Tag: zëvendësuesin

  • Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro

    Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro

    8 Dhjetor 2025

    16:11

    Telesport

    Liverpool i ka hedhur “benzinë zjarrit” situatës me Mohamed Salah, duke e lënë egjiptianin jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e mesjavës në Champions League ndaj Interit.
    Pas barazimit dramatik 3-3 të shtunën ndaj Leeds, Salah “shpërtheu” pas ndeshjes ku nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke thënë ndër të tjera që ka njerëz në klub që nuk e duan, i referohej këtu trajnerit Arne Slot.
    Ndërkohë, kampioni në fuqi i Premier League duket nuk se nuk dëshiron të humb më kohë dhe ka gjetur direkt zëvendësuesin e Salah, sipas asaj që raporton “Daily Express”. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo.
    Oferta e Liverpool për sulmuesin ganez është 60 milionë euro direkt plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Një ofertë brenda pritshmërive të Bournemouth. Vlen për t’u theksuar se Semenyo nuk do marrë pjesë në Kupën e Afrikës, sepse Ghana nuk u kualifikua, ndaj do të ishte direkt në dispozicion të Arne Slot.

  • Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro

    Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro

    20 Nëntor 2025

    18:52

    Telesport

    Edhe pse kontrata e Mohamed Salah me Liverpool skadon në vitin 2027, egjiptiani sipas të gjitha zërave do të largohet në fund të këtij sezoni.
    Deri tani janë përmendur shumë emra që po ndjek klubi i kuq për të gjetur zëvendësuesin ideal të Salah. Së fundmi, një emër që po fiton shumë terren është Raphinha, sulmuesi i Barcelonës.
    Braziliani pëlqehet shumë nga trajneri Arne Slot dhe shikohet si një përforcim ideal në sulm. Sipas medieve angleze, kampioni në fuqi i Premier League është gati të ofrojë 100 milionë euro për Raphinha-n.
    Edhe spe braziliani është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, gjendja e tyre financiare jo e mirë mund të jetë një shtysë për të “sakrifikuar” Raphinha-n në këtë rast.

  • Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    19 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, për një klauzolë lirimi 65 milionë euro. Kohët e fundit është përfolur shumë për interesim të madh të Barcelonës për sulmuesin anglez. Klubi katalanas e sheh Kane si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t dhe është gati të paguajë shifrën 65 milionë euro.
    Në anën tjetër, Bayern Munich ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi do të largohet. Mediet gjermane raportojnë se klubi bavarez është vënë në ndjekje të Dusan Vlahovic.
    Nuk është hera e parë që klubi gjerman interesohet për sulmuesin serb, por duke qenë se tani do të ketë mundësinë ideale për ta transferuar falas, interesimi është shumë herë më i madh dhe serioz.

  • Van Dijk drejt largimit, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të holandezit në Serie A

    Van Dijk drejt largimit, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të holandezit në Serie A

    10 Nëntor 2025

    19:09

    Telesport

    Virgil van Dijk mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool. Tashmë 34 vjeç, qendërmbrojtësi holandez nuk është më ai i dikurshmi, ndaj te Liverpool po përgatiten për ndarjen me të.
    Kampioni në fuqi i Premier League duket se ka gjetur në Serie A zëvendësuesin ideal të Van Dijk dhe bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni. Sipas asaj që raporton “Il Giorno”, Liverpool është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për qendërmbrojtësin italian.
    Megjithatë, largimi i Bastoni-t nga zikaltrit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi drejtuesit e vlerësojnë shumë dhe e shohin si lojtar kryesor të projektit të tyre. Kontrata e Bastoni-t me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, gjë që e vë Interin në një situatë komode dhe aspak në presion.
    E vetmja mënyrë që Inter të heq dorë prej Bastoni-t është një shifër e mirë ekonomike dhe propozimi i Liverpool duket se është brenda pritshmërive të klubit zikaltër.

  • Liverpool gjen te Newcastle zëvendësuesin ideal të Salah, kushton 70 milionë euro

    Liverpool gjen te Newcastle zëvendësuesin ideal të Salah, kushton 70 milionë euro

    26 Tetor 2025

    16:14

    Telesport

    Sipas të gjitha gjasave, Mohamed Salah po luan sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Edhe pse egjiptianit i skadon kontrata në vitin 2027, ai mund të largohet që në verën e ardhshme.
    Te Liverpool kanë filluar që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të egjiptianit dhe emri i parë në listë është ylli i Newcastle, Anthony Gordon.
    Anësori 24-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij në Premier League, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Liverpool-it.
    Sigurisht që marrëveshja me Newcastle nuk do të jetë aspak e lehtë, por një ofertë e mirë ekonomike mund të ndryshojë situatën. Newcastle e vlerëson lojtarin 70 milionë euro.

  • Bayern gjen zëvendësuesin ideal të Neuer, luan në Serie A dhe tani është në “ofertë”

    Bayern gjen zëvendësuesin ideal të Neuer, luan në Serie A dhe tani është në “ofertë”

    5 Tetor 2025

    18:05

    Telesport

    Mike Maignan pritet të largohet nga Milan gjatë merkatos së janarit, duke qenë se palët nuk po përparojnë në bisedimet për rinovimin e kontratës dhe për të shmangur largimin falas në verë, klubi kuqezi do presë oferta në janar.
    Përveç Chelsea-s, që dihet tashmë për interesin e vazhdueshëm ndaj portierit francez, në garë për të është edhe Bayern. Bavarezët e shohin Maignan si zëvendësuesin ideal të Manuel Neuer, kontrata e të cilit me klubin gjerman skadon në qershor të këtij viti.
    Duke qenë se Maignan konsiderohet si një nga portierët më të mirë aktualisht në botë dhe mbi të gjitha ka një çmim të lirë, 15-20 milionë euro, Bayern e sheh atë si njeriun e duhur për portën e tyre.

  • Krisje totale mes Maignan dhe Milanit, kuqezinjtë gati të nxjerrin në treg francezin dhe gjejnë zëvendësuesin e tij

    Krisje totale mes Maignan dhe Milanit, kuqezinjtë gati të nxjerrin në treg francezin dhe gjejnë zëvendësuesin e tij

    3 Tetor 2025

    18:39

    Telesport

    Situata mes Mike Maignan dhe Milanit është në pikën e saj më kritike. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e rinovimit mes palëve, ndodhi ajo që nuk pritej. Rinovimi ngeci në mes për arsye të sakta që ende nuk dihen dhe portieri francez është drejt largimit.
    Për të shmangur largimin e tij falas në qershor kur i mbaron kontrata, Milan po mendon nxjerrjen në treg të portierit francez gjatë merkatos së janarit. Kuqezinjtë presin oferta 15-20 milionë euro për të lënë të lirë Mike Maignan, sipas raportimeve të ndryshme të medieve italiane.
    Po ashtu, kuqezinjtë janë duke ndjekur disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të Maignan. Një nga emrat që përflitet më shumë është ai i portierit japonez të Parmës, Zion Suzuki, 23 vjeç.

  • Pep Guardiola gjen zëvendësuesin ideal të Rodri-t te Bayern Munich

    Pep Guardiola gjen zëvendësuesin ideal të Rodri-t te Bayern Munich

    28 Shtator 2025

    16:51

    Telesport

    Drejtuesit e Manchester City janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin ideal të Rodri-t. Spanjolli ka qenë thelbësor në sukseset e Man. City në vitet e fundit, por tashmë është larg formës së dikurshme, sidmos pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të sezonit të kaluar.
    Edhe pse ka provuar Mateo Kovacic për të zëvendësuar Rodri-n, apo Nico Gonzalez për të cilin u shpenzuan 60 milionë euro në merkaton e janarit, Pep Guardiola nuk është i kënaqur dhe ka kërkuar nga drejtuesit një tjetër mesfushor difensiv.
    “BILD” raporton se objektivi i madh i Man. City, i cili është piketuar si zëvendësuesi i mundshëm i Rodri-t, është mesfushori i Bayern, Aleksandar Pavlovic. 21-vjeçari pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, ai është në kontratë me bavarezët deri në vitin 2029.

  • “Efekti domino”! Konate te Real Madrid, Liverpool gjen zëvendësuesin e francezit te Barcelona

    “Efekti domino”! Konate te Real Madrid, Liverpool gjen zëvendësuesin e francezit te Barcelona

    16 Shtator 2025

    17:38

    Telesport

    Ibrahima Konate ka refuzuar ofertën e Liverpool për rinovimin e kontratës e cila mbaron në qershor të vitit 2026. Francezi do të largohet si lojtar i lirë nga “Anfield” në verën e ardhshme.
    E ardhmja e qendërmbrojtësit francez do të jetë te Real Madrid. Palët kanë rënë dakord që më herët për kushtet personale dhe në verën e ardhshme Konate do jetë lojtar i “Los Blancos”.
    Në këtë situatë, drejtuesit e Liverpool kanë filluar që tani të bëjnë lëvizjet e para për të siguruar një zëvendësues të denjë për Konate. Mediat angleze raportojnë se objektivi i Liverpool është një dëshirë e vjetër e tyre, Ronald Araujo. Kampioni në fuqi i Premier League e sheh urugianin si zëvendësuesin perfekt të Konate.
    Në anën tjetër, duke parë formën e tij jo të qëndrueshme, drejtuesit e Barcelonës janë të hapur për shitjen e Araujo. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 50-60 milionë euro.

  • Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior

    Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior

    14 Shtator 2025

    21:10

    Telesport

    Rinovimi mes Vinicius Junior edhe Real Madridit nuk ka ardhur ende. Në rast se braziliani nuk do rinovojë sipas kushteve të vendosur nga klubi, atëherë largimi i tij nga Madridi mund të ndodhë që verën e ardhshme.
    Për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e Real Madrid kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior.
    “Defensa Central” raporton se objektivi i madh i Real Madrid është sulmuesi anësor i Leicester, jeremy Monga. 16-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez dhe ndaj tij ka pritshmëri shumë të mëdha.
    Një titullar i padiskutueshëm te Leicester, ku synimi kryesor është rikthimi në Premier League në fund të sezonit. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid nuk do të presë sa lojtari të mbushë 18 vjeç, por mund të arrijë marrëveshjen me Leicester që më parë dhe sulmuesi të vazhdojë të qëndrojë te “Dhelprat” deri sa të arrijë moshën madhore dhe më pas mund të bëhet pjesë e “Los Blancos”.