Numërimi i votës preferenciale në qarkun e Fierit është mbyllur plotësisht pasditen e së hënës.
Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12 në këtë qark (qarku ku ka marrë më shumë mandate pas Tiranës), të cilin e ka marrë Zegjine Çaushi me 4551 vota.
Kjo e fundit u bë virale gjatë fushës për PS në qarkun e Fierit pas videove në distancë drejtuar rivalit të tij demokrat Gazment Bardhi, të cilave ky i fundit nuk iu përgjigj ndonjëherë.
Tag: zegjine
-

PS ruan 12 mandate në Fier, mbyllet numërimi i votave prefereciale, Zegjine Çaushi në shtator pjesë e Kuvendit
-

Zegjine Caushi ndjek numërimin e votave të Diasporës, rrezikon mandatin?
Kandidatja e PS-së në Fier, Zegjine Caushi po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave preferenciale nga Diaspora. ”Po shoh procesverbalin”, dëgjohet duke thënë ajo. Ajo ndodhet në një garë të ngushtë për mandatin me kandidaten tjetër socialiste Maldrita Bardho. Çaushi është aktualisht 146 vota para Bardhos. Në total ajo ka marrë 4454 vota brenda dhe nga votat jashtë vendit, ndërsa Bardho ka 4308. Përgjatë fushatës ajo u bë një figurë e komentuar në rrjete sociale, përshkak të video-ve që bënte ndaj Gazment Bardhit.
-

“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik/ Në avantazh me 190 vota përballë rivales brenda PS
Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ndodhet në Parkun Olimpik, aty ku po numërohen votat e ardhura nga Diaspora.
“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, u shpreh duke qeshur kandidatja socialiste, teksa vështronte nga afër numërimin e votave.
Momentalisht, Çaushi numëron 4359 vota në favor të saj, duke u ndjekur nga kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho me 4171 vota, teksa momentalisht janë numëruar 17872 nga 26614 zarfe në total.Top Channel
-

11 maji/ Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik: Po shoh procesverbalin, po filmoj
Aty ku po numërohen votat e ardhura nga Diaspora, ndodhet Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Momentalisht, Çaushi numëron 4359 vota në favor të saj, duke u ndjekur nga kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho me 4171 vota, teksa momentalisht janë numëruar 17872 nga 26614 zarfe në total.
“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, u shpreh duke qeshur kandidatja socialiste, teksa vështronte nga afër numërimin e votave. -

11 maji/ Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik: Po shoh procesverbalin, po filmoj
Aty ku po numërohen votat e ardhura nga Diaspora, ndodhet Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Momentalisht, Çaushi numëron 4359 vota në favor të saj, duke u ndjekur nga kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho me 4171 vota, teksa momentalisht janë numëruar 17872 nga 26614 zarfe në total.
“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, u shpreh duke qeshur kandidatja socialiste, teksa vështronte nga afër numërimin e votave. -

Zegjine Çaushi falënderon qytetarët e Fierit pas fitores si deputete: “Mirënjohje për çdo votë, çdo buzëqeshje dhe çdo derë të hapur”
Fier – Pas fitores në garën për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi ka reaguar me një mesazh të ndjerë falënderimi për qytetarët që e mbështetën gjatë këtij procesi elektoral.Reklama në FieriWeb
Në një postim në rrjetet sociale, Çaushi shpreh mirënjohjen e saj për besimin e treguar nga qytetarët dhe emocionet që ka përjetuar gjatë fushatës. Ajo thekson se çdo votë e marrë është një forcë më shumë për të vijuar punën me përkushtim dhe përgjegjësi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
“Çdo mbështetje që mora nga ju është një forcë më shumë për të vazhduar rrugën time me përkushtim dhe përgjegjësi,” – shkruan ajo.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“Njerëzit që takova, buzëqeshjet e sinqerta dhe duart e hapura, më bënë të ndihesha si në shtëpi, edhe në vendet ku kurrë nuk kisha qenë më parë.” Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Çaushi vlerëson mikpritjen dhe ngrohtësinë me të cilën është pritur gjatë fushatës, duke e përshkruar atë si një përvojë që i ka lënë kujtime të paharrueshme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
“Çdo përshëndetje, çdo gotë e ngritur, çdo derë e hapur për mua, tregonte më shumë sesa fjalët mund të shprehin. Ishte një kujtim i bukur se njerëzimi është ende i gjallë, i pastër, dhe i aftë të dojë pa kushte.”
Ajo thekson se procesi nuk ka përfunduar ende, por ndjen nevojën të shprehë falënderimin e saj të thellë:
“Faleminderit për zemrën, besimin dhe pjesëmarrjen tuaj! Gjithmonë pranë jush, me ju dhe për ju.”
Fitorja e Zegjine Çaushit në Fier shihet si një sinjal besimi nga elektorati socialist, dhe si një mundësi për përfaqësim të denjë në Kuvend.
Postimi i Plotë:
“Faleminderit Fier!Nga zemra, ju jam mirënjohëse për çdo votë që më dhatë dhe për besimin që treguat në këtë proces.Çdo mbështetje që mora nga ju është një forcë më shumë për të vazhduar rrugën time me përkushtim dhe përgjegjësi.Në këtë udhëtim që ndërmora, ajo që nuk e prisja ishte sa shumë dashuri, mirësi dhe ngrohtësi do të më prisnin në çdo hap të rrugës.Njerëzit që takova, buzëqeshjet e sinqerta dhe duart e hapura, më bënë të ndihesha si në shtëpi, edhe në vendet ku kurrë nuk kisha qenë më parë.Çdo përshëndetje, çdo gotë e ngritur, çdo derë e hapur për mua, tregonte më shumë sesa fjalët mund të shprehin. Ishte një kujtim i bukur se njerëzimi është ende i gjallë, i pastër, dhe i aftë të dojë pa kushte.Procesi ende nuk ka përfunduar, por sot dua t’ju them:Faleminderit për zemrën, besimin dhe pjesëmarrjen tuaj!Gjithmonë pranë jush, me ju dhe për ju🙏🏻❤️”
FIERI WEB
-

Zegjine Çaushi falënderon qytetarët pas konfirmimit si deputete në Qarkun e Fierit
Pas konfirmimit si deputete në zgjedhjet për Qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e qytetarëve. Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, ajo u shpreh:Reklama në FieriWeb
“Faleminderit të gjithë votuesve për mbështetjen. Suksese të mëtejshme.❤️”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Çaushi konsiderohet si një nga figurat e angazhuara në politikën lokale, dhe votëbesimi i saj vjen si rezultat i një fushate të përqendruar në çështjet e komunitetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

Zegjine Çaushi drejt Parlamentit: Juristja 26-vjeçare kryeson me vota preferenciale në Fier
Zegjine Çaushi, kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, po rezulton një nga surprizat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pasi me numërimin e 150 kutive të para ka siguruar një ndër rezultatet më të larta me vota preferenciale. E diplomuar me medalje të artë në Fakultetin e Drejtësisë dhe e licensuar si avokate, Çaushi vjen nga fshati Vlosh i njësisë Kurjan, bashkia Roskovec.Reklama në FieriWeb
Në një intervistë, ajo deklaroi se fushatën e zhvilloi kryesisht në rrjetet sociale, ku edhe u përfshi në një debat publik me drejtuesin politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi. “Ai më sulmoi në rrjete sociale dhe aty mora vendimin të përgjigjem. Nuk meritonte një qasje më serioze”, u shpreh ajo, duke mohuar akuzat për përfitim të padrejtë nga fondet publike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Çaushi e konsideron rezultatin si një shprehje mbështetjeje nga qytetarët dhe pohon se ndonëse fillimisht kishte ndrojtje për të hyrë në politikë, përballja me kritikat dhe sulmet i dha forcë për të vijuar garën. Ajo premton se në Kuvend do të jetë një zë profesional: “Në Parlament do të flas si juriste. Do të jem zëri i të rinjve dhe qytetarëve të Roskovecit dhe Fierit.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Duke e quajtur Bardhin si “nxitës të padashur” të suksesit të saj, Çaushi tha se nuk ka pasur përballje fizike me të dhe e ironizoi mungesën e tij pas publikimit të rezultateve. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Nëse ritmi i mbështetjes vijon, Zegjine Çaushi pritet të jetë një nga deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

