Mbrëmjen e së mërkurës, është mësuar se Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Vlorë, detyrë të cilën e mbante prej dy vitesh.
Është zbuluar dhe një mesazh që ai u ka dërguar punonjësve i shpërndarë në grupet e WhatsApp.
Në mesazhin e tij, Dredha konfirmon largimin nga posti, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj & kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve zgjidh hallët! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, – thuhet në mesazhin e tij drejtuar kolegëve.
Tag: zbulohet
-

Zbulohet mesazhi i Dredhës për punonjësit pas dorëheqjes: Ndjesë që po ju lë
-

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, zbulohet lëvizja e PD. Berisha thërret në seli Kryesinë
Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në kampin blu.
Kreu i Partisë Demokratike ka thërritur mbledhje të kryesisë ditën e mërkurë, në orën 13:00.
Rëndi i ditës do të jenë diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e PD në lidhje me zhvillimet politike në vend, ku mes vendimeve pritet dhe pjesëmarrja ose jo në Kuvend.
Top Channel
-

I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake
Zbulohet një varr monumental i periudhës romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Në fsahtin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, drejtuar nga Akad.Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.
Ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.
Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur.
Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale. Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përvec pjesës nëntokësore funerare , arkeologët kanë evdientuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mausoleum.
Në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar i cili pritet të analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.
Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore larg lokalitetit në fjalë.
Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë monument unikal në shekujt III-IV e.s.
ObserverKult
Lexo edhe:
LIZA BROZI: A DO TË SHIHEMI PARA FUNDIT?
-

Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja
Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ka lënë për disa për disa orë qelitë e paraburgimjt.
Burime pranë burgjeve bënë me dije për A2 se Rraja është lejuar të vizitojë nënën e tij, që ndodhet gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Lëvizja e tij është bërë në masa të forta sigurie. Rraja qëndron në paraburgim prej vitit 2023 si i dyshuar i SPAK në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja në nëntor 2019. -

Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një varr monumental, i cili mendohet se i përket periudhës romake, mes shekujve III-IV pas lindjes së Krishtit.
Varri është zbuluar në zonën e njohur si “Fusha e Gurrës” dhe sipas matjeve paraprake, ka përmasa deri në 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi. Ai përbëhet nga dy dhoma: një paradhomë dhe një dhomë funerale, ndërsa hyrja realizohet përmes një shkalle.
Sipas arkeologëve, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në trojet shqiptare, duke ofruar dëshmi dhe të dhëna të rëndësishme mbi prijësit e kohëve të lashta.
Në dhomën funerale raportohet se janë gjetur mbetje kockore, enë qelqi të formave dhe madhësive të ndryshme, një krehër prej kocke, thika të improvizuara dhe fragmente veshjesh tekstile, të cilat kanë arritur t’i rezistojnë procesit të dekompozimit. Të gjitha këto objekte do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme, me qëllim që të realizohet një interpretim më i plotë i këtij zbulimi të rëndësishëm historik.
Në muret e varrit janë identifikuar gjithashtu disa mbishkrime me rreshta, të cilat mendohet se përmbajnë emra. Deshifrimi i tyre pritet të hedhë dritë mbi përmbajtjen dhe mesazhin që ato përcjellin.



