’, Burimi: Varet nga Presidenti Trump
Analisti Genc Burimi, në një intervistë televizive, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke kritikuar Kryeministrin Edi Rama, për të cilin u shpreh se ka fituar me “tallava”.
Sipas Burimit, fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri varet shpesh nga faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht nga SHBA, duke nënvizuar se “Amerika vendos në vende ku i lënë akses”.
Ai ka përmendur gjithashtu se Donald Trump mund të ndikojë në politikën shqiptare, duke theksuar se elementi ndërkombëtar mbetet vendimtar për orientimin politik të vendit.
Duke kujtuar zgjedhjet e vitit 1997, Burimi tha se askush nuk priste rikthimin e Sali Berishës në pushtet, por ai arriti sukses përmes një programi të qartë dhe situatës së paqëndrueshme të kohës. Sipas tij, Berisha mbetet i fokusuar te programi, duke lënë të hapur mundësinë për një rikthim të ngjashëm. -

Britanikët kërkojnë informacion për zgjedhjet, Manjani: Ç’punë kanë drejtuesit e Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një ambasadë?!
Pas publikimit të lajmit se përfaqësues të Ambasadës Britanike kanë zhvilluar takime me përfaqësues të organeve të akuzës duke kërkuar shpjegime për hetimin e krimeve zgjedhore, ka reaguar juristi Ylli Majani.
Ai në një postim në faqen e tij në facebook shkruan se, “ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një ambasadë?!”. “Po ambasadën Ruse kur do e informojnë?!”, ironizon Manjani.
Postimi:
E ç’a pastaj?! Ç’lajm është ky?!
Pastaj ç’punë ka Ambasada Britanike që dashka të dijë si po përgatiten zgjedhjet këtu?!
Britania nuk është as OSBE/ODIHR, as Këshilli i Evropës e as Bashkimi Evropian. Pse u dashka raportuar se si po ecin zgjedhjet këtu?!
Dua të them se Britania nuk ka asnjë mision monitorues në shtetin Shqiptar. Ambasada e Britanisë funksionon vetëm mbi bazën e një agreement-i dypalësh për interes reciprok, si të gjitha ambasadat e tjera të huaja këtu.
S’kemi pyet ndonjëherë ne se si po përgatiten zgjedhjet në Britani!!! Ambasada e shteti jonë as e ka idenë se kush është prokurori i madh i Anglisë apo komandanti i zgjedhjeve atje..!
Ambasadat informohen si gjithë të tjerët nga lajmet ose zyrat e marrëdhënieve me publikun, por jo nga drejtuesit e Institucioneve në takim zyrtar dhe me tam-tam mediadik. Mund ti informohen madje, sipas kohës, interesit reciprok dhe gatishmërisë edhe nga Ministria jonë e Jashtme.
Ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një ambasadë?!
Po ambasadën Ruse kur do e informojnë?!
Kot, po kot fare edhe takimet edhe lajmi mbi to. Madje është turp zyrtar, që tregon se sa pa dinjitet shtetëror jemi!
-

Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE. Synojmë 9 mandate në Vlorë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, thotë se PS ka mundësi që të marrë nëntë mandate deputetësh në këtë qark. Sipas tij zgjedhje e 11 majit do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratat Çuçi i bëri gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të PS-së në Rajonin 2 të qytetit të Vlorës.
“Janë të gjitha rrethanat për ta kthyer në një rezultat historik. Kemi rikthimin e Damianit i cili ka drejtuar në mënyrë të shkëlqyer qarkun e Vlorës më shumë se 6 vite dhe ka udhëhequr dy beteja shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. Sot kemi mundësinë historike për të bërë një tjetër rezultat historik për të marrë mandatin e nëntë. Janë zgjedhjet që do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Çuçi.
Të pranishëm në takimin ishin edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Pirro Vengu, Mjaftesa Sulaj dhe Damian Gjiknuri. Qarku Vlorë dërgon në Kuvend 12 mandate deputetësh. Në zgjedhjet e shkuara parlamentare PS fitoi 8 mandate. -

“Synojmë 9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, thotë se PS ka mundësi që të marrë nëntë mandate deputetësh në këtë qark. Sipas tij zgjedhje e 11 majit do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratat Çuçi i bëri gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të PS-së në Rajonin 2 të qytetit të Vlorës.
“Janë të gjitha rrethanat për ta kthyer në një rezultat historik. Kemi rikthimin e Damianit i cili ka drejtuar në mënyrë të shkëlqyer qarkun e Vlorës më shumë se 6 vite dhe ka udhëhequr dy beteja shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. Sot kemi mundësinë historike për të bërë një tjetër rezultat historik për të marrë mandatin e nëntë. Janë zgjedhjet që do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Çuçi.
Të pranishëm në takimin ishin edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Pirro Vengu, Mjaftesa Sulaj dhe Damian Gjiknuri. Qarku Vlorë dërgon në Kuvend 12 mandate deputetësh. Në zgjedhjet e shkuara parlamentare PS fitoi 8 mandate. -

Sot zgjedhjet e pjesshme në dy zona të Floridës, testi i parë i Donald Trump. Çfarë tregojnë sondazhet e fundit
Të hënën në mbrëmje, duke qëndruar përpara disa dhjetëra mbështetësve në një parking të një qendre tregtare në Ocala, Florida, kandidati demokrat për Kongres, Josh Weil, bëri një parashikim.
Mësuesi i matematikës në shkollën publike tha se brenda më pak se 24 orësh, ai do të hynte në histori duke përmbysur një distrikt të sigurt republikan – duke ndihmuar në marrjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.
“Agjenda e tyre për vitin 2025 përfundon këtu,” premtoi ai, duke kritikuar presidentin Donald Trump dhe përpjekjet e Elon Musk për të shkurtonte shërbimet dhe personelin qeveritar.
Vetëm një orë më parë, në një thirrje telefonike me votuesit, Randy Fine, kundërshtari i tij republikan në zgjedhjet e posaçme të së martës, kishte një mesazh të ngjashëm – megjithëse e paraqiti atë si një paralajmërim, jo si një premtim.
“Demokratët janë të zemëruar,” tha ai. “Ata do të bëjnë gjithçka që duhet për të ndalur agjendën e Donald Trump.”
Votuesit në gjysmën lindore të Floridës qendrore, nga Ocala deri në qytetet në veri të Daytona Beach, shkojnë në votime për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Michael Waltz, i cili u zgjodh nga Trump për të qenë këshilltari i tij i sigurisë kombëtare.
Waltz kohët e fundit shkaktoi një bujë mediatike pasi aksidentalisht përfshiu një gazetar të njohur në një bisedë grupi me zyrtarë të lartë mbi sulmet e SHBA-së në Jemen.
Fakti që pozita e Waltz tani mund të jetë në rrezik është vetëm një nga arsyet pse zgjedhjet e së martës për një nga 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve janë kthyer në një çështje me rëndësi kombëtare.
Arsyeja tjetër është se Weil, pavarësisht se kandidon në një distrikt që Trump e fitoi me më shumë se 30 pikë në nëntorin e kaluar, mund të ketë një shans për fitore. Dhe nëse ai fiton, demokratët do të afrohen edhe më shumë drejt shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila është e ndarë ngushtë.
Pavarësisht rezultatit, gara gjithashtu mund të shërbejë si një test për motivimin e votuesve në fillim të mandatit të dytë të Trump – dhe të japë të dhëna mbi peizazhin politik për zgjedhjet e mesmandatit të vitit të ardhshëm.
Kjo është një nga dy zgjedhjet e posaçme në Florida të martën. Tjetra, në rajonin e panhandle të Floridës, do të përcaktojë një zëvendësues për Matt Gaetz, kongresmenin e zëshëm që Trump fillimisht e zgjodhi për të qenë prokuror i përgjithshëm, përpara se ai të tërhiqej mes akuzave për sjellje të pahijshme seksuale dhe shkelje etike. Në atë zonë, një republikan pritet të fitojë me lehtësi.
Por ky nuk është rasti këtu. Weil ka mbledhur rreth 10 milionë dollarë donacione për fushatën e tij, duke e tejkaluar ndjeshëm 1 milionë dollarët që ka mbledhur Fine, një senator i shtetit të Floridës.
Sipas një sondazhi të fundit, Weil është vetëm pak pas Fine. Një sondazh i brendshëm i një firme të respektuar republikane madje raportohet se e tregonte Weil përpara me 3 pikë.
Kjo ka shkaktuar shqetësim mes republikanëve.
“Nuk ka asnjë justifikim për një republikan që të mos e fitojë këtë garë,” tha Randy Ross, një aktivist konservator nga Florida që ka bërë fushatë për Trump në 2016 dhe 2024.
“E vetmja arsye e mundshme për humbje është nëse republikanët nuk janë të motivuar dhe nuk shkojnë të votojnë.”
Ross shtoi se votuesit republikanë duhet të kuptojnë se Fine do të mbështesë agjendën e Trump në Kongres – ndërsa Weil nuk do ta bëjë.
Për këtë arsye, disa nga figurat më të rëndësishme të partisë u përfshinë për ta ndihmuar.
Të enjten e kaluar, Trump iu bashkua kandidatit republikan në dy takime virtuale me votuesit. Të hënën në mbrëmje, kongresmeni i Floridës Byron Donalds dhe komentatori konservator Ben Shapiro mbajtën një aktivitet të tyre.
“Agjenda e Donald Trump është në fije të perit,” tha Shapiro. “Ky është një distrikt që thjesht nuk mund të bjerë në duart e demokratëve.”
Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, aleat i afërt i Trump, mund të jetë duke bërë fushatë në Wisconsin për një garë të Gjykatës Supreme, por komiteti i tij politik ka dhënë më shumë se 75,000 dollarë për të mbështetur Fine në ditët e fundit. Grupet e tjera konservatore gjithashtu kontribuan, duke ndihmuar Fine të ngushtojë hendekun financiar me Weil.Top Channel
-

Ambasada Britanike “merr në dorë” zgjedhjet, pyet Dumanin për hetimet
Ambasada Britanike në Tiranë thirri në selinë diplomatike kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe drejtuesin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi për t’u informuar mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore.
“Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, publikuar në vitin 2025.
Seanca informuese mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve potenciale në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Marrëveshja e re midis institucioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm i radhës në sigurimin e qartësisë së qëllimit për secilin institucion.
Ambasada Britanike përshëndet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta” shkruan ambasada.
