Janë publikuar pamjet e incidentit të ndodhur ditën e djeshme, ku është përfshirë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës.
Siç shihet në videon e shpërndarë nga “Gazeta Blic”, Zemaj po jepte një intervistë televizive në sheshin “Ibrahim Rugova”, kur një qytetar që po kalonte aty pranë i ka drejtuar fjalë provokuese.
Deputeti shihet më pas duke reaguar me nervozizëm dhe duke u përplasur fizikisht me qytetarin, të cilin e godet disa herë, duke e shoqëruar reagimin edhe me ofendime verbale.
Të dyja palët janë shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime pas këtij konflikti.
Tag: zemaj
-

“Kujt i thua ‘rrens’? Të mbys”/ Publikohen pamjet kur deputeti i LDK sulmon fizikisht qytetarin në Kosovë (VIDEO)
-

Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote
Liridon Kutllovci, avokati i qytetarit të dhunuar nga deputeti i LDK-së në Kosovë, Armend Zemaj, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Përmes një deklarate për mediat, Kutllovci shprehet se ngjarja ka ndodhur teksa qytetari i dhunuar ishte duke kaluar me gruan e tij pranë deputetit, duke iu drejtuar këtij të fundit me fjalët “Të gjithë jeni njësoj, vetem gënjeni”.
Sipas avokatit, kjo deklaratë e klientit të tij ka ardhur si pasojë e frustrimit qytetar në lidhje me gjendjen politike e ekonomike të vendit.
Ai shtoi se pas kësaj deklarate, deputeti Zemaj ka reaguar ashpër me fyerje dhe dhunë fizike në drejtim të klientit të tij, i cili sipas avokatit, ruajti qetësinë dhe thirri policinë për ndihmë.
Deklaratë:
Unë, Avokat Liridon Kutllovci, në cilësinë e mbrojtësit të qytetarit të sulmuar sot nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Armend Zemaj, sqaroj se ngjarja ka ndodhur si vijon:
Gjatë ditës së sotme, z. Zemaj ka qenë duke dhënë një intervistë publike, ndërsa klienti im, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka kaluar pranë dhe i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetem gënjeni” dhe kjo ka ardhur si pasojë e frustrimit qytetarë në lidhje me gjendjen politike e ekonomike të vendit.
Në vend që deputeti të ruante qetësinë dhe etikën që i takon një përfaqësuesi të Kuvendit të Republikës, ai është kthyer dhe i është drejtuar qytetarit me fjalët fyese: “Gënjen nëna dhe Gruaja juaj”
Ky fjalor i papranueshëm është përdorur në prani të bashkëshortes së qytetarit.
Pas rreth 20 sekondash, deputeti Armend Zemaj e ka sulmuar fizikisht klientin tim me grusht, pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij. Klienti im ka reaguar në mënyrën më të moderuar të mundshme, pa ushtruar asnjë formë dhune dhe menjëherë ka thirrur policinë, duke demonstruar vetëpërmbajtje dhe respekt për rendin ligjor.
Ky akt përbën sjellje të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht, veçanërisht kur vjen nga një deputet i Kuvendit të Kosovës që ka për detyrë të japë shembull qytetarie dhe respekti ndaj ligjit.
Ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që ky rast të mos mbetet pa përgjegjësi dhe që dinjiteti i qytetarit të mbrohet plotësisht.
Me respekt
Av Liridon Kutllovci
+383 44 370 180 -

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht qytetarin: Më provokoi, kërkoj falje
Armend Zemaj
KOSOVË-Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për një media në momentin kur ka ndodhur incidenti. Me anë të një postimi në rrjete sociale, vetë deputeti ka sqaruar incidentin, ku pretendon se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar. Zemaj pohon se duhet të kishte ruajtur qetësinë dhe kërkon falje publike.
Postimi:
Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.
Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI -

Skandal/ Deputeti shqiptar godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës.
Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për një media vendore në momentin kur ka ndodhur incidenti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Zemaj pretendon se është ofenduar dhe provokuar nga qytetari.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Postimi i Armend Zemaj:
Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.
Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.
Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin. -

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës.
Burime bëjnë me dije se Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për një media vendore në momentin kur ka ndodhur incidenti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Zemaj pretendon se është ofenduar dhe provokuar nga qytetari.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Postimi i Armend Zemaj:
Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.
Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.
Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.