Pedagogia Arsida Gjyli komentoi për procesin zgjedhor të mbajtur në pesë bashkitë e vendit. Gjyli tha se procesi ishte i qetë dhe demokratik, si dhe konkurenca mes kandidatëve ishte e lirë.
Gjyli shtoi më tej se në këtë proces dy pika ishin kulminante, numërimi përmes Inteligjencës Artificiale në Tepelenë, si dhe kandidatura në Mat e një gruaje nga rradhët e PS e cila zgjodhi të ishte kandidate e pavarur.
“Sot nuk është një ditë zgjedhjesh. Zgjedhjet në Tiranë kanë afektuar edhe rezultatin, me një pjesëmarrje më të ulët, krahasuar edhe me ato të 11 majit.
Ngrihet pikëpyetja a është opozita një alternativë që nuk arriti dot të dilte me kandidatët e vetë. A ka qenë një luftë mes opozitës dhe shoqërisë civile. Kanë ardhur si individë që kanë dalë si rrjedhojë e një ngërçi. Kemi të bëjmë me një situatë që çfarë i ka penguar qytetarët, moti i keq? Ajo që është pozitive është atmosfera e qetë, ka pasur një demokraci dhe konkurencë të lirë mes kandidatëve.
Në këto 9 ditë kemi pasur një atmosferë të qetë. Dy pika: numërimi në Tepelenë me A.I. do të ndiqet me interes dhe është risi. Është risi, por rezultati që merret në konsideratë është ai i numëruesit fizik. E dyta është që në Mat një grua merr iniciativën që të dalë candidate e pavarur nga PS, kemi dy kandidatë në Vlorë që janë nga radhët e PD por PD ka zgjedhur të mbështes Dionis Sotën. Duket një lloj revolte nga kandidati tjetër që ka pasur pretendime.”
Tag: zgjedhjesh
-

“Sot nuk është një ditë zgjedhjesh”/ Procesi i votimit, pedagogia: A është opozita një alternativë që nuk arriti…
-

Joan Laporta bën premtimin e bujshëm për zgjedhje, do sjellë një nga 3 sulmuesit më të mirë në botë
27 Korrik 2025
18:10
Telesport
Viti i ardhshëm është vit zgjedhjesh te Barcelona, për presidentin e ri. Presidenti aktual, Joan Laporta, do të kandidojë sërish dhe deri tani ende nuk dihet kë do të ketë kundërshtarin kryesor.
“El Nacional” raporton se Joan Laporta, në rast rizgjedhje si president i Barcelonës, do të premtojë një transferim të bujshëm për verën e vitit 2026. Sipas raportimit në fjalë, Laporta do të tentojë të transferojë verën e ardhshme Erling Haaland. Edhe pse duket një operacion i pamundur, Laporta ka shpresa se mund ta bëjë realitet.
Sipas “El Nacional”, vështirësitë financiare të klubit do ta detyronin atë të aktivizonte formula të reja financiare. Megjithatë, ka optimizëm brenda bordit. Laporta e di se bindja e Haaland dhe sjellja e tij te Barça do të ishte një goditje mjeshtërore për të zgjatur mandatin e tij dhe për ta rikthyer Barcelonën në ballë të Evropës.
Norvegjezi shihet si pasuesi ideal i Robert Lewandowski, i cili do të largohet verën e ardhshme. Megjithatë, nuk dihet nëse synimi i Laportës për të transferuar Haaland është thjesht një premtim zgjedhjesh apo ka diçka të vërtetë. -

KAS rrëzon PD-në, s’ka përsëritje zgjedhjesh! Miratohen rezultatet e nxjerra nga KQZ për Tiranën, Elbasanin, Fierin dhe Durrësin
Ilirian Rusmajli mbërriti i pari nga anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të dhënë vendimin pas rinumërimit të pjesshëm të kutive të votimit për Elbasanin, Tiranën, Durrësin dhe Fierin.
Megjithëse rinumërimi është një kapitull i mbyllur dhe nga panorama e mandateve të prodhuara më 11 Maj u shkaktua vetëm 1 ndryshim mandati brenda PS në qarkun Fier, PD ngulmon për pavlefshmëri absolute në këto 4 qarqe.
Marash Logu përfaqësues i PD në KQZ renditi fillimisht 27 qendra votimi me probleme në qarkun e Elbasanit dhe më pas për tre qarqet e tjera në mbështetje të pretendimit për ribërje zgjedhjesh.
KAS më pas rrëzoi pretendimet e PD duke miratuar rezultatet e nxjerra nga KQZ për Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. PD pritet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
Kandidati demokrat Aulon Kalaja zhvilloi një tjetër protestë kësaj here përpara KQZ, me kërkesën për numërimin e të gjitha kutive në këtë qark dhe jo të pjesshëm siç ndodhi.
Pas një sër pyetjesh nga gazetarët Aulon Kalaja, pranoi se përpjekja e tij për transparencë të votës preferenciale, u minua nga brenda forcës së tij politike, paçka se procesi rinumërimit u mbështet nga Sali Berisha.
Megjithatë beteja e Aulon Kalasë nuk ndalet këtu. Me aq parregullsi sa u gjetën nga rinumërimi i pjesshëm i Durrësit ai do t’i drejtohet me një kallëzim SPAK për numëruesit tjetërsues të votës në favor të një kandidati tjetër të PD-s.Top Channel
-

PD kërkon përsëritje zgjedhjesh në disa qarqe të vendit, krijohen tensione me socialistët, ja çfarë vendosi KAS
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) u mblodh sot për të shqyrtuar ankimimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj të koalicionit ADSHM për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Lezhës. Edhe pse PD ka fituar 4 me 3 mandate ndaj PS-së në këtë qark, ajo ka ndjekur të njëjtën linjë ankimimi si në qarqet Kukës, Berat, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër.
Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Marash Logu, kërkoi pavlefshmërinë e rezultatit të certifikuar nga KQZ dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë, duke renditur një sërë shkeljesh të pretenduara, si:Përfshirje e policisë në fushatë zgjedhore dhe ndjekje penale ndaj kandidatit të PD, Gjin Gjoni.
Ndërhyrje të kryebashkiakut Pjerin Ndreu në fushatë përmes përdorimit të administratës dhe fondeve publike.
Legalizime selektive, asfalt elektoral dhe shpërndarje e bonuseve për pensionistët.
Shpërndarje licencash për kultivim kanabisi në këmbim të votave.
Votimi i diasporës i orientuar dhe i manipuluar.Logu dorëzoi kërkesën për përjashtimin e anëtarit të KAS, Ilirjan Rusmali, duke pretenduar konflikt interesi për shkak të lidhjeve të tij me Presidencën. Në sallë pati tension, pasi Logu refuzoi disa prej pyetjeve të Rusmalit, duke deklaruar se subjekti nuk kishte interes që ai të përfshihej në këtë çështje.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e KQZ, Pavlina Doçaj, e hodhi poshtë ankimimin si të pabazuar në fakte dhe deklaroi se:
“Nuk ka pasur asnjë kontestim të rezultatit gjatë miratimit të tabelave të rezultateve dhe gjithashtu nuk pati as parregullsi në votim dhe numërim.”
Edhe përfaqësuesja e PS, Elena Xhina, theksoi mungesën e provave serioze nga ana e opozitës, duke i quajtur akuzat të pabazuara dhe të papranueshme për të kërkuar përsëritje zgjedhjesh.
Ndërkohë, shqyrtimi për ankimimin në qarkun e Kukësit është shtyrë sërish për më 4 qershor, përtej afatit të parashikuar, me pritshmëri për prova shtesë nga DHL për votat e ardhura nga shtete të tjera përveç Greqisë. -

“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së
Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në parti familjare, e cila punon për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.
Ai theksoi se Sali Berisha është kthyer në humbës serial zgjedhjesh dhe në këto kushte ai duhet të japë dorëheqjen.
“PD është pronë familjare e Berishës. Mburoja e fundit është që të mbulojë PD si mburojë personale dhe familjen e tij. Berisha e ka në natyrën e tij manipulimin dhe intrigën.
Ai nuk ka turp t’i thotë vetes misionar. Ata që i shkojnë nga pas shkojnë për interes dhe jo për parime. Berisha vazhdon të gënjejë vetveten dhe ato që i shkojnë nga pas.
Ai është humbës i disa zgjedhjesh dhe pasi i ka humbur ato nuk ka moral të jetë në krye të PD dhe opozitës shqiptare. Sa herë nuk i ka fituar zgjedhjet i ka quajtur të vjedhura, ndërsa kur ka fituar i ka quajtur demokratike”, tha ai.
Sipas tij, më 11 maj u dëshmua fakti se Partia Demokratike ka pësuar një tkurrje të frikshme në elektorat dhe votat e saj kanë shkuar te partitë e reja. Sipas tij, faji kryesor për këtë panoramë të zymtë të PD është e një personi të vetëm: Sali Berishës!
“Retorikën e Berishës nuk e beson më askush. I ka mbetur njolla e zezë personale me këto histori të shpikura. Humbës serial që prej 2013.
Përçarja e PD dallohet tek fakti që PS ka një rritje të vogël, ndërkohë PD e Sali Berishës ka humbur 13-14% dhe kjo ka shkuar te partitë e vogla, partitë e vogla kane marrë elektoratin e Sali Berishës dhe ai vijon me këto histori qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen”, tha ai. -

“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të largohet, të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së
Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në parti familjare, e cila punon për të mbrojtur interesat e Sali Berishës. Ai theksoi se Sali Berisha është kthyer në humbës serial zgjedhjesh dhe në këto kushte ai duhet të japë dorëheqjen.
“PD është pronë familjare e Berishës. Mburoja e fundit është që të mbulojë PD si mburojë personale dhe familjen e tij. Berisha e ka në natyrën e tij manipulimin dhe intrigën.
Ai nuk ka turp t’i thotë vetes misionar. Ata që i shkojnë nga pas shkojnë për interes dhe jo për parime. Berisha vazhdon të gënjejë vetveten dhe ato që i shkojnë nga pas. Ai është humbës i disa zgjedhjesh dhe pasi i ka humbur ato nuk ka moral të jetë në krye të PD dhe opozitës shqiptare. Sa herë nuk i ka fituar zgjedhjet i ka quajtur të vjedhura, ndërsa kur ka fituar i ka quajtur demokratike”, tha ai.
Sipas tij, më 11 maj u dëshmua fakti se Partia Demokratike ka pësuar një tkurrje të frikshme në elektorat dhe votat e saj kanë shkuar te partitë e reja. Sipas tij, faji kryesor për këtë panoramë të zymtë të PD është e një personi të vetëm: Sali Berishës!
“Retorikën e Berishës nuk e beson më askush. I ka mbetur njolla e zezë personale me këto histori të shpikura. Humbës serial që prej 2013.
Përçarja e PD dallohet tek fakti që PS ka një rritje të vogël, ndërkohë PD e Sali Berishës ka humbur 13-14% dhe kjo ka shkuar te partitë e vogla, partitë e vogla kane marrë elektoratin e Sali Berishës dhe ai vijon me këto histori qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen”, tha ai -

“Kriminel dhe hajdut zgjedhjesh!”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ramës: Vendin e ka në burg
Gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzoi Ramën se ka dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Berisha sulmoi gjithashtu mënyrën si Rama priti liderët e Bashkimit Europian në Tiranë, duke deklaruar se ai është “hajdut zgjedhjesh”.
“Edi Rama dëshmoi se është një kriminel, një monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë. Rama nuk ka të ardhme, do përfundojë aty ku kanë përfunduar armiqtë e votës së lirë. Rama i priti liderët e BE-së si hajdut, si Toto Rino, i aftë për të shkelmuar çdo parim, për të qëndruar në pushtet, vetëm se e di që vendin e ka në burg dhe e di se atje do shkojë”, tha Berisha.
