Tag: zgjatjen

  • Deri 13 orë në ditë/ Parlamenti miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës, sindikata në grevë

    Deri 13 orë në ditë/ Parlamenti miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës, sindikata në grevë

    Parlamenti grek ka miratuar të enjten një projektligji që u lejon punëdhënësve të sektorit privat të zgjasin orarin e punës. Ky projektligj është miratuar pavarësisht protestive të punëtorëve që tashmë po përballen me krizën e kostos së jetesës.
    Tashmë, punëdhënësit u mundësohet zbatimi i 13 orëve në një ditë punë, në vend të 8 orë.
    Parlamenti grek miraton zgjatjen e orarit të punës mes protestash dhe krizës së kostos së jetesës
    Qeveria konservatore e Greqisë thotë se qëllimi është të bëhet tregu i punës më fleksibël dhe më efektiv, raporton BBC.
    Ky projektligj ka shkaktuar pakënaqësi në rradhët e punëtorëve, duke ngritur dy greva të përgjithshme vetëm brenda këtij muaj. Sindikatat dhe protestuesit e shohin ligjin si një hap prapa për të drejtat e punës, përderisa pagat janë të ngrira dhe çmimet e ushqimit dhe qerave janë në rritje.
    “Kur pjesa tjetër e Evropës është në diskutime për të ulur orët e punës, në Greqi ne i rrisim ato”, tha baristi 41-vjeçar Themis Lytras, i cili shtoi se qiraja e tij ishte dyfishuar gjatë dy viteve të fundit.
    Sipas të dhënave të BE-së, Greqia ka një ndër oraret me të gjata të punës përgjatë javës në rang kontinental, me rreth 40 orë në javë.

  • Juventus i beson verbërisht dhe i rinovon kontratën mbrojtësit deri në vitin 2030

    Juventus i beson verbërisht dhe i rinovon kontratën mbrojtësit deri në vitin 2030

    24 Korrik 2025

    8:38

    Telesport

    Skuadra e Juventus njoftoi zyrtarisht zgjatjen e kontratës së Federico Gatti deri më 30 qershor 2030. Qendërmbrojtësi i bardhezinjve, nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit, shprehu kënaqësinë e tij për zgjatjen e kontratës.
    “Jam shumë i emocionuar. Rinovimi i kontratës sime në këtë klub, i cili është si një familje e dytë për mua, është i mrekullueshëm. Duhet të jetë një pikënisje”, tha Gatti.
    “Tani duhet të punojmë shumë, duhet të kthehemi te fitoret sa më shpejt të jetë e mundur. Viti i kaluar ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për mua, por në një nivel personal, ishte një sezon i shkëlqyer”, deklaroi mbrojtësi juventin.
    Në fund, Gatti deklaroi: “Dua të filloj përsëri në mënyrën time më të mirë dhe ta lë pas dëmtimin, në mënyrë që të mund të kthehem në 110% dhe të jap gjithçka për këto ngjyra“.

  • Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

    Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka propozuar zgjatjen e ligjit ushtarak, raportojnë mediat shtetërore ukrainase.

    Aktualisht, gjendja ushtarake dhe mobilizimi në Ukrainë do të zgjasin deri më 6 gusht.

    Por zgjatja e planifikuar, sipas Suspilne, do të shtonte 90 ditë, duke e çuar deri më 5 nëntor nëse miratohet në Parlament.

    Parlamenti i Ukrainës votoi për herë të fundit për të zgjatur gjendjen ushtarake më 16 prill, dhe e ka bërë këtë gjatë gjithë luftës.

    Top Channel

  • Përballen me depërtim masiv, Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

    Përballen me depërtim masiv, Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

    Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për kthimin në shtëpi të 1.4 milionë refugjatëve afganë që jetojnë ligjërisht në vend, thanë zyrtarët të hënën.

    Çdo zgjatje e miratuar nga qeveria do të ishte një lehtësim për ata që më parë ishin urdhëruar të ktheheshin në Afganistan deri më 30 qershor, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe të sigurisë.
    Vendimi mund të merret të martën, kur pritet të mblidhet kabineti.
    Në vitin 2023, Pakistani nisi një ‘goditje’ ndaj të huajve që tha se ishin në vend ilegalisht, kryesisht shtetas afganë. Miliona afganë kanë ikur nga atdheu i tyre gjatë dekadave për t’i shpëtuar luftës ose varfërisë.
    Të shtunën, agjencia e OKB-së për refugjatët tha se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.
     

    Top Channel

  • Gjermania vendos: Misioni i Ushtrisë gjermane në Kosovë vazhdon edhe për 12 muaj

    Gjermania vendos: Misioni i Ushtrisë gjermane në Kosovë vazhdon edhe për 12 muaj

    Bundestagu në Berlin miratoi të enjten, më 26 qershor, zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it në kuadër të misionit KFOR në Kosovë për një vit tjetër. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe 2 abstenime, Gjermania do të mbajë deri në 400 ushtarë në terren për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.Deputeti konservator Johannes Volkmann theksoi nevojën për një qasje më të guximshme ndaj Kosovës, duke kërkuar njohjen e plotë të vendit nga BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ndërsa nga e djathta ekstreme u kundërshtua misioni, duke u shprehur se paratë do të duhej të shkonin për ndihmë humanitare në vende si Jemeni apo Sudani. Po ashtu, deputetja e së majtës Gökay Akbulut e përshkroi misionin si një “zgjidhje të ngrirë ushtarake”, duke kërkuar më shumë investime në arsim, shëndetësi dhe vende pune.Ministrja nga SPD, Nancy Faeser, dhe përfaqësuesi i Të Gjelbërve, Niklas Wagner, mbrojtën zgjatjen, duke theksuar rëndësinë e KFOR-it si një faktor stabiliteti dhe rolin që duhet të marrë Evropa në mungesë të SHBA-së.Ushtarët gjermanë do të ndihmojnë në ruajtjen e rendit publik dhe në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike në Kosovë, duke mbështetur gjithashtu transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si hap për integrim në NATO dhe BE.Që nga viti 2011, numri i trupave gjermanë në Kosovë është ulur gradualisht, duke arritur vetëm 80 në fund të vitit 2022. Por me tensionet në veri dhe largimin e trupave austriake, Berlini ka rritur prani me një kompani shtesë që në prill 2024.Misioni i Bundeswehr-it në Kosovë kushton rreth 38.9 milionë euro në vit, duke reflektuar angazhimin e Gjermanisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Bundestagu në Berlin miratoi të enjten, më 26 qershor, zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it në kuadër të misionit KFOR në Kosovë për një vit tjetër. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe 2 abstenime, Gjermania do të mbajë deri në 400 ushtarë në terren për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.Deputeti konservator Johannes Volkmann theksoi nevojën për një qasje më të guximshme ndaj Kosovës, duke kërkuar njohjen e plotë të vendit nga BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ndërsa nga e djathta ekstreme u kundërshtua misioni, duke u shprehur se paratë do të duhej të shkonin për ndihmë humanitare në vende si Jemeni apo Sudani. Po ashtu, deputetja e së majtës Gökay Akbulut e përshkroi misionin si një “zgjidhje të ngrirë ushtarake”, duke kërkuar më shumë investime në arsim, shëndetësi dhe vende pune.Ministrja nga SPD, Nancy Faeser, dhe përfaqësuesi i Të Gjelbërve, Niklas Wagner, mbrojtën zgjatjen, duke theksuar rëndësinë e KFOR-it si një faktor stabiliteti dhe rolin që duhet të marrë Evropa në mungesë të SHBA-së.Ushtarët gjermanë do të ndihmojnë në ruajtjen e rendit publik dhe në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike në Kosovë, duke mbështetur gjithashtu transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si hap për integrim në NATO dhe BE.Që nga viti 2011, numri i trupave gjermanë në Kosovë është ulur gradualisht, duke arritur vetëm 80 në fund të vitit 2022. Por me tensionet në veri dhe largimin e trupave austriake, Berlini ka rritur prani me një kompani shtesë që në prill 2024.Misioni i Bundeswehr-it në Kosovë kushton rreth 38.9 milionë euro në vit, duke reflektuar angazhimin e Gjermanisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

  • Qeveria Rama vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri

    Qeveria Rama vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri

    Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri nga 3 vjet në 4 vjet.
    “NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.
    V E N D O S I:
    1-Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    2-Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

  • Qeveria vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri, nga 3 vjet në 4 vjet

    Qeveria vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri, nga 3 vjet në 4 vjet

    Në mbledhjen e sotme (21 maj 2025) Këshilli i Ministrave vendosi zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri nga 3 vjet në 4 vjet.
    “NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

  • Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”

    Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”

    Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dega e Partisë Socialiste në Vlorë i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës nesër deri në orën 21:00.
    Kjo kërkesë vjen për shkak se ditën e nesërme të 11 majit, do të vijojë etapa e tretë  e “Giro d’Italia” në qytetin e Vlorës. Ky event është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar.

    Kërkesa është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi. Me qëllimin për të mos u penguar qytetarët ditën e nesërme për të votuar, dega e PS në Vlorë e ka parë të arsyeshme këtë kërkesë ndaj KQZ-së.
    Pritet që në orët në vijim KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

  • Barça nis punën për zgjatjen e kontratës me Flik

    Barça nis punën për zgjatjen e kontratës me Flik

    Hansi Flik do të zgjasë kontratën e tij edhe më tej me Barcelonën. Akord në parim për një marrëveshje të re deri në vitin 2027 – vetëm detajet ende nuk janë përpunuar. Njoftimi zyrtar pritet në maj.

    Punë e shkëlqyer nga Flik dhe ekipi i tij në Barcelonë me mundësinë e fitimit të tripletës është ende i mundur. Pas Copa del Rey fituar këtë mesjavë, Barça kryeson edhe në La Liga me 4 pikë më shumë se Reali ndjekës.

    Vazhdo leximin

  • Departamenti i Shtetit: Mirëpresim zgjatjen e armëpushimit në Ukrainë

    Departamenti i Shtetit: Mirëpresim zgjatjen e armëpushimit në Ukrainë

    Putin shpalli një armëpushim 30 orësh të shtunën, me rastin e Pashkëve, e cila përfundon sonte në mesnatë. Megjithatë, Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.
    “Ne pamë njoftimin e Presidentit Putin për një armëpushim të përkohshëm me rastin e Pashkëve. Ne mbetemi të përkushtuar për arritjen e një armëpushimi të plotë dhe gjithëpërfshirës,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.Lexo edhe :Related Posts
    Ai shtoi se Uashingtoni “do të mirëpriste” zgjatjen e armëpushimit.

    Dy vendet, Rusia dhe Ukraina, megjithatë, akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit.
    Një gazetar i AFP-së në Kramatorsk, afër frontit, tha se ai dëgjoi shpërthime, por situata dukej shumë më e qetë sot dhe ai nuk pa tym që ngrihej në horizont.
    “Aktiviteti i armikut është ulur ndjeshëm në rajonet Zaporizhia dhe Kharkiv” dhe janë vërejtur vetëm “incidente të izoluara”, tha një komandant i njësisë së dronëve ukrainas, duke kërkuar anonimitetin./vizionplus.tv