I ftuar në një studio televizive, Zekthi e cilësoi këtë akt si një “deformim të trupshëm të vullnetit të qytetarëve” dhe një veprim të motivuar nga interesa politike.
Politologu Fitim Zekthi komentoi zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pas daljes fituese me vetëm 10 vota avantazh ndaj Zegjine Çaushit, kandidatja Maldrita Bardho vendosi të tërhiqet, duke i lënë mandatin sërish Çaushit.
Fitim Zekthi:
“Kjo që ndodhi është një maskarallëk. Nëse një njeri nuk do të marrë mandatin, nuk hyn fare në zgjedhje. Zgjidhen deputetë dhe dorëhiqen menjëherë. Është bërë rrugë kjo praktikë: ndodhi dikur edhe me Gramoz Ruçin dhe Lefter Kokën. Nuk e dimë kush e ka marrë këtë vendim, por mund ta imagjinojmë: një kupolë brenda PS-së që vendos. Është një akt i shëmtuar politik dhe dëmton thellësisht besimin publik te procesi zgjedhor”.
Sipas tij, pas këtij vendimi fshihen “struktura okulte” brenda Partisë Socialiste.
Tag: zekthi
-

“Maskarallëk politik”/ Rezultatet e rinumërimit, reagon ashpër politologu: Zegjineja “humbi” dhe fitoi sërish mandatin
-

Besim Zekthi, shqipja krahëfluturuar e skenave dhe qiejve të kërcimit, valltari që e shndërroi trupin në flamur kombëtar
Nga Albert Vataj
Në përvjetorin e pestë të ikjes së tij nga jeta, heshtja nuk mjafton. Kujtimi i tij nuk duron fjalë të zakonshme. Besim Zekthi, shqiponja që fluturoi mbi skenat e botës me vallen shqiptare, mbetet një emër që nuk shuhet, një dritë që nuk zbehet, një ritëm që nuk ndalet.Në këtë ditë, kur kujtojmë ikjen e tij tokësore, ndjejmë se nuk ka vdekje për ata që jetuan përtej vetes, për ata që trupin e bënë instrument të një kombi, për ata që kërcyen me shpirtin në pëllëmbë të atdheut dhe këngës popullore i dhanë krahun e përjetshëm të lëvizjes.Besim Zekthi nuk ishte thjesht valltar. Ai ishte vetë gjuha e trupit të një kombi. Ishte fjala e pathënë e historisë sonë. Ishte amaneti që folklori la për të mos vdekur kurrë.Ai nuk interpretoi vetëm valle, ai i zbuloi ato në thellësinë e shpirtit shqiptar. Me çdo hap, me çdo rrotullim, ai ngjallte lashtësinë, ai sillte burrërinë, fisnikërinë, dashurinë e tokës për bijtë e saj. Ai ishte si një psalm i trupëzuar, një poemë pa fjalë, një besim i valës që përqafoi kohët.Nga viti 1957 deri në vitin 1990, Besim Zekthi jetoi në skenë, jo për të marrë duartrokitje, por për t’i dhënë kombit një formë, një frymëmarrje, një mënyrë për të thënë: “Këtu jemi, ne jemi këta!”. Në mbi 200 valle, ai u bë gdhendës i emocioneve, arkitekt i shprehjes, mjeshtër i ndërgjegjes tradicionale.Ai nuk ishte vetëm interpretues, por krijues i një koreografie kombëtare: “Valle e Librazhdit”, “Valle me motive të Lapardhasë”, “Dasma e Rugovës”, “Për flamur, për atdhe”, janë thesare që mbajnë firmën e shpirtit të tij. Ato nuk janë thjesht valle, janë gjurmë të një shpirti që nuk pranoi të zhbëhej në harresë.Nga Azia në Afrikë e në Evropë. Në Egjiptin e lashtë të piramidave deri në Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë, nuk ishte vetëm harta e turneve të Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por edhe e përfaqësimeve triumfuese të Besim Zekthit me vallen shqipe. Emri dhe vepra e tij interpretuese e shpirtit dhe energjisë ishte vërtetë një larmi shtetesh dhe skenash, ku trupa shqiptare ku ai kishte një rol të rëndësishëm është ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerësime maksimale. Kudo ai ka marrë vlerësime dhe është pritur me ovacione të publikut, i cili e ka mirëpritur vallen shqipe, lojën mahnitëse dhe larminë e gjallë të kulturës popullore shqiptare.Në Dizhon të Francës, me “Vallën e shqipeve” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, ai ngriti në skenë jo vetëm trupin e vet, por flamurin e të gjithëve ne. E ku tjetër vallja do të kishte më shumë kuptim, nëse jo si një gjuhë që bëhet lutje për origjinën?Në vitin 2017, në 60-vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ku ai kishte të pleksur thellë rrënjët e shpirtit të tij të krahëruar në fluturim, ku ai kishte ngritur tempullin e shenjtëruar në vlera të kërcimit, u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”. Dhe nuk kishte motivacion më të denjë:“Talenti i rrallë dhe mjeshtëria jote virtuoze interpretuese kanë qenë dhe mbeten jo vetëm shfaqje artistike të jashtëzakonshme, por edhe burim i pashtershëm frymëzimi për brezat e rinj të artistëve dhe valltarëve shqiptarë”.Sepse në çdo kërcim të tij kishte lavdi, në çdo hap kishte besë, në çdo rrotullim kishte histori. Dhe mbi të gjitha: në çdo dalje të tij në skenë kishte një lutje të pashprehur, që kjo kulturë të mos vdiste kurrë, që ky identitet të mos shpërbëhej në pluhur të heshtur harrese.Sot, pas pesë vitesh nga ndarja e tij, nuk mjafton ta kujtojmë. Duhet të ndjejmë një detyrë për ta trashëguar. Brezat që vijnë duhet të mësojnë se Besim Zekthi nuk ishte vetëm valltar, por vetë monumenti i gjallë i lëvizjes sonë shpirtërore.Në këtë përvjetor, duhet të kujtojmë me zë të lartë, të ftojmë institucionet kulturore të ruajnë, të dokumentojnë, të shpërndajnë veprën e tij, jo si relike, por si amanet i një kombi që ka nevojë për rrënjët e veta për të fluturuar sërish.Sot Besim Zekthi nuk është më, por gjurma e tij mbetet si kërcim i ndezur në kujtesë. Ai është në çdo hap të vallës që ringjallet, në çdo ngjizje artistike që e ka si pikënisje thellësinë shpirtërore të folklorit.Sepse kombet e mëdha i nderojnë ata që i lartësuan me gjuhën e shpirtit.Besim Zekthi nuk është më në trupin që vallëzonte, por jeton në kujtesën që nuk ndalet.Ai nuk flet më me zë, por heshtja jonë e përkulur ndaj emrit të tij është fjala më e thellë.Ai nuk fluturon më mbi skena, por është fryma që i ngre krahët brezave që do të vijnë.Kjo tokë ka pasur shumë bij që e kanë ndritur. Por rrallë ka pasur një të tillë, që përmes vallet, përmes lëvizjes, përmes dashurisë për traditën, u bë gur themeli i shpirtit kombëtar në artin skenik.Dhe Besim Zekthi, kjo shqipe e valles, nuk do të ndalet kurrë së fluturuari.Jo, s’ka lamtumirë për Besim Zekthin. Ka vetëm betim për të mos harruar. Për të mos e tradhtuar trashëgiminë e tij, për të mos ia lënë amanetin në harresë.Të nderuar artistë, institucione, njerëz të kujtesës dhe kulturës – kujdesuni për figurën e tij. Mos lini që kujtimi i tij të ndalet vetëm në përvjetorë. Sepse ai na dha shumë më tepër sesa një karrierë artistike – na dha vlerë, besim, krenari.Dhe ne i kemi borxh ta mbajmë të gjallë jo vetëm me fjalë, por me angazhim, kujtesë dhe përulje.U prehsh në paqen e atdheut që e deshe me këmbë dhe me zemër, Mjeshtër i valles, shqipe e pavdekshme e skenave tona, BESIM ZEKTHI.
-

Fitim Zekthi: Analiza e degradimit të PD-së; lufta bolshevike me tulla e leva nuk ka ndodhur as në Burkina Faso
“Një makinë e prishur në semafor që ndalon qarkullimin”, kështu e përshkruan analisti Fitim Zekthi, Partinë Demokratike të pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Në një intervistë për TemA, Zekthi analizon zhvillimet brenda PD-së, duke theksuar ndër të tjera se Partia Demokratike ka devijuar thellësisht nga vlerat që pretendoi të mishëronte në fillesat e saj. Sipas tij, PD sot është e mbërthyer nga një frymë konspiracioniste që pasqyron një krizë të thellë identitare dhe intelektuale.
Goditja fatale e partisë, sipas Zekthit, ndodhi në periudhën 2008–2009, me ndryshimet kushtetuese, por edhe alencën me LSI-në e Ilir Metës. Ai e cilëson si degradim institucional dhe korruptim të elitave, faktorë të cilët sipas tij, e deformuan misionin fillestar të PD-së. Ai analizon rrugën përmes së cilës PD përfundoi në këtë krizë, duke e përcaktuar atë si rezultat të një procesi të gjatë, ku një elitë e pandryshuar me mendësi bolshevike, e trashëguar që nga fillesat e pluralizmit, mbeti në drejtim të partisë, pa reflektim apo ndryshim të brendshëm.
Momenti i “non-gratës” për Sali Berishën, sipas Zekthit, nuk solli ndarje për arsye morale apo ideologjike, por zbuloi betejën e fshehtë mes dy kampeve brenda po së njëjtës elitë të kalbur.
Historia e përplasjes me leva dhe tulla brenda PD-së, që ai e quan qesharake dhe të pashembullt edhe për vende si Burkina Faso, tregon degradimin e skajshëm të kulturës politike shqiptare. PD nuk është më e refuzuar nga shoqëria vetëm për shkak të individëve, por për shkak të tre tipareve që e bëjnë të papranueshme: mbyllja ndaj alternativave të reja, mospranimi i përgjegjësisë për të shkuarën dhe bashkëjetesa me një pushtet ekonomik e mediatik të përbashkët me rivalët e saj nominalë.
Në këtë realitet, media, krimi i organizuar dhe shoqëria civile shfaqen jo si faktorë kontrolli apo korrigjues, por si bashkëaktorë të kësaj marrëveshjeje të heshtur pushteti. Zekthi ngre pyetje serioze mbi rolin e intelektualëve dhe mbi arsyet pse një aleancë kaq e korruptuar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës është pranuar gjerësisht si “normalitet politik”. Ai e përfundon me paralelen tronditëse: në asnjë vend të botës nuk ka një lider si Berisha me një karrierë kaq të gjatë e autoritare, përveç Kamerunit dhe Eritresë — një krahasim që fton për reflektim të thellë mbi mungesën e përballjes me të vërtetën që prej lindjes së PD-së. -

“Shqipëria e bllokuar nga politika e vjetër”, Zekthi: E njëjta klasë politike prej 30 vitesh, PD nuk është më…
Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se shoqëria shqiptare është indiferente aktualisht se çfarë ndodh me politikën, trazirë ka vetëm te partitë, më saktë në Partinë Demokratike.
Sipas Zekthit, dështon klasa politike sepse kemi të njëjtën klasë prej shumë e shumë vitesh, thjesht alternohen partitë, madje me të njëjtët liderë në krye. “Kjo është çështje e sistemit tonë politik, sepse ka dy parti të mëdha që rrinë në vend prej më shumë se 30 vitesh” – tha Zekthi.
Fitimi Zekthi: Ne jemi në trazirë politike, por kjo i përket vetëm rrafshit të partive politike. Shqipëria nuk është në trazirë politike, shqoëria shqiptare është totalisht indiferente. Është vetëm hall i politikës. Edhe trazira te partitë më shumë gjendet te PD. Partitë në Shqipëri nuk mund të përballen dot me të vërtetën. Shqipëria ka një histori problematike me zgjedhjet, ne nuk arrijmë të prodhojmë dy palë zgjedhje rresht që të njihen nga ndërkombëtarët plotësisht. Dështon klasa politike sepse kemi të njëjtën klasë prej shumë e shumë vitesh.
Ne jemi i vetmi vend në Europë që kemi dy parti të mëdha që alternohen me njëra-tjetrën, asnjë parti në kontinentin tonë nuk i afrohet 50%, këtu te ne i kalon. Jo vetëm që kemi dy parti të mëdha, por kemi dhe dy njerëz që qëndrojnë me 2-3 dekada, madje me të njëjtët ekipe. Atëherë kush është përgjegjësi?
PD në opozitë ka vetëm një synim të vetëm, që lidershipi i kësaj partie të ruajë kontrollin mbi opozitën. Po të rrish kaq gjatë në krye të partisë, nuk mund të jesh më në funskion të qytetarëve. Berisha tani ka arritur të fitojë kontrollin e plotë të opozitës nga një situatë shumë e pafavorshme që ishte pak kohë më parë. Por nga tjetër, kjo e lë PD në opozitë derisa të vdesë.
Sa i takon hetimeve për zgjedhjet nga SPAK, mund të arrihet deri te kandidatët për deputetë, pasi krimi zgjedhor në Shqipëri nuk mund të lërë gjurmë nga Kryeministri, kryetari i partisë, ministri e të tjerë. Nuk besoj se shkon shumë larg, është shumë e vështirë. As reforma zgjedhore nuk do t’i zgjidhte problematikën e zgjedhjeve. Kjo është çështje e sistemit tonë politik, sepse ka dy parti të mëdha që rrinë në vend prej më shumë se 30 vitesh. Akadamia politike në PS është një turp i vërtetë, duke treguar se çfarë mendësie ka qeveria shqiptare.
-

“Lobimi 6 milionë $, si kontratë sheikësh”, Këlliçi përplaset me analistin: I kanë dhënë patriotët për Berishën
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Log mes kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, dhe analistit Fitim Zekthi, mbi kontratën 6 milionë dollarë për lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zekthi vlerësoi se kontrata është “ekstremisht e shtrenjtë” dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin real të fondeve.
“Kontrata është 6 milionë dollarë për dy vite. Kjo shumë nuk është normale për një parti politike opozitare. Këto kontrata i bëjnë shtete si Arabia Saudite,” tha ai.
“Nuk kam asgjë parimisht me lobimin, për sa kohë bëhet për qëllime të ndershme. Por kjo shumë është jashtë çdo përmase realiste”, tha ai.
Në reagim, Këlliçi mohoi që kontrata të jetë iniciuar nga Partia Demokratike dhe theksoi se fondet janë dhuruar nga individë që e duan Shqipërinë.
“PD nuk është iniciatore. Janë para të patriotëve shqiptarë që duan ta çojnë të vërtetën për Shqipërinë tek ndërkombëtarët,” u shpreh Këlliçi.
“Kam letra, kam dokumente që tregojnë se janë fonde të dhuruara dhe çdo gjë është transparente”, vijoi ai.
Zekthi e ka kundërshtuar këtë pretendim.
“E kuptoj që mund të ketë patriotë, por për tërmetin u mblodhën 700 mijë dollarë. Këtu kemi të bëjmë me 6 milionë. Tek kjo shifër ka një problem serioz. Nuk më bind dot se janë vetëm individë”, tha Zekthi.
Këlliçi theksoi se qëllimi i lobimit është informimi i aleatëve ndërkombëtarë për situatën politike në vend.
“Ne duam që e vërteta të dëgjohet. Që ata të marrin vesh se çfarë ndodh realisht në Shqipëri,” tha ai.
Zekthi vuri në pikëpyetje qëndrimin e PD-së si palë e jashtme në këtë çështje.
“Ju vetë thatë se PD e dëshiron këtë lobim, për të çuar shqetësime. Kjo tregon se partia është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë kontratë”, u shpreh Zekthi. -

‘E mbuluat situatën në PD, sqaroni qytetarët’, Zekthi debaton me Tabakun: I thatë bandit e kriminel njëri-tjetrit
Gjatë një debati në një emision televiziv, analisti Fitim Zekthi i kërkoi kandidates së PD, Jorida Tabaku, që t’u flasë qytetarëve hapur edhe për përçarjet e brendshme të Partisë Demokratike që ndodhën gjatë tre viteve të fundit.
Sipas tij, përplasjet e forta dhe ndarja e fraksioneve brenda opozitës, të cilat arritën deri në incidente fizike, nuk mund të fshihen apo të injorohen në një fushatë elektorale.
“Nëse ti je zënë me leva dhe tulla dhe sot thua s’ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim. Kur i thua kriminel dhe pastaj thua e besoj, jemi bashkë, qytetari s’të beson. PD nuk e sqaroi dot këtë gjë, i thanë njëri-tjetrit kriminel e bandit dhe hynë në fushatë duke e mbuluar këtë gjë që ndodhi brenda saj”, – tha Zekthi.
Nga ana tjetër, Jorida Tabaku, kandidate në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, u përpoq të shmangte temën e ndarjeve të brendshme në PD, duke theksuar se fokusi i fushatës duhet të jetë tek ekonomia dhe programi konkret për qytetarët. -

‘Veliaj të priste vendimin, jo të sulmonte prokurorin’, Zekthi: Të respektohen standarded e gjyqësorit
Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar temën sensitive “Kush i nxjerr dosjet e SPAK?”, duke u ndalur te mënyra si reagojnë të akuzuarit me pushtet politik ndaj hetimeve të drejtësisë.
Zekthi theksoi se është e papranueshme që zyrtarët e lartë të shndërrohen në “zhurmues mediatikë” sapo përballen me akuza nga SPAK-u. Sipas tij, kjo sjellje thellon perceptimin e pabarazisë në drejtësi.
“Njerëzit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, me pushtet apo pa atë. Të vegjlit mbahen në burg dhe nuk kanë asnjë fuqi për të reaguar. Por kur hetohen politikanët e lartë, menjëherë nis drama, shpërthimet, akuzat ndaj drejtësisë,” u shpreh Zekthi.
Ai kritikoi sjelljen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij nuk duhet të kishte sulmuar drejtësinë, por të priste në mënyrë të qetë vendimet e gjykatës.
“Duhet të respektohen standardet e gjyqësorit. Veliaj duhej të priste vendimin e gjykatës dhe jo të sulmonte. Gjyqi politik ndaj prokurorit nuk ishte mënyra më e mirë për t’u përballur me akuzat,” përfundoi analisti. -

Nëse Berisha fiton, integrimi në BE rrezikohet? Zekthi zbulon detajet: Raportet me Brukselin mund të tensionohen
Analisti Fitim Zekthi thotë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, marrëdhëniet me zyrtarët europiane do t’i ketë të tensionuara.
Në njëemision televiziv, Zekthi u shpreh se kjo do të varet edhe nga qëndrimi që Berisha do të mbajë ndaj SPAK, pasi ka deklaruar se do e shkrijë si institucion.
“Marrëdhëniet e kryeministrit Berisha do jenë më të tensionuara, por do përshtatet menjëherë. Nuk i ka marrëdhëniet e mira me të djathtën europiane. Kjo është opozita më e izoluar ndërkombëtarisht, pas asaj të 1996. Macron, Sanchez, edhe Mitsotakis, pra, do ketë marrëdhënie të tensionuara. Por do varet edhe nga marrëdhënia me SPAK. Do varet që do ketë vendimi i qeverisë Bersha, që SPAK të shkrihet. Besoj se do kishte problem serioz në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Berisha do orientohej drejt marrëdhënieve me presidentin Trump, nëse do të fitojë”, theksoi ai.