Papa Leo XIV, gjatë Kongresit Ndërkombëtar “IA dhe Mjekësia: Sfida e Dinjitetit Njerëzor” të mbajtur në Romë, ka ngritur shqetësime mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në mjekësi dhe kujdesin shëndetësor.
Ai paralajmëroi se teknologjia, nëse përdoret gabimisht, mund të shndërrohet në një mjet shkatërrues për jetën e individëve dhe shoqërive.
“Asnjë teknologji nuk mund të zëvendësojë kontaktin njerëzor,” tha Papa Leo, duke theksuar se IA duhet të shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet mes pacientëve dhe mjekëve, jo për t’i gërryer ato. Ai ngriti gjithashtu çështjen e etikës dhe besimit, duke kujtuar se teknologjia nuk duhet të përdoret për ideologji anti-njerëzore.
Ekspertët e shëndetësisë pranojnë se IA nuk mund të zëvendësojë marrëdhëniet ndërpersonale, por nënvizojnë se ajo ndihmon mjekët në diagnostikimin e hershëm, personalizimin e trajtimeve dhe uljen e ngarkesës rutinë. Studime tregojnë se mjetet digjitale, si njohja e të folurit, u kursejnë mjekëve deri në një orë në ditë – kohë që mund të përdoret për pacientët.
Megjithatë, disa paralajmërojnë për efektet negative. Stefan Eichwalder nga Ministria e Shëndetësisë së Austrisë tha se përdorimi i të dhënave elektronike shpesh lidhet me stres dhe lodhje më të lartë tek mjekët, duke e cilësuar teknologjinë si një “pilulë të hidhur”.
Shoqata COCIR ka theksuar se industria është e angazhuar për një IA etike dhe transparente, ndërsa studiuesi Grigori Rogge nga Universiteti i Witten nënvizoi se “skenari më i mirë është që IA të mbështesë, jo të zëvendësojë, marrëdhëniet mes mjekëve dhe pacientëve”.
Papa Leo pranoi se inteligjenca artificiale sjell përfitime të rëndësishme në mjekësi, por paralajmëroi se pa respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të mirës së përbashkët, nuk mund të quhet progres i vërtetë. Ai shtoi se përdorimi i IA ngre pyetje shqetësuese mbi aftësinë e njerëzimit për të kuptuar dhe përpunuar realitetin, duke kërkuar që teknologjia të mbetet gjithmonë në shërbim të njeriut.
Tag: zëvendësojë
-

Papa paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të dëmtojë cilësinë e kujdesit shëndetësor
-

Rama: Ende nuk e kam një bir politik që të më zëvendësojë
Duke iu referuar figurës së Fatos Nanos, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si babin e tij politik, ndërsa pranoi se ende nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë.
Sokol Balla: Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’ju bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së.Edi Rama: S’e kam një bir që të më ”vrasë” për momentin.
Sokol Balla: Keni apo s’keni.
Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas.
Sokol Balla: Pse ku është?
Edi Rama: S’e kam. -

Kush do ta zëvendësojë Avokatin aktual? Ja emrat që kanë hyrë në garë
Sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për postin e Avokatit të Popullit.
Deri më tani kanë aplikuar 23 kandidatë, të cilët do të kalojnë në procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të zhvillohet votimi në seancë plenare.
Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci -

Dorëhiqet nga QSUT Florenc Spaho, ja kush mund ta zëvendësojë
Është dorëhequr nga drejtimi i QSUT Flornc Spaho.
Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se Spahon pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.
Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin.
Deri më tani nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes.Top Channel
-

Dorëhiqet drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)
florenc spaho-Anxhela Paparizo
TIRANË- Drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin që prej korrikut të këtij viti. Emërimi i Spahos erdhi pas dorëheqjes së Donjeta Balit.
Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, teksa pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.
-

(EMRI) Kush do e zëvendësojë Ermal Dredhën? Çuçi mbledhje me socialistët në Vlorë
Bledi Çuçi dhe Ermal Dredha
VLORË- Përgjegjësi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me strukturat e bashkisë për të gjetur kreun e ri të bashkisë Vlorë, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Çuçi ka kërkuar nga këshilltarët socialistë që deri ditën e hënë të kenë një emër të përbashkët për këtë pozicion. Ndërkohë që ai ka zbuluar edhe emrin që mund të zëvendësojë Dredhën në bashkinë Vlorë, që është Elis Halili.
Duket se ky emër nuk është pritur mirë nga këshilltarët të cilët pretendojnë se nuk e njohin majftueshëm emrin e propozuar nga Çuçi. Në mbledhjen e socialistëve mori pjesë dhe ish-kryebashkiaku Dredha. Dorëheqja e Dredhës vjen pas kritikave të Ramës që në mes të verës për keqmenaxhimin e punëve në bashki.
Pak minuta para se të jepte dorëheqjen Dredha, Elis Halili është emëruar nënkryetar i bashkisë Vlorë. Ai është me profesion inxhinier dhe ka qenë përgjegjës i një firmës ndërtuese “Fusha” sh.pk. në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha që ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës, mjaft të kontenstuara dhe me dyshime korruptive./ZËRI -

Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për katër vitet e ardhshme nga Elisa Spiropali.
Në një reagim publik ai shprehet se në dy vite në krye të këtij dikasteri e ka kryer detyrën me “bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”.
Në fund ai falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin e këtij posti, si dhe i uron suksese Spiropalit në detyrën që do ta zëvendësojë.
“Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”, shkruan ai.
Në kabinetin e ri qeverisës, Hasani do të drejtojë Komisionin e Jashtëm Parlamentar. -

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për katër vitet e ardhshme nga Elisa Spiropali.
Në një reagim publik ai shprehet se në dy vite në krye të këtij dikasteri e ka kryer detyrën me “bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”.
Në fund ai falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin e këtij posti, si dhe i uron suksese Spiropalit në detyrën që do ta zëvendësojë.
“Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”, shkruan ai.
Në kabinetin e ri qeverisës, Hasani do të drejtojë Komisionin e Jashtëm Parlamentar.Top Channel
-

Artisti nga San Francisko: Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar
Sirio Berati një artist vizual/ dixhital shqiptar, i cili jeton në San Francisko, shprehet në një video në rrjete sociale se ideja që Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me inteligjencë artificiale është shumë e rrezikshme.
Në videon e shpërndarë edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, Sirio Berati shprehet se një qeveri e korruptuar si e Edi Ramës do të zëendësojë vetveten me një IA të korruptuar.
Ai thekson se kur korrupsioni kryhet nga njerëzit, të paktën ka mundësi të hetohet, të protestohet dhe të mbahet dikush përgjegjës, por kur fshihet pas IA-së, nuk ka gjurmë.
“IA nuk e zhduk korrupsionin, miku im, thjesht e fsheh më mirë.“- shprehet ai.
Postimi i plote
Kjo është një nga idetë më të rrezikshme që kam dëgjuar ndonjëherë. SHQIPËRIA DO TË ZËVENDËSOJË QEVERINË E SAJ TË KORRUPTUAR ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE (IA). Më lejoni ta riformuloj: NJË QEVERI E KORRUPTUAR DO TË ZËVENDËSOJË VETVETEN ME NJË IA TË KORRUPTUAR. Ky njeri është Edi Rama, politikani më i korruptuar në Europë, kryeministri i Shqipërisë. Dhe si shqiptar mund t’ju them që ai është akuzuar për manipulim zgjedhjesh në vitet 2017, 2019 dhe 2025. Ai është i përmendur në skandalin e FBI-së me McGonigal, një çështje ndërkombëtare korrupsioni shumë e bujshme. Vëllai i tij është i lidhur me rrjete të trafikut të drogës, dhe tani ai pretendon se IA do të zhdukë nepotizmin si me magji.
Histori e bukur, apo jo?Ja edhe një problem tjetër: Sistemi digjital i Shqipërisë është hakuar disa herë nga qeveria iraniane, duke bërë që miliona ID dhe të dhëna private të qytetarëve të publikohen online. Pra, nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë të dhënat e qytetarëve, si mund të sigurojnë qeverisjen me IA? Dhe ja e vërteta: IA ende kontrollohet nga njerëzit dhe të dhënat mund të manipulohen. Nëse diçka shkon keq, politikanët mund të thonë thjesht: “Nuk ishim ne, ishte algoritmi.” Kjo do të thotë se zgjedhjet, kontratat, të drejtat bazë të qytetarëve mund të kalojnë përmes algoritmeve të errëta. Kur korrupsioni kryhet nga njerëzit, të paktën ke mundësi të hetohet, të protestohet dhe të mbahet dikush përgjegjës. Por kur fshihet pas IA-së, nuk ka gjurmë. IA nuk e zhduk korrupsionin, miku im, thjesht e fsheh më mirë. Dhe Shqipëria është gati t’ju tregojë saktësisht si. Më thuaj çfarë mendon. Mund edhe të jem plotësisht i gabuar këtu. -

Levandovski dëmtohet dhe humbet ndeshjen e së dielës, ja kush pritet ta zëvendësojë
Klubi blaugrana ka njoftuar zyrtarisht dëmtimin e Robert Levandovskit, duke e lënë atë të padisponueshëm për ndeshjen e së dielës kundër Komos, e planifikuar për në orën 21:00 në stadiumin Johan Cruyff.
Sulmuesi polak pësoi një dëmtim në kofshë gjatë seancës stërvitore të së premtes në Ciudad Deportiva.
Kjo është deklarata mjekësore e klubit: “Robert Levandovski ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës dhe evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij në të ardhmen.”
Trajneri Hansi Flik ka vendosur të mos marrë asnjë rrezik, veçanërisht duke pasur parasysh debutimin e tij në La Liga, i planifikuar për javën e ardhshme kundër Majorkas në Son Moix.
Qëllimi është që polaku të jetë i gatshëm për atë ndeshje dhe, për ta bërë këtë, vendimi më i mençur është të bëjë një pushim tani.
Ndërsa presim përditësime mbi gjendjen e tij, mbetet të shihet se kush do ta zëvendësojë atë në miqësoren kundër Komos.
Kandidatët kryesorë janë Ferran Torres dhe blerja e re Markus Rashford. Duke pasur parasysh se Gamper zakonisht fillon me të sapoardhurit, anglezi duket të jetë zgjedhja e qartë për të udhëhequr sulmin e Blaugranëve të dielën në mbrëmje.