Tag: zbulohet

  • Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
    Xoxa është paraqitur në kuadër të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.
    Kujtojmë se prej 10 shkurtit, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim nën akuzat për korrupsion aktiv dhe pasiv.

  • PD organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, zbulohet data

    PD organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, zbulohet data

    Partia Demokratike njofton se protesta e dytë e quajtur ‘Foltore 2’ do të mbahet para Kryeministrisë ditën e hënë, më 24 nëntor, në orën 18:00.
    Të gjithë qytetarët janë të ftuar të organizohen dhe të marrin pjesë, ndërsa partia bën thirrje për pjesëmarrje aktive nga mbështetësit e saj.

  • Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë

    Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë

    Ish-presidenti Ilir Meta do të datë në 27 nëntor në Gjykatën e Lartë.
    Relator mësohet se do të jetë Ilir Panda.
    Kujtojmë se Meta kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, ndërsa ndodhet në burgun “313” prej më shumë se një viti.

  • Hetimi i 21 janarit/ Zbulohet data kur do të paraqitet Sali Berisha në SPAK

    Hetimi i 21 janarit/ Zbulohet data kur do të paraqitet Sali Berisha në SPAK

    – Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha do të paraqitet pranë SPAK në datën 19 nëntor. Lideri i opozitës është thirrur nga SPAK, si person në dijeni për ngjarjet e e 21 janarit.
    Kjo ngjarje ka ndodhur në 21 janarit të vitit 2011, në periudhën kur Berisha mbante postin e kryeministrit të vendit. Në këtë  protestë janë vrarë 4 persona.

  • (EMRAT) Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, tre të arrestuar për kultivim kanabisi me llamba

    (EMRAT) Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, tre të arrestuar për kultivim kanabisi me llamba

    Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave në Shkodër. 
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 3”. Shkon në 6 numeri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuarër të operacionit Neonët. 
    Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar. 
    Vihen në pranga shtetasit Përparim Ndrevataj, Sebastian Gjoka dhe Artan Bilali, dhe u ndaluan shtetasit Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj. 
    Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim. 
    Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund. 
     

  • Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

    Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

    “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor. Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të programit, duke i dhënë fund misterit që ka shoqëruar këtë edicion.
    Nisja e këtij edicioni është e vonuar në krahasim me sezonet e mëparshme, të cilat zakonisht fillonin në tetor ose fillim-nëntor.
    Ledion Liço, i shumëpërfolur si prezantuesi i “BBVA 5”, ka shpërndarë postimin zyrtar të Big Brother VIP Albania në rrjetet e tij sociale. Kjo lëvizje është parë nga fansat si një konfirmim i heshtur se ai do të jetë sërish në krye të spektaklit, ashtu si sezonin e fundit.

  • Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

    Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

    Një arsenal armësh dhe minash është gjetur mëngjesin e  kësaj të premte në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.
    Mësohet se janë gjetur municione të ndryshme si armë automatikë, mitraloz, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarr përcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.
    Policia ka identifikuar një nga personat që posedonte këtë arsenal armësh dhe po punon për kapjen e tij.
    Ky arsenal zbulohet vetëm pak ditë pas atentatit të Rinas ku u vra Gilamdno Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Mustafa Shaljani (Sheqeri).
    Fill pas atentatit autorët dogjën makinën e përdorur në krim në Nikël të Fushë Krujës, prandaj ka dyshime se arsenali mund të ketë lidhje me ngjarjen.
     

  • Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Konfirmohet se do të pyetet sërish për hakërimin e kompjuterëve të SPAK.
    Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

  • PD nis aksionin opozitar, zbulohet data dhe ora e protestës para Kryeministrisë

    PD nis aksionin opozitar, zbulohet data dhe ora e protestës para Kryeministrisë

    Partia Demokratike do të nisë ditën e hënë aksionin opozitar para Kryeministrisë.
    Kreu demokrat dhe deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e hënë në 17 nëntor ora 18:00.
    “Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së./vizionplus.tv

  • Bojkot i përkohshëm i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend/ Zbulohet mesazhi i Gaz Bardhit për deputetët demokratë

    Bojkot i përkohshëm i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend/ Zbulohet mesazhi i Gaz Bardhit për deputetët demokratë

    Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht punimet e kuvendit nisur nga kjo e hënë. Zbulohet mesazhi që kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar deputetëve të PD.
    NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
    1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
    2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
    Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!
    KryetariGazment Bardhi