Tag: zbulohet

  • Leoni XIV, përpara lutjes së Mbretëreshës Qiellore: Të jemi të mëshirshëm, Zoti zbulohet sidomos në njeriun që vuan!

    Leoni XIV, përpara lutjes së Mbretëreshës Qiellore: Të jemi të mëshirshëm, Zoti zbulohet sidomos në njeriun që vuan!

    “Çdo motër dhe çdo vëlla është banesa e Zotit” dhe prania e Tij “zbulohet veçanërisht tek të vegjlit, tek të varfrit dhe tek ata që vuajnë, duke na kërkuar të jemi të krishterë të vëmendshëm dhe të dhembshur”. Duke komentuar Ungjillin e kësaj të diele të 6-të të kohës së Pashkëve (shih Gjn 14:23-29), Papa Leoni XIV na kujton se nuk duhet të mbështetemi te forca jonë, por te mëshira e Zotit që na zgjodhi, edhe nëse jemi të brishtë. Zoti nuk turpërohet për natyrën tonë njerëzore, madje, vjen të banojë brenda nesh dhe na bën mjet të dashurisë së tij për të tjerët, për shoqërinë, për botën.
    Papa Leoni XIV e filloi si zakonisht, lutjen mariane të Mbretreshës Qiellore duke i uruar turmës që mbushte përplot Sheshin e Shën Pjetrit edhe në këtë të diel, i pushtuar nga dy emocione të forta: lutje për shpirtin e Papës Françesku dhe brohoritje për dukjen e Papës Prevost në atë dritare, që mbart kujtime të jashtëzakonshme papnore.

    Të dashur vëllezër dhe motra, të diel të gëzuar – ishte urimi i zakonshëm i të dielave që ushtoi në Shesh – i pasuar nga breshëria e duertrokitjeve të turmës, që u pasua nga zëri i Papës Leoni.
    Të mbështetemi tek mëshira e ZotitDisa ditë më parë – kujtoi Papa Prevost – fillova shërbesën time ndërmjet jush e, para së gjithash, dua t’ju falënderoj për dashurinë që më tregoni, ndërsa ju kërkoj të më mbështesni me lutjet dhe afërsinë tuaj:“Në gjithçka që Zoti na thërret, si në rrugën e jetës, ashtu edhe në rrugën e fesë, ndonjëherë ndihemi të pamjaftueshëm. Megjithatë, Ungjilli i kësaj të diele (shih Gjn 14:23-29) na thotë se nuk duhet të mbështetemi te forca jonë, por te mëshira e Zotit që na zgjodhi, të sigurt se Shpirti Shenjt na prin e na mëson gjithçka”.
    Jezusi i çliron dishepujt nga çdo ankthApostujve që, në prag të vdekjes së Mësuesit Jezus, janë të shqetësuar dhe të pikëlluar dhe pyesin veten se si do të jenë në gjendje të vazhdojnë dhe të dëshmojnë Mbretërinë e Hyjit, Jezusi – kujtoi Papa Prevost – ua shpall dhuratën e Shpirtit Shenjt, me këtë premtim të mrekullueshëm:
    “Nëse dikush më do, do ta mbajë fjalën time, dhe Ati im do ta dojë, dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tonë me të” (vargu 23).
    Kështu, Jezusi i çliron dishepujt nga çdo ankth dhe shqetësim dhe mund t’u thotë atyre:“Mos të shqetësohen zemrat tuaja dhe mos ketë frikë” (v. 27). Nëse mbetemi në dashurinë e Tij, Ai vetë banon në ne, jeta jonë bëhet tempull i Zotit dhe kjo dashuri na ndriçon, i bën vend vetes në mënyrën tonë të të menduarit dhe në zgjedhjet tona, derisa të shtrihet edhe drejt të tjerëve e të rrezatojë të gjitha situatat e jetës sonë”.
    Zoti më shoqëron me praninë dhe afërsinë e TijJa, pra, vëllezër e motra – vijoi Papa Leoni XIV shpjegimin e porosive të leximebe biblike të kësaj së diele të 6-të të Pashkëve – ky banim i Zotit në ne është pikërisht dhurata e Shpirtit Shenjt, që na merr për dore dhe na bën ta jetojmë, edhe në jetën e përditshme, praninë e afërsinë e Zotit, duke na bërë shtëpinë e vet.
    Zoti më shoqëron me Shpirtin e TijËshtë bukur që, duke dëgjuar thirrjen tonë, duke parë realitetet dhe njerëzit që na besohen, angazhimet që kryejmë, shërbimin tonë në Kishë, secili prej nesh mund të thotë me besim:“…edhe nëse jam i brishtë, Zoti nuk turpërohet për natyrën time njerëzore, madje, vjen të banojë brenda meje. Ai më shoqëron me Shpirtin e tij, më ndriçon dhe më bën mjet të dashurisë së tij për të tjerët, për shoqërinë, për botën”.Të dashur – e ftoi turmën që e ndiqte Papa Leoni XIV – mbi bazën e këtij premtimi, le të ecim në gëzimin e fesë, për të qenë tempull shenjt i Zotit. Të angazhohemi për ta çuar dashurinë e tij kudo, duke kujtuar se çdo motër dhe çdo vëlla është banesa e Zotit dhe se prania e tij zbulohet veçanërisht tek të vegjlit, tek të varfrit dhe tek ata që vuajnë, duke na kërkuar të jemi të krishterë të vëmendshëm dhe të dhembshur.
    “T’ia besojmë të gjithë veten ndërmjetësimit të Marisë së Shenjtnueshme. Përmes veprës së Shpirtit Shenjt Ajo u bë “banesa e shenjtëruar e Zotit”. Me të, edhe ne mund ta provojmë gëzimin e mirëseardhjes së Zotit e mund të bëhemi shenjë dhe mjet i dashurisë së Tij”.
    R.SH. / Vatikan

  • Zbulohet qyteti 5 mijë vjeçar

    Zbulohet qyteti 5 mijë vjeçar

    Bota E Shtunë, 24 Maj 2025 18:25
    Një zbulim mahnitës po ndryshon perceptimin për shkretëtirën Rub’ al-Khali që shtrihet ndërmjet Dubait, Arabisë Saudite dhe Omanit.
    Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum vërejti nga ajri formacione të çuditshme dunash dhe një shtresë të errët. Kjo çoi në zbulimin e vendit arkeologjik Saruq Al-Hadid, ku u gjetën gjurmë të përpunimit të metaleve, bakër dhe hekur që datojnë rreth 5 mijë vite më parë.

    Zbulimi ka risjellë në vëmendje legjendën e qytetit mitik Ubar, i njohur edhe si “Atlantida e Rërave”, që sipas mitologjisë u përpi nga shkretëtira si ndëshkim hyjnor për arrogancën e banorëve të saj.

  • “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

    “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

    Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 Shtator 2025. Kjo është konfirmuar nga organizatorët e “L’Equipe” dhe “France Football”.
    Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më herët.
    Mbrëmja do të jetë në “Theatre du Chatelet”, në qendër të Parisit. E veçanta këtë vit është se do të jepen të njëjtat çmime, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
    Të nominuar për “Topin e Artë” do të jenë 30 lojtarë, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluar. Ata do të votohen nga gazetarë, nga vende të ndryshme të botës.
    Edicionin e kaluar të ceremonisë, “Topi i Artë” u fitua nga Rodri, ndërsa kishte polemika të mëdha, pasi te Reali pretendonin se fitues duhet të ishte Vinicius.

  • VIDEO/ Polemika të mëdha në Spanjë, zbulohet biseda e VAR kur u anulua goli i Barceloëns kundër Realit: Faleminderit Zotit! 

    VIDEO/ Polemika të mëdha në Spanjë, zbulohet biseda e VAR kur u anulua goli i Barceloëns kundër Realit: Faleminderit Zotit! 

    Me shumë polemika është mbyllur ndeshja e djeshme mes Barcelonës dhe Real Madridit. Katalanasit fituan në shifrat 4-3, por kishte shumë vendime të diskutueshme nga arbitri, që duhet të thuhet se i doli situata nga dora. 
    Ndërkohë në media është publikuar biseda mes arbitrit në fushë dhe përgjegjësit në VAR. Bëhet fjalë për golin e pestë të anuluar te Barcelona, ku në fillim i tregohet gjyqtarit se është parë një dorë e prekur nga lojtari i katalanasve para momentit të golit. “Faleminderit Zotit”, dëgjohet një zë që vjen nga VAR-i pasi zbulohet se goli i Barcelonës është i parregullt. 
    E gjitha kjo ka ngritur shumë hije dyshimi nëse dikush po “festonte” golin e pestë të anuluar të Barcelonës, por të tjerë shprehen se ishte mëse normale pasi VAR-i arriti të dallojë një moment që i kishte shpëtuar televizionit në transmetim dhe “festuan” pasi ndihmuan shokun e tyre në fushë nga një gabim që do të bënte duke lejuar golin. /Sport Ekspres/ 

    Watch out, they will delete this audio and release another to cover the “Thank God” phrase that they used to celebrate Fermin Lopez’s disallowed goal.
    Just look at what Barcelona is battling in every game! ?pic.twitter.com/pd1fXNLat5
    — BeksFCB (@Joshua__Ubeku) May 12, 2025

  • Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

    Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

    Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje.

    Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, 78.03% e diasporës ka votuar në këto zgjedhje parlamentare.
    Zarfet e ardhur në KQZ janë 191912 nga 245935 që ishin në total për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
    Kjo ishte hera e parë që diaspora merrte pjesë në zgjedhje.

    Top Channel

  • Shumë e vështirë, të rezistosh, në një kohë që e di se do të mundesh!

    Shumë e vështirë, të rezistosh, në një kohë që e di se do të mundesh!

    Nga Ardit Zeneli

    Kjo ka qënë ‘varësja mbi qafë’, përgjatë kalvarit të fundit 4-vjeçar, që prej maj-shtator 2021, i Demokratëve 100% BIO! Po rezistonin ndaj gjithë narkoshtetit, veglave të tij, madje edhe ndaj vetes herë pas here.

    Por çfarë po ndodh 4 vjet më pas?Një ndjenjë e madhe gëzimi kur je afër Ndyshimit!

    Demokratë 100% BIO, besuan dhe motivuan Doktor Sali Berishën, që të bëhej zëri i tyre, në momentin e tij më të paimagjinuar të kurbës politike dhe sot, me forcën e mendjes dhe trupit, Lideri i Opozitës, po u ofron shqiptarëve, zgjidhje për hallet e tyre, ato halle që për Ramën & Co, janë propagandë dhe jo realitet ulëritës.

    E bukur kjo, kur ndodh ndonjëherë, që punon shumë, mëson shumë dhe beson shumë, gjithçka e keqe zbythet dhe ti ruan dinjitetin dhe ndershmërinë për veten dhe ata që të rrethojnë.

    Pjesëmarrja e qytetarëve në takimin e Opozitës, kësaj opozitë me 3-4 bashki të vogla në Shqipëri, sot ishte Madhështore! 35 sekonda filmim, shkëputej droni nga frekuenca dhe nuk mbaronin njerëzit akoma.

    Imagjinoni si do jetë 11 maji 2025 për shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë. Do çlirohen nga zinxhirët e vjetër të Edi Ramës!

    KQZ të hapë sytë jo nga Opozita. Edhe SPAK po ashtu. SHBA ka ca kohë që e di ku fle Lepri.

    Por KUJDES/ Një mesazh për miqtë që pyesin a zbulohet vota nga patronazhistat, pasi hidhet në kuti?

    Zero mundësi të nderuar miq ka, që të zbulohet vota, pasi hidhet në kuti! Janë presione të dëshpëruara, tregojini vendin! S’ka kthim kutish me kokë poshtë, që gjen fletën tuaj të votimit.

    Ecim me 1-shin! Votojmë PD-ASHM!

  • “Habemus Papam”/ U zgjodh pak më parë, zbulohet Papa i ri. I pari amerikan që do të drejtojë Kishën Katolike

    “Habemus Papam”/ U zgjodh pak më parë, zbulohet Papa i ri. I pari amerikan që do të drejtojë Kishën Katolike

    Zbulohet Papa i ri që do të drejtojë Kishën Katolike.
    Në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit kardinali protodiakon shpalli frazën tradicionale “Habemus Papam”, duke prezantuar emrin dhe identitetin e Papës së ri para besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
    Papa i ri është zgjedhur Robert Francis Prevost.
    Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, Illinois, është Papa i parë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leone XIV.
    Një udhëheqës me përvojë globale, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Pritet që ai të vazhdojë të mbështetet në reformat e Papa Françeskut.
    Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.
    Në një intervistë për Vatican News, pak pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jesh.”

  • 120 mln euro plus një qendërmbrojtës, zbulohet plani i Bayern për merkaton

    120 mln euro plus një qendërmbrojtës, zbulohet plani i Bayern për merkaton

    7 Maj 2025

    16:49

    Telesport

    Drejtori sportiv Eberl këtë javë do të prezantojë strategjinë e tij për merkaton e Bayern në verë. Kushti kryesor i drejtuesve është ulja e pagave dhe blerja e lojtarëve në moshë të re.
    Flitet që Bayern nuk do të tentojë një sulmues qendre të dytë për të zëvendësuar Harry Kane. “Nuk kemi para”, është justifikimi i bordit.
    Pritet që Bayern të transferojë një qendërmbrojtës dhe alternativat janë dy: Ko Itakura nga Gladbach dhe Jonathan Tah nga Bayer Leverkusen.
    Ndërkohë, buxheti është gati për Florian Wirtz. Objektivi kryesor kushton 120 mln euro dhe Bayern është gati të paguajë.

  • 7 ditë nga 11 Maji, zbulohet ultimatumi i Berishës për strukturat: Bëni çdo përpjekje për votën e…

    7 ditë nga 11 Maji, zbulohet ultimatumi i Berishës për strukturat: Bëni çdo përpjekje për votën e…

    Teksa na ndajnë vetëm 7 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike iu ka dërguar një mesazh urgjent strukturave të partisë.
    Berisha kërkon nga drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet dhe të gjithë anëtarët që të kontaktojnë me qytetarët në emigracion që nuk ja kanë dalë të regjistrohen për të votuar dhe t’i ftojnë ata që të dielën e ardhshme të japin kontributin e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.
    “Jemi në javën vendimtare, bëni çdo përpjekje të mundshme që çdo qytetar në emigracion, veçanërisht në vendet përreth që njohim dhe nuk është regjistruar, të kontaktohet dhe t’i kërkohet të vijë në një mision të veçantë e historik, për votim kundër narkodiktaturës! Shqipëria madhështore! Fitore!”, shkruhet mes të tjerash në mesazhin e Sali Berishës.