Tag: zëdhënësi

  • Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia tani po negocion vetëm me SHBA-të për Ukrainën!

    Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia tani po negocion vetëm me SHBA-të për Ukrainën!

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia aktualisht po negocion për Ukrainën vetëm me Shtetet e Bashkuara.
    Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të enjten se skica e një plani paqeje të diskutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Gjenevë mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme  për t’i dhënë fund konfliktit.
    Por vuri në dukje se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të luftojë. Ai kërkoi tërheqjen e Ukrainës nga të paktën pesë territore që ka pushtuar tashmë Rusia.

    Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pritet të zhvillojë bisedime në Moskë javën e ardhshme me Putinin rreth propozimeve.

  • Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

    Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

    Rusia aktualisht po negocion për Ukrainën vetëm me Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    “Në këtë fazë, po flasim për negociata me amerikanët”, tha Peskov në një intervistë me Channel One. Ai vuri në dukje se rezolutat e Parlamentit Europian mbi nevojën për ta sjellë Europën në tryezën e negociatave nuk mund të merren në konsideratë në këtë kohë.
    Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se një skicë e propozimeve të paqes të diskutuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Gjenevë mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit, por vuri në dukje se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të luftojë.
    Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet të zhvillojë bisedime në Moskë javën e ardhshme me Putin në lidhje me propozimet amerikane.

    Top Channel

  • Zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ”shtatzaninë”: Pret 83 fëmijë

    Zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ”shtatzaninë”: Pret 83 fëmijë

    ”Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë”, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin.
    Kjo deklaratë ka bërë bujë. Zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill u përball me këtë deklaratë të kryeministrit Rama.

    Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”.

    Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”.

  • ‘Pret 83 fëmijë’, zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ‘shtatzaninë’

    ‘Pret 83 fëmijë’, zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ‘shtatzaninë’

    Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella, është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin. 
    Kjo deklaratë ka bërë bujë, duke bërë xhiron e mediave europiane. Edhe zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill, u përball sot me këtë deklaratë të kryeministrit Rama. 
    Gjatë një konference për shtyp, nga gazetari i Euronews, Sandor Zsiros, e pyeti se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”. 
    Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”. 

  • Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet

    Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet

    Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 12:52
    Kina ka reaguar ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar blerjen e naftës ruse,  duke e cilësuar këtë bashkëpunim si të ligjshëm dhe pjesë të marrëdhënieve normale ekonomike.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme,  Lin Jian,  deklaroi se “Kina kryen bashkëpunim ekonomik,  tregtar dhe energjetik normal dhe legjitim me vendet anembanë botës,  përfshirë Rusinë”.  Ai e përshkroi presionin amerikan si një formë kërcënimi të njëanshëm.

    Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump,  tha se kishte marrë një premtim nga kryeministri indian Narendra Modi për ndalimin e blerjes së naftës ruse nga India,  pas vendosjes së tarifave ndëshkuese.  “Tani duhet ta bindim Kinën të bëjë të njëjtën gjë”,  shtoi ai.

    Në një konferencë për shtyp,  zëdhënësi kinez e cilësoi veprimet e SHBA-së si “kërcënim të njëanshëm dhe shtrëngim ekonomik”,  duke theksuar se ato dëmtojnë rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare,  si dhe rrezikojnë sigurinë e zinxhirëve globalë të furnizimit.

     

  • Moska reagon pas deklaratave pro-Kievit të Trump, zëdhënësi i Kremlinit: Vullneti i presidentit amerikan mbetet arritja e paqes

    Moska reagon pas deklaratave pro-Kievit të Trump, zëdhënësi i Kremlinit: Vullneti i presidentit amerikan mbetet arritja e paqes

    Kremlini tha se beson që Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbetet i përkushtuar për të punuar drejt paqes në Ukrainë, pas një ndryshimi të mprehtë në retorikën pro-Kievit të udhëheqësit të SHBA-së në fillim të kësaj jave.

    Trump tha të martën pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se beson që Kievi mund të rimarrë të gjithë territorin e tij të sekuestruar nga Rusia, e cila kontrollon rreth një të pestën e vendit dhe se duhet të veprojë tani, me Moskën që përballet me vështirësi ekonomike.
    Zëvendëspresidenti i Trump, J.D. Vance, u tha gazetarëve dje se presidenti i SHBA-së po fillon të humbasë durimin me Rusinë sepse “ata nuk po vënë mjaftueshëm në tryezë për t’i dhënë fund luftës”.
    “Nëse rusët refuzojnë të negociojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë keq për vendin e tyre. Kjo është ajo që presidenti e ka bërë të qartë. Nuk është një ndryshim qëndrimi. Është një njohje e realitetit në terren”, tha Vance.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur të komentonte mbi deklaratën e Vance dhe nëse Rusia e shihte atë si në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të Uashingtonit për të ndihmuar në përfundimin e luftës, tha: “Jo, nuk është. Në fakt, po shohim retorikë të ndryshme nga Uashingtoni. Për momentin, ne besojmë se Uashingtoni e ruan vullnetin politik, dhe Presidenti Trump e ruan vullnetin politik, për të vazhduar përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë”
    “Ne i mbështesim këto përpjekje dhe Rusia mbetet e hapur për të marrë pjesë në negociatat e paqes”, shtoi ai.
    Rusia mbështet thirrjen e presidentit amerikan për një ndalim gjithëpërfshirës global të armëve biologjike, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
    Trump tha në një fjalim në Kombet e Bashkuara të martën se ai “i bën thirrje çdo vendi të bashkohet me ne në përfundimin e zhvillimit të armëve biologjike një herë e përgjithmonë”. Ai sugjeroi përdorimin e inteligjencës artificiale për të verifikuar pajtueshmërinë.
    Peskov tha se Rusia e mirëpriti “thirrjen shumë të rëndësishme” nga Trump, duke e quajtur atë një iniciativë të shkëlqyer.
    “Sigurisht, pala ruse është e gatshme të marrë pjesë në një proces të tillë denoncimi, një denoncim të përgjithshëm të armëve biologjike, dhe sigurisht do të ishte mirë që kjo të formalizohej disi, përsëri në nivel ndërkombëtar”, tha ai.

    Top Channel

  • Produktet bujqësore me pesticide alarmojnë tregun, reagon Kosova: S’kemi…

    Produktet bujqësore me pesticide alarmojnë tregun, reagon Kosova: S’kemi…

    Kroacia ditë më parë ka bërë ndalimin e disa ngarkesave me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, të cilat rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh dhe metali të rëndë si nikeli.
    Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, në një reagim për mediat e Kosovës, ka sqaruar se produkte të tilla nuk kanë hyre në tregon vendas.“Kontrollet kryhen bazuar në planin nacional të kontrolleve zyrtare dhe të mostrimit, të cilat bazohen në vlerësimin e riskut. Në kudër të planeve me qëllim të monitorimit dhe kontrollit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime( përcaktimit të nivele të lejuara te mbetjeve -MRL), AUV ka marrë mostrat në mënyre sistemike, mostrat të cilat janë testuar në laboratorë të BE-së, me metoda konfirmative”, ka deklaruar Thaçi.
    Ai thekson se rezultatet e deritanishme kanë qenë të pranueshme dhe gjithmonë i janë referuar standardeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të BE-së për mbetjet e pesticideve.
    Sipas Thaçit, në kohën e verës, përfshirë edhe muajin shtator importi i këtyre produkteve nga Shqipëria në Kosovë është minimal, pasi tregu vendor mbulohet me prodhime të brendshme.
    “Frekuenca e mostrimit është e lartë gjatë sezonit të fluksit të importeve, ndërsa aktualisht kemi shumë pak apo aspak importe të këtyre produkteve nga Shqipëria, tregu mbulohet me prodhime vendore”, ka shtuar ai.
    Zëdhënësi i AUV-it gjithashtu thekson se ekziston një bashkëpunim i mirë me institucionet homologe në Shqipëri, si Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Mbikëqyrjes Veterinare dhe Bimësore (AKMVB).
    “Në çdo rast të dyshimeve për sigurinë e ndonjë produkti që tregtohet mes dy vendeve, shkëmbehen menjëherë informacionet. Kur kemi ndonjë dyshim konkret, AUV e ngre menjëherë nivelin e kontrollit dhe ndërmerr masa shtesë për të verifikuar në detaje çdo produkt apo ngarkesë”, ka përfunduar Thaçi.

  • Gjermania: Ukraina dhe Europa e informuan Trump për bisedimet

    Gjermania: Ukraina dhe Europa e informuan Trump për bisedimet

    Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 19:02
    Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e informuan Presidentin Donald Trump mbi diskutimet, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane. Ata thanë se Evropa shpreson që Uashingtoni do të vazhdojë të kontribuojë ndjeshëm në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën.
    Zëdhënësi përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Evropës për të kontribuar në garancitë e sigurisë së Ukrainës.

    ”Evropianët janë të përgatitur të japin një kontribut vendimtar për garanci të forta sigurie për Ukrainën pas një zgjidhjeje të negociuar. Gjermania do të luajë rolin e saj”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

  • Sulmohet GPS i avionit të von der Leyen, dyshime për ndërhyrje nga pala ruse, Kremlini mohon pretendimet

    Sulmohet GPS i avionit të von der Leyen, dyshime për ndërhyrje nga pala ruse, Kremlini mohon pretendimet

    Ursula von der Leyen

    BRUKSEL- Sistemi GPS i aeroplanit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bllokua gjatë udhëtimi të së dielës për në Bullgari, tha të hënën një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se dyshohet për ndërhyrje ruse, raporton Reuters.
    “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur bllokim të GPS-it, por aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Bullgari. Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia”, tha zëdhënësi.
    BE-ja nuk dha detaje të mëtejshme, por zëdhënësi tha se incidenti do të përforconte “angazhimin e palëkundur të bllokut për të rritur aftësitë mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën” kundër pushtimit tre-vjeçar e gjysmë të Rusisë.
    Në një deklaratë, qeveria bullgare tha se sinjali GPS humbi ndërsa avioni i von der Leyen iu afrua qytetit jugor të Plovdivit, duke bërë që kontrollorët e trafikut ajror të kalonin në sisteme navigimi tokësore për të siguruar një ulje të sigurt. Thuhej se von der Leyen kishte udhëtuar me një aeroplan të marrë me qira nga Komisioni Evropian.
    Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Kremlinit. Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov ka përgënjeshtruar pretendimin se Rusia ishte e përfshirë në ndërhyrjen në navigimin e aeroplanit që po udhëtonte Ursula von der Leyen.
    “Informacioni juaj (në lidhje me përfshirjen e supozuar të Rusisë) është i pasaktë”, tha zëdhënësi i Kremlinit për “Financial Times”.
    Vitin e kaluar Estonia akuzoi Rusinë për bllokimin e pajisjeve të navigimit GPS në hapësirën ajrore mbi shtetet baltike. Finnair u detyrua të devijonte dy fluturime përsëri në Helsinki pasi ndërhyrja e GPS pengoi afrimin e tyre në Tartu në Estoninë lindore.
    Bllokimi i sinjaleve GPS përdor një pajisje transmetimi frekuence për të bllokuar ose ndërhyrë në komunikimet radio, zakonisht duke transmetuar sinjale nga toka që janë më të forta se sinjalet satelitore. Kur një sistem bllokohet, mund të duhet të fiket për kohëzgjatjen e fluturimit, gjë që mund të shkaktojë stres dhe vonesa për ngritje dhe ulje, sepse procedura të caktuara kërkojnë që GPS të funksionojë./ZËRI

  • Lufta në Gaza, ekzekutohet zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit

    Lufta në Gaza, ekzekutohet zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit

    Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida, u vra në një sulm të Forcave të Armatosura Izraelite (IDF) në qytetin e Gazës, raportoi të dielën kanali saudit Al Arabiya.Sipas një burimi IDF goditi apartamentin ku ndodhej Abu Obeida, duke e vrarë atë dhe të gjithë të tjerët që ishin brenda, dhe se familja e tij dhe udhëheqësit e Brigadave Qassam konfirmuan vdekjen e tij.
    IDF kreu sulmin duke synuar ‘një terrorist të lartë të Hamasit në Qytetin e Gazës’, konfirmuan IDF dhe Shin Bet në një deklaratë të përbashkët të shtunën.