Tag: zelensky

  • Presidenti ukrainas: Rusia duhet të dënohet për më shumë se 183.000 krime lufte në Ukrainë

    Presidenti ukrainas: Rusia duhet të dënohet për më shumë se 183.000 krime lufte në Ukrainë

    Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që Rusia të dënohet për më shumë se 183,000 krime lufte të dokumentuara nga Ukraina që prej pushtimit të plotë të vendit në vitin 2022. Ai bëri këto komente në një samit të zyrtarëve evropianë në Bucha, një qytet ku ushtarët rusë janë akuzuar për ekzekutime, përdhunime dhe tortura gjatë periudhës së okupimit. Zelensky tha se ky numër i krimeve të dokumentuara nuk përfshin territoret e tjera të Ukrainës që janë ende nën kontrollin rus.
    Zelensky theksoi nevojën për drejtësi ndërkombëtare për të mbrojtur popullin ukrainas dhe shoqërinë evropiane nga kërcënimet e mëtejshme, duke shtuar se sanksionet ndaj Rusisë dhe presioni ndërkombëtar janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e luftës dhe abuzimeve. Ai po ashtu kërkoi që të aplikohet ligji ndërkombëtar për të garantuar mbrojtjen dhe ndalimin e krimeve të luftës.
    Shumica e hetimeve për krimet e luftës kundër Rusisë po zhvillohen në Ukrainë dhe gjykohen atje, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë po merr pjesë në hetime për disa raste të njohura. Megjithatë, SHBA dhe Rusia nuk e pranojnë juridiksionin e GJNP-së, dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gjykatës për hetimet mbi qytetarët amerikanë dhe aleatët e SHBA. Zelensky shprehu shpresën se këto sanksione nuk do të pengojnë hetimet për krimet e luftës të Rusisë.

  • Publikohen fitimet e Zelenskyt, ja sa para ka bërë presidenti ukrainas në vitin 2024

    Publikohen fitimet e Zelenskyt, ja sa para ka bërë presidenti ukrainas në vitin 2024

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe familja e tij kishin të ardhura prej rreth 337,000 euro vitin e kaluar, njoftoi dje shërbimi i shtypit presidencial, duke cituar deklaratën tatimore të presidentit.

    Pothuajse gjysma e të ardhurave të presidentit vijnë nga shitja e bonove të qeverisë, ndërsa pjesa tjetër përfshin pagën e Zelenskyt, interesat bankare dhe të ardhurat nga dhënia me qira e pronave private.
    “Bilanci i parave të familjes së presidentit në fund të vitit 2024 mbetet kryesisht i njëjtë,” tha shërbimi i shtypit presidencial në një deklaratë, megjithëse nuk specifikoi shumën e saktë.
    Para se të merrte detyrat e tij presidenciale, Zelensky ishte një aktor, producent filmi dhe skenarist i famshëm.
    Vlerësimet e pasurisë totale të Zelensky ndryshojnë, me disa burime që thonë se është në miliona dollarë, por vlera e saktë neto e tij nuk dihet.

    Top Channel

  • Sulmet e vazhdueshme ruse ne Ukrainë, Zelensky: Rusia meriton presion të shtuar! Putinit nuk i intereson…

    Sulmet e vazhdueshme ruse ne Ukrainë, Zelensky: Rusia meriton presion të shtuar! Putinit nuk i intereson…

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti fjalimin e tij të zakonshëm për popullin ukrainas mbrëmjen e djeshme, dhe me sa duket iu përgjigj komenteve të Donald Trump për Vladimir Putin.

    Ai tha se Putinit “nuk i intereson diplomacia” dhe bëri thirrje për presion të mëtejshëm ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.
    “Prej disa javësh ka një propozim të SHBA-së për një armëpushim pa kushte. Dhe pothuajse çdo ditë, në përgjigje të këtij propozimi, ka dronë rusë, bomba, granatime artilerie dhe sulme balistike“, tha presidenti ukrainas.
    “Rusia meriton presion të shtuar. Të gjitha masat e ashpra që mund të thyejnë kapacitetin e saj për të bërë luftë dhe për të mbështetur sistemin që nuk dëshiron asgjë tjetër përveç luftës,” shtoi Zelensky

    Top Channel

  • Mineralet e Ukrainës, Trump: Zelensky do të përballet me probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja

    Mineralet e Ukrainës, Trump: Zelensky do të përballet me probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja

    Presidenti amerikan Donald Trump thotë se homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky përballet me “probleme të mëdha, të mëdha” nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve me SHBA.

    “Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja. Nëse ai e bën këtë, do të ketë disa probleme. Probleme të mëdha, shumë të mëdha. Ne bëmë një marrëveshje për tokat e rralla. Dhe tani ai po thotë, ‘epo ju e dini, unë dua të rinegocioj marrëveshjen‘”, tha Trump.
    Duke folur gjatë rrugës nga Florida për në Uashington, ai shtoi “Zelensky dëshiron të jetë anëtar i NATO-s”.
    Trump pranoi se “ka urrejtje të jashtëzakonshme” midis Zelenskyt dhe Putinit, një tregues i ri që negociatat mund të mos prodhojnë përfundimin e shpejtë që ai premtoi gjatë fushatës.
    Vërejtjet e presidentit amerikan vijnë disa orë pasi ai kritikoi Vladimir Putinin për komentet që ai bëri për Zelenskyn.
    Kujtojmë se javën e kaluar, dolën raporte se Trump po shtynte për më shumë në marrëveshjen e mineraleve.
     

    Top Channel

  • Zelensky i lutet Perëndimit për “reagim të fuqishëm” teksa Rusia shpeshton sulmet

    Zelensky i lutet Perëndimit për “reagim të fuqishëm” teksa Rusia shpeshton sulmet

    Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, gjatë një vale sulmesh të natës që gjithashtu goditën një qendër tregtare, ndërtesa banimi dhe shënjestra të tjera, duke vrarë të paktën dy njerëz, sipas autoriteteve.

    Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës e akuzoi Rusinë për “shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare” në këtë sulm, të cilin e dënoi si “bombardim të qëllimshëm dhe të synuar”.

    Në mesin e viktimave janë edhe ushtarakë që po mjekoheshin në qendrën mjekësore, sipas tyre.

    Një orë para sulmit në Harkiv, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi pret reagim të fortë nga vendet perëndimore ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të Rusisë në territorin e tij.

    “Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video.

    Përveç sulmeve në Harkiv, autoritetet ukrainase thanë se Rusia shkrepi një raketë balistike dhe lëshoi dronë si pjesë e një breshërie sulmesh që goditën gjithashtu qytetet Dnipro, Krivi Rih dhe Poltava.

    Në përgjithësi, autoritetet ukrainase thanë se sulmet gjatë natës vranë të paktën dy njerëz dhe plagosën 26 të tjerë në mbarë vendin.

    Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë “pa një përgjigje të duhur nga Rusia”.

    “Kjo tregon shumë”, sipas tij.

    Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit.

    “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë”, shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.

    Në anën tjetër, Rusia pretendoi se i ka pushtuar edhe dy fshatra të tjerë në lindje dhe jug të Ukrainës.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatra në rajonin jugor të Zaporizhjas dhe në rajonin lindor të Donjeckut. Pretendimet e Rusisë nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin menjëherë.

  • Rusia shpeshton sulmet, Zelensky i kërkon Perëndimit reagim të fuqishëm

    Rusia shpeshton sulmet, Zelensky i kërkon Perëndimit reagim të fuqishëm

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të shtunën vonë “reagim të fuqishëm” nga partnerët perëndimorë, pasi Rusia i ka shpeshtuar sulmet vdekjeprurëse, përfshirë sulmet ajrore në një spital ushtarak në Harkiv dhe në qytetet Dnipro dhe Krivi Rih.

    “Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video.
    “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë”, shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.
    “Ne presim një përgjigje – një përgjigje serioze. Po punojmë për një përgjigje. Nevojitet urgjentisht një përgjigje e fortë – mbi të gjitha nga SHBA-ja, nga Evropa, nga të gjithë në botë që kanë vënë bast mbi diplomacinë. Rusia duhet të detyrohet ta pranojë paqen – vetëm trysnia do të kryejë punë”, shtoi ai.
    Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë “pa një përgjigje të duhur nga Rusia”.
    “Kjo tregon shumë”, sipas tij. Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit.
    Mbrëmë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se “terroristët rusë goditën një spital ushtarak në qytetin e Harkivit” me mjete ajrore pa pilot (UAV).
    “Si pasojë e goditjes nga UAV-të e tipit Shahed, ndërtesa e spitalit dhe ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan. Sipas të dhënave paraprake, ka viktima mes ushtarëve që po trajtoheshin në qendrën mjekësore”, thuhet në komunikatë.
    Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se të paktën dy njerëz janë vrarë, por nuk është e qartë në cilën pjesë të qytetit janë vrarë ata.
    Më herët, një guvernator rajonal tha se një sulm me dronë rusë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër persona dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe në disa shtëpi banimi. Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku u plagosën gjithashtu 25 persona.
    Zelensky tha se mes të plagosurve ishte edhe një grua shtatzënë.
    Ndërkohë, të paktën shtatë persona u plagosën në një sulm me raketa në Krivi Rih, sipas shërbimit shtetëror të emergjencave të Ukrainës. Në anën tjetër, Rusia pretendoi se i ka pushtuar edhe dy fshatra të tjerë në lindje dhe jug të Ukrainës.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatra në rajonin jugor të Zaporizhjas dhe në rajonin lindor të Donjeckut. Pretendimet e Rusisë nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin menjëherë./REL

    Top Channel

  • “Rusia do luftë”, Zelensky: Putin po pengon përpjekjet e ndërkombëtarëve për të arritur paqe

    “Rusia do luftë”, Zelensky: Putin po pengon përpjekjet e ndërkombëtarëve për të arritur paqe

    Dronët rusë kanë goditur objektiva të shumta në Kharkiv, qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën nëntë.

    Oleh Sinekhubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, tha se një person u vra dhe 10 u plagosën. Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se gjashtë objektiva në qytet ishin goditur dhe nëntë persona u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
    Në të njëjtën kohë, në një postim, Volodymyr Zelensky iu referua përshkallëzimit të sulmeve ruse mbrëmë.
    “Vetëm mbrëmë, Rusia lëshoi ​​172 drone sulmuese, më shumë se 100 prej tyre ishin Shahed. Sulme të tilla masive janë bërë një fenomen pothuajse i përditshëm”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi për kërcënimin e vazhdueshëm të raketave, përfshirë ato balistike.
    Presidenti ukrainas u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kuptojnë se sulmet ruse nuk po dëmtojnë vetëm civilët ukrainas, por edhe çdo përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore të luftës.
    “Partnerët tanë duhet të kuptojnë qartë: këto sulme nuk janë vetëm kundër qytetarëve ukrainas. Ato janë sulme kundër çdo përpjekjeje ndërkombëtare, kundër vetë diplomacisë që ne po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, theksoi ai, duke shtuar se “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan që kjo luftë të përfundojë”.
    Zelensky e bëri të qartë se indiferenca ndaj tufave të përditshme të Shahed nuk mund të vazhdojë: “Është e pamundur të injorosh qindra Shahedë çdo natë. Ne presim një përgjigje. Ne po punojmë për të. Një përgjigje e fortë është e nevojshme – nga SHBA, Evropa, nga çdo fuqi në botë që ka investuar në diplomaci.”
    Sipas tij, paqja nuk do të vijë pa presion: “Rusia duhet të detyrohet në paqe – vetëm presioni sjell rezultate”.
    Presidenti ukrainas ngriti edhe çështjen e propozimit të SHBA-së për një armëpushim të pakushtëzuar, i cili, thotë ai, ka qenë në tryezë për një kohë të gjatë, pa asnjë përgjigje thelbësore nga Moska.
    “Kjo thotë shumë. Mund të kishte pasur një armëpushim tashmë – nëse do të kishte presion të vërtetë mbi Rusinë”, vuri në dukje ai.
    Zelensky e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar partnerët që e njohin nevojën për veprim dhe promovimin e vendimeve, si vendosja e sanksioneve të reja.

    Top Channel

  • Zelensky mbërrin në Uashington për bisedime me Trump, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla

    Zelensky mbërrin në Uashington për bisedime me Trump, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përgatitet të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington DC, ku ai mbërriti vonë mbrëmë.
    Zelenskyy shpreson të fitojë një lloj garancie sigurie që do të mbështeste çdo marrëveshje paqeje që mund të negociohet me Rusinë. Ai gjithashtu pritet të nënshkruajë një marrëveshje që do t’i japë SHBA-së akses në burimet minerale të tokës të rralla të Ukrainës, shkruan BBC.

    Trump sugjeron që minierat amerikane në Ukrainë do të pengonin sulmet e ardhshme ruse. Ai gjithashtu u kthye në etiketimin e Zelensky si “diktator”, duke thënë se nuk mund ta besonte që ai e tha këtë dhe duke e përshkruar udhëheqësin ukrainas si “shumë trim”.
    Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trump u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Pas bisedimeve të tij me kryeministrin, presidenti amerikan parashikoi një “takim shumë të mirë” me Zelensky më vonë sot.

  • Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë

    Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë

    Lauren Kent, Ivana Kottasová, Anna Chernova, Daria Tarasova-Markina, Katharina Krebs, Kevin Liptak, Edward Szekeres, Svitlana Vlasova, Victoria Butenko, Michael Rios Angus Watson dhe Jessie Yeung kontribuan për CNN
    Presidenti Trump vazhdimisht deklaroi në fushatë se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, nëse zgjidhej president, por gati dy muaj më vonë nuk ka asnjë shenjë të një përparimi të vërtetë. Gjatë dy muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Ukrainën dhe Rusinë – veçmas – për t’u përpjekur të përmbushin një nga premtimet kryesore të fushatës së Presidentit Donald Trump: përfundimin e luftës në Ukrainë.
    Trump është tërhequr nga premtimi i tij – fillimisht duke zgjatur afatin e vetë-vendosur në gjashtë muaj, pastaj duke thënë se po tregohej “pak sarkastik” për afatin kohor 24-orësh.
    Kohët e fundit, presidenti tha në një intervistë me Newsmax se Moska mund të “zvarritet këmbët” në një marrëveshje armëpushimi.
    Trump e ka bërë të qartë se Ukraina do të duhet të pajtohet me qasjen e tij të ashpër nëse dëshiron të vazhdojë të marrë mbështetje ushtarake nga vendi.
    Dhe ndërsa Rusia ka thënë se pajtohet në parim me propozimet e armëpushimit të SHBA-së, ajo vazhdimisht ka dalë me “por” dhe “vetëm nëse” që minojnë çdo marrëveshje.
    Ja si kanë shkuar negociatat e armëpushimit deri më tani:
    20 janar: Trump inaugurohet si president i Shteteve të Bashkuara. Gjatë fushatës, Trump kishte premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një dite.
    12 shkurt: Trump njofton se ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë. Është biseda e parë e njohur midis presidentëve që kur Trump mori detyrën në janar.
    Thirrja shënon një kthesë në vitet e politikës së jashtme të SHBA-së dhe i befason aleatët evropianë. Rusia ka zhvilluar luftë në Ukrainën lindore që nga viti 2014 dhe ka nisur një pushtim në shkallë të plotë në vitin 2022.
    Më vonë në të njëjtën ditë, Trump telefonon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ta informuar atë për bisedën e tij me Putinin dhe planet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    15 shkurt: Shtëpia e Bardhë thotë se zyrtarët e lartë do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për t’u takuar me zyrtarët rusë për të filluar bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
    17 shkurt: Kievi dhe aleatët e tij evropianë shprehin zhgënjim për përjashtimet e tyre nga bisedimet, duke theksuar se asnjë marrëveshje nuk mund të bëhet pa Ukrainën në tryezë. Mbahet një samit emergjent në Paris me udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s.
    18 shkurt: Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Riad. Këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari i jashtëm i Trump, Steve Witkoff, gjithashtu marrin pjesë në raundin e parë të bisedimeve me shefin e fondit sovran të pasurisë Kirill Dmitriev që merr pjesë me zyrtarët rusë.
    Duke folur pas bisedimeve, Rubio thotë se do të duhet të bëhen lëshime nga “të gjitha palët” për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë, Trump kritikon Zelenskyn i cili tha se nuk do të pranojë një marrëveshje të bërë në mungesë të Ukrainës.
    28 shkurt: Zelensky udhëton në SHBA, ku pritej të nënshkruante një marrëveshje mineralesh me vendin. Megjithatë, takimi zbret në një debat kaotik midis Zelenskyt dhe Trump pasi nënpresidenti JD Vance sulmon Zelensky dhe sugjeron që Ukraina duhet të përdorë diplomacinë për t’i dhënë fund luftës, duke e akuzuar atë se nuk dëshiron paqe.
    Sugjerimi i Vance befason Zelensky dhe një debat jashtëzakonisht publik shpërthen midis tre udhëheqësve.
    Takimi përfundon me Zelensky që i kërkohet të largohet herët, pa asnjë shenjë marrëveshjeje.
    1 mars: Takimi trondit udhëheqësit evropianë, të cilët thërrasin një samit urgjent në Londër për të diskutuar se çfarë të bëjnë për të mbajtur Ukrainën të armatosur në luftën e saj kundër Rusisë.
    2 mars: Zelensky merr një pritje të ngrohtë në Mbretërinë e Bashkuar pas takimit me Trump, ku ai përshëndetet nga Mbreti Charles III.
    3 mars: Trump thotë se do të ndalojë dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Pauza vlen për të gjitha ndihmat që nuk janë ende brenda Ukrainës, thonë zyrtarët. Brenda Evropës dhe Ukrainës, zyrtarët përpiqen të vlerësojnë ndikimin e pauzës dhe të bëjnë një plan për të mbajtur Ukrainën të armatosur.
    4 mars: Zelensky lëshon një deklaratë publike, duke thënë se takimi i Zyrës Ovale nuk shkoi sipas planit dhe duke përsëritur se Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve. Ai ndalet pa kërkuar falje.
    5 mars: SHBA njofton se do të ndalojë ndarjen e inteligjencës thelbësore me vendin. Më vonë atë ditë, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë thonë se ranë dakord të takoheshin “në të ardhmen e afërt”.
    11 mars: Ukraina bie dakord në parim për një propozim armëpushimi pas bisedimeve midis dy vendeve në Arabinë Saudite dhe SHBA bie dakord të rivendosë ndarjen ushtarake dhe të inteligjencës.
    13 mars: Witkoff udhëton në Moskë për të informuar zyrtarët e Kremlinit për planin e propozuar nga SHBA. Putin thotë se pajtohet në parim, por më pas paraqiti një listë kërkesash që e bënë të pamundur zbatimin e planit. Këto kërkesa përfshijnë një sugjerim që Ukraina të ndalojë mobilizimin dhe çdo trajnim të trupave të saj dhe që kombet e tjera të ndalojnë furnizimin me armë në Kiev gjatë armëpushimit.
    18 mars: Trump flet me Putinin në telefon, por nuk arrin ta bindë atë të nënshkruajë marrëveshjen e armëpushimit. Shtëpia e Bardhë thotë se Rusia kishte rënë dakord të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objektivave të energjisë dhe infrastrukturës në Ukrainë. Por Rusia në vend të kësaj tha se kishte rënë dakord të përmbahej nga sulmet ndaj “infrastrukturës energjetike”.
    19 mars: Trump dhe Zelensky flasin në telefon. Trump thotë se telefonata ishte “shumë e mirë” dhe zgjati afërsisht një orë, me pjesën më të madhe të bisedës që u përqendrua në bisedën e tij me Putinin një ditë më parë.
    21 mars: Qyteti port jugor i Ukrainës i Odesës goditet nga një sulm me dron rus në shkallë të gjerë.
    23 mars: Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas takohen në Arabinë Saudite. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Rustem Umerov i përshkruan bisedimet si “produktive dhe të fokusuara”.
    24 mars: Zyrtarët amerikanë takohen me zyrtarë rusë në Arabinë Saudite.
    25 mars: Zyrtarët rusë dhe amerikanë takohen në të njëjtin hotel në Riad në Arabinë Saudite.
    Deri pasdite, Shtëpia e Bardhë thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të “sigurojnë lundrim të sigurt, të eliminojnë përdorimin e forcës dhe të parandalojnë përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi”.
    Zelensky i Ukrainës thotë në një konferencë shtypi se Kievi ka rënë dakord të ndalojë përdorimin e forcës ushtarake në Detin e Zi, por menjëherë pas kësaj, Kremlini thotë se do të pajtohet me kusht që të hiqen sanksionet financiare ndaj institucioneve kryesore ruse – duke e bërë kështu marrëveshjen të pavlefshme.
    Pas kësaj telefonate, Trump tha për Newsmax se ai beson se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës së saj me Ukrainën, por se Moska mund të vonojë një marrëveshje.
    “Unë mendoj se Rusia dëshiron të shohë një fund për të, por mund të jetë që ata po zvarriten këmbët e tyre. Unë e kam bërë atë gjatë viteve,” tha presidenti për kanalin kabllor të krahut të djathtë.
    Lauren Kent, Ivana Kottasová, Anna Chernova, Daria Tarasova-Markina, Katharina Krebs, Kevin Liptak, Edward Szekeres, Svitlana Vlasova, Victoria Butenko, Michael Rios Angus Watson dhe Jessie Yeung të CNN kontribuan për CNN

  • Zelensky pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Zelensky pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Bota E Mërkurë, 26 Mars 2025 18:39
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Elysee në Paris dhe po përshëndetet nga homologu Emmanuel Macron. Presidenti ukrainas ndodhet në Francë përpara një samiti të liderëve evropianë për Ukrainën.
    Zyrtarët thanë se diskutimet e mëparshme në takimin në Paris do të përqendroheshin në një sërë çështjesh, të tilla si se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike.

    SHBA njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftimeve në Detin e Zi, por më pas Rusia vendosi si kusht heqjen e sanksioneve për të vënë në jetë këtë dakordësi.