Tag: zbulohet

  • Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, arrestohen edhe 3 shqiptarë

    Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, arrestohen edhe 3 shqiptarë

    Policia greke ka goditur një rrjet të organizuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, në një operacion të suksesshëm antidrogë që ka çuar në arrestimin e disa personave.
    Sipas informacioneve paraprake, organizata kishte krijuar një skemë të sofistikuar kontrabande, ku lënda narkotike fshihej brenda lëkurëve të gjedhëve. Kokaina nxirrej më pas përmes përpunimit të këtyre materialeve me metoda teknologjike të avancuara.
    Policia ka arrestuar tashmë 11 persona:
    5 grekë3 shqiptarë1 bolivian1 gjeorgjian1 spanjoll
    Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet janë në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar.
    Sipas autoriteteve, kjo është hera e parë në Greqi që zbulohet një metodë e tillë – përpunimi i lëkurave për të nxjerrë drogë – një teknikë e përdorur më parë nga rrjete të fuqishme të Amerikës Latine.

  • Egli befason me ”Baby”, del si nuse afër banesës së Gjestit. Zbulohet sa paguhet në koncert

    Egli befason me ”Baby”, del si nuse afër banesës së Gjestit. Zbulohet sa paguhet në koncert

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Ekskluzive! Zbulohet identiteti i vajzës misterioze pranë Alfios

    Ekskluzive! Zbulohet identiteti i vajzës misterioze pranë Alfios

    Që prej pak orësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer pas një fotografie të publikuar nga Alfio Rrotani, ku ai shfaqet krah një vajze bjonde. Pa dhënë asnjë koment apo mbishkrim,postimi i tij la shumë vend për interpretime dhe dyshime mbi një lidhje të re.Por ICONSTYLE mëson ekskluzivisht se vajza që shfaqet në krah të kuzhinierit të njohur quhet Joana Gjonaj një inxhiniere dhe sipërmarrëse aktive në rrjetet sociale, me një profil diskret por plot stil.

    Dhe nëse kishte ende dyshime, ato janë hequr, pasi edhe Joana ka ndarë në Instagram një story ku shfaqet duke pozuar me Alfion, në të njëjtën pamje përqafimi. Të dy e kanë mbuluar pjesërisht fytyrën me telefon, por gjestet dhe afërsia flasin vetë.
    Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike, por për ndjekësit, kjo është më shumë se një konfirmim. Një romancë e re duket se sapo ka dalë në dritë dhe si gjithmonë, ICONSTYLE e zbulon i pari.
    The post Ekskluzive! Zbulohet identiteti i vajzës misterioze pranë Alfios appeared first on iconstyle.al.

  • SPAK shtyn garën për kreun e BKH, zbulohet arsyeja dhe data e re e caktuar

    SPAK shtyn garën për kreun e BKH, zbulohet arsyeja dhe data e re e caktuar

    SPAK ka shtyrë deri të martën më datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH. Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total.
    Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur. Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.

  • Zbulohet shifra, Bayern vendos sa do të investojë për një sulmues të majtë

    Zbulohet shifra, Bayern vendos sa do të investojë për një sulmues të majtë

    18 Qershor 2025

    17:34

    Telesport

    Thomas Müller dhe Leroy Sané. Dy largime në pak javë. Bayern duhet urgjentisht të investojë për një sulmues të majtë.
    Sipas gazetës gjermane Bild, klubi ka vendosur një shifër në dispozicion për pikën e dobët të skuadrës. Bëhet fjalë për 60 deri në 100 mln euro.
    Bayern në ditët e fundit tentoi Nico Williams, por dështoi. Spanjolli preferon Barcelonën. Emrat e tjerë në listë janë Rafael Leao (Milan), Cody Gakpo (Liverpool) dhe Kaoru Mitoma (Brighton & Hove Albion).
    Bild shton se Bayern po kërkon edhe për të mbushur dy role të tjera. Klubit i duhet një mbrojtës i djathtë dhe një qendërmbrojtës.

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK/ Zbulohet arsyeja e anulimit

    Berisha nuk paraqitet në SPAK/ Zbulohet arsyeja e anulimit

    Kryedemokrati Sali Berisha ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.
    Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.

  • Zbulohet lista, Juventusi ka objektiva të qarta për 4 role në merkaton e verës

    Zbulohet lista, Juventusi ka objektiva të qarta për 4 role në merkaton e verës

    11 Qershor 2025

    17:10

    Telesport

    Juventusi po përgatitet për Botërorin e klubeve, por puna më e madhe dhe intensive që po bëhet aktualisht nga klubi bardhezi është merkatoja e verës.
    La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi do të përforcojë skuadrën me një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues.
    Në mbrojtje, emri më i përmendur është Leonardo Balerdi (Marseille). “Zonja e vjetër” po tenton të ofrojë Nico Gonzalez ose Samuel Mbangula dhe një shifër të konsiderueshme për këtë lojtar.
    Dy emra të tjerë në listë janë Giovanni Leoni (Parma) dhe Pietro Comuzzo (Fiorentina).
    Në mesfushë, emrat janë edhe më bindës. Juventusi ka interes për opsione si Davide Frattesi (Inter) dhe Florentino (Benfica). Synimi i parë ka qenë Sandro Tonali, por Newcastle nuk është i gatshëm ta shesë ish-lojtarin e Milanit..
    Në sulm duhet një emër i klasit botëror. Opsionet janë tre: Viktor Gyokeres, Mateo Retegui dhe Jonathan David.

  • Zbulohet trupi i pajetë i një 27-vjeçari në një automjet të rënë në zall në Bulqizë

    Zbulohet trupi i pajetë i një 27-vjeçari në një automjet të rënë në zall në Bulqizë

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 27-vjeçar është gjetur brenda një automjeti të rënë në zall, në afërsi të urës së Çeranecit, përgjatë aksit rrugor Bulqizë–Peshkopi.
    Trupi i të riut u zbulua nga disa fëmijë që po laheshin në lumë, të cilët më pas njoftuan banorët e zonës. Sipas dyshimeve të para, mendohet se i riu mund të ketë pësuar një aksident rrugor dy ditë më parë, duke bërë që automjeti të përfundojë në shtratin e lumit.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e urgjencës dhe policia. I riu është transportuar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës

    Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës

    Disa detaje të tjera janë publikuar për bisedimet e paqes në Stamboll nesër.

    Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se bisedimet pritet të fillojnë në orën 11:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Ciragan.

    Volodymyr Zelenskyy tha më parë se Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet me Rusinë nesër.

    Ai u shpreh se ministri i tij i mbrojtjes, Rustem Umerov, do të përfaqësojë Kievin, por paralajmëroi se “çështjet kryesore” mund të “zgjidhen vetëm nga udhëheqësit”.

    Raundi i parë i bisedimeve në Stamboll zgjati rreth dy orë.

    Ndërsa të dyja palët nuk arritën të bien dakord për një armëpushim, takimi çoi në shkëmbimin më të madh të të burgosurve të luftës deri më tani.

  • Sensacioni i Eurovisionit në Kosovë, zbulohet supriza

    Sensacioni i Eurovisionit në Kosovë, zbulohet supriza

    Showbiz E Premte, 30 Maj 2025 15:17
    Hardh Fest, një nga festivalet muzikore në Kosovë, do të mirëpresë këtë vit një emër të veçantë të skenës ndërkombëtare, artistin estonez Tommy Cash.
    Performanca e tij do të jetë pjesë e edicionit të radhës, që si zakonisht mbahet në fillim të muajit shtator në qytetin e Rahovecit.

    Tommy Cash u bë një nga emrat më të përfolur të Eurovisionit këtë vit, duke përfaqësuar Estoninë me këngën e tij “Espresso Machiato”. Kënga e tij fitoi popullaritet të madh edhe para fillimit të festivalit evropian, duke u bërë virale në rrjete sociale dhe në media.