Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, se kanë mbështetjen e organizatës më të madhe politike të Europës. Hispan u shpreh i bindur se PD do fitojë zgjedhjet.
Ai tha se PPE do të sjellë në Shqipëri një delegacion të madh për të mbikëqyrur zgjedhjet.
“Faleminderit zoti Berisha për prezantimin. Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme. Ne do sjellim një delegacion të madh nga Partitë Popullore Europiane, që të mbikëqyrim zgjedhjet, për të mbështetur demokracinë dhe transparencën për popullin shqiptar,” tha Hispan.
Tag: zgjedhjet
-

“Do sjellim një delegacion për zgjedhjet e 11 majit”/ Drejtuesi i PPE-Berishës: Keni mbështetjen tonë
-

Ekrem Imamoglu në burg! Ozgur Ozel i zë vendin, vendoset në krye të partisë opozitare
Ekrem Imamoglu dhe Ozgur Ozel
TURQI-Partia Popullore Republikane (CHP) e Turqisë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme sot, të dielën, në Ankara, nën hijen e arrestimit të kryetarit të Stambollit dhe kandidatit të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Ekrem Imamoglu. Kongresi konfirmoi rizgjedhjen e kandidatit të vetëm Ozgur Ozel në kryesinë e partisë zyrtare opozitare.
Ozgur Ozel mori 1171 vota nga gjithsej 1276 delegatë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë u mbajtën zgjedhjet për të 181 anëtarët e Këshillit të partisë.
“Sot Turqia drejtohet nga një juntë që frikësohet nga zgjedhjet, frikësohet nga kundërshtarët e saj, frikësohet nga populli. Erdoğan nuk është një president që ka mbështetje nga populli. Por ai është kthyer në një udhëheqës junte që shënjestron ata që mund ta sfidojnë,” tha Özel në fjalimin e tij.
Ekrem İmamoglu dërgoi një letër në kongres, ku shprehte se “ata që tentuan grushtin e shtetit kundër jetës demokratike dhe vullnetit të popullit e kanë futur vendin tonë në një krizë të thellë legjitimiteti”. Në sallën e kongresit, një vend bosh mbante emrin e kryetarit të burgosur të Bashkisë Ekrem İmamoglu.
Kujtojmë se Këshilli Bashkiak i Stambollit, i cili drejtohet nga opozita, zgjodhi Nuri Aslan si kryebashkiak të përkohshëm për të drejtuar qytetin.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI -

Fronti i dytë për Zelenskyn: Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje
Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë më 2019.
Tani, ai është i gatshëm të përballet me një sfidë edhe më të madhe zgjedhore: ta testojë në votime presidencën e tij, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.
Mes presionit në rritje nga mbështetësit perëndimorë, autoritetet ukrainase po përgatisin në heshtje terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, votime që do të testojnë forcën e mbështetjes për Zelenskyn dhe nëse ukrainasit, të lodhur nga lufta, dëshirojnë udhëheqje të re.
Zyrtarët kanë mohuar se janë duke punuar në këtë drejtim, duke përmendur argumentet e kamotshme se gjendja e luftës, që është shpallur pak pasi forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 2022, pengon mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ne nuk po përgatitemi të mbajmë zgjedhje sepse zgjedhjet në kohë lufte janë të pamundura që të mbahen sipas Kushtetutës, ligjeve aktuale dhe arsyes së shëndosh, për shkak të sfidave të sigurisë”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës presidenciale.
Por, zyrtarët në fakt kanë nisur të planifikojnë detajet dhe të shqyrtojnë aspekte të ndryshme duke nisur nga printimi i fletëvotimeve, siguria në qendrat e votimit dhe se si miliona refugjatë ukrainas, që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë.
“Unë shoh se në muajt e fundit ka pasur përgatitje të vërteta për zgjedhje”, tha Oleksiy Koshel, kryetar i organizatës joqeveritare, Komiteti i Votuesve të Ukrainës. “Ne shohim shumë shenja të aktivitetit në selinë zgjedhore, reklama që qarkullojnë në heshtje, miliona fletushka të posaçme informative rreth liderëve të partive, të cilat po shpërndahen”.
Fushata “de facto veçse ka nisur”, tha Koshel.
Olena Davlikanova, hulumtuese me bazë në Kiev në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane në Uashington, tha se ka shumë sinjale se partitë politike po përgatiten për votime të reja. Por, ajo tha se zgjedhjet nuk mund të mbahen nëse Rusia nuk pajtohet për një armëpushim.
“Shumë nga ne nuk besojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin do të mbajë fjalën”, tha Davlikanova për REL-in. “Pa një armëpushim, është e pamundur të mbahen zgjedhje në Ukrainë”.
Shërbëtor i Popullit
Fillimisht si pjesë e një trupe të dashur komike, dhe më pas si mësues fiktiv i një shkolle të mesme që katapultohet në presidencë në serinë televizive, Shërbëtori i Popullit, Zelensky kori një fitore të thellë më 2019, duke e mposhtur në zgjedhje presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko.
Ukrainasit u tërhoqën pasi ai ishte një fytyrë e re në skenën politike, ishte një person i mësuar me media, si dhe nga premtimet e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Putinin dhe me Rusinë në përgjithësi. Megjithatë, më pak se tre vjet pas marrjes së postit të presidentit, Putin urdhëroi dërgimin e më shumë se 100.000 trupave në Ukrainë, duke nisur luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ukrainasit vazhduan të mbështesin udhëheqjen e Zelenskyt, edhe pse trupat e Kievit gjatë vitit të kaluar kanë pësuar disfatë pas disfate.
Trupat ruse po avancojnë ngadalë në disa fronte. Një kundërofensivë në vitin 2023 dështoi. Komandantët ushtarakë dhe liderët politikë po grinden për mënyrën se si të përforcojnë procesin e rekrutimit dhe të mbushin radhët. Oficeri kryesor ushtarak i vendit u largua nga detyra, ashtu si edhe ministri i Mbrojtjes.
Presidentët e Ukrainës zgjidhen për një mandat pesëvjeçar; Zelensky duhej të kishte kandiduar për rizgjedhje në vitin 2024. Por, zyrtarët qeveritarë insistojnë se një zgjedhje e re është e pamundur ligjërisht nën gjendjen e jashtëzakonshme të luftës, pa përmendur këtu edhe pengesat logjistike.
Kjo gjë i ka hapur derën kritikave nga jashtë. Putin, i cili ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit ukrainas, e ka akuzuar Zelenskyn se është president jolegjitim, për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve. Javën e kaluar ai sugjeroi se i gjithë shteti duhet të vendoset nën një qeveri të përkohshme, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
“Askujt nuk ia ndien fare se çfarë thotë Putini sepse ligjet ukrainase janë shumë të qarta: i gjithë pushteti është legjitim derisa të hiqet gjendja e luftës dhe zgjedhjet të mund të organizohen normalisht”, tha Davlikanova. “Prandaj, Putini mund të shkojë, e dini ju se ku”.
“Putini ia ka ofruar mbikëqyrjen OKB-së mbi Ukrainën”, tha ajo. “Ne po themi se ia ofrojmë OKB-së mbikëqyrjen mbi Moskën, sepse ata nuk kanë pasur zgjedhje të lira e fer që nga viti 1996”.
Por, ka pasur kritika edhe nga Shtetet e Bashkuara, furnizuesi më i madh me armë për ushtrinë ukrainase.
Pak para përplasjes publike në Zyrën Ovale në shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, – i cili ka një raport të tensionuar me Zelenskyn që nga mandati i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë – e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”.
Kritikat nga jashtë e kanë forcuar pozicionin e Zelenskyt në mesin e ukrainasve. Një sondazh i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji tregoi se besimi ndaj Zelenskyt është dyfishuar në javët e fundit. Pak pas takimit në Zyrën Ovale, Parlamenti ukrainas miratoi një rezolutë në mbështetje të Zelenskyt dhe ajo thoshte se zgjedhjet e reja do të mbahen vetëm pasi të jetë në fuqi “një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme”.
Për mbështetësit e Zelenskyt, kjo do të shtynte që të merrej vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përjashtohen nga gara çdo kundërshtarë: para së gjithash, Valery Zaluzhniy, ish-komandanti i ushtrisë, i cili tani është ambasador i Kievit në Londër.
Zaluzhniy u largua nga udhëheqja e ushtrisë nga Zelensky, pasi ai hapur vuri në pikëpyetje vendimet e qeverisë përmes një shkrimi nëntorin e vitit 2023.
Që kur nisi punën në Londër, Zaluzhniy nuk ka thënë asgjë publikisht sa i përket një ballafaqimi me Zelenskyn në zgjedhje. Megjithatë, ai vazhdimisht ka dalë në krye ose afër vendit të parë në sondazhet e opinionit publik.
Figura të tjera të shquar publike po ashtu kanë thënë se po e shqyrtojnë mundësinë që ta sfidojnë Zelenskyn, nëse shkohet përpara me mbajtjen e zgjedhjeve. Në Shkurt, Porosheko, biznesmeni që Zelensky e mposhti në zgjedhje, tërhoqi vëmendjen kur udhëtoi në SHBA për t’u takuar me zyrtarët e administratës amerikane.
Duke folur në një konferencë, Poroshenko tha se Zelensky do të duhej të kishte punuar në një koalicion kombëtar. “Në vend të kësaj, ne kemi një përgatitje të çuditshme për zgjedhje”, tha ai.
“Sipas informacioneve që kam, vendimi është marrë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të ndalen armiqësitë”, tha për REL-in, Oleksiy Honcharenko, ligjvënës opozitar.
Pengesat logjistike
Nëse do të respektohej një marrëveshje armëpushimi, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, ligji zgjedhor kërkon të paktën 60 ditë që kandidatët të bëjnë fushatë. Nëse fushata do të niste më 20 Prill, siç i ka propozuar Trumpit presidenti i Finlandës, kjo do të nënkuptonte se zgjedhjet mund të mbaheshin në fillim të korrikut.
Por, detajet logjistike për organizimin e zgjedhjeve janë masive. Miliona ukrainas janë refugjatë në shtete të huaja dhe mundësimi për votimin e tyre paraqet një sfidë të madhe. Sfidë po ashtu është mundësia që ushtarët në frontet e luftës të mund të hedhin votën e tyre.
“Tani, duket se ekziston një konsensus në shoqëri dhe midis politikanëve se është i nevojshëm një afat më i gjatë për t’u përgatitur për zgjedhjet pas përfundimit të gjendjes së luftës sesa ai që përcakton ligji”, tha Oleh Didenko, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Ukrainska Pravda.
Teksa ukrainasit i kanë mirëpritur armët amerikane, votuesit janë të kujdesshëm për sa i përket qëndrueshmërisë së mbështetjes së SHBA-së në të ardhmen, tha Davlikanova.
“Çfarëdo që të jenë duke bërë amerikanët, me këdo që të jenë duke folur, populli ukrainas e kupton”, tha ajo.
“Prandaj e kuptojmë se do të mbështetemi te vetja jonë”, shtoi ajo./REL -

Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje
Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë më 2019.Tani, ai është i gatshëm të përballet me një sfidë edhe më të madhe zgjedhore: ta testojë në votime presidencën e tij, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.
Mes presionit në rritje nga mbështetësit perëndimorë, autoritetet ukrainase po përgatisin në heshtje terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, votime që do të testojnë forcën e mbështetjes për Zelenskyn dhe nëse ukrainasit, të lodhur nga lufta, dëshirojnë udhëheqje të re.“Ne nuk po përgatitemi të mbajmë zgjedhje sepse zgjedhjet në kohë lufte janë të pamundura që të mbahen sipas Kushtetutës, ligjeve aktuale dhe arsyes së shëndosh, për shkak të sfidave të sigurisë”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës presidenciale.
Por, zyrtarët në fakt kanë nisur të planifikojnë detajet dhe të shqyrtojnë aspekte të ndryshme duke nisur nga printimi i fletëvotimeve, siguria në qendrat e votimit dhe se si miliona refugjatë ukrainas, që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë.
“Unë shoh se në muajt e fundit ka pasur përgatitje të vërteta për zgjedhje”, tha Oleksiy Koshel, kryetar i organizatës joqeveritare, Komiteti i Votuesve të Ukrainës. “Ne shohim shumë shenja të aktivitetit në selinë zgjedhore, reklama që qarkullojnë në heshtje, miliona fletushka të posaçme informative rreth liderëve të partive, të cilat po shpërndahen”.
Fushata “de facto veçse ka nisur”, tha Koshel.
Olena Davlikanova, hulumtuese me bazë në Kiev në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane në Uashington, tha se ka shumë sinjale se partitë politike po përgatiten për votime të reja. Por, ajo tha se zgjedhjet nuk mund të mbahen nëse Rusia nuk pajtohet për një armëpushim.
“Shumë nga ne nuk besojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin do të mbajë fjalën”, tha Davlikanova për REL-in. “Pa një armëpushim, është e pamundur të mbahen zgjedhje në Ukrainë”.
Shërbëtor i Popullit
Fillimisht si pjesë e një trupe të dashur komike, dhe më pas si mësues fiktiv i një shkolle të mesme që katapultohet në presidencë në serinë televizive, Shërbëtori i Popullit, Zelensky kori një fitore të thellë më 2019, duke e mposhtur në zgjedhje presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko.
Ukrainasit u tërhoqën pasi ai ishte një fytyrë e re në skenën politike, ishte një person i mësuar me media, si dhe nga premtimet e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Putinin dhe me Rusinë në përgjithësi. Megjithatë, më pak se tre vjet pas marrjes së postit të presidentit, Putin urdhëroi dërgimin e më shumë se 100.000 trupave në Ukrainë, duke nisur luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ukrainasit vazhduan të mbështesin udhëheqjen e Zelenskyt, edhe pse trupat e Kievit gjatë vitit të kaluar kanë pësuar disfatë pas disfate.
Trupat ruse po avancojnë ngadalë në disa fronte. Një kundërofensivë në vitin 2023 dështoi. Komandantët ushtarakë dhe liderët politikë po grinden për mënyrën se si të përforcojnë procesin e rekrutimit dhe të mbushin radhët. Oficeri kryesor ushtarak i vendit u largua nga detyra, ashtu si edhe ministri i Mbrojtjes.
Presidentët e Ukrainës zgjidhen për një mandat pesëvjeçar; Zelensky duhej të kishte kandiduar për rizgjedhje në vitin 2024. Por, zyrtarët qeveritarë insistojnë se një zgjedhje e re është e pamundur ligjërisht nën gjendjen e jashtëzakonshme të luftës, pa përmendur këtu edhe pengesat logjistike.
Kjo gjë i ka hapur derën kritikave nga jashtë. Putin, i cili ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit ukrainas, e ka akuzuar Zelenskyn se është president jolegjitim, për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve. Javën e kaluar ai sugjeroi se i gjithë shteti duhet të vendoset nën një qeveri të përkohshme, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
“Askujt nuk ia ndien fare se çfarë thotë Putini sepse ligjet ukrainase janë shumë të qarta: i gjithë pushteti është legjitim derisa të hiqet gjendja e luftës dhe zgjedhjet të mund të organizohen normalisht”, tha Davlikanova. “Prandaj, Putini mund të shkojë, e dini ju se ku”.
“Putini ia ka ofruar mbikëqyrjen OKB-së mbi Ukrainën”, tha ajo. “Ne po themi se ia ofrojmë OKB-së mbikëqyrjen mbi Moskën, sepse ata nuk kanë pasur zgjedhje të lira e fer që nga viti 1996”.
Por, ka pasur kritika edhe nga Shtetet e Bashkuara, furnizuesi më i madh me armë për ushtrinë ukrainase.
Pak para përplasjes publike në Zyrën Ovale në shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, – i cili ka një raport të tensionuar me Zelenskyn që nga mandati i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë – e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”.
Kritikat nga jashtë e kanë forcuar pozicionin e Zelenskyt në mesin e ukrainasve. Një sondazh i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji tregoi se besimi ndaj Zelenskyt është dyfishuar në javët e fundit. Pak pas takimit në Zyrën Ovale, Parlamenti ukrainas miratoi një rezolutë në mbështetje të Zelenskyt dhe ajo thoshte se zgjedhjet e reja do të mbahen vetëm pasi të jetë në fuqi “një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme”.
Për mbështetësit e Zelenskyt, kjo do të shtynte që të merrej vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përjashtohen nga gara çdo kundërshtarë: para së gjithash, Valery Zaluzhniy, ish-komandanti i ushtrisë, i cili tani është ambasador i Kievit në Londër.
Zaluzhniy u largua nga udhëheqja e ushtrisë nga Zelensky, pasi ai hapur vuri në pikëpyetje vendimet e qeverisë përmes një shkrimi nëntorin e vitit 2023.
Që kur nisi punën në Londër, Zaluzhniy nuk ka thënë asgjë publikisht sa i përket një ballafaqimi me Zelenskyn në zgjedhje. Megjithatë, ai vazhdimisht ka dalë në krye ose afër vendit të parë në sondazhet e opinionit publik.
Figura të tjera të shquar publike po ashtu kanë thënë se po e shqyrtojnë mundësinë që ta sfidojnë Zelenskyn, nëse shkohet përpara me mbajtjen e zgjedhjeve. Në shkurt, Porosheko, biznesmeni që Zelensky e mposhti në zgjedhje, tërhoqi vëmendjen kur udhëtoi në SHBA për t’u takuar me zyrtarët e administratës amerikane.
Duke folur në një konferencë, Poroshenko tha se Zelensky do të duhej të kishte punuar në një koalicion kombëtar. “Në vend të kësaj, ne kemi një përgatitje të çuditshme për zgjedhje”, tha ai.
“Sipas informacioneve që kam, vendimi është marrë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të ndalen armiqësitë”, tha për REL-in, Oleksiy Honcharenko, ligjvënës opozitar.
Pengesat logjistike
Nëse do të respektohej një marrëveshje armëpushimi, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, ligji zgjedhor kërkon të paktën 60 ditë që kandidatët të bëjnë fushatë. Nëse fushata do të niste më 20 prill, siç i ka propozuar Trumpit presidenti i Finlandës, kjo do të nënkuptonte se zgjedhjet mund të mbaheshin në fillim të korrikut.
Por, detajet logjistike për organizimin e zgjedhjeve janë masive. Miliona ukrainas janë refugjatë në shtete të huaja dhe mundësimi për votimin e tyre paraqet një sfidë të madhe. Sfidë po ashtu është mundësia që ushtarët në frontet e luftës të mund të hedhin votën e tyre.
“Tani, duket se ekziston një konsensus në shoqëri dhe midis politikanëve se është i nevojshëm një afat më i gjatë për t’u përgatitur për zgjedhjet pas përfundimit të gjendjes së luftës sesa ai që përcakton ligji”, tha Oleh Didenko, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Ukrainska Pravda.
Teksa ukrainasit i kanë mirëpritur armët amerikane, votuesit janë të kujdesshëm për sa i përket qëndrueshmërisë së mbështetjes së SHBA-së në të ardhmen, tha Davlikanova.
“Çfarëdo që të jenë duke bërë amerikanët, me këdo që të jenë duke folur, populli ukrainas e kupton”, tha ajo.
“Prandaj e kuptojmë se do të mbështetemi te vetja jonë”, shtoi ajo./REL -

Zgjedhjet e 11 majit, qeveria miraton fondin shtesë: 150 milionë lekë për të mbështetur partitë politike
Me qëllim mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtese prej 150 milionë lekë. Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Vendim për një shtesë fondi në programin “mbështetje për partitë politike”, për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. -

Zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi shtesë prej 150 milionë lekë për të mbështetur partitë politike
Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë euro për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Një shtesë fondi në programin “mbështetje për partitë politike”, për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025:
Një shtesë fondi në programin “mbështetje për partitë politike”, për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:1. Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.2. Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.Top Channel
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Ministrave miraton fondin mbështetës për partitë politike
Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë euro për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Njoftimi i plotë:“NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.” -

Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Ministrave miraton 150 mln lekë shtesë për të mbështetur partitë politike
Kryeministria
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë euro për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
VENDIMI I VKM:
NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar rreth 1.3 milionë euro janë shpërndarë për partitë politike që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. K Nga të gjitha partitë, më shumë para ka përfituar Partia Socialiste, e cila ka arkëtuar 65 milionë lekë si forca më e madhe në vend. Ndërsa rivalja e socialistëve, Partia Demokratike përfiton rreth 44 milionë lekë të reja. Shumë më pak fonde kanë mbetur për “partitë e vogla”./ZËRI
-

Pas dënimit rritet mbështetja për Le Pen, sondazhet tregojnë se 49% e francezëve duan që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme
Pothuajse një në dy francezë, 49% duan që Marine Le Pen të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sipas një sondazhi të Ifop-Fiducial për Sud Radio të kryer pas dënimit të saj në një rast që përfshin asistentët e eurodeputetëve.
Brenda një muaji, përqindja e francezëve që duan të kandidojë Le Pen është rritur me 7%. Në të njëjtën kohë, 51% e të anketuarve nuk duan që kreu i partisë Rally National (RN) të jetë në gjendje të kandidojë për Elysee, një përqindje që është ulur me shtatë pikë krahasuar me një sondazh të mëparshëm të kryer në fund të shkurtit.
Megjithatë, sipas të njëjtit sondazh, vetëm 37% e francezëve besojnë se Marine Le Pen do të jetë në gjendje të kandidojë, një përqindje që ka rënë me 37 pikë brenda një muaji. Vetëm ata që thonë se mbështesin RN (69%) besojnë se kandidati i partisë së tyre do të jetë në gjendje të kandidojë.
Sondazhi u krye në internet më 1 dhe 2 prill mes një kampioni përfaqësues prej 1000 personash të moshës 18 vjeç e lart. Marzhi i gabimit është 2.8 deri në 3.1 pikë.Top Channel
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Europës mision në Shqipëri, takim me trupat e KQZ, KAS dhe Komisionin Rregullator
Një mision parazgjedhor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) po zhvillon një vizitë në Shqipëri, në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sot, delegacioni i PACE zhvilloi një takim të përbashkët me të tre trupat e KQZ-së: Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionin Rregullator.
Sipas kryekomisionerit Celibashi, gjatë takimit, u prezantua tabloja e përgatitjeve të procesit zgjedhor, ecuria e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor brenda vendit, masat për informimin dhe edukimin e zgjedhësve, me fokus te pakicat kombëtare, gratë, votuesit për herë të parë dhe grupet e margjinalizuara.
Nga ana e tij, delegacioni shprehu interes për koordinimin mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, masat për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, planet e KQZ për shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit për votuesit nga jashtë, procesin e votimit elektronik, duke evidentuar mungesën e zgjerimit të tij dhe vullnetin politik për këtë çështje dhe komunikimin publik mbi aspektet teknike të procesit zgjedhor, veçanërisht plotësimin e saktë të fletës së votimit.