Tag: zgjedh

  • Edhe diaspora zgjedh PS-në, hapen mbi 3500 zarfe, si ndahen votat

    Edhe diaspora zgjedh PS-në, hapen mbi 3500 zarfe, si ndahen votat

    PS kryeson edhe në votat diasporës.
    Sipas KQZ nga 3591 zarfe të hapura, PS numëron 1954 vota, PD 1054.
    Në vend të tretë renditet Koalicioni Shqipëria Bëhet me 313 vota, ndërsa ndiqet nga Partia Mundësia me 85 vota.

    Më pas vjen Lëvizja Bashkë me 68 vota dhe PSD me 36 vota.

  • Brazili zgjedh trajnerin e ri…

    Brazili zgjedh trajnerin e ri…

    Në Brazil janë të sigurt. Federata Braziliane e Futbollit, ende pa trajner që nga shkarkimi i Dorival Zhunior, nuk po mendon vetëm për Ançelotin dhe Horge Zhezus.

    Në fakt, ata do të mirëprisnin edhe një emër tjetër, përkatësisht Abel Ferreiran, trajnerin aktual të Palmerias i konsideruar si një kandidat ideal vendas, në rast se dy opsionet e para dështojnë.

    Portugezi është një idhull në Sao Paulo falë punës së shkëlqyer të bërë te Palmeiras dhe gëzon miratimin e një pjese të madhe të tifozëve. Zgjedha e Zhesus së fundi duket më pranë pasi luzitani sot ka mbyllur me klubin arab të Al Hilal.

    Vazhdo leximin

  • Rama: Kush zgjedh të parën Shqipërinë, voton 5!

    Rama: Kush zgjedh të parën Shqipërinë, voton 5!

    “Me  gratë  vajzat në Roskovec. Për zgjedhjen e qartë dhe historike të 11 majit:
    Mes interesit të një populli të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm; mes të mirës së një vendi të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme;

    mes Shqipërisë me BE-në zonjë në Europë dhe Shqipërisë me Bufin e Kënetës prapë në gropë… Kush zgjedh të parën Shqipërinë, voton 5!”- shkruan Edi Rama këtë pasdite.

  • ‘Unë zgjedh të rris fëmijët e mi këtu’/ Qytetarja: Demokratët kultivojnë atdhedashurinë dhe identitetin tonë

    ‘Unë zgjedh të rris fëmijët e mi këtu’/ Qytetarja: Demokratët kultivojnë atdhedashurinë dhe identitetin tonë

    Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Sarandë ku prezantoi kandidatët e PDASHM, mori fjalën edhe qytetarja Eranda Budo.
    Budo u shpreh se pavarësisht problemeve që ka Shqipëria unë zgjedh të rris fëmijët e mi këtu dhe demokratët po kultivojnë atdhedashurinë, traditat dhe identietin tonë.

    Eranda Budo:

    “Unë jam nënë e dy fëmijëve e shkolluar për administrim biznes dhe e pa punë. Pavarsisht të gjithë problemeve që ka sot Shqipëria un kam zgjedhur të rris fëmijët e mi këtu. E dua vendin tim dhe do të luftoj që ky vend të bëhet. Saranda është perla e jugut dhe një nga bukuritë natyrore, nga traditat, vlerat dhe pasuritë kulturore. Fëmijët e mi dua të rriten me shkollim cilësor, me shëndetësi cilësore, me traditat tona që na i ka zili bota dhe jo duke dëgjuar tallava me ofendime kënduar nga anti model. Familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, siç bëjmë ne demokratët dhe kultivojmë atdhedashurinë, traditën dhe identitetin tonë.”

  • Rama në Gjirokastër: Je autik nëse zgjedh kënetën!

    Rama në Gjirokastër: Je autik nëse zgjedh kënetën!

    Kryeministri Edi Rama i është hakërryer mbështetësve të Sali Berishës, duke i cilësuar ata si “gjysmakë” dhe duke përdorur gjuhë fyese.
    Gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër, kreu i qeverisë u shpreh se ata që mbështesin Berishën dhe “zgjedhin kënetën në vend të rrugës drejt Bashkimit Europian” janë, sipas tij, autikë në aspektin politik.
    “Burrat që shkojnë pas Saliut, në kënetë, janë gjysmakë. Kush zgjedh kënetën në vend të BE-së është autik politik. Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.

  • Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me partitë politike, tha se ky takim ishte në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që mbahet më 15 prill.
    Glauk Konjufca, ka deklaruar se skenarët për formimin e Qeverisë së re, janë ose krijimi i një qeverie të shkurtër ose krijimi i një qeverie që është afatgjatë që e zgjedh edhe presidentin.
    ‘‘Mendoj që një qeveri e ardhshme kur krijohet janë dy skenarë i kemi krejt: Ose është skenari i një qeverie të shkurtë që qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit; Ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie e cila është e aftë të zgjedh edhe presidentin. Cilën skenar e përqafon LVV, nuk mund tua them këtë.
    Sa i përket kësaj detajeve se qysh i shohim koalicionet e këto, duhet të vini në LVV dhe japim aty intervistat tona. Janë vetëm dy mundësi, ose do të krijohet një qeveri e shkurtë ose një qeveri afatgjate që mundet me zgjedh edhe presidentin’’, tha ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Silvana zgjedh kryefermerin e ri pas largimit nga Ferma Vip 2, Andueli fillon të qajë

    Silvana zgjedh kryefermerin e ri pas largimit nga Ferma Vip 2, Andueli fillon të qajë

    Pas votimit të publikut rezultoi se Silvana është fermerja që duhet të lërë garën dhe të ndërpresë këtu rrugëtimin e saj në Ferma Vip 2, i cili faktikisht ka zgjatur vetëm 7 ditë.
    “Formula është që edhe e eliminuara ka një asë nën mëng, duhet të tregosh emrin e kryefermerit të ri”, tha Luana
    Pas leximit të urdhërit të ri të Agait, Silvana ka zgjedhur që pas ikjes së saj kryefermeri i ri të jetë Andueli, i cili duket se është emocionuar shumë dhe është përplotur

  • Eduard Zaloshnja: Sa vota të pavlefshme mund të dalin me 11 maj?

    Eduard Zaloshnja: Sa vota të pavlefshme mund të dalin me 11 maj?

    Nga Eduard Zaloshnja-
    Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, vetëm 32 mijë vota (1.9%) dolën të pavlefshme, sepse fleta e votimit ishte e thjeshtë. Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, plot 83 mijë vota rezultuan të pavlefshme. Domethënë, 5% e votuesve u ngatërruan në plotësimin e fletëvotimeve si fjalëkryqe numerike. Dhe kështu, votat u shkuan dëm…

    Kësaj here, fleta e votimit është vërtet e madhe sa një fletë gazete, por më e thjeshtë se fjalëkryqi numerik i prillit 2021. Në fletën e votimit më 11 maj, votuesit do të shohin 12 kolona emrash kandidatësh (jo numrash), nga një kolonë për secilin subjekt elektoral. Kështu që përqindja e votave të pavlefshme pritet të jetë më pak se 5-përqindëshi i 2021-shit, por sidoqoftë më shumë se 1.9-përqindëshi i 2017-ës.
    Në zgjedhjet e 11 majit, shumica dërrmuese e votuesve do të zgjedhin subjektin elektoral në krye të një prej 12 kolonave të fletës së votimit, si edhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar në po atë kolonë. Por disa votues mund të ngatërrohen…
    Në cilat raste do të konsiderohet e pavlefshme vota më 11 maj:

    Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës X, fjala vjen, por votën në krye e jep për subjektin elektoral të kolonës Y, vota i shkon dëm…

    Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës X, fjala vjen, por jep vota në krye për dy subjekte të ndryshme njëkohësisht, vota i shkon dëm…

    Nqs votuesi zgjedh njëkohësisht dy kandidatë nga kolona të ndryshme subjektesh elektorale, vota i shkon dëm…

    Nqs votuesi nuk preferon asnjë kandidat, por zgjedh njëherësh dy subjekte elektorale, vota kuptohet që i shkon dëm…

    Në shumicën dërrmuese të skenarëve të mësipërm, gabimet mund të jenë të paparamenduara. Thresh disa votues mund të ngatërrohen padashje…
    Në cilat raste do të konsiderohet e vlefshme vota më 11 maj

    Nqs votuesi zgjedh subjektin e kolonës X, fjala vjen, dhe votën personale e jep për një kandidat po të kolones X, vota është më se e vlefshme.

    Nqs votuesi e jep votën personale për një një kandidat të kolonës X, fjala vjen, por nuk zgjedh asnjë subjekt elektoral në krye të kolonave të subjekteve, vota është e vlefshme për kandidatin në fjalë, si edhe për subjektin e kolonës X.

    Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës X, fjala vjen, por voton për dy kandidatë të këtij subjekti njëkohësisht, vota është e vlefshme vetëm për subjektin e jo për kandidatët.
    Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës X, fjala vjen, por nuk voton për asnjë kandidat të këtij subjekti, vota vlen për këtë të fundit.

    SHËNIM: Në folklorin elektoral qarkullojnë gojëdhana për nxjerrjen të pavlefshme të votave të partive të vogla nga ndonjë shenjë me stilolaps që shtojnë fshehurazi numëruesit e partive të mëdha. Por deri më sot, gojëdhana të tilla nuk janë provuar me pamje filmike gjatë numërimit të votave.

  • Sa vota të pavlefshme mund të rezultojnë më 11 maj?

    Sa vota të pavlefshme mund të rezultojnë më 11 maj?

    Nga Eduard Zaloshnja
    Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, vetëm 32 mijë vota (1.9%) dolën të pavlefshme, sepse fleta e votimit ishte e thjeshtë.
    Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, plot 83 mijë vota rezultuan të pavlefshme. Domethënë, 5% e votuesve u ngatërruan në plotësimin e fletëvotimeve si fjalëkryqe numerike. Dhe kështu, votat u shkuan dëm…
    Kësaj here, fleta e votimit është vërtet e madhe sa një fletë gazete, por më e thjeshtë se fjalëkryqi numerik i prillit 2021. Në fletën e votimit më 11 maj, votuesit do të shohin 12 kolona emrash kandidatësh (jo numrash), nga një kolonë për secilin subjekt elektoral. Kështu që përqindja e votave të pavlefshme pritet të jetë më pak se 5-përqindëshi i 2021-shit, por sidoqoftë më shumë se 1.9-përqindëshi i 2017-ës.
    Në zgjedhjet e 11 majit, shumica dërrmuese e votuesve do të zgjedhin subjektin elektoral në krye të një prej 12 kolonave të fletës së votimit, si edhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar në po atë kolonë. Por disa votues mund të ngatërrohen…
    Në cilat raste do të konsiderohet e pavlefshme vota më 11 maj
    · Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës së parë, fjala vjen, por votën në krye e jep për subjektin elektoral të kolonës së dytë, vota i shkon dëm…
    · Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës së parë, fjala vjen, por jep vota në krye për dy subjekte të ndryshme njëkohësisht, vota i shkon dëm…
    · Nqs votuesi zgjedh njëkohësisht dy kandidatë nga kolona të ndryshme subjektesh elektorale, vota i shkon dëm…
    · Nqs votuesi nuk preferon asnjë kandidat, por zgjedh njëherësh dy subjekte elektorale, vota kuptohet që i shkon dëm…
    Në shumicën dërrmues të skenarëve të mësipërm, gabimet mund të jenë të paparamenduara. Thjesht disa votues mund të ngatërrohen padashje…
    Në cilat raste do të konsiderohet e vlefshme vota më 11 maj
    · Nqs votuesi zgjedh subjektin e kolonës së parë, fjala vjen, dhe votën personale e jep për një kandidat po të kolonës së parë, vota është më se e vlefshme.
    · Nqs votuesi e jep votën personale për një një kandidat të kolonës së parë, fjala vjen, por nuk zgjedh asnjë subjekt elektoral në krye të kolonave të subjekteve, vota është e vlefshme për kandidatin në fjalë, si edhe për subjektin e kolonës së parë.
    · Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës së parë, fjala vjen, por voton për dy kandidatë të këtij subjekti njëkohësisht, vota është e vlefshme vetëm për subjektin e jo për kandidatët.
    · Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës së parë, fjala vjen, por nuk voton për asnjë kandidat të këtij subjekti, vota vlen për këtë të fundit.
    SHËNIM: Në folklorin elektoral qarkullojnë gojëdhana për nxjerrjen të pavlefshme të votave të partive të vogla nga ndonjë shenjë me stilolaps që shtojnë fshehurazi numëruesit e partive të mëdha. Por deri më sot, gojëdhana të tilla nuk janë provuar me pamje filmike gjatë numërimit të votave.