Tag: zëvendës

  • Emërimi si zëvendës President i CDI/ Berisha nga “Foltorja 2”: Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm

    Emërimi si zëvendës President i CDI/ Berisha nga “Foltorja 2”: Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm

    Sali Berisha e ka cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.

    Gjatë fjalës së tij në “Foltoren 2”, Berisha u shpreh se sot kthehet nga Brazili, duke iu thënë mbështetësve të tij, se kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, siç e quajti ai qeverinë. Berisha u ka bërë thirrje që “kjo betejë të vijojë”.
    “Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bori internacionalja demokrate e qendrës duke me zgjedhur në postin e  lartë të zv. Presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, qëndresën tuaj”, tha ai.

  • A e detyron vendimi i GJKKO Ramën, të shkarkojë Ballukun? Ja si përgjigjet avokati Hoxha

    A e detyron vendimi i GJKKO Ramën, të shkarkojë Ballukun? Ja si përgjigjet avokati Hoxha

    Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë televizive, u pyet për masat e dhëna nga GJKKO ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim daljeje jashtë vendit. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse kryeministri Edi Rama detyrohet nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për ta shkarkuar apo jo Ballukun, ai u përgjigj:
    “Ligjërisht e pezullon atë nga detyra, më pas është kryeministri që zgjedh nëse zëvendës kryeministrja do të jetë e pezulluar apo jo. Ligjërisht nuk e detyron atë që ta shkarkojë atë. Kemi me një vendim pezullimi dhe ky vendim për aq kohë sa është në fuqi, zëvendës kryeministrja nuk e ushtron dot detyrën për sa kohë është në fuqi. Moralisht mund të shkarkohet por ligjërisht nuk është i detyrueshëm për kryeministrin për ta shkarkuar atë. “, tha avokati.

  • ZYRTARE – SPAK ka ftuar për sot zëvendëskryeministren Balluku, duhet të jetë e shoqëruar me avokat…

    ZYRTARE – SPAK ka ftuar për sot zëvendëskryeministren Balluku, duhet të jetë e shoqëruar me avokat…

    Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur sot në orën 15:00 në SPAK. Burimet bëjnë me dije se Ballukut i është kërkuar që jetë e shoqëruar me avokat.
    Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje, por gjatë seancës së të enjtes së kaluar, ku kreu Altin Dumani raportoi në kuvend, pranoi se zëvendës kryeministrja është në hetim.
    Theksojmë se PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ndryshime në stafin e ekipit kombëtar A të vajzave/ Luçije Gjini & Ylli Bakaj emërohen zëvendës-trajnerët e rinj

    Ndryshime në stafin e ekipit kombëtar A të vajzave/ Luçije Gjini & Ylli Bakaj emërohen zëvendës-trajnerët e rinj

    Stafi teknik i ekipit kombëtar A për vajza ka pësuar disa ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se Luçije Gjini dhe Ylli Bakaj janë emëruar zëvendës-trajnerë të rinj të ekipit. Po kështu, stafit i është shtuar edhe Xhoen Tugu, si video-analist.
    Të dy trajnerët janë të pajisur me licencën UEFA A dhe janë të gatshëm të sjellin eksperiencën e tyre në shërbim të skuadrës. Sakaq, Tugu është video-analist edhe në ekipin kombëtar U-21.
    FSHF i uron suksese dy zëvendës-trajnerëve të rinj dhe video-analistit në rrugëtimin me ekipin kombëtar të vajzave.

  • Ndryshime në stafin e ekipit kombëtar A të vajzave/ Luçije Gjini e Ylli Bakaj emërohen zëvendës-trajnerët e rinj

    Ndryshime në stafin e ekipit kombëtar A të vajzave/ Luçije Gjini e Ylli Bakaj emërohen zëvendës-trajnerët e rinj

    Stafi teknik i ekipit kombëtar A për vajza ka pësuar disa ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se Luçije Gjini dhe Ylli Bakaj janë emëruar zëvendës-trajnerë të rinj të ekipit. Po kështu, stafit i është shtuar edhe Xhoen Tugu, si video-analist.

    Të dy trajnerët janë të pajisur me licencën UEFA A dhe janë të gatshëm të sjellin eksperiencën e tyre në shërbim të skuadrës. Sakaq, Tugu është video-analist edhe në ekipin kombëtar U-21.

    FSHF i uron suksese dy zëvendës-trajnerëve të rinj dhe video-analistit në rrugëtimin me ekipin kombëtar të vajzave./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • LISTA/ Si fshihej fitimi- Drejtorët e “Bankers” i akorduan vetes miliona euro, emra fiktivë, paga të mëdha

    LISTA/ Si fshihej fitimi- Drejtorët e “Bankers” i akorduan vetes miliona euro, emra fiktivë, paga të mëdha

    Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao

    FIER-Një aksion i zhvillur një ditë më parë në zyrat e kompnisë “Bankers Petroleum” ka hedhur dritë mbi një skemë e dyshimtë abuzimi. Drejtori aktual ekzekutiv, Hongping Xiao, shtetas kinez, dhe ish-drejtori shqiptar Leonidha Çobo janë ndër 10 të arrestuarit, pasi dyshohet se i kanë shkaktuar dëme prej miliona eurosh shtetit shqiptar.
    Kompania pavarësisht xhiros së saj prej qindra milionë eurosh ndër vite, ka deklaruar fitime minimale vjetore. Por si fshihej një pjesë e mirë e fitimeve për t’u shndërruar më pas në pasuri luksoze e investime të tjera të paligjshme?
    Konkretisht vetë CEO i ‘Bankers’ Hongping Xiao, i cili është vendosur në pranga dyshohet se i ka akorduar vetes një pagë vjetore prej 1 milion euro, si dhe disa ish-administratorë me kombësi të ndryshme. Xiao u emëruar Drejtor Ekzekutiv i Bankers Petroleum Albania, më 1 tetori 2024, pasi u vendos që Huanqin Xiao të japë dorëheqjen si përfaqësues ligjor i degës. 
    Në fakt, ndryshimet janë bërë shpesh nga “Bankers”, me qëllim për të fshehur edhe shkeljen e tyre. Kompania bën hetime të pavarura të brendshme dhe në bazë të tyre, ndryshojnë drejtorët.
    Ish-drejtori Leonidha Çobo, edhe ai i arrestuar së fundmi, është “kapur” nga vetë kompania për gabime të mëdha. Çobo ka mbajtur për rreth 15 vite në këtë detyrë. Fillimisht ai ka qenë Zëvendësdrejtor Teknik në periudhën Korrik 2004 – Shkurt 2006, drejtor i Operacioneve të Prodhimit në Mars 2006 – Qershor 2009, Zëvendës President e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në korrik 2009 – mars 2011, Zëvendës President dhe Drejtor i Përgjithshëm në Prill 2011 – Dhjetor 2017 dhe Zëvendës Presidentdhe drejtues për Çështjet e Përgjithshme në janar 2017 – qershor 2019.
    Më poshtë në një listë të publikuar nga VoxNews, renditen emrat e drejtorëve dhe zyrtarëve të “Bankers”, duke filluar nga viti 2004 e deri në vitin 2025. Emra të cilët janë paguar miliona euro, por edhe persona anembanë botës që paguhen nga kompania koncesionare, me qëllimin që bilancet t’i nxirrnin pa fitime. 

    Në listë janë emra grek, amerikan, kanadezë, kinezë, italianë, shqiptarë, indianë, nordikë, afrikanë etj, etj. Ka shumë emra që kanë të shënuar se kanë punuar “drejtor” të “Bankers”, por pa specifikuar se ku dhe çfarë kanë bërë. Koncesionari ka pasur edhe president, asistent sekretar, drejtor i përgjithshëm, drejtor operativ, menaxher i lartë financiar, sekretar i korporatës, zëvendëspresident, drejtor ekzekutiv.
    Këta drejtues janë ndryshuar disa herë, pasi ka pasur edhe këshilltar të lartë, drejtor finance, drejtor zbatueshmëria, zyrtar komunikimi. Madje, ka pasur edhe persona që paguhen nga nafta shqiptare me emërtimin “përfaqësues kryesor në Qeverinë Popullore të Kinës”. Dhe të gjithë, paguheshin me rroga të majme.

  • Luftë e ashpër, raketat nuk kursyen askënd! Ja kush janë 30 gjeneralët e rëndësishëm iranianë që Izraeli i vrau në 12 ditë përballje

    Luftë e ashpër, raketat nuk kursyen askënd! Ja kush janë 30 gjeneralët e rëndësishëm iranianë që Izraeli i vrau në 12 ditë përballje

    Lufta Izrael-Iran, e cila u shoqërua me 12 ditë sulme intensive, ka sjellë një humbje të rëndësishme për iranianët, pasi 30 gjeneralë mbetën të vdekur. 

    Tashmë mediat izraelite kanë publikuar listën e gjeneralëve që ata i shënjestruan gjatë luftës, teksa arritën objektivat e synuara.
    Lista e plotë me 30 emrat e gjeneralëve iranianë të ekzekutuar nga Irani, përfshirë pozicionin e tyre:

    Gjeneral lejtnant Hossein Salami – Komandant i Përgjithshëm i IRGC-së
    Gjeneral lejtnant Mohammad Hossein Bagheri – Shef i Shtabit të Përgjithshëm
    Gjeneral lejtnant Gholam Ali Rashid – Komandant i Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya
    Gjeneral lejtnant Gholam Ali Rashid (zëvendësuesi i tij, gjithashtu i vrarë pak më vonë)
    Gjeneral Brigade Mehdi Rabbani – Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm për Operacione
    Gjeneral Maj Gholamreza Mehrabi – Zëvendës Shef i Inteligjencës Ushtarake
    Gjeneral Maj Mohammad Kazemi – Shef i Organizatës së Inteligjencës së IRGC-së
    Gjeneral Maj Mohsen Bagheri – Zëvendës Shef i Inteligjencës së IRGC-së
    Brigade Gjenerali Hassan Mohakek – Zëvendësdrejtor i Inteligjencës së IRGC-së
    Gjenerali Major Mohammad Jafar Asadi – Zëvendës Inspektor i Përgjithshëm, Shtabi i Khatam
    Gjenerali Major Mohammad Reza Nasir Bagban – Përfaqësues i Inteligjencës së IRGC-së
    Gjenerali i Brigadës Masoud Shanaei – Shef i Shtabit të Komandantit të IRGC-së
    Gjenerali Major Amir Ali Hajizadeh – Komandant i Forcave Hapësinore të IRGC-së
    Gjenerali i Brigadës Amir Purjodaki – Zëvendës Komandant i Hapësirës Hapësinore të IRGC-së
    Gjenerali i Brigadës Khosro Hassani – Zëvendësdrejtor i Inteligjencës, Hapësira Hapësinore e IRGC-së
    Gjenerali i Brigadës Davoud Sheikhian – Komandant i Mbrojtjes Ajrore të IRGC-së
    Gjeneral Brigade Mohammad Baqer Taherpour – Komandant i Njësisë UAV të IRGC
    Gjeneral Brigade Mansour Safarpour – IRGC Aerospace Cmdr, Teheran
    Gjeneral Brigade Masoud Tayeb – Hapësirë ​​ajrore e IRGC
    Gjeneral Brigade Javad Jarsara – Hapësirë ​​ajrore e IRGC
    Gjeneral Brigade Mohammad Said Izadi – Shef i Tavolinës së Palestinës, Forca Quds
    Gjeneral Brigade Behnam Shahriari – Komandant i Njësisë 190, Forca Quds
    Gjeneral Major Amir Mozaffarnia – Shef i SPND (Organizata e Kërkimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes)
    Gjeneral Brigade Mohammad Taghi Yousefvand – Shef i Inteligjencës Basij
    Gjenerali Meysam Rizvanpour – Zëvendës Komandant, Basij (Çështje Sociale)
    Gjenerali i Brigadës Seyed Mojtaba Moeinpour – Shef i Shtabit të IRGC-së, Alborz
    Gjenerali i Brigadës Mojtaba Karami – Zëvendës Komandant, Provinca Alborz e IRGC
    Gjenerali i Brigadës Akbar Enayati – Zëvendës Komandant për Çështje Sociale, IRGC Alborz
    Gjenerali Alireza Lotfi – Shef i Organit të Inteligjencës së Policisë (SAFA)
    Gjenerali i Brigadës Abbas Nouri – Zëvendës Komandant i Logjistikës, Shtabi i Forcave Tokësore Jugperëndimore.

    Top Channel

  • Raketat nuk kursyen askënd! Ja kush janë 30 gjeneralët e rëndësishëm iranianë që Izraeli i vrau në 12 ditë përballje

    Raketat nuk kursyen askënd! Ja kush janë 30 gjeneralët e rëndësishëm iranianë që Izraeli i vrau në 12 ditë përballje