Tag: zenitit

  • VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit

    VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit

    Pamjet e tentativës së rrëmbimit të futbollistit të Zenitit, Andrej Mostovoj, në rrugët e Shën Petersburgut, kanë bërë xhiron e botës. Ngjarja ndodhi më 23 tetor, në rrugën Vjazovaja, në ishullin Krestovski.
    Sipas raportimeve të mediave ruse, policia reagoi me shpejtësi, duke arritur të shpëtojë Mostovojn dhe, vetëm disa orë më vonë, të arrestojë katër persona të dyshuar për përfshirje në incident. Megjithatë, hetimet vazhdojnë, pasi autoritetet janë ende në kërkim të atyre që kanë urdhëruar rrëmbimin.
    Detajet e zbuluara janë tronditëse: sipas rrëfimeve të të arrestuarve, pas rrëmbimit qëndronte një person i njohur me nofkën “Slava Satanisti”, një okultist dhe anëtar i një sekti satanik të ndaluar në Rusi.
    Të dyshuarit kanë pranuar se kishin marrë një pagesë monetare për të rrëmbyer futbollistin dhe për ta dorëzuar në një vend të caktuar më parë.
    Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen dy burra duke folur pranë një Mercedes Geländeëagen, kur papritur disa persona të veshur me të zeza dalin nga një furgon i zi dhe përpiqen ta fusin Mostovojn me forcë në automjet.
    Falë ndërhyrjes së shokut të tij, i cili mbante një çantë të madhe, futbollisti arrin të shpëtojë, ndërsa rrëmbyesit largohen pas disa sekondash përplasjeje.
    Pavarësisht traumës, Andrej Mostovoj është rikuperuar shpejt, madje disa ditë më vonë ka arritur të shënojë gol në ndeshjen kundër Dinamos, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar karrierën e tij sportive pas ngjarjes dramatike.

  • Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

    Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

    Në Rusi plas skandali. Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg gjatë raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.
    “Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku”, tha për “RIA Novosti” kreu i komitetit, Artur Grigoryants. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë “RPL”, në të cilën Zeniti mposhti Rubinin 3-0.

    Mirlind Daku, sulmuesi i ekipit të Kazanit, shënoi një gol, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VARit. Në verë, Zeniti tregoi interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u realizua dhe Rubin ia zgjati kontratën futbollistit 27- vjeçar. “Në ndeshjen ZenitRubin do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas, drejtuar sulmuesit të ekipit mik, Mirlind Daku”, tha Artur Grigoryants. Mbledhja do të zhvillohet më 20 gusht.