Tag: zelenskyn

  • Trump sulmon Zelenskyn: “Nuk ka lexuar propozimin e paqes”

    Trump sulmon Zelenskyn: “Nuk ka lexuar propozimin e paqes”

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 10:34
    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “pak i zhgënjyer” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se ky i fundit ende nuk ka lexuar propozimin e ri për paqe që SHBA i ka paraqitur palëve në konflikt.
    “Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin,” u shpreh Trump, teksa komentoi përpjekjet e fundit diplomatike.

    Ai shtoi se administrata amerikane është duke zhvilluar kontakte të vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn, për të arritur një marrëveshje të mundshme.

    “Ne po flasim me Putinin dhe me drejtuesit ukrainas, përfshirë edhe Zelenskyn, për një paqe të mundshme,” tha presidenti amerikan.

    Sipas Trump, Moska ka shprehur një gatishmëri të caktuar për të lëvizur drejt paqes, ndërsa qëndrimi i Kievit mbetet më pak i qartë.
    “Mendoj se Rusia është dakord, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord. Popullit të tij i pëlqen ky propozim,” deklaroi ai.
    Trump i bëri këto komente në përgjigje të pyetjeve lidhur me ecurinë e bisedimeve për paqen në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm që mund të ndërmerren nga SHBA në këtë proces.

  • Anulohet takimi i Witkoff dhe Kushner me Zelenskyn në Bruksel

    Anulohet takimi i Witkoff dhe Kushner me Zelenskyn në Bruksel

    Takimi midis të dërguarit special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steven Witkoff, dhe dhëndrit të udhëheqësit të SHBA-së, Jared Kushner, me Volodymyr Zelensky nuk do të zhvillohet.
    Takimi i planifikuar në Bruksel është anuluar. Sipas mediave të huaja, bisedimet nuk do të vazhdojnë dhe Zelensky po kthehet në Ukrainë.
    Sipas kyivpost, Kremlini pretendon se Witkoff dhe Kushner “premtuan” të fluturonin direkt për në Uashington pas bisedimeve të tyre me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, një deklaratë që nuk është konfirmuar nga pala amerikane.

    Witkoff dhe Kushner do të diskutonin me Zelenskyn rezultatet e bisedimeve të tyre me presidentin rus.
    Arsyeja e anulimit nuk është zbuluar ende.
    Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk arritën “asnjë kompromis” pas gati pesë orësh bisedimesh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, të martën vonë, pavarësisht se i quajti diskutimet “shumë të dobishme dhe thelbësore”.

  • A do ta përballojë Zelensky skandalin e madh të korrupsionit në rrethin e tij?

    A do ta përballojë Zelensky skandalin e madh të korrupsionit në rrethin e tij?

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Një skandal korrupsioni që përfshin Tymur Mindichin, po del të jetë sfidë e madhe politike për ish-partnerin e tij biznesor, presidentin e tanishëm të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

    Mindich dhe të dyshuarit tjerë akuzohen se kanë kërkuar miliona dollarë nga përfituesit e kontratave në sektorin e energjisë. Zelensky ka vendosur sanksione dhe e ka distancuar veten prej tyre.

    Skandali rrezikon të dëmtojë besimin e Qeverisë së Zelenskyt brenda dhe jashtë shtetit, teksa vazhdon lufta e Rusisë kundër vendit të tij.

    Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti pak para se policia të bënte kërkime në shtëpinë e tij.
    Prokurorët raportohet t’i kenë thënë gjykatës se e posedojnë një thirrje telefonike të incizuar në të cilën Zelensky dëgjohet duke folur me një tjetër subjekt të hetimit, ministrin e Drejtësisë, Herman Halushchenko, derisa Halushchenko ka qenë në një thirrje telefonike në grup me Mindichin dhe Oleksandr Tsukermanin, ndihmës që është akuzuar gjithashtu nga shteti.
    Hollësitë e bisedës me Halushchenkon dhe të komunikimit me Mindichin nuk dihen, ndërsa Zelensky nuk është nën hetime. Mirëpo, lidhjet e tij me Mindichin janë vetëm njëra arsye pse skandali duket se përbën sfidën më të madhe të tij, prej zgjedhjeve të vitit 2019.
    Si komedian që e ka imituar rolin e presidentit në një emision televiziv të prodhuar nga kompania në pronësi të tij dhe Mindichit, Kvartal 95, Zelenesky ka qenë emër që i ka habitur të gjithë kur i ka fituar zgjedhjet presidenciale.
    Thirrjet për paqe kanë qenë në qendër të fushatës së tij në kohën kur lufta e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit ishte duke gëluar.
    Mirëpo, lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, e ka lënë politikën në hije, duke e mbrojtur Zelenskyn nga sfidat me të cilat do të përballej secili lider në kohë të paqes.
    Kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur prej ditës së parë të nisjes së pushtimit rus. Për më shumë, ukrainasit kanë shfaqur unitet të madh në nisje të luftës, fenomen që e ka forcuar Zelenskyn dhe qasjen e tij ndaj luftës, e cila sipas shumë vëzhguesve, besohej se do ta gjunjëzonte shtetin brenda ditësh.
    Megjithatë, përgjatë kësaj kohe, Zelensky ka pasur momente të sikletshme politike, sikurse mospajtimi i hapur me gjeneralin ushtarak, Valeriy Zaluzhniy, dikur në krye të ushtrisë ukrainase, çka e ka shtyrë zyrtarin e lartë ushtarak të heqë dorë nga detyra, duke i rritur spekulimet se ai mund të garojë për president, sapo të mbahen zgjedhjet në të ardhmen.
    “Krizë politike e pakontrollueshme”
    Uniteti në kohë lufte i ka zbehur dallimet mes forcave politike. Mirëpo shkalla e rastit të korrupsionit, të njohur si Operacioni Midas, e bën situatën jo fort të lehtë.
    Përtej efekteve të menjëhershme, skandali “mund të kthehet në forcë shtytëse për shumë konflikte të brendshme politike dhe situata tjera vitin e ardhshëm, sidomos në rast të përfundimit të luftës dhe mbajtjes së zgjedhjeve pas luftës”, ka thënë njohësi ukrainas i çështjeve politike, Volodymyr Fesenko në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).
    “Sfida kryesore socio-politike është që të gjendet një baraspeshë e pranueshme në mes të nevojës për hulumtim të plotë të rastit dhe ruajtjes së stabilitetit politik për shkak të luftës, në mënyrë që të shmanget një krizë politike e pakontrollueshme”, ka thënë Fesenko.
    Dhe nuk janë vetëm lidhjet e Zelenskyt me Mindichin dhe të tjerët e përfshirë në hetime, që e rrezikon figurën e presidentit.
    Ekzistojnë dhe faktorë tjerë që mund ta dëmtojnë rëndë besimin në Zelenskyn dhe Qeverinë e tij, nisur prej ushtarëve në vijën e frontit e deri te përkrahësit e Kievit në Perëndim.
    Specifikat e skandalit, i cili ka shpërthyer në kohën e sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë, lidhen direkt me luftën dhe mandatin kryesor të Qeverisë: mbrojtjen e shtetasve ukrainas.
    Të dyshuarit akuzohen se kanë kërkuar 10-15 për qind fitim nga nënkontraktorët privatë të Energoatomit, operatorit shtetëror të centraleve bërthamore të Ukrainës, dhe ka sinjale se në këtë rast mund të jenë përfshirë edhe kontrata për kryerjen e instalimeve për t’i mbrojtur objektet e energjisë.
    Vlera e përqindjeve që besohet se kanë përfituar të dyshuarit shkon në rreth 100 milionë dollarë.
    Vëmendje të madhe është duke marrë edhe fakti që Byroja Kombëtare kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit (SAPO) kanë qenë duke kryer hetime 15 muaj para se hetimi të bëhej publik këtë javë.
    Ky detaj i ka rritur edhe më shumë dyshimet për tentimin e dështuar të Zelenskyt dhe aleatëve të tij në korrik për të zvogëluar pavarësinë e këtyre dy agjencive, të cilat janë konsideruar si kryesore në përpjekjet e Kievit kundër korrupsionit. Dyshimet janë mos ai ka tentuar të rrënojë hetimin.
    Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se protestat në rrugë e kanë detyruar Zelenskyn që të përmbysë vendimin për NABU-n dhe SAPO-n, ndonëse faktorët kanë qenë krejt të ndryshëm – në protesta është kundërshtuar ligji që ai e ka nënshkruar.
    Teksa Rusia vazhdon t’i hedhë poshtë thirrjet për armëpushim, skandali vetëm i ushqen politikanët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët ka kohë që janë të shqetësuar për korrupsionin dhe kanë dilema për ndihmën e dërguar në Ukrainë.
    Kjo mund të nënkuptojë që do të rritet presioni ndaj Kievit që të bëjë koncesione territoriale kundrejt Moskës. (marrë me shkurtime nga REL)
    Përgatiti: Krenare Cubolli

  • Aleati i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

    Aleati i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, për marrëdhëniet mes dy vendeve, proceset e integrimit evropian dhe agjendën ndërkombëtare për periudhën e ardhshme.
    “U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku,” shkroi Vuçiç në Instagram, pa dhënë detaje të tjera.
    Ai shtoi se me Zelenskyn ranë dakord të mbajnë kanale komunikimi të hapura edhe në të ardhmen.
    Ndërkaq, presidenti ukrainas tha se gjatë bisedës diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë rajonale.
    “Vendet tona e ndajnë këtë interes dhe do të punojmë mbi të. Rishikuam agjendën ndërkombëtare dhe u pajtuam të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin,” shkroi Zelensky.
    Serbia mbetet një nga vendet evropiane që nuk është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, megjithatë ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka dërguar ndihma humanitare.Beogradi ka mohuar çdo eksport të drejtpërdrejtë të armëve drejt Ukrainës, duke theksuar se nuk mund të ndikojë nëse armët serbe përfundojnë në front nga vende të tjera.

  • “Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

    “Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

    Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilluan bisedime për situatën në Ukrainë.
    Takimi u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi si një “nder” praninë e Zelenskyt dhe e përshkroi atë si “një lider shumë i fortë” që “ka kaluar shumë”.
    Trump deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari.

    “Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë,” tha Trump, duke shtuar: “Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska.”
    Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e uroi Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
    “Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se Rusia nuk po arrin shumë suksese në fushën e betejës.
    Ai gjithashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane që janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta.
    Para se të kalonin në pyetjet nga gazetarët, Trump komplimentoi Zelenskyn për “xhaketën shumë me stil” që kishte veshur.

  • ‘Le të vijë në Moskë’/ Kremlini përsërit ftesën e Putinit për Zelenskyn: Nuk është thirrur për t’u dorëzuar, por për negociata

    ‘Le të vijë në Moskë’/ Kremlini përsërit ftesën e Putinit për Zelenskyn: Nuk është thirrur për t’u dorëzuar, por për negociata

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky nuk është ftuar në Moskë për t’u dorëzuar, por për të marrë pjesë në negociata.

    Më herët këtë javë, gjatë konferencës së tij për shtyp në Kinë, Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se nuk kishte refuzuar kurrë të negocionte me Kievin ose të takohej me Zelenskyn. Ai paralajmëroi se mbajtja e një samiti “vetëm për hir të takimit” do të ishte një “rrugë pa krye”, por shtoi se nëse Zelensky donte vërtet të fliste, ai thjesht mund të vinte në Moskë.

    Kievi e ka përjashtuar mundësinë e një takimi të tillë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrey Sibiga, e ka akuzuar Putinin se ka bërë propozime “me vetëdije të papranueshme” , duke pretenduar se Zelensky është gati për një takim në çdo kohë, por jo sipas kushteve të Moskës.

    Duke folur me gazetarët të premten, Peskov shpjegoi se oferta e presidentit rus ishte e sinqertë dhe këmbënguli se ftesa kishte qenë për bisedime. “Ai u ftua në Moskë për të folur, jo për t’u dorëzuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

    Po atë ditë, gjatë një seance plenare në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin vuri në dukje se, ndërsa nuk sheh “shumë kuptim” në bisedimet e drejtpërdrejta me Zelenskyn, ai mbetet i hapur për to. “Pala ukrainase dëshiron një takim? Ejani! Ne do të japim sigurinë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se arritja e marrëveshjeve do të ishte “praktikisht e pamundur” në një format të tillë.

    Putin ka këmbëngulur vazhdimisht se çdo samit duhet të jetë si “kuptimplotë” ashtu edhe “i përgatitur mirë” dhe duhet të çojë në rezultate të prekshme. Moska ka theksuar se negociata të tilla do të jenë të zbatueshme vetëm pasi delegacionet nga të dyja palët të kenë hartuar skicat e një marrëveshjeje paqeje.

  • “Çdo trup europian në Ukrainë do të jetë objektiv legjitim për në”, Putin: Vendi më i mirë për takim me Zelenskyn është Moska

    “Çdo trup europian në Ukrainë do të jetë objektiv legjitim për në”, Putin: Vendi më i mirë për takim me Zelenskyn është Moska

    Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të martën se çdo forcë ushtarake perëndimore e vendosur në Ukrainë do të ishte një objektiv “legjitim” për ushtrinë e Moskës.

    “Nëse trupat shfaqen atje, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne vazhdojmë me supozimin se ato do të jenë objektiva legjitime”, tha Putin në një fjalim në Forumin Ekonomik Lindor në qytetin e Vladivostokut, një ditë pasi aleatët perëndimorë të Kievit u zotuan të dërgonin trupa në rast të një marrëveshjeje paqeje.
    “Nuk do të ketë nevojë për vendosjen e trupave perëndimore në territorin ukrainas pasi të arrihet një marrëveshje afatgjatë paqeje. Nëse merren vendime që do të çojnë në paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë arsye për praninë e tyre atje”, tha Putin.
    Moska zgjedhja më e mirë për takimin me Zelenskyn
    Putin e ka identifikuar Moskën si vendin më të mirë për një takim të mundshëm me Volodymyr Zelenskyn.
    “Herën tjetër, nëse dikush dëshiron vërtet të takohet me ne, ne jemi gati. Vendi më i mirë për këtë është kryeqyteti i Federatës Ruse, qyteti hero i Moskës”, tha presidenti rus gjatë një diskutimi pas fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Lindor.
    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Rusia është e gatshme t’u ofrojë garanci sigurie Zelenskyt dhe përfaqësuesve të Kievit nëse ata vendosin të vijnë në kryeqytetin rus, por vuri në dukje se ai vetë nuk pret asgjë thelbësore nga një takim i tillë.
    Udhëheqësi rus i përshkroi gjithashtu kërkesat për të mbajtur një takim në vendet e propozuara nga Kievi si “të tepërta”.
    “Ata na thonë ‘duam të takohemi me ju, por ju duhet të shkoni atje, në atë vend’. Më duket se ajo që po kërkojnë prej nesh është thjesht e tepërt”, tha presidenti rus.
    “Marrëveshja” me Trumpin
    Presidenti rus tha se ka një marrëveshje me presidentin e SHBA-së, Donald Trump për të komunikuar me njëri-tjetrin kur është e nevojshme.
    “Ne kemi një dialog të hapur me Trump, ka një marrëveshje që, nëse është e nevojshme, mund të komunikojmë, të kontaktojmë, të flasim. Ai e di që unë jam i hapur për këto biseda. Dhe unë e di që edhe ai është”, tha ai.
    “Një ari është një ari”
    Gjatë diskutimit, moderatori i kujtoi Putinit një foto që kishte qarkulluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, në të cilën ai shihej i ulur me Xi Jinping dhe Narendra Modi. Fotografia në fjalë u përshkrua nga disa me mbishkrimin “elefant, dragua dhe ari”. “Çfarë vendi zë ariu në këtë aleancë, në fund të fundit?” pyeti moderatori.
    “Ariu është një ari”, u përgjigj presidenti rus. “Ariu, sigurisht, është një simbol i Rusisë, por ne jemi në Lindjen e Largët, tigri më i madh në botë është, meqë ra fjala, tigri siberian, tigri rus”, shtoi Putin.
    Në këtë kontekst, Putin theksoi se nuk ishte ai që foli për bashkëpunimin midis dragoit dhe elefantit, por Xi Jinping. Kështu i kishte përshkruar udhëheqësi kinez marrëdhëniet midis Kinës dhe Indisë, duke iu drejtuar delegacionit indian të udhëhequr nga Modi.

    Top Channel

  • “Çdo trup europian në Ukrainë do të jetë objektivë legjitime për në”, Putin: Vendi më i mirë për takim me Zelenskyn është Moska

    “Çdo trup europian në Ukrainë do të jetë objektivë legjitime për në”, Putin: Vendi më i mirë për takim me Zelenskyn është Moska

    Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të martën se çdo forcë ushtarake perëndimore e vendosur në Ukrainë do të ishte një objektiv “legjitim” për ushtrinë e Moskës.

    “Nëse trupat shfaqen atje, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne vazhdojmë me supozimin se ato do të jenë objektiva legjitime”, tha Putin në një fjalim në Forumin Ekonomik Lindor në qytetin e Vladivostokut, një ditë pasi aleatët perëndimorë të Kievit u zotuan të dërgonin trupa në rast të një marrëveshjeje paqeje.
    “Nuk do të ketë nevojë për vendosjen e trupave perëndimore në territorin ukrainas pasi të arrihet një marrëveshje afatgjatë paqeje. Nëse merren vendime që do të çojnë në paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë arsye për praninë e tyre atje”, tha Putin.
    Moska zgjedhja më e mirë për takimin me Zelenskyn
    Putin e ka identifikuar Moskën si vendin më të mirë për një takim të mundshëm me Volodymyr Zelenskyn.
    “Herën tjetër, nëse dikush dëshiron vërtet të takohet me ne, ne jemi gati. Vendi më i mirë për këtë është kryeqyteti i Federatës Ruse, qyteti hero i Moskës”, tha presidenti rus gjatë një diskutimi pas fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Lindor.
    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Rusia është e gatshme t’u ofrojë garanci sigurie Zelenskyt dhe përfaqësuesve të Kievit nëse ata vendosin të vijnë në kryeqytetin rus, por vuri në dukje se ai vetë nuk pret asgjë thelbësore nga një takim i tillë.
    Udhëheqësi rus i përshkroi gjithashtu kërkesat për të mbajtur një takim në vendet e propozuara nga Kievi si “të tepërta”.
    “Ata na thonë ‘duam të takohemi me ju, por ju duhet të shkoni atje, në atë vend’. Më duket se ajo që po kërkojnë prej nesh është thjesht e tepërt”, tha presidenti rus.
    “Marrëveshja” me Trumpin
    Presidenti rus tha se ka një marrëveshje me presidentin e SHBA-së, Donald Trump për të komunikuar me njëri-tjetrin kur është e nevojshme.
    “Ne kemi një dialog të hapur me Trump, ka një marrëveshje që, nëse është e nevojshme, mund të komunikojmë, të kontaktojmë, të flasim. Ai e di që unë jam i hapur për këto biseda. Dhe unë e di që edhe ai është”, tha ai.
    “Një ari është një ari”
    Gjatë diskutimit, moderatori i kujtoi Putinit një foto që kishte qarkulluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, në të cilën ai shihej i ulur me Xi Jinping dhe Narendra Modi. Fotografia në fjalë u përshkrua nga disa me mbishkrimin “elefant, dragua dhe ari”. “Çfarë vendi zë ariu në këtë aleancë, në fund të fundit?” pyeti moderatori.
    “Ariu është një ari”, u përgjigj presidenti rus. “Ariu, sigurisht, është një simbol i Rusisë, por ne jemi në Lindjen e Largët, tigri më i madh në botë është, meqë ra fjala, tigri siberian, tigri rus”, shtoi Putin.
    Në këtë kontekst, Putin theksoi se nuk ishte ai që foli për bashkëpunimin midis dragoit dhe elefantit, por Xi Jinping. Kështu i kishte përshkruar udhëheqësi kinez marrëdhëniet midis Kinës dhe Indisë, duke iu drejtuar delegacionit indian të udhëhequr nga Modi.

    Top Channel

  • Puti “fton” Zelenskyn në Moskë: Jam gati të takohem nëse…

    Puti “fton” Zelenskyn në Moskë: Jam gati të takohem nëse…

    Putin-Zelensky

    MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se do të ishte i gatshëm të takohej me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse do të vizitonte Moskën. Putin shtoi se mbetet për t’u parë nëse një takim i tillë do të kishte kuptim.
    Duke folur në një konferencë për shtyp në Pekin, Putin tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi atij të takohej me Zelenskyn gjatë takimit të tyre muajin e kaluar në Alaska dhe se ai i përcolli udhëheqësit amerikan gatishmërinë e tij për ta bërë këtë.
    “Nuk e kam refuzuar kurrë këtë, me kusht që takimi të jetë i përgatitur mirë dhe të çojë në disa rezultate pozitive të mundshme”, tha ai. “Donald më pyeti nëse mund të organizoja një takim të tillë. Unë u përgjigja se po, është e mundur. Në fund të fundit, nëse Zelensky është gati, le të vijë në Moskë – atëherë takimi do të zhvillohet.”
    Takimi presidencial SHBA-Rusi në Alaska në gusht shënoi të parin në më shumë se katër vjet. Ai zgjati rreth tre orë, pas të cilit të dy udhëheqësit lëshuan deklarata për shtypin, duke shprehur “rezultate të mira” dhe duke theksuar nevojën për të vazhduar përpjekjet./ZËRI