Tag: zemërim

  • Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim

    Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim

    Aktorja amerikane Megan Fox është rikthyer tek një nga rolet më të diskutuar të karrierës së saj, duke treguar për periudhën e errët që po kalonte gjatë xhirimeve të filmit Jennifer’s Body. Gjatë një shfaqjeje të posaçme të filmit në Los Angeles më 25 tetor, 39-vjeçarja rrëfeu se në atë kohë ndiente “zemërim dhe humbje të madhe”, të shkaktuar nga mënyra si trajtohej në industrinë e filmit dhe nga presioni i famës.
    “Isha plot me zemërim për mënyrën si isha trajtuar. Paparacët ishin shumë mizorë atëherë,” tha ajo, duke kujtuar raste kur e ofendonin në publik. “Kisha brenda vetes shumë dhimbje dhe pikëllim që duhej të shpërthenin diku  dhe roli i Jennifer-it më dha këtë mundësi.”
    Fox u shpreh se ishte ndjerë e lidhur me personazhin e saj, një adoleshente që shndërrohet në një krijesë të mbinatyrshme pasi sakrifikohet për përfitimet e të tjerëve. “Edhe unë ndihesha ashtu, si dikush që u sakrifikua për suksesin e të tjerëve në industri,” shtoi ajo.
    Aktorja e përshkroi përvojën si “shëruese”, sepse roli i lejoi të shprehte anët e errëta e të ndaluara të vetes. “Nëse do ta kisha parë ndryshe, ndoshta nuk do të kisha dhënë të njëjtën performancë,” tha ajo.
    Ndërkohë, shkrimtarja Diablo Cody dhe bashkëaktorja Amanda Seyfried kanë lënë të kuptohet se një vazhdim i filmit kult “Jennifer’s Body” mund të jetë në zhvillim.

  • Hamasi nuk dorëzon të vdekurit, zemërim në Izrael për moszbatimin e marrëveshjes. Paqartësi edhe në Gaza

    Hamasi nuk dorëzon të vdekurit, zemërim në Izrael për moszbatimin e marrëveshjes. Paqartësi edhe në Gaza

    Një ditë pas zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit falë të cilës 20 pengje të gjallë izraelitë dhe qindra të burgosur arritën mes emocionesh të mëdha të bashkohen me familjet e tyre, pasiguria po rrethon hapat e mëtejshëm për Gazën.

    Ndërsa të afërmit e pengjeve të liruar të hënën gëzojnë, ata që presin eshtrat e familjarëve të tyre të vdekur, shprehën zemërim që vetëm 4 prej 28 kufomave u dorëzuan gjatë shkëmbimit. Marrëveshja e armëpushimit, e publikuar nga media izraelite, duket se ka pranuar se Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze mund të mos jenë të aftë ta gjejnë brenda afatit të caktuar se ku janë të gjitha eshtrat.
    Testet mjeko-ligjore po kryhen tani për të kontrolluar identitetin e katër trupave që Hamasi i ktheu Izraelit. Familjet e disa pengjeve të ndjera kanë akuzuar qeverinë e Izraelit për tradhti, sepse nuk ka bërë më shumë për të sjellë të dashurit e tyre mbrapsht, në mënyrë që t`i rezervohet të paktën një varrim i denjë. Ndërsa pengjet e liruara të Izraelit i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, media izraelite po raporton për vuajtjet e tyre, duke përfshirë urinë dhe torturën. Një burrë thuhet të jetë mbajtur për dy vjet në izolim, raporton BBC. Edhe në krahun tjetër, shumë nga qindra palestinezët e liruar pasi ishin mbajtur në burg pa akuza nga Izraeli gjatë luftës, pretendojnë tortura dhe keqtrajtime. Disa prej atyre që prisnin ribashkimin me familjet, zbuluan se të afërmit e tyre janë vrarë. Hamasi sakaq po vazhdon të rivendosë autoritetin e tij në Gaza, dhe pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale treguan persona të armatosur që ekzekutojnë burra të lidhur dhe me sy të lidhur nga bandat rivale në rrugë, duke i akuzuar ata për bashkëpunim me Izraelin.
    Presidenti amerikan Donald Trump u largua nga rajoni pasi nënshkroi planin e tij të paqes në samitin e Gazës në Egjipt. Por detajet kryesore ende nuk janë përcaktuar dhe do të duhet të negociohen për të vazhduar planin e tij, dhe për të parandaluar një shpërthim të ri të konfliktit e rifillimin e luftimeve.
    Pavarësisht se Trumpi u shfaq mjaft optimist dhe e cilësoi këtë si një “ditë të jashtëzakonshme” për Lindjen e Mesme, duket se ka ende punë për të çimentuar marrëveshjen e tij të armëpushimit, dhe nuk ka një përgjigje të qartë për pyetjen nëse plani i tij do të jetë vërtet një rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

    Top Channel

  • Fitore e humbur në 90′, Tudor: Pati zemërim në dhomën e zhveshjes, s’mund të pësojmë gola nga këndi

    Fitore e humbur në 90′, Tudor: Pati zemërim në dhomën e zhveshjes, s’mund të pësojmë gola nga këndi

    2 Tetor 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    “Villareal ishte më mirë në pjesën e parë, ne në të dytën. Më vjen keq që nuk e mbyllëm më herët ndeshjen, pësuam gol në atë mënyrë, nga goditja e këndit”, – tha Igor Tudor pas barazimit 2-2 në fushën e Villarrealit. Në fakt ishte një fitore e humbur në minutën e 90-të:
    “Në pjesën e parë gabuan shumë pasime, në të dytën bëmë më mirë. E kishim fitoren në dorë. Po punojmë mbi goditjet standarde, e kishim ndeshjen nën kontroll, nuk pashë vuajtje, por nuk mund të pësojmë nga këndi. Duhet të punojmë mbi dobësitë tona dhe të luajmë mirë në të dyja pjesët”.
    Tudor vlerësoi: “Skuadra është aty, në ritëm. Tani shohim përpara. Gatti bëri një gol të bukur dhe një ndeshje të mirë. Në dhomat e zhveshjes kishte keqardhje dhe zemërim. Është gjithmonë e vështirë këtu. Tre mbrojtësit (Kalulu, Gatti, Kelly) po mbajnë barrën. Na mungon pak rikuperimi i topave të dytë, por jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. ‘Gattone’ bëri atë gol spektakolar me roveshiatë, nuk e priste askush”.

  • VIDEO / Dhunohet një grua në mes të rrugës, pamjet shkaktojnë zemërim në rrjet

    VIDEO / Dhunohet një grua në mes të rrugës, pamjet shkaktojnë zemërim në rrjet

    Një video tronditëse e publikuar nga aktivistja iraniane Masih Alinejad tregon momentin kur një burrë në Iran shkelmon brutalisht një grua, vetëm pse nuk mbante hixhab, duke e hedhur përtokë me forcë.
    Pamjet, të kapura nga një kamerë sigurie, tregojnë burrin e panjohur të veshur me pantallona kamuflazh teksa afrohet me dy gra që po ecnin në trotuar. Në një akt të paprovokuar dhune, ai shkelmon njërën prej tyre dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa gruaja rrëzohet dhunshëm në tokë.
    Aktivistja Alinejad, e cila jeton në SHBA dhe është një nga zërat më të fortë për të drejtat e grave në Iran, shpërndau videon në rrjetet sociale, duke e komentuar:
    “Kjo është siguria që demokracia iraniane u ofron grave.”
    Ngjarja ka shkaktuar zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe te komuniteti ndërkombëtar, duke rikthyer vëmendjen mbi presionin ndaj grave në Iran dhe dhunën e institucionalizuar kundër atyre që sfidojnë ligjet e detyrueshme për mbulimin.

    In Iran, a man kicked a woman in the street for walking without a hijab.
    The passerby was outraged by her appearance and decided to punish her. pic.twitter.com/BXniqntEm4
    — NEXTA (@nexta_tv) August 8, 2025