Tag: zelenskyt

  • FOTO-LAJM/ “Më pëlqen shumë”, veshja e Zelenskyt merr komplimentet e Trump

    FOTO-LAJM/ “Më pëlqen shumë”, veshja e Zelenskyt merr komplimentet e Trump

    Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur pak çaste më parë në Shtëpinë e Bardhë, ku ëhstë pritur nga presidenti amerikan, Donald trump.

    Ajo që bie në sy është veshja e tij, e cila ndryshe nga hera e fundit, është më serioze dhe ceremoniale.
    Zelnsky mesa duket ak ndjekur ”këshillat” për tu paraqitur me kostum në takim, dhe jo si herën e fundit me bluzë ushtarake.

    Madje kostumi i Zelenskyt ka tërhequr edhe vëmendjen e trump, i cili e ka komplimentuar.
    “Nuk mund ta besoj, më pëlqen shumë”, tha Trump, duke treguar kostumin e zi të Zelensky-t ndërsa e përshëndeti në Shtëpinë e Bardhë.
    Trump ia vuri krahun rreth shpatullës udhëheqësit ukrainas dhe pastaj hynë shpejt brenda.

  • Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

    Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

    Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
    Liderët evropianë do t’i bashkohen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump të hënën në Uashington.
    Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Vendimi duket se është në marrë për të parandaluar përsëritjen e një takimi të tensionuar mes Trumpit dhe Zelenskyt, siç ka qenë ai i shkurtit në Shtëpinë e Bardhë.
    Prezenca e liderëve evropianë në anën e Zelenskyt, demonstron mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe mund t’i ulë shqetësimet në Kiev dhe kryeqytetet tjera evropiane lidhur me kushtet e një marrëveshjeje për paqe.
    Përveç von der Leyenit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Finlandës, Suedisë dhe shefi i NATO-s.
    Zelensky është të dielën në Bruksel për të marrë pjesë në një video-konferencë me liderët evropianë, për t’i diskutuar hapat e radhës drejt përfundimit të luftës.
    Kryeministri francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe kancerlari gjerman, Friedrich Merz do ta udhëheqin takimin e së dielës.
    Këto diskutime do të zhvillohen pak pas takimit të mbajtur në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
    Pavarësisht pritjes së ngrohtë të liderit të Kremlinit nga ana e Trumpit, takimi ka rezultuar pa ndonjë marrëveshje për përfundim të luftës.
    Shumë media perëndimore i kanë cituar disa burime të kenë thënë se Trump i ka thënë Zelenskyt që Putini ka propozuar ngrirjen e pjesës më të madhe të vijës së frontit, nëse Kievi ia dorëzon Rusisë gjithë rajonin e Donjeckut.
    Zelensky, në anën tjetër, e përmend vazhdimisht se nuk pranon dorëzim territori dhe në këtë linjë janë edhe aleatët evropianë.
    Rusia e ka pushtuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014 dhe tani e zotëron një të pestën e shtetit, përfshirë rajonin e Luhanskut dhe disa pjesë të Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit.
    Ukraina dhe liderët evropianë kanë thënë se strategjia e Putinit që favorizon negociatat e gjata drejt një marrëveshjeje të plotë dhe refuzimi i një armëpushimi të shpejtë, i mundëson liderit rus të blejë kohë për ta ashpërsuar ofensivën në fushëbetejë.

  • Trump sulmon Zelenskyn dhe pretendon se marrëveshja është afër

    Trump sulmon Zelenskyn dhe pretendon se marrëveshja është afër

    Kur u duk se nisma amerikane për fundin e luftës në Ukrainë arriti pikën e dështimit, Presidenti Donald Trump, shtoi edhe një herë presionin ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
    Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump pohoi se marrëveshja është “shumë afër” dhe pasi i bën presion Presidentit të Ukrainës, i kërkon “ta pranojë”.
    “Ne jemi shumë afër marrëveshjes, por njeriu që ‘nuk ka letra për të luajtur’ tani, duhet ta pranojë. Mezi pres të ndihmoj Ukrainën dhe Rusinë të dalin nga kjo çmenduri e plotë, që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha president”.
    Megjithatë, pjesa më e madhe e postimit i referohet kritikave të Zelenskyt në Wall Street Journal për çështjen e Krimesë, për të cilën tha se Ukraina nuk do të heqë dorë kurrë as si pjesë e negociatave të paqes. Presidenti i quajti komentet e Zelenskyt të dëmshme që e bëjnë më të vështirë arritjen e marrëveshjes së paqes me Rusinë.
    Trump shton se gadishulli i Krimesë është humbur vite më parë “dhe tani nuk është as një pikë diskutimi”.
    Replikat lidhen me një plan paqeje me shtatë pika që qarkulloi në disa media të mëdha ndërkombëtare.
    Sipas tyre plani i propozuar nga Trumpi për t’i dhënë fund luftës përfshin njohjen zyrtarisht nga SHBA-ja të Krimesë si territor sovran rus. Rusia e pushtoi Krimenë në vitin 2014.

    Po në lidhje me negociatat për fundin e luftës, zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë zhvilluan takime të mërkurën në Londër në përpjekje për të ringjallur bisedimet, kjo pasi Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio anuloi udhëtimin e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi përparim e bërë.
    Mosparaqitja e Rubios bëri që një takim më i gjerë me ministrat e jashtëm të Ukrainës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të anulohej.
    Në këtë takim, shefi i kabinetit i Zelenskyt i tha të dërguarit të SHBA-së se Ukraina do t’i qëndrojë pozicionit parimor lidhur me integritetin territorial.
    Më herët, zv/Presidenti JD Vance tha se Uashingtoni do të “largohet” nga negociatat nëse Ukraina dhe Rusia nuk bien dakord për një marrëveshje.
    Shtyrja e takimit të Londrës gëzoi Kremlinin që tha se ka ende “shumë nuanca” rreth bisedimeve për t’i dhënë fund luftës dhe se pozicionet e palëve të përfshira në bisedime nuk janë afruar.
    Sugjerimet e administratës Trump për të njohur territor sovran rus Krimenë e pushtuar, sipas ekspertëve shkel hapur ligjin ndërkombëtar. Ekspertët parashikojnë se brenda disa javësh Presidenti Trump do të tërhiqet nga bisedimet e paqes dhe do të fajësojë Ukrainën për dështimin ndërsa përgjegjësia do t’iu kalojë europianëve.
    Plani, i raportuar nga mediat amerikane në fundjavë, ngrin vijat e frontit në pozicionet e sotme. Aleatët e Ukrainës shpresojnë të marrin garanci sigurie dhe projekte rindërtimi në këmbim të çdo lëshimi të tillë territorial.
    Financial Times pohoi se Vladimir Putin gjithashtu ka ofruar të ndalojë pushtimin përgjatë vijës aktuale të frontit, duke i ofruar SHBA-së marrëveshje për gazin dhe mineralet e rralla.
    Pavarësisht këtyre bisedimeve për paqen, Rusia vijon sulmet ndaj civilëve në Ukrainë.
    Klan News

  • Sulm i rëndë me raketa në qytetin e lindjes së Zelenskyt, të paktën 14 viktima

    Sulm i rëndë me raketa në qytetin e lindjes së Zelenskyt, të paktën 14 viktima

    Të paktën 14 njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë, si pasojë e një sulmi raketor rus në një zonë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, të premten, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë këtë vit.
    Sulmi në qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili ndodhi në një kohë kur preisdenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund luftës, dëmtoi ndërtesat e banimit dhe shkaktoi zjarr, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, në Telegram.
    Trupat e të vdekurve dhe të plagosurit mund të shiheshin të shtrirë në trotuare në video të paverifikuara që po qarkullonin në Telegram.
    Të paktën 50 njerëz u plagosën në këtë sulm, thanë shërbimet e emergjencës, duke shtuar se numri mund të rritet. Më shumë se 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajsh, janë dërguar në spital, tha Lysak.
    Zelensky tha se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë trysni ndaj Moskës.
    “E gjithë bota e sheh këtë. Çdo raketë, çdo dron dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë“, shkroi ai në Telegram.
    Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se ishin pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.
    Megjithtatë, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
    Kievi thotë se kishte rënë dakord më parë me një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar prej 30 ditësh, por Rusia e kishte refuzuar një hap të tillë në bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë.

    Top Channel

  • Publikohen fitimet e Zelenskyt, ja sa para ka bërë presidenti ukrainas në vitin 2024

    Publikohen fitimet e Zelenskyt, ja sa para ka bërë presidenti ukrainas në vitin 2024

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe familja e tij kishin të ardhura prej rreth 337,000 euro vitin e kaluar, njoftoi dje shërbimi i shtypit presidencial, duke cituar deklaratën tatimore të presidentit.

    Pothuajse gjysma e të ardhurave të presidentit vijnë nga shitja e bonove të qeverisë, ndërsa pjesa tjetër përfshin pagën e Zelenskyt, interesat bankare dhe të ardhurat nga dhënia me qira e pronave private.
    “Bilanci i parave të familjes së presidentit në fund të vitit 2024 mbetet kryesisht i njëjtë,” tha shërbimi i shtypit presidencial në një deklaratë, megjithëse nuk specifikoi shumën e saktë.
    Para se të merrte detyrat e tij presidenciale, Zelensky ishte një aktor, producent filmi dhe skenarist i famshëm.
    Vlerësimet e pasurisë totale të Zelensky ndryshojnë, me disa burime që thonë se është në miliona dollarë, por vlera e saktë neto e tij nuk dihet.

    Top Channel