Tag: zgjedh

  • Macron zgjedh kryeministrin e ri të Francës

    Macron zgjedh kryeministrin e ri të Francës

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar Ministrin e Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, si Kryeministër të ri të Francës.
    Kjo lëvizje vjen në një moment kyç për politikën franceze, duke shënuar një ndryshim strategjik në kabinetin qeveritar.
    Lecornu, i njohur për përvojën e tij në çështjet e mbrojtjes dhe menaxhimin e krizave, do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e qeverisë dhe për zbatimin e politikave kryesore të administratës Macron.

  • Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

    Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

    E ardhmja e Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më e qartë. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare, është shumë pranë një marrëveshjeje me klubin francez Olympique de Marseille.
    Media franceze “FootMercato” citon burime të sigurta kur raporton se numri 23 i Lille OSC dhe drejtuesit e Marsejës kanë arritur një marrëveshje të plotë personale. Edon Zhegrova, i cili është nën kontratë me Lille deri në qershor të vitit 2026, ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit francez, duke refuzuar interesimin e Juventusit.
    Tani, gjithçka varet nga marrëveshja mes Marsejës dhe Lille për transferimin e futbollistit, që operacioni të përmbyllet zyrtarisht në ditët në vijim.

  • Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës

    Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës

    “Të jesh i lirë, duhet të të kenë frikë”, deklaroi së fundmi presidenti francez Emmanuel Macron.“Ne nuk na kishin mjaftueshëm frikë”.Ai po fliste vetëm tri ditë pasi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kishte rënë dakord për një marrëveshje tregtare të njëanshme me presidentin amerikan Donald Trump, në fushën e golfit Turnberry të këtij të fundit në Skoci.Marrëveshja përfshi…

  • Donnarumma zgjedh ekipin e ri, kapiteni i Italisë kërkon kalimin në Premier League

    Donnarumma zgjedh ekipin e ri, kapiteni i Italisë kërkon kalimin në Premier League

    Portieri italian Gigio Donnarumma ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester City, duke shprehur dëshirën për t’u bashkuar me trajnerin Pep Guardiola.
    Sipas burimeve, negociatat mes Manchester City dhe PSG për transferimin e portierit janë ende në zhvillim e sipër, me një shumë që pritet të jetë nën kërkesën fillestare prej 50 milionë eurosh.

    Megjithatë, realizimi i marrëveshjes varet nga largimi i Éderson këtë verë, pasi braziliani po shihet si objektiv i Galatasaray, që mbetet ende i interesuar për shërbimet e tij.
    Nëse gjithçka shkon sipas planit, Donnarumma mund të bëhet një nga përforcimet kyçe të Manchester City për sezonin e ardhshëm, duke ofruar konkurrencë të fortë në portë dhe duke përforcuar strategjinë e Pep Guardiolës.

  • Befason Regi Lushkja, zgjedh Iranin për të vijuar karrierën

    Në vigjilje të sezonit të ri, Egnatia humbet një nga lojtarët më të mirë, liderin absolut të ekipit, Regi Lushkja. Në fakt, prej ditësh flitej që Lushkja do të largohej, me destinacion Turqinë, por presidenti i Egnatias, Agim Demrozi reagoi për mediat duke qetësuar tifozët se Lushkja nuk do të shitet. Me sa duket situata ka ndryshuar totalisht, pasi kampionët në fuqi reaguan me anë të një postimi në rrjetet sociale duke bërë zyrtare largimin e Regi Lushkjas.
    Mesfushori ka befasuar jo pak me të ardhmen e tij pasi duke nisur nga sezoni i ri do të luajë në Iran, tek ekipi i Traktorit: “Faleminderit Regi Lushkja! Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit. Suksese goalman”, lexohet në postimin e klubit të Egnatias.

    Në Iran, Lushkja nuk do të jetë vetëm pasi pak ditë më parë të njëjtin destinacion zgjodhi edhe sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani.
    (BalkanWeb)

  • Befason finalistja e US Open: S’kam dalë kurrë me një djalë, më dërgo mesazh dhe do të zgjedh njërin prej jush

    Befason finalistja e US Open: S’kam dalë kurrë me një djalë, më dërgo mesazh dhe do të zgjedh njërin prej jush

    Dashuri në epokën e mediave sociale dhe tenisit. Është mjaft e vështirë të gjesh partnerin tënd, e lëre më nëse ke udhëtuar botën për turne dhe gara që kur ishe fëmijë. Edhe më keq nëse vetëm në moshën 19 vjeç arrin në finalen e US Open dhe arrin famë globale.
    Leylah Fernandez, një teniste kanadeze 22-vjeçare, e di shumë mirë këtë dhe koston e saj. Ajo nisi një thirrje mjaft të pazakontë në mediat sociale: “Përshëndetje të gjithëve, nuk kam dalë kurrë me një djalë në jetën time, kështu që më dërgo mesazh dhe do të zgjedh njërin prej jush“.
    Është e pabesueshme, por vajza ka marrë zemër dhe nuk ka frikë të dalë hapur: “Do t’i bëj gjërat sipas mënyrës sime. Do të dal me dikë në Montreal. Nëse do të dalësh me mua, më dërgo një mesazh privat, më trego diçka për veten. Shihemi atje!”
    Fjalët e qarta të Leylah, por më pas shtojnë një kusht: “PS: Ndoshta duhet të takosh më parë babanë tim (fat të mbarë).” Pavarësisht pengesës së babait të saj, i cili është edhe trajneri i saj, shumë i kanë dërguar tashmë mesazhe Fernandez, mbi 100 vetëm në ditën e parë.
    Turneu WTA i Montrealit, një mundësi për t’u takuar me të, fillon javën tjetër.

  • Barcelona zgjedh emrin e të vetmit talent të akademisë që del në shitje

    Barcelona zgjedh emrin e të vetmit talent të akademisë që del në shitje

    10 Korrik 2025

    17:08

    Telesport

    Barcelona ka nevojë të shesë dy lojtarë për të përballuar merkaton e verës.
    Drejtuesit e klubit katalanas janë në dilemë. Deri tani, dihet që Ronald Araujo ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar, ndërsa Fermin Lopez nuk shitet, edhe pse klubet angleze kanë ofruar mbi 70 mln euro për të.
    Trajneri Hansi Flick ka kërkuar që Lopez të mos largohet. I sakrifikuari mund të jetë mesfushori defensiv, Marc Casado. Mësohet se drejtori sportiv Deco ka këshilluar klubin të konsiderojë shitjen e tij, duke e quajtur “momentin ideal” për të marrë një shifër të lartë.

  • I poshtëruar nga amerikanët, zgjedh të poshtërojë vetëveten

    I poshtëruar nga amerikanët, zgjedh të poshtërojë vetëveten

    I damkosur rëndë nga amerikanët me një “non grata” individuale e familjare, Sali Berisha, në vend që thjesht të heshtë, në emër të një dinjiteti personal mbi atë që po bën SHBA ndaj Iranit, zgjedh të vetëposhtërohet. Me një deklaratë në kufijtë e idiotësisë dhe mungesës së një fije dinjiteti, pasi as nuk ia kërkon dhe as ia vë veshin kush, nën një degradim politik që ka prekur fundit, fjalët e tij mbajnë një erë të rëndë servilizëm të pahonepsshëm.
    “Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik”, shkruan ai.
    Do ishte më mirë të heshtte, do ishte me dinjitoz, gjë që në fakt s’mund të ndodhë për vetë karakterin e pakarakter që ka. /tesheshi.com/
     
     

  • Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

    Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

    Më në fund Milani bëri zgjedhjen e tij. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve.
    Kujtojmë që zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Milanit zgjati disa muaj pasi drejtuesit kishin disa emra në listë mes të cilëve Andrea Berta, Fabio Paratici, Tony D’Amico etj.
    Siç duket, ish-sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare arriti të mposhtë konkurrencën në një kohë kur ishte edhe i preferuari i Zlatan Ibrahimoviç.
    Media italiane shkruan se, firma nuk është hedhur ende, por akordi mes palëve është arritur me një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për t’u zgjatur edhe një vit tjetër.
    Igli Tare do të ketë për detyrë të bëjë kompetitive një skuadër që këtë vit zhgënjeu në të gjitha kompeticionet.
    Së pari vjen zgjedhja e trajnerit dhe më pas përgatitja e ekipit të ri. Sfida që i shtohet edhe mungesa e parave nga Champions League ku kuqezinjtë do të mungojnë vitin e ardhshëm.
    Më herët, Tare është shprehur se është nder i madh nëse do të punonte në një klub të madh siç është Milani.
    “Milani është synim për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz do të ishte një nder i madh”, është shprehur Tare për një intervistë në La Stampa./tvklan.al