Tag: zemëruar

  • “Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

    “Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

    27 Tetor 2025

    8:58

    Alfred Lleshi

    Jordi Mestre, ish-zv.president i Barcelonës (2015–2019), komentoi marrëdhënien mes Leo Messi dhe Joan Laporta, si dhe largimin e Neymar nga klubi. Në një intervistë për “Sports360”, Mestre tha se marrëdhënia mes Messi dhe Laporta nuk është aspak e mirë dhe se rrallë ndonjë lojtar do të ketë ndikim të tillë te Barça si ish-numri 10 argjentinas. Ai sugjeroi madje që një tribunë e rinovuar e “Spotify Camp Nou” të quhet “Leo Messi”.
    Mestre theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Messit, jo vetëm sportiv, por edhe ekonomik: “Çdo gjë që bëjmë për Leo Messi do të jetë pak. Ai solli kaq shumë për klubin… Tregjet me dhe pa të ishin krejt të ndryshme. Lojtarë të mëdhenj vinin për të luajtur pranë tij. Kjo një ditë u ndal… E di nga persona të tretë që Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laporta”.
    Ai theksoi se nderimet për Messin duhet të shkojë përtej një ndeshjeje lamtumire futbolli: “Personalisht do të bëja diçka historike, p.sh. që tribuna e stadiumit të rinovuar të quhet Leo Messi, emri i tij të trashëgohet brez pas brezi”.

  • Locatelli, i zemëruar me ekipin e tij: Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla

    Locatelli, i zemëruar me ekipin e tij: Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla

    20 Tetor 2025

    7:54

    Alfred Lleshi

    Kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Comos: “Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla, jam i zemëruar me mënyrën si luajtëm. Gabimet në detaje bëjnë diferencën”.
    Në intervistën për DAZN, ai shtoi: “Duhet t’i rregullojmë këto gjëra, kemi folur me trajnerin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Real Madridin, ndoshta do të ketë ndryshime, por këtë e vendos trajneri. Ne duhet të ngremë kokën dhe të punojmë. Ka shumë ndeshje në një muaj, por kur vesh këtë fanellë, je i detyruar të përpiqesh t’i fitosh të gjitha, pa justifikime”.
    Locatelli theksoi se ekipi duhet të reagojë menjëherë: “Duhet të japim më shumë nga vetja. Me Real Madridin kemi mundësinë për të treguar sa vlejmë. Jemi të zemëruar, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të punojmë dhe të përmirësojmë ato detaje që na kushtuan sot”.

  • “Babi, pse je kaq i zemëruar në statujë?!” Henry iu tregon fëmijëve përjetësimin e tij para “Emirates”

    “Babi, pse je kaq i zemëruar në statujë?!” Henry iu tregon fëmijëve përjetësimin e tij para “Emirates”

    17 Tetor 2025

    7:40

    Alfred Lleshi

    Për tifozët e Arsenalit, Thierry Henry është një legjendë e gjallë. Ish-sulmuesi francez ka pasur rastin të tregojë për dy fëmijët e tij, Tatiana (10 vjeçe) dhe Gabriel (8), statujën që e portretizon para “Emirates Stadium”, moment i kapur nga kamerat e “Paramount+”.
    Pak lojtarë mund të krenohen me një statujë para stadiumit ku shkruan historinë e tyre, Henry është ndër ta. Statuja e bronzit e shfaq francezin në njërën nga festimet ikonike; rrëshqitje në gjunjë pas golit kundër Tottenham më 2002. Fëmijët e vegjël pyetën për shprehjen serioze të statujës, teksa Henry me buzëqeshje u përgjigj: “Isha i zemëruar atë ditë…, po luanim kundër Tottenham, ekip i cili nuk më pëlqen”.
    Statua e Henry, golashënuesi më i madh në historinë e Arsenalit (228 gola, 43 më shumë se Ian Wright), u inaugurua në dhjetor 2011, një muaj para rikthimit të madh dhe golit të tij historik kundër Leeds.
     

  • Skënder Rusi: Unë dhe bota

    Skënder Rusi: Unë dhe bota

    Kjo botë nuk pyet fare për mua,Por edhe unë fare nuk pyes për të!Jetojmë bashkë dhe shpesh të zemëruar,(Fajin e ka bota e ç’ kërkoni më!?)

    Ajo asnjëherë nuk më bëri pyetjen,Për shirat që mbi mua ishin derdhur!Asaj s’i besohej që unë luaja me vdekjen,S’ia jepja këpucën që ia kisha gjetur!

    Në rrathët e syve që i kam aq të lodhur,Është krijuar një qiell i muzgët.Brenda këtij muzgu unë luftë bëj me botën,Herë fitoj, herë dal humbës!

    ObserverKult

  • Kur Arshi Pipa e pyeste Martin Camajn: Je zemëruar se nuk kam shkruar për librin tënd?

    Kur Arshi Pipa e pyeste Martin Camajn: Je zemëruar se nuk kam shkruar për librin tënd?

    “Je zemëruar se nuk kam shkruar për librin tënd dhe nuk po vjen në konferencë për Kosovën”?

    – Letra ku Arshi Pipa përplaset me Martin Camajn.

    Studiuesi Parid Turdiu ka publikuar kohë më parë një letër të rrallë, që Arshi Pipa ia dërgonte Martin Camajt, më 24 shtator 1982.

    Nëpër rreshta kuptohet qartë, se marrëdhëniet mes dy njerëzve të letrave ishte lëkundur.

    Bëhet fjalë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ku Martin Camaj kishte refuzuar të marrë pjesë.

    Për këtë arsye, Arshi Pipa i shkruan këtë një letër me nota jo shumë miqësore… Nga çfarë shkruhet më poshtë, kuptohet se arsyeja mes të dyve është personale.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARSHI PIPA: KRITIKA ASHT SHÊJI I MENDJES SË PJEKUN

    N’art e ndër letra, në shkencë e në filosofi, e deri në fé, kritíka asht baza e çdo ndërtimi të sigurtë.

    Kritika asht shêji i mendjes së pjekun.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Tucker Carlson: Merkel e shkatërroi Gjermaninë më shumë se ç’mund ta bënte Putini, Rusia po ngrihet

    Tucker Carlson: Merkel e shkatërroi Gjermaninë më shumë se ç’mund ta bënte Putini, Rusia po ngrihet

    Populli gjerman duhet të jetë i zemëruar me qeverinë e vet, e cila ua shkatërroi vendin, në vend të presidentit rus Vladimir Putin, tha gazetari amerikan Tucker Carlson për gazetën berlineze Bild.

    Një pjesë e madhe e intervistës dy-orëshe të publikuar të shtunën iu kushtua intervistës së Carlson me Putinin në shkurt të vitit 2024.

    Gjatë shkëmbimit të pohimeve, gazetari amerikan kundërshtoi përpjekjet e zëvendëskryeredaktorit të Bild, Paul Ronzheimer, për të dënuar udhëheqësin rus për shkak të konfliktit në Ukrainë.

    Pasi Ronzheimer e quajti Putinin një “kriminel”, Carlson u përgjigj: “Unë nuk po e mbroj Putinin, i cili mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer për Rusinë. Punë shumë më të mirë se çdo udhëheqës gjerman. Kjo është e sigurt.”

    “Vendi juaj po bie, Rusia po ngrihet. Duhet të jeni të zemëruar me udhëheqësit tuaj. Në vend të kësaj, jeni të zemëruar me Putinin”, argumentoi ai.

    Sipas Carlson, Angela Merkel – kancelarja gjermane nga viti 2005 deri në vitin 2021 – e meriton shumë më tepër të cilësohet si “kriminele” sepse “ajo e shkatërroi vendin tuaj përmes migrimit masiv… Ai nuk do të rikuperohet as gjatë jetës suaj dhe as gjatë jetës sime”.

    Carlson sugjeroi që qeveria aktuale po sulmon Putinin dhe Rusinë për të shpërqendruar publikun nga problemet e migracionit dhe ekonomike në Gjermani, e cila pritet ta përfundojë vitin 2025 në recesion për të tretin vit radhazi.

    “Vendi juaj është në rrëmujë sepse udhëheqësit tuaj janë të këqij. Ky është fakti. Ju jeni të zemëruar për këtë. Kështu që, ata e marrin zemërimin tuaj dhe thonë: ‘Oh jo, është faji i Putinit. Është faji i Putinit.’ Në rregull, e kuptova”, tha ai.

    Më herët këtë muaj, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Gjermania po “bëhet përsëri e rrezikshme”, pasi Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se trupat gjermane duhet të jenë të përgatitura të “vrasin” ushtarët rusë nëse është e nevojshme.

    Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha më parë se duke mbështetur Kievin në konfliktin me Moskën,  “Gjermania po rrëshqet poshtë të njëjtës shpat rrëshqitës që ndoqi disa herë në shekullin e kaluar – drejt rënies së saj”, duke iu referuar Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore.

  • “Rrallë kam qenë kaq i zemëruar sa sot”, trajneri i Bajernit: Nuk i nis përgatitjet për sezonin e ri pa 3 javë pushim

    “Rrallë kam qenë kaq i zemëruar sa sot”, trajneri i Bajernit: Nuk i nis përgatitjet për sezonin e ri pa 3 javë pushim

    Bajerni i Mynihut është eleminuar nga Kupa e Botës për klube, që është duke u zhvilluar në SHBA. Bavarezët janë mposhtur 2-0 nga PSG-ja, duke ndërprerë rrugëtimin e tyre në çerekfinale. Trajneri i kampionëve të Bundesligës ka thënë pas ndeshjes se tashmë lojtarët do të marrin pushimet e tyre dhe se faza përgatitore nuk do të filluar pa u përmbushur 3 javë pushim. Ai gjithashtu ka treguar se rrallë herë ka përjetuar një zemërim si ai i sotmi, për shkak të dëmtimit të Musialës.
    “Rrallë herë kam qenë kaq i zemëruar pas pjesës së parë, por jo me lojtarët e mi. E di që ka gjëta më të be rëndësishme në jetë, por për këta djem, është jeta e tyre. Dikush si Musiala jeton për këtë. Ai sapo u kthye nga një lëndim dhe tani i ndodh kjo. Ndihesh i pafuqishëm.
    Nesër do të kthehemi në shtëpi dhe më pas do të kemi 3 javë pushime. Përgatitjet për sezonin e ri nuk do të fillojnë përpara 3 javëve. Këta djem kanë nevojë të rikarikohen dhe të distancohen pak në mënyrë që bëjnë hapin e radhës”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/

  • “Jemi shumë të zemëruar, Trump mendon se mund të bëjë çfarë dojë”, iranianët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

    “Jemi shumë të zemëruar, Trump mendon se mund të bëjë çfarë dojë”, iranianët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

    Iran

    TURQI- Shumë prej iranianëve, po qëndrojnë në një hotel në qytetin Van të Turqisë, i cili ndodhet 96 km larg kufirit iranian.
    “Jemi shumë të zemëruar,”- thotë një grua për BBC.
    “Donald Trump mendon se është një superfuqi dhe se mund të bëjë çfarë të mundet”, thotë ajo, përpara se të pyesë “pse askush nuk mund ta ndalojë Izraelin dhe SHBA-në”.
    Ajo mbërriti nga Teherani këtë mëngjes për të shoqëruar vajzën e saj e cila po fluturon për në Kanada.
    “Mendoj se njerëzit janë vërtet të shqetësuar dhe në panik sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në vend,”- shton vajza e saj 26-vjeçare.
    Një tjetër burrë tha: Jam i trishtuar që nuk po mbaron.
    Mendoi se do të qëndronte në Turqi vetëm “për një kohë të shkurtër”, por tani duket se do të qëndrojë këtu për një kohë “të gjatë”.
    Ai thotë se ka një biznes në Teheran dhe po “numëron ditët” për t’u rikthyer në të.
    “Mund të përballoj vetëm dy ose tre javë të tjera jashtë dhe pastaj do të më mbarojnë paratë. Jam shumë i shqetësuar tani.”
    Majdi, një student 28-vjeçar që mbërriti në qytetin Van të Turqisë nga Irani thotë se tani janë të shqetësuar se mund të mos jenë në gjendje ta shohin familjen e tyre, e cila mbetet në Iran.
    “Kjo është diçka për të cilën mendoj vazhdimisht,”- thotë ai.

  • Donnarumma nuk pranon ulje të ritmit: Jam i zemëruar, nuk mund të pësojmë gola të tillë

    Donnarumma nuk pranon ulje të ritmit: Jam i zemëruar, nuk mund të pësojmë gola të tillë

    Edhe pse shpeshherë është vënë në shënjestër të kritikave, Gianluigi Donnarumma ka rikuperuar besimin e tifozëve të PSG me paraqitje të mira në javët e fundit. Pas barazimit 1-1 ndaj Nantes, portieri i kombëtares italiane nuk i ka kursyer fjalët:
    “Jam shumë i zemëruar, sidomos kur pësojmë gola në atë mënyrë. Nuk duhet ta humbasim topin kaq lehtë, edhe kur luajmë në Champions League. Ekipi zhvilloi një ndeshje pozitive, e menaxhuam mirë topin. Duhet të vazhdojmë kështu kundër Nice dhe më pas ndaj Arsenalit”.
    📅 Të përqendruar tek ArsenaliEdhe pse ndeshja me Nantes nuk ndikoi në renditje, sepse PSG tashmë është kampione, Donnarumma nuk e sheh të drejtë uljen e intensitetit. Objektivi i radhës është gjysmëfinalja e Champions-it ndaj Arsenalit, ku pritet një përballje shumë e fortë.
    🖊️ E ardhmja dhe rinovimiKontrata aktuale e Donnarumma përfundon më 2026, por nuk përjashtohet që të arrihet një marrëveshje për rinovim së shpejti. Megjithatë, e ardhmja mbetet e paqartë, sidomos pas thashethemeve që e lidhin me disa klube, përfshirë edhe Interin.
    🗣️ Fjalët e HakimitNjë mbështetje e fortë për të erdhi edhe nga Achraf Hakimi: “E dimë çfarë portieri kemi. E tregoi edhe ndaj nantes. Shumë dyshojnë tek ai, por ne kurrë nuk kemi dyshuar. Donnarumma është një nga më të mirët në botë, shpresojmë që të qëndrojë gjatë me ne”.
    🔍 Situatë për t’u monitoruarMe paraqitje në rritje dhe ndeshje vendimtare në horizont, PSG e di që Donnarumma është një pasuri e madhe, por do të duhet të qartësojë prioritetet për të ardhmen, për të shmangur ndonjë surprizë në merkaton e verës.

  • Mevlan Shanaj: Ky nivel artistik me “12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri në çdo kryeqytet të botës

    Mevlan Shanaj: Ky nivel artistik me “12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri në çdo kryeqytet të botës

    Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” me regji nga Albert Minga në Teatrin Kombëtar. Në qendër të saj qëndron një akuzë, 12 perspektiva të ndryshme dhe një vendim i vështirë. Vepra e autorit Reginald Rose me regji nga Albert Minga shënoi më parë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te “Arturbina” dhe u mirëprit nga publiku. Një nga spektatorët, që ka ndjekur shfaqjen në sallën e teatrit ka qenë dhe regjisori i mirënjohur Melvan Shanaj “Mjeshtër i madh”. Ai thotë se shfaqja “12 burra të zemëruar” që erdhi në skenë më regji nga Albert Minga për nga niveli artistik mund të ishte në çdo sallë teatri të kryeqyteteve në botë. “Salla e mbushur me njerëz të kultivuar, skena me burra që të bënin për vete  nën një regji të ditur!
    Kjo ishte mbrëmja  e sotme në Tiranë Jam i bindur se ky nivel artistik me shfaqjen” 12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri, në çdo kryeqytet të botës! Vepra universale, regjia e mençur e Albert Mingës, me karaktere të goditura, nga aktorë të përzgjedhur padyshim është një sukses kombëtar! Përgëzime!”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj. Ndërkohë që dhe vetë Teatri Kombëtar bën me dije se të gjitha biletat ishin të shitura për datat 17-18-19-20 prill. Kjo shfaqje do të jetë në vijim në skenën teatrore në datat 23-24-25-26-27 këtë muaj. Si regjisor Albert Minga ka sjellë dhe të tjera vepra teatrore që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku dhe kritika e teatrit, por këtë herë ai sjell në skenë veprën e autorit Reginald Rose. Në rolet e veprës janë Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Ligoraq Riza, Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Igli Zarka dhe Doriana Çaushi. Skenograf Genc Shkodrani, kostumografe Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe përkthyes i veprës Artur Lena.