Tag: zegjineja

  • ‘Sinani dhe Zegjineja, simboli i farsës’/ Strazimiri: Shqipëria, i vetmi vend i NATO-s, që ka një rezultat zgjedhor ‘putinesk’

    ‘Sinani dhe Zegjineja, simboli i farsës’/ Strazimiri: Shqipëria, i vetmi vend i NATO-s, që ka një rezultat zgjedhor ‘putinesk’

    Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Strazimir, në një intervistë për SYRI TV me moderator Edvin Parruca, theksoi se simboli i ‘farsës elektorale’ ishte Zegjineja dhe Sinani.

    Ai tha se Shqipëri është i vetmi vend anëtar i NATO-s që ka një rezultat zgjedhor njësoj si në Rusi, pasi sipas tij, në asnjë vend evropian asnjë parti nuk arrin të fitojë një shumicë absolute sidomos në mandatin e katërt.

    “Dy simbole ka tani në zgjedhjet e 2025 Shqipëria 2030 është Zegjineja nga Roskoveci dhe Sinani i  cili nxori rezultatin e Diasporës në bashkëpunim me Taulant Ballën. Kështu që unë nuk besoj se sapo ka dalë raporti i OSBE/ ODHIRIT kemi nevojë për fakte, një grumbullim faktesh është raporti i OSBE ODHIRIT të paktën 7 herë 8 herë përmend dy fjalë kyçe në kundërshtim me standartet Evropiane dhe në kundërshtim me kartën e Kopenhagenit. Ndërkohë që 5 janë ato standartet kyç për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në të gjitha këto pika ka rënë komplet qeveria dhe e gjithë administrata zgjedhore dhe gjiçka tjetër. Në kushtet kur është dhënë mundësia që të anashkalohet plotësisht, raporti i gjetjeve të OSBE/ODHIR sigurisht që më interesante e bëjnë situatën dhe ta mbash në vëmëndje farsën që ka ndodhur. Ku di unë Sinani me Zegjinenë, Sinanër dhe Zegjine ke pasur kudo. Sigurisht Sinanët e këtyre zgjedhjeve e kemi parë të gjithë live në stadiumin Etim Borova kur dëgjoje vetëm 5,5… dhe zgërdhihej të gjithë këto Taulant Ball,  me të gjitha këto Zegjinetë e tjera kur shikonte që rezultati kishte dalë 93%, duartrokitje. Kështu që farsa po zhvillohet në sytë tanë nuk është nevoja të dali ta thotë Sali Berisha, nuk ka nevojë të gjejë prova të tjera Sinanër të rinj dhe Zegjine të tjera për të treguar se ishte një farsë elektorale, atë ta tregon vetë raporti i OSBE/ ODHIRIT. Ky rezultat është i vetmi i tipit rus në një vend anëtar të NATO-s. Çdo administratë që merr votëbesimin e popullit, në rastin ku di unë është njëherë në 10 vjet ndodh që në Evropë të marrë shumicë absolute një parti gati 52 % të votave të shoqërisë në mandatin e parë dhe ta mbylli me dy të tretat e parlamentit, në mandatin e katërt kjo tregon se janë deformime Putineske që ndodhin në Bjellorusi, në Rusi. Dhe në të gjitha këto vendet Nato përpiqet të kufizojë reagimin e tyre reaksionet e tyre për të ruajtur paqet dhe demokracinë.”  tha Strazimiri.

  • Zegjineja nder dhe lavdi, përpara Shqipëri!

    Zegjineja nder dhe lavdi, përpara Shqipëri!

    Nga Denis Dyrnjaja
    Zgjedhjet u kry, PS fitoi dhe në Parlament shkoi turli far soji. Këtë shprehje përdorin këtej nga Shqipëria Mesme dhe Ed Rama si katunar Surreli që është dhe që e pranon dhe vetë publikisht e di çfarë do të thotë kjo. Pak a shumë siç duket Zegjineja në Parlament, duket dhe Shqipëria për në BE. Duhet ta pranojmë Zegjineja është e re, plot energji, plot dinamikë, eufori dhe pasion për t’u futur në tempullin më të lartë institucional kushtetues, në Parlament, njësoj si Shqipëria që kërkon e synon të futet në tempullin e atyre që qeverisin Evropën, si kontinent.
    Nëse Zegjineja fitoi zgjedhjet më shaka dhe kryesisht me turbofolk elektoral, përse mos marrë edhe Shqipëria anëtarësimin në BE me të njëjtën strategji, me turbofolk politik. Ça ka këtu për t’u çudit? – do thoshte Rama. Shqipëria në 1912 kishte Marigonë që thuri flamurin kombëtar që ngriti në Vlorë për shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor Ismail Qenali, Edi Rama ka Zegjinenë që i thur lavde partisë dhe i dedikon mologë alla Tik Toku Gaz Bardhit dhe opozitës që qëndon përtej avllisë.
    Përfytyroni pak Ramën sa nervozohet kur i krahason Shqipërinë e tij të bukur të kartolinizuar, me Zegjinenë. Nervozizëm që përballë do ta fshihte duke të sfiduar bindje të plotë se Zegjineja nuk është ajo që shfaqet, por është një aset unik. Të thotë psh pse çfarë ka Zegjineja për të mos e krahasuar me zhvillimin dhe bukurinë e Shqipërisë? Ndërkohë brenda vetes vetëm idea e këtij krahasimi ia përshtjellon shpirtin.
    Gjithsesi tani i duhet jo vetëm ta mbrojë Zegjinenë, por edhe ta lartësojë si figurë, si etalon të emancipimit, simbol i zhvillimit, kurajës, forcës dhe zgjuarsisë,. Ndaj një e ardhme plot prosperitet po e pret vendin në të gjitha drejtimet sidomos kur mendon se e ardhmja e kombit, fatet e Shqipërisë dhe në tërësi të shoqërisë tani janë në duar të sigurta, e në prehërin e Zegjinësë, njësoj si një shekull më parë, kur flamuri i kombit ndodhej në prehërin e Marigosë ashtu si dhe fati i Shqipërisë.
    Tashmë Ismail Qemali modern alias Edi Rama po shkruan historinë e re të kombit me duart, gojën dhe mendjen e Zegjinësë. A nuk është kjo mrekulli që ndodh një herë në 100 vjet në Shqipëri?! Tani nuk do ngremë flamurin por bashkë me Zegjinenë e Zegjinetë e Parlamentit do t’i themi Evropës, mos na paragjykoni por thjeshtë na pranoni. Fundi fundit Evropa dhe BE-ja kanë nevojë për një shtet si Zegjineja. Ja ku e ka ofertën në tryezë, Shqipëria është nis me aheng e gjyzen se po na pret BE-ja. Ky vend nuk surprizon vetëm me atletet e kryeministrit, por edhe me zgjedhjet e përfaqësuesve të tij. Psh përfytyroni Zegjineja tani është kolege me Edi Ramën, apo Fatmir Xhafën. Por nuk mbaron me kaq. Zegjineja mund të jetë fare mirë edhe kolege me deputetët në Parlamentin Evropian apo në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Ça ka këtu për t’u habit? Do pyeste përsëri në mënyrë retorike kolegu i Zegjinesë, Edi Rama. Zegjinesë t’i marrim të keqen ë gjithë xhelozët, lehaqenësit e ambiciozët. Zegjineja është nder dhe lavdi. Perpara Shqipëri!

  • “Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

    “Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

    Kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat nga selia blu ka hedhur akuza edhe ndaj kandidates së Fierit, Zegjine Çaushi.
    Ai ka deklaruar se Zegjineja hidhej nga dega në degë pasi kishte porosi që duhej të futej në Parlament. Madje kreu i PD, Berisha e ka konsideruar atë si Sara Mile e Fierit.
    “Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë? Kishin porosi që duhej të futej në parlament. Ishte Sara Mile e Fierit. Para jush dua t’u them shqiptarëve se kjo farsë është një fatkeqësi e madhe kombëtare, por ka një rrugëdalje, qëndresën e tyre”, u shpreh Berisha.
    Kryedemokrati theksoi se kjo farsë dallon nga të tjerat pasi “është e vetmja që është dënuar para se të zhvillohet”.
    “Lufta kundër kësaj farse vazhdon me të gjithë forcën dhe përpjekjen”, theksoi ai.
    Berisha u shpreh edhe njëherë se zgjedhjet nuk mund të njihet dhe se rruga e vetme janë “zgjedhje të lira dhe qeveri teknike”.

  • Zegjineja në ‘fije të perit’! A do ta mbajë karrigen në Kuvend me këtë diferencë votash…

    Zegjineja në ‘fije të perit’! A do ta mbajë karrigen në Kuvend me këtë diferencë votash…

    Në qarkun e Fierit vijon numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Deri më tani janë numëruar 371 nga 587 kuti, mirëpo, kandidatja socialiste Zegjine Çaushi është në një diferencë fare te vogël votash me kandidatin Ilirjan Musko.

    Ky i fundit ka marrë deri më tani 2640 vota, ndërsa Zegjineja e cila ka 2857 vota.

    Diferenca mes tyre është e vogël dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë trendi në kutitë që vijon numërimi.

  • Zegjineja s’i ndahet Bardhit: Gazo ka dal deti këtu, po shyqyr që ke komardaren e baba Bufit!

    Zegjineja s’i ndahet Bardhit: Gazo ka dal deti këtu, po shyqyr që ke komardaren e baba Bufit!

    Kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet.
    Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do marr 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 majit.
     ‘Fieri do të marr jo 11 por 12 deputet. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as notë, mo Gazo do më mbyteshe këtu mo Gazo shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur’, tha ajo.

  • Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

    Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

    Në këtë fushatë janë shafaqur shumë gra apo të rinj që duke përdorur moshën apo gjininë po shërbejnë si kamikazë për ambiciet e politikanëve të vjetër. Edhe Belinda Balluku në Fier ka gjetur një të tillë. Ajo është 26 vjeçarja që ka trashëguar emrin e stërgjyshes, Zegjineja. Mediat janë përmbytur nga videot e saj me tekste debile ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Zv kryeministres Balluku, Gaz Bardhin e PD.

    Vajzës, që jo për faj të saj, por të mënyrës se si kanë vendosur ta quajnë prindrit, moshatarët do ta kenë të vështirë ti shkruajën një letër dashurie, apo ti propozojnë: “Të dua Zegjine”, i kanë caktuar të merret me shtëtitjet pas orës dy të natës të Bardhit me Gentin, ta ftojë atë për drekë, etj.

    Ajo përdor një fjalor rruge duke u çjerrë “o Gazooooo”, duke i shtuar nga pas “o ylloooo”, “o zemraaaa” dhe duke mos harruar asnjëherë që të kujtojë se vota duhen çuar në thesin e Belindës.

    Duke parë këtë maskaradë, natyrisht që do ishte e tepërt të akuzoje Ballukun në listën e gjatë të mëkateve të së cilës ky vëzhgim moral do renditej nga fundi. Për të nuk mund të kritikosh as vajzën nga Roskoveci që sado fatkeqe apo laraskë qoftë, është në moshë madhore për të vendosur se si të përdoret. Këtu problemi është tjetër.

    Si ka mundësi që një çupulinë anonime, me një kapacitet të mjerueshëm mendor, me një fjalor banal dhe aludime perverse, mund të kthehet në hit të mediave të mëdha? Si ndodh që në pak ditë ajo të katapultohet nga Roskoveci në Tiranë?

    Shpjegimi nuk mund të jetë profesional. Ai nuk ka lidhje me as me rolin e mediave për të shuar kërshërinë e publikut. Thjeshtë Zegjine Çaushi është bërë një vegël në dorën e makinerisë propagandistike të rilindjes.

    Videot e saj shpërndahen shpesh me të njëjtin titull dhe me të njëjtin tekst shoqërues, nga e njëjta dorë (shiko faksimilet nga Google ne fund te shkrimit). Ato nuk janë lajm. Ato janë servis që shumica e mediave i kryejnë pushtetit. Në këtë mënyrë, pa djeninë e saj, Zegjineja e shkretë është bërë një lloj lakmusi se cilat janë mediat që kanë bëtë pakt me djallin. Se cilat janë ato që në këtë garë kanë vendosur të bëjnë fushatë të fshehtë, por fitimprurëse për rilindjen.

    Denduria e përdorimit dhe e publikimit të saj dëshmon edhe diçka tjetër. Ajo tregon se cilat janë ato TV dhe portale që konrollohen nga Belinda Balluku, e cila pas rënies së fuqisë mediatike të Veliaj ka mbushur me shpejtësi vakumin e lënë prej tij. Pra në çdo media që shokoni të publikuara videot e Zegjinesë “cherchez la femme”./ Lapsi/ 

  • VIDEO / Zegjineja e Roskovecit s’i shqitet Gaz Bardhit: Kush pi xhin gjer në 2 të natës, s’merret me punë të mira…

    VIDEO / Zegjineja e Roskovecit s’i shqitet Gaz Bardhit: Kush pi xhin gjer në 2 të natës, s’merret me punë të mira…

    Zegjine Çaushi nuk i ndahet Gaz Bardhit.
    Gazooo, mirëmëngjes yllo!
    Natën duke pirë gin,ditën me kallëzime e filtra
    Shteti nuk bëhet me storie, por me punë – siç bëjmë ne”, shkruan kandidatja socialiste në Qarkun e Fierit.
    Sipas saj, Bardhi rri deri në 2 të natës duke pirë xhin tek për tek me Gentin dhe pastaj i bëjnë sytë xixa.
    Reagimi i saj vjen pas kallëzimit të Gazment Bardhit për Belinda Ballukun, sipas të cilit, ajo po premton vende pune në këmbim të votës.