Tag: zegjineja

  • Gazoooo …”, Zegjineja ka qenë roje te Illyrian Guard para se të merrte mandatin e deputetes!

    Gazoooo …”, Zegjineja ka qenë roje te Illyrian Guard para se të merrte mandatin e deputetes!

    Zegjine Çaushi

    TIRANË- Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, u bë virale gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet parlamentare. Ajo e fitoi mandatin “me shtesa”, pas dorëheqjes së kandidates që doli më me shumë vota në Qarkun e Fierit. Por, duke qenë se Zegjineja ishte e “preferuara” e zv.kryeministres Belinda Balluku, ajo ia doli mbanë të shkojë në Parlament. Por, deri më tani mbahet mend për gafat në shifra apo edhe për replikat me deputetin e PD-së, Gazmend Bardhi.
    “O Gazoooo, më rëntë pika” u bë një refren i Zegjinesë para dhe pas zgjedhjeve, teksa tashmë roskovecarja është bërë tiranase, me një pagë që do t’a kishin zili edhe profesionet më të paguara në Shqipëri. Ajo është “e zgjedhura” e popullit, me një pagë, duke përfshirë strehimin, karburantin, telefonin, etj., mbi 5 mijë euro. Por, edhe me një status të veçantë si deputete, pasi edhe nëse nuk zgjidhet në të ardhmen përfiton një pjesë të pagës apo kur të dalë në pension do të gëzojë edhe pension të posaçëm.
    “O Gazoooo” a e di se ku ka punuar deputete Zegjineja para se të merrte mandatin?! Sipas deklaratës periodike vjetore, të dorëzuar në ILDKPKI, deputetja roskovecare ka qenë “rojtare” në shoqërinë e ruajtjes fizike, Illyrian Guard. Një shoqëri shtetërore me aksioner Ministrinë e Brendshme, e cila merret me ruajtjen e godinave. Deri në muajin dhjetor 2024, shoqëria ka pasur si administrator Anduel Xhindin, ish-deputet i Partisë Socialiste, edhe ai nga Roskoveci.

    Redaksia e VoxNews ka shfletuar deklaratën vjetore të pasurisë së Zegjine Çaushit, deputete e zgjedhur në Parlamentin e Shqipërisë. 27-vjeçarja ka deklaruar të ardhura nga paga në Illyrian Guard sha.
    Sipas saj, nga data 1 janar 2025 deri në datën 12 shtetor 2025, ditë që mori mandatin zyrtarisht, Zegjineja nga Roskoveci ka qenë e punësuar në shoqërinë shtetërore. Deputetja ka deklaruar se përgjatë kësaj kohe ka marrë një shumë prej 244.681 lekësh. Duket se, megjithëse kandidoi në zgjedhje, Zegjineja s’ka harxhuar para’. Ajo është paguar rregullisht, ndërkohë që deklaron edhe të ardhura nga llogaritë bankare.

    Faksimile: Zegjineja ka deklaruar një shumë prej rreth 15 mijë eurosh në llogarinë bankare
    Krahas pagës, Zegjineja ka deklaruar se ka një shumë parash në llogarinë bankare. Në deklaratën e pasurisë, ajo ka shkruar se disponon një llogari rrjedhëse individuale. Deri në momentin e deklarimit, deputetja ka deklaruar një shumë prej 14.987 eurosh.
    Këtë shumë e ka pasur në datën 30 shtator 2025, teksa koha ka kaluar dhe tashmë “rojtarja” merr një pagë më të lartë, ndoshta duhet t’a ketë trefishuar, duke qenë se nga këto deklarata del si nikoqire dhe kursimtare.
    Zegjineja ka deklaruar edhe një llogari tjetër rrjedhëse, kësaj herë në lekë. Ajo ka shkruar në datën 30 shtator 2025 një shumë prej 197,237 lekësh, të ardhura si pasojë e kursimeve në pagë.

    Faksimile: Zegjineja ka qenë kursimtare, ka deklaruar se ka edhe 3 milionë lekë të vjetra në shtëpi
    Duket se 27-vjeçarja ka qenë tepër kursimtare me pagat që ka marrë këto vite. Në të njëjtën deklaratë, Zegjineja ka deklaruar se ka pasur në banesë një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra. Sërish, burimi i krijimit janë “të ardhura nga paga”.
    VoxNews ka mësuar se, krahas punës si “roje objektesh” në Illyrian Guard, e reja ka deklaruar se ka punuar edhe si specialiste në Emergjencat Civile në Bashkinë e Roskovecit. Gjithashtu, ka qenë edhe kryeinspektore e IMT-së.
    Në këtë pozicion, Zegjineja është përfolur për një rast abuzimi me detyrën, teksa aktualisht e pandehur është vetëm kryetarja Majlinda Bufi, ndërsa deputetja duket se ia ka hedhur paq.
    Sipas CV-së që ka deklaruar në KQZ, 27-vjeçarja ka punuar edhe në një firmë private Baze SHPK. Firma ka si pronar vëllezërit Krasniqi, ku njëri prej tyre ka qenë drejtor Kadastre. Vite më parë, këta persona janë përfshirë në një ngjarje në Fier./Voxnews

    zegjineja ka qene kursimtare ka deklaruar se ka edhe 3 milione leke te vjetra ne shtepi 1764184547

    zegjineja ka deklaruar nje shume prej rreth 15 mije eurosh ne llogarine bankare 1764184548

    img 8509

    img 8510

  • “Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘qorton’ deputetët e opozitës: Mos përdorni fjalor rruge, kujtohuni ku jeni

    “Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘qorton’ deputetët e opozitës: Mos përdorni fjalor rruge, kujtohuni ku jeni

    I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend.

    Deputetja i kërkoi kryeparlamentarit Peleshi që të mos e lejojë sjelljen e z.Noka.
    “Ua sa të respektuar, u çudita tani, i nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. Çështë kjo paçavure, ç’janë këto fjalë dhe këto ofendime që përdor z.Noka.
    Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. Kujtohu ku je. Faleminderit”-ishte fjala e Zegjinesë.

  • Habit deputetja e re e Ramës, Kuko: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

    Habit deputetja e re e Ramës, Kuko: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

    Zegjineja bëri bujë me video-t që postonte kur i drejtohej Gazment Bardhit. Me një fjalor aspak të përshtatshëm për një deputete të ardhshme, Zegjineja u bë shumë shpejt virale, e për të, viraliteti përkthehej në vota.

    Të tillë e ka parë edhe deputetja e zgjedhur e PS, Romina Kuko. Iluzionet socialiste për një vend në karrige shkojnë më larg, aq sa Kuko në një intervistë për Neës24 e krahason Zegjinenë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy-n. Ironike, por e vërtetë.

    Kuko është shprehur se edhe Zelenskyy ishte komedian, por u bë president. Sipas saj, politika kërkon përfaqësime të reja dhe Kuko e sheh më së miri tek ‘meme-t’ e Zegjinesë së Roskovecit.

    ‘Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale. Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta. Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe,’ theksoi Kuko.

    Vërtetë, Zelenskyy i qëndroi pranë Ukrainës gjatë luftës ruse, duke kërkuar edhe sot përfundimin e një genocidi të nisur nga Putin. Por, ndryshon puna te Zegjineja. Deputetja e re socialiste as nuk ka luftuar për ndonjë ideal, e as nuk prezantoi në video-t e saj se çfarë do t’i ofronte popullit që e votoi, përpos shprehjeve të tipit: ‘O gazooo’, ‘o motraaa’.

  • ‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

    ‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

    Pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes, Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.
    Çaushi në një reagim në rrjetet sociale falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Gjithsesi në këtë reagim Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.
    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.

  • I hapi rrugën për në Kuvend! Zegjineja falënderon Bardhon e PS, por nuk i ndahet Bardhit të PD: Gazo, ke ngelur…

    I hapi rrugën për në Kuvend! Zegjineja falënderon Bardhon e PS, por nuk i ndahet Bardhit të PD: Gazo, ke ngelur…

    Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.
    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.
     

    Top Channel

  • Zegjineja falënderon PS-në dhe Maldritën që i hapi rrugën për në Kuvend, por nuk i ndahet Bardhit…

    Zegjineja falënderon PS-në dhe Maldritën që i hapi rrugën për në Kuvend, por nuk i ndahet Bardhit…

    Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.

    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”, shprehet Zegjineja.

  • “Gazo, ke ngelur…”/ I bëri ‘dhuratë’ mandatin, Zegjineja falënderon Maldritën: Një gjest fisnik, që tregon…

    “Gazo, ke ngelur…”/ I bëri ‘dhuratë’ mandatin, Zegjineja falënderon Maldritën: Një gjest fisnik, që tregon…

    Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.
    Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.
    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.
     

  • I hapi “rrugën” për në Kuvend! Zegjineja falënderon Maldritën: Vendim befasues! Gazo, ke ngelur…

    I hapi “rrugën” për në Kuvend! Zegjineja falënderon Maldritën: Vendim befasues! Gazo, ke ngelur…

    Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.
    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.
     

    Top Channel

  • ”Qesh mirë, kush qesh i fundit”, Maliqi shpërthen: Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin

    ”Qesh mirë, kush qesh i fundit”, Maliqi shpërthen: Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin

    Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin dhe se SPAK është në drejtim të paditur.
    Postimi:
    SPAK-u në drejtim të paditur?Ka humbur Zegjineja, që qeshte çdo ditë me Gazin. Nuk e thonë kot: “Qesh mirë kush qesh i fundit.”Trafik votash në Fier. Rreth 1000 vota më tepër për Ceno Klosin.
    Me qindra vota të tjera plus apo minus, si për kandidatët e majtë, ashtu edhe për ata të djathtë. Po kështu edhe në Tiranë. Prisni, do të shihni “xhevahire” edhe në Durrës, sapo të fillojë rinumërimi.KAS thotë: janë gabime njerëzore.
    Si nuk kanë turp! Janë edhe juristë… Qindra, mijëra vota të trafikuara dhe ata thonë “gabim njerëzor”? Skandal! Edhe vetëm një votë po të trafikohet, është tjetërsim vote dhe quhet krim elektoral, jo më me qindra e mijëra vota!
    Po të ishte hapur Berati, ç’nuk do të shihnit! Sa vota më kanë hequr dhe sa të tjera janë trafikuar brenda vetë së majtës.
    I vetmi i interesuar që të hapeshin kutitë e Beratit isha, sigurisht, unë – pavarësisht se mora 5222 vota zemre, që m’i dhanë në numërim sepse kam shumë më tepër.
    Por nuk e bëra, sepse do të thonin që po sulmoja PD-në, ashtu siç më akuzuan për Bashkinë e Kuçovës, që ma grabitën me pak vota narkoshteti në KZAZ-n e krimit.
    Ndërsa kandidatët e majtë nuk e ankimuan Beratin, sepse nuk i linte “Ramaduro”.Ku është SPAK-u? Pse nuk vepron? Si guxojnë numëruesit të trafikojnë votat?!
    Nëse do të zbatohej ligji, me qindra numërues do të përfundonin në burg.
    Po të hetoheshin “treni bullgar”, qendrat e votimit dhe masakra elektorale, mijëra komisionerë do të përfundonin pas hekurave.Pra: drejtësi nuk ka, demokraci nuk ka, votë të lirë nuk ka!
    Kjo është masakra elektorale: fillon nga Ramaduro, shtrihet te qeveria, kalon te pushteti lokal, tek bandat, oligarkët dhe përfundon te komisionerët dhe numëruesit.
    SPAK + KQZ + Ramaduro + Oligarkë + Banditë = Masakër Elektorale = Narkoshtet!Shtatori: vendim, revolucion, qëndresë, qeveri teknike, lista të hapura, zgjedhje të lira!

  • Rinumërimi në Fier, Zegjineja po shkon drejt rikonfirmimit në Kuvend

    Rinumërimi në Fier, Zegjineja po shkon drejt rikonfirmimit në Kuvend

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA