Tag: zëdhënësja

  • Rusia paralajmëron Europën, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse: Do përgjigjemi ashpër nëse vidhni asetet ruse të sekuestruara

    Rusia paralajmëron Europën, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse: Do përgjigjemi ashpër nëse vidhni asetet ruse të sekuestruara

    Rusia po përgatit kundërmasa në rast se BE vendos të vazhdojë me sekuestrimin përfundimtar të aseteve ruse, paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.

    “Sigurisht, çdo veprim i paligjshëm në lidhje me rezervat dhe asetet tona shtetërore nuk do të mbetet pa përgjigjen më të ashpër. Do të ketë një reagim të tillë si nga ana jonë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të mbetet duarkryq”, tha Zakharova. “Përgatitja e një pakete kundërmasash në rast të një vjedhjeje të tillë dhe sekuestrimi të aseteve ruse është tashmë në proces”, shtoi ajo.
    Sipas saj, në BE përdoren pothuajse të gjitha mjetet, nga kërcënimet dhe shantazhet e hapura deri te gënjeshtrat.
    “Ky është një rast ku kuptimi i dështimit të një strategjie fillimisht të gabuar, të cilën blloku rusofobik i imponon të gjithë BE-së, arrin kufijtë e paranojës politike. Dëshira për t’i shkaktuar dëm Rusisë i lë në hije gjithçka”, u shpreh Zakharova.
    “Askush në BE nuk e fsheh se nuk ka arsye legjitime për këto veprime. Kjo është vjedhje, e cila nuk mund të karakterizohet në asnjë mënyrë tjetër”, përfundoi ajo.

    Top Channel

  • A po pëson krisje martesa e JD Vance? Reagon zëdhënësja e Usha pas zërave për divorc

    A po pëson krisje martesa e JD Vance? Reagon zëdhënësja e Usha pas zërave për divorc

    Zëdhënësja e Usha Vance ka hedhur poshtë thashethemet për një krizë martesore mes saj dhe Nënpresidentit të SHBA-ve, JD Vance, pas spekulimeve të përhapura në rrjetet sociale ditët e fundit.
    Zërat nisën pas vizitës së Ushas më 19 nëntor në bazën ushtarake Camp Lejeune në Jacksonville, Karolina e Veriut, ku ajo u shfaq pa unazën e martesës teksa ndodhej përkrah Zonjes së Parë, Melania Trump.
    Sipas zëdhënëses, arsyeja ishte shumë më e thjeshtë sesa aludohej në media: Usha, nënë e tre fëmijëve të vegjël Ewan, 8 vjeç, Vivek 5 vjeç dhe Mirabel, 3 vjeçe e kishte harruar unazën para daljes publike.
    “Usha është nënë e tre fëmijëve të vegjël, lan shumë enë, u bën shumë banja fëmijëve dhe ndonjëherë e harron unazën”, deklaroi ajo për revistën People.

    Çifti, i cili u njoh gjatë studimeve në Yale Law School, është i martuar që prej vitit 2014. Megjithatë, së fundmi thashethemet u ndezën edhe më shumë pas një momenti viral ku JD Vance u pa duke përqafuar Erika Kirk, të venë e aktivistit konservator Charlie Kirk, gjatë një eventi të Turning Point USA.

    Erika Kirk shpjegoi se përqafimi ishte thjesht një gjest mbështetjeje dhe madje foli publikisht me vlerësim për Ushën, e cila, sipas saj, i kishte dhënë fjalë inkurajuese në një moment të vështirë.
    Në javët e fundit, JD Vance ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes pas deklaratës së tij se shpreson që Usha të konvertohet një ditë në fenë katolike.

  • Budapesti bëhet qendra e botës? Rusia thotë se samiti Trump–Putin është shumë pranë

    Budapesti bëhet qendra e botës? Rusia thotë se samiti Trump–Putin është shumë pranë

    Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 14:53
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se kontaktet diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po përparojnë, duke konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të pritur një samit të dytë Rusi–SHBA në Budapest.
    Sipas Zakharovës, ekziston një mirëkuptim i ndërsjellë për nevojën e komunikimit të rregullt mes dy qeverive, pavarësisht ritmit të ngadaltë të kontakteve:

    “Me ardhjen e administratës së re amerikane, ne ndiem një dëshirë të sinqertë nga ana e tyre për të rifilluar dialogun,” u shpreh ajo.

    Ajo theksoi se, edhe pse dialogu nuk po ecën me ritmin e dëshiruar, pala ruse po monitoron nga afër zhvillimet dhe mbetet e angazhuar për të avancuar axhendën dypalëshe.

    Zakharova iu referua kontakteve të mëparshme në kuadër të samitit Rusi–SHBA në Alaska, ku pas një bisede telefonike mes ministrave të jashtëm, nuk pati vazhdim të menjëhershëm të komunikimit. Megjithatë, sipas saj, palët ranë dakord për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, veçanërisht për çështje që lidhen me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe.
    Zëdhënësja ruse konfirmoi se Rusia është e gatshme të mirëpresë një samit të dytë me SHBA-në në Budapest, me kusht që ai të bazohet në rezultate konkrete dhe të përpunuara mirë nga takimi i mëparshëm në Alaska.
    Kjo gatishmëri është konfirmuar edhe nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke reflektuar interesin e Moskës për të thelluar dialogun strategjik me Uashingtonin.

  • Diplomatia: Rusia pret që Serbia të mbajë premtimet e saj për eksportet e armëve

    Diplomatia: Rusia pret që Serbia të mbajë premtimet e saj për eksportet e armëve

    Moska pret që Serbia të mbajë premtimin e saj për të mos armatosur Ukrainën, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

    Duke komentuar deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë me një revistë gjermane në lidhje me gatishmërinë e tij për t’i shitur municione BE-së në mënyrë që blerësit të mund të bëjnë “çfarë të duan” me to, ajo tha: “Ne supozojmë se Beogradi do t’i përmbahet në mënyrë strikte premtimeve të tij të mëparshme”. Këto premtime nuk iu bënë një personi specifik ose një vendi specifik. Ato u bënë nga presidenti i një shteti të pavarur dhe sovran, i cili u zgjodh nga populli. Ato nuk iu bënë askujt në veçanti. Ato u shpallën si qëndrimi i një presidenti të zgjedhur ligjërisht, që shpreh vullnetin e popullit të tij”, theksoi diplomatja.

    Zëdhënësja vuri në dukje mospërputhjet në deklaratat e presidentit serb në sferën publike. “E dini, kur lexoj të gjitha këto intervista me presidentin serb, pyes veten – a ka vërtet vetëm një President Vuçiç? Duket sikur njerëz të ndryshëm po japin intervista. Ne dëgjojmë një sërë deklaratash kur ai është në Moskë dhe një tjetër kur është diku tjetër. Unë po flas vetëm për sferën publike. Ndoshta media ka shtrembëruar diçka, por shërbimi përkatës i shtypit duhet të japë shpjegime”, shtoi ajo.

    Diplomati theksoi se Serbia e ka siguruar vazhdimisht Rusinë se produktet e saj ushtarake nuk do të dërgohen në Ukrainë. “Në të vërtetë, ne kemi marrë vazhdimisht siguri nga udhëheqja serbe, përfshirë nivelin më të lartë, se eksporti i municioneve të prodhuara në Serbi është nën kontroll të rreptë dhe se këto produkte nuk do t’i furnizohen Ukrainës për përdorim nga Kievi kundër ushtarakëve tanë”, tha Zakharova.

    “Më lejoni t’ju kujtoj se kush janë këta ushtarë. Janë ushtarë që i përkasin një force ushtarake që i ka ardhur vazhdimisht në ndihmë popullit miqësor serb, si historikisht ashtu edhe në kohët moderne. Unë refuzoj të diskutoj jo vetëm mundësinë, por edhe vetë idenë që ushtarët rusë, të cilët historikisht kanë dhënë zemrat e tyre në çdo kuptim të fjalës, duke dhënë jetën e tyre ose duke shpallur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj vëllezërve të tyre serbë, do të goditen ose do të vriten nga armët, municionet dhe predhat serbe. Dhe se kjo do të bëhej jo nga ndonjë aksident djallëzor apo rastësi e egër, por me një shkallë qëllimi, me dashje. Unë refuzoj ta mendoj këtë ide. Unë besoj se kjo nuk duhet të ndodhë kurrë”, përfundoi ajo.

  • Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Një takim Putin-Zelensky mbetet i mundur

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Një takim Putin-Zelensky mbetet i mundur

     

    Pas një bisede telefonike dyorëshe midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Trump vazhdon të besojë në mundësinë e një takimi mes Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Sipas Leavitt, biseda mes dy liderëve ishte ‘e gjatë dhe thelbësore’, duke përfshirë diskutime mbi zhvillimet në luftën e Ukrainës. ‘Presidenti Trump beson se ka pasur përparim drejt një zgjidhjeje dhe synon të avancojë drejt paqes,’ tha ajo, duke shtuar se Putin është shprehur ‘i gatshëm të takohet përsëri me presidentin amerikan’.

    Trump kishte shprehur më herët dëshirën që një takim mes përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit të zhvillohej pas takimit të tij me Putinin në Alaskë, në gushtin e kaluar. Megjithëse presidenti Zelensky kishte treguar gatishmëri për dialog, takimi nuk u realizua.

     

  • Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

    Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

    I papritur ishte emërimi i ish-deputetes së LSI, Silva Caka në postin e zëvendësministres së Brendshme nga kryeministri Edi Rama. Kjo e fundit jo vetëm që ka qenë deputete në partinë e drejtuar nga Ilir Meta, por e ka përfaqësuar atë edhe në këshillin bashkiak të Tiranës.
    Lidhur me vendimin e Cakës ka reaguar zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli. Në rrjetet sociale, Memelli ka publikuar videon e Cakës, e cila m dënon ata persona që shkonin nga LSI drejtë PS, madje duke i cilësuar ata si të korruptuar.
    Krahas kësaj videoje, zëdhënësja e PL, nuk i ka kursyer ironitë për zëvendësministren e Brendshme të sapo emëruar.
    “Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë”, shprehet ajo.
    Më tej shton se Caka kur u largua nga PL, u largua me motivacionin për të ndjekur shkollën e Magjistraturës, por sipas saj rezultoi se ka “aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.
    “Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik”, shkruan Memelli.

  • Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

    Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

    Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe.
    Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit.
    “Çfarë gënjeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar një zgjidhje paqësore për krizën e brendshme ukrainase për shtatë vjet brenda kuadrit të marrëveshjeve të Minskut!“, shkroi Zakharova.
    Ajo nw vijim i kujtoi Macron se ishin politikanët francezë ata që “i shtynë mercenarët ukrainas të organizonin “Maidanin” dhe të kryenin grushte shteti”, duke minuar paqen dhe sigurinë.
    Zakharova citoi fjalët e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili në vitin 2023 pranoi drejtpërdrejt se marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme vetëm për t’i “dhënë Ukrainës kohë për të rritur gatishmërinë e saj luftarake“.
    Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, kapitullimi aktual i Ukrainës u propozua nga ata që për vite me radhë i ngulitën Kievit iluzionin e “fitores në fushën e betejës”, duke e kuptuar plotësisht se kjo ishte e pamundur.
    Në fund të mesazhit të saj, ajo përmendi fajtorin kryesor të këtij procesi: “Midis tyre, para së gjithash, vetë Macroni“.

  • Gascoigne kthehet në shtëpi, pas shtrimit urgjent në spital. Zëdhënësja: Është më mirë

    Gascoigne kthehet në shtëpi, pas shtrimit urgjent në spital. Zëdhënësja: Është më mirë

    22 Korrik 2025

    11:41

    Alfred Lleshi

    Lajme të mira për Paul Gascoigne, i cili “tashmë është kthyer në shtëpi dhe është mirë”, siç konfirmoi zëdhënësja e tij Carly Saward për agjencinë “Associated Press”.
    Mëngjesin e së premtes, më 18 korrik, ish-mesfushori anglez u gjet në gjendje gjysmë të pavetëdijshme në shtëpinë e tij në Poole, Angli, nga një mik i afërt, dhe u transportua menjëherë në një njësi të mjekësisë emergjente.
    Ai u shtrua në terapi intensive pas komplikimeve të vazhdueshme me një problem në fyt, që e kishte shqetësuar prej kohësh. Fatmirësisht, situata është stabilizuar dhe “Gazza” është kthyer në shtëpi, duke marrë veten.

  • Ndalimi i TikTok shtyhet edhe për 3 muaj

    Ndalimi i TikTok shtyhet edhe për 3 muaj

    Bota E Enjte, 19 Qershor 2025 18:58
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, thotë se presidenti Donald Trump nuk dëshiron që rrjeti social TikTok të bllokohet. Po ashtu mësohet se Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që shtyn afatin përpara ndalimit të aplikacionit në SHBA.
    Këtë herë, ai i ka shtuar edhe tre muaj të tjerë “jetë” platformës, e cila, sipas një ligji të nënshkruar nga administrata Biden në vitin 2024, duhej të ndalohej përgjithmonë në vend.

    “Presidenti Trump do të nënshkruajë këtë javë një tjetër urdhër ekzekutiv për ta mbajtur TikTok-un aktiv dhe funksional”,-tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

  • Irani godet me raketa spitalin në jug të Izraelit, zëvendësministrja e Jashtme izraelite: Bota duhet të flasë

    Irani godet me raketa spitalin në jug të Izraelit, zëvendësministrja e Jashtme izraelite: Bota duhet të flasë

    Një spital i madh në qytetin jugor izraelit të Be’er-Sheva u dëmtua në sulmet ajrore iraniane, tha zëdhënësja e tij.

    “Aktualisht po vlerësojmë dëmet, përfshirë lëndimet”, tha zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka, duke vënë në dukje se kishte “dëme të gjera në zona të ndryshme”.
    “Ju kërkojmë të mos vini në spital tani”, tha zëdhënësja.

    Sharren Haskel, zëvendësministrja e punëve të jashtme e Izraelit, e quajti sulmin një sulm “të qëllimshëm” kundër një “objektivi civil”, në një postim për X.
    “Kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin Negev të Izraelit”, tha Haskel. “Bota duhet të flasë hapur”.
    Sipas BBC, të paktën 32 persona janë lënduar pas sulmeve të fundit ajrore nga Irani, sipas shërbimit të urgjencës së Izraelit.
    Dy persona, një burrë rreth 80 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, po dërgohen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 30 persona të tjerë kanë lëndime të lehta, kryesisht nga shpërthimet./vizionplus.tv