Tag: zbulohet

  • Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian

    Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian

    Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge në një magazinë në zonën industriale të Cittadellës, pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët.
    Operacioni çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 434 bimëve marihuane.
    Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë: Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, banues në Cittadella, dhe Antenis Cobaj, nga San Martino di Lupari. Së bashku me ta u arrestua edhe Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto.
    Të tre akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Më 6 nëntor është caktuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.

  • Zbulohet raporti: Shqipëria në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat në 2027

    Zbulohet raporti: Shqipëria në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat në 2027

    Shqipëria është në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat e pranimit në vitin 2027, sipas përfundimeve të draft-raportit të ri të zgjerimit, të parë nga Euronews, i cili do të zbulohet sot.
    Vendi pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Deri më tani, ka hapur pesë nga gjashtë grupet negociuese të kërkuara për anëtarësim në BE. Ka mbetur vetëm grupi që mbulon bujqësinë dhe kohezionin, të cilin Shqipëria synon ta hapë para fundit të vitit.
    Përfundimet përcaktojnë se prioritet i menjëhershëm është përmbushja e objektivave afatshkurtra që lidhen me sundimin e ligjit dhe forcimi i përpjekjeve për të hetuar trafikun e drogës dhe për të shpërbërë grupet kriminale.
    Antonio Costa, President i Këshillit Evropian, i tha Euronews më parë këtë vit se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, është “qartësisht më e përparuar se vendet e tjera”.
    Deklaratat e tij u përsëritën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë, këtë vjeshtë.
    “Dua të theksoj se ka pasur një përshpejtim mahnitës dhe të jashtëzakonshëm në tre-katër vitet e fundit”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
    Udhëheqësit e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen Euronews për një aktivitet të drejtpërdrejtë special në Bruksel për të çuar përpara kandidaturat e tyre për t’u anëtarësuar në BE në një moment kritik gjeopolitik. Atyre do t’u bashkohet Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, ditën që ajo do të dorëzojë raportin e saj të parë.
    Raporti i Komisionit vjen në një moment vendimtar në të cilin Ukraina po kërkon një kredi të paprecedentë dëmshpërblimi për të mbështetur përpjekjet e saj të luftës, Gjeorgjia ka ngrirë bisedimet me BE-në dhe Serbia është në një udhëkryq midis Rusisë dhe BE-së.

  • Zbulohet marrëveshja e koalicionit të djathtë për 11 majin, ja sa lekë kanë shpenzuar PD dhe aleatët në fushatë

    Zbulohet marrëveshja e koalicionit të djathtë për 11 majin, ja sa lekë kanë shpenzuar PD dhe aleatët në fushatë

    Zbulohet marrëveshja e koalicionit të djathtë për zgjedhjet e 11 majit.

    Top Channel ka siguruar informacionet se sa lekë kanë shpenzuar PD dhe aleatët e saj në fushatë.
    Pesë subjektet politike të koalicionit kanë deklaruar këto shuma:
    Partia e Lirisë: 15,000,000 lekë
    Partia Republikane: 5,000,000 lekë
    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut: 5,000,000 lekë
    Partia Agrare Ambientaliste: 5,000,000 lekë
    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet: 5,000,000 lekë

    Top Channel

  • Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait

    Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait

    Zbulohet autori i vrasjes në Gjormë të Selenicës.
    Vlorë/Informacion paraprak në vijim
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • PS – PD kompromis për Reformën Zgjedhore, zbulohet marrëveshja e fshehtë

    PS – PD kompromis për Reformën Zgjedhore, zbulohet marrëveshja e fshehtë

    Zbardhet kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, e cila kënaq “egot” e të dyja palëve. Edhe ofron barazi reale për shumicën dhe pakicën, po gjithashtu përfaqëson edhe partitë e vogëla që nuk kanë formuar dot grupe parlamentare.
    Kështu, në 8 vendet e saj, PS do të mbajë vetë 7 karrige, dhe një vend do tja rezervojë PSD-së së Tom Doshit.
    Ndërsa një sakrificë do t’a bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj.
    Komisioni me 8+8, dhe me dybashkëkryetarë me të drejtë vetoje, pritet të ngrihet në seancën e 30 tetorit.

  • Tom Doshi paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Tom Doshi paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta.
    Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.
    I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi.

  • U kap me 200 kg në Romë nga policia italiane, zbulohet identiteti i shqiptarit

    U kap me 200 kg në Romë nga policia italiane, zbulohet identiteti i shqiptarit

    Zbulohet emri i shtetasit shqiptar, i cili u arrestuar më datën 9 tetor në Romë , me akuzën se shpërndante kokainë. Sipas burimeve autori është Kristian Preni 23-vjeç. Sipas burimeve, ndaj Preni janë sekuestruar 200 kg kokainë, një armë tip pistoletë dhe një shumë prej 30.000 euro.
    Autori u arrestuar në flagrancë nga karabinerët teksa po ecte në rrugë me një çantë me një çantë ku kishte fshehur para të konsiderueshme. Por në vijim u ushtrua kontroll në banesën e tij. Autoritetet italiane po vijojnë hetimin deri në një vendim final ndaj shqiptarit.

  • PS paditi KQZ në Kolegjin Zgjedhor, zbulohet data kur do të mbahet seanca

    PS paditi KQZ në Kolegjin Zgjedhor, zbulohet data kur do të mbahet seanca

    Zbulohet data kur do të mbahet seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor për çështjen e ngritur nga Partia Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gazetarja Elda Menga raporton se seanca do të mbahet të hënën, ora 10:00.
    Seanca do të zhvillohet pas depozitimit të kërkesëpadisë nga PS më 7 tetor 2025, ndërsa objekti i padisë lidhet drejtpërdrejt me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.