Tag: zegjine

  • SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj kandidates së PS, Zegjine Çaushi

    SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj kandidates së PS, Zegjine Çaushi

    Zegjine Çaushi

    FIER- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidaten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. SPAK ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.
    Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale.
    Në dokumentin e siguruar nga Ballkanweb, SPAK njofton se nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. 

    Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale.

  • “Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha “shënjestron” kundërshtaren e Bardhit

    “Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha “shënjestron” kundërshtaren e Bardhit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, nuk pranon të dalë në debate televizive me forcat e tjera politike.
    “Ka 3 muaj që sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë, nuk guxon të ballafaqohet në studio televizive apo në sheshe të qyteteve. Jo vetëm kaq!
    Urdhëron edhe Zeqinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debate me këto zonja e zotërinj, që janë detyrim absolut, qytetar, zyrtar, moral e ligjor. Ai që vjen të të kërkojë votën, duhet të ketë kurajo të dalë para teje”, tha ai.
    Më tej, ai ka ironizuar edhe kandidaten e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi.
    “Ju, pensiositët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim“, u shpreh Berisha.

  • “Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha ironizon kundërshtaren e Bardhit

    “Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha ironizon kundërshtaren e Bardhit

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Fier atje ku foli për pikat e programit të kësaj force politike dhe nuk la pa hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.
    “Një njeri që ka qeverisur 12 vjet, por nuk del do t’ju thotë një sukses. Ka 3 muaj që flet për kënetë, për buf. Ka 3 muaj që sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë, nuk guxon të ballafaqohet në studio televizive apo në sheshe të qyteteve. Jo vetëm kaq! Urdhëron edhe Zeqinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debate me këto zonja e zotërinj, që janë detyrim absolut, qytetar, zyrtar, moral e ligjor. Ai që vjen të të kërkojë votën, duhet të ketë kurajo të dalë para teje”, tha ai për faktin se kundërshtari i tij politik nuk pranon përballje me të para gjithë shqiptarëve.

    “Ai që fshihet është më i ligu. Pa kurajo fare. 11 Maji po vjen, Edi Rama është fundi yt!”, e paralajmëroi më tej.
    Ironizoi edhe kandidaten e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi.
    “Ju, pensionitët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim“, u shpreh Berisha.

  • Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”

    Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”

    Zegjine Çaushi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Roskovec, ku në prani të kryeministrit Edi Rama ka lëshuar akuza të ashpra dhe thumbime të drejtpërdrejta ndaj kandidatit të PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Gjatë fjalës së saj, Çaushi e quajti Bardhin “balerin dhe spiun”, duke e portretizuar atë si të pabesë dhe të papërshtatshëm për lidership politik. Ajo theksoi se vetëm ajo e mbështet Bardhin, në përpjekje për të nënvizuar mungesën e përkrahjes që sipas saj ai gëzon në Fier.

    Në vijim të deklaratave, Çaushi paralajmëroi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans për fitore në këtë qark, duke shtuar se Partia Socialiste ka një mbështetje shumë më të gjerë dhe të qëndrueshme. Sipas saj, Bardhi përfaqëson një figurë të dobët dhe pa ndikim real në elektorat.

    Ky qëndrim i ashpër nga Zegjine Çaushi duket se ka thelluar përplasjet politike në prag të zgjedhjeve, duke dhënë sinjale të qarta për një garë të tensionuar në qarkun e Fierit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Zëvendësja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë në ambientet e shkollës

    Zëvendësja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë në ambientet e shkollës

    Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore.

    Denoncimi është bërë nga Qëndresa Qytetare, pasi Zegjine Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj.
    Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.
    Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se ka nisur procedimin administrativ edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili po ashtu është denoncuar nga Qëndresa Qytetare, pasi u filmua në Tiranë teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.
     

  • Zegjineja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë brenda shkollës

    Zegjineja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë brenda shkollës

    Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore.
    Denoncimi është bërë nga Qëndresa Qytetare, pasi Zegjine Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj.
    Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.
    Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se ka nisur procedimin administrativ edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili po ashtu është denoncuar nga Qëndresa Qytetare, pasi u filmua në Tiranë teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.