Tag: zbulohet

  • Zbulohet objektivi i merkatos, Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur

    Zbulohet objektivi i merkatos, Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur

    27 Prill 2025

    12:23

    Telesport

    Mateo Pellegrino është një nga kandidatët e merkatos së Interit për sulmin e së ardhmes. Në ndeshjen Lazio-Parma, raportohet se skautët e klubit zikaltër do të ndjekin nga afër sulmuesin në stadium.
    Lajmi raportohet nga Tuttosport, e cila përmend edhe disa emra të tjerë në listën e Interit: Castro (Bologna), David (Lille), Krstovic (Lecce) dhe Lucca (Udinese).
    Raportet ndërmjet Interit dhe Parmës janë të shkëlqyera dhe kjo shton shanset e transferimit të Pellegrinos. Marrëveshja do të jetë e lehtë për t’u arritur.

  • Zbulohet planeti me bisht

    Zbulohet planeti me bisht

    Zbulohet një planet i vogël që ngjan me një kometë. Ndodhet pranë Tokës në terma kozmike, vetëm 140 vite dritë larg nesh dhe po shpërbëhet me shpejtësi te lartë. Arrin të kryejë një rrotullim rreth yllit mëmë në vetëm 30.5 orë, duke humbur një sasi të barabartë me malin Everest dhe sipas përllogaritjeve do të zhduket plotësisht në 1 milion vite.

    Është vrojtuar nga teleskopi hapësinor “Tess” i NASA-ës nga një grup kërkuesish të MIT, “Massachussets Institute of Tecnology” dhe puna studimore është publikuar ne revistën “The Astrophysical Journal Letters”. Deri më tani janë zbuluar rreth 6 mijë exoplanetë, pra që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor, dhe vetëm 3 prej tyre kanë bisht, si rasti në fjalë. Planeti i ri i zbuluar me siglën BD +054868 Ab, ka një masë më të vogël se ajo e Merkurit dhe orbiton rreth yllit te vet rreth 20 herë më pranë.

    Mendohet se është i mbuluar me magmë vullkanike që arrin deri ne 1600 gradë Celsius, pikërisht si pasojë e rrotullimit kaq afër me yllin e tij. Kjo masë magme ftohet dhe shpërndahet në hapësirë, duke krijuar edhe bishtin, që zgjatet rreth 9 mln km pas.

    Fenomeni është një rrjedhojë e masës së tij mjaft të vogël, pasi kjo sjell gravitet të dobët e sa më shumë masë të humbë aq më tepër dobësohet forca gravitacionale, në një rreth vicioz pa fund.

  • Vdiq nga goditja në tru, zbulohet testamenti i Papës: Më varrosni jashtë Vatikanit

    Vdiq nga goditja në tru, zbulohet testamenti i Papës: Më varrosni jashtë Vatikanit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani: Pësoi goditje në tru

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani: Pësoi goditje në tru

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut.

    Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa vdiq nga një goditje në tru. Deklarata erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës.
    Papa Françesku kishte probleme të rënda shëndetësore, të cilat u përkeqësuan në vitet e fundit të jetës së tij.
    Ai vuajti veçanërisht nga sëmundje kronike të mushkërive. Më 14 shkurt ai u shtrua në spitalin Gemelli me një krizë respiratore që u shndërrua në pneumoni të dyfishtë. Ai u shtrua në reanimacion për disa ditë dhe gjendja e tij u stabilizua.

    Top Channel

  • Sali Berisha do të duhet të paraqitët këtë të hënë në SPAK, zbulohet arsyeja

    Sali Berisha do të duhet të paraqitët këtë të hënë në SPAK, zbulohet arsyeja

    Pavarësisht se e hëna është ditë pushimi zyrtar, kreu i PD Sali Berisha do duhet te paraqitët në SPAK. Kjo pasi i duhet te respektojë masën e detyrim paraqitje të vendosur nga togat e zeza. Burime bëjnë me dije se prokuroria ka caktuat një OPGJ të dal i gatshëm me qëllim vënien në dispozicion dokumentin që do të firmoset nga Berisha. Kujtojmë se të hënën e parë të këtij muaji ai nuk u paraqit ne SPAK për shkak të një angazhimi politik ku dhe SPAK i konfirmoi lejen e posaçme.
    Përveç Berishës nesër prnë tij do të jenë edhe simpatizantët ku ashtu siç ka ndodhur edhe në herët e tjera kreu i PD pas daljes nga SPAK do të mbaj komunikim me gazetaret. Ndërkohë gjykata e posaçme po pret datën 23 prill për të dëgjuar edhe mbrojtjen e shoqërisë Home Plan e cila rezulton të jete e përfshirë më dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Pas përfundimit të seancës gjyqtaria Flojera Davidhi do të vendos nëse dosjen do ta kaloj për gjykim, do të kthehet për hetime apo do të pushohet.

  • Zbulohet identiteti i viktimës së atentatit në Lezhë, autorët i zunë ‘pritë’ pranë biznesit të tij

    Zbulohet identiteti i viktimës së atentatit në Lezhë, autorët i zunë ‘pritë’ pranë biznesit të tij

    Një atentat mafioz ka tronditur sot qytetin e Lezhës, ku shtetasi Gj.P. mbeti viktimë pas një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pranë biznesit së tij familjar në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit.
    Shtetasi Gj.P. ishte babai i shtetasit R.B., i cili u ekzekutua një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe fëmijës së tij.
    Biznesi ku ndodhi atentati është i pajisur me kamera sigurie. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të sekuestrojë pamjet filmike për të ndihmuar në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Zbulohet plani sekret i Rusisë për të ‘marrë’ Mariupolin/ BBC: Konfiskim i mijëra shtëpive dhe kurthi për ukrainasit

    Zbulohet plani sekret i Rusisë për të ‘marrë’ Mariupolin/ BBC: Konfiskim i mijëra shtëpive dhe kurthi për ukrainasit

    Zbulohet plani i Rusisë për të ‘marrë; plotësisht qytetin e Mariupolit, duke larguar banorët e Ukrainës.

    Sipas një hetimi të BBC, autoritetet ruse po konfiskojnë sistematikisht mijëra shtëpi nga banorët ukrainas që u larguan nga Mariupol, pasi qyteti përfundon tre vjet pushtim.
    Duke cituar një analizë të dokumenteve nga autoritetet ruse në qytet, ekipi i BBC Verify zbuloi se të paktën 5,700 shtëpi janë në gjendje të konfiskohen.
    Siç raporton media britanike, “për të shpëtuar shtëpitë e tyre, ukrainasve do t’u duhet të përballen me një kthim të rrezikshëm në Mariupol nëpërmjet Rusisë, kontrolle rraskapitëse të sigurisë, një proces kompleks burokratik dhe presion dërrmues për të pranuar një pasaportë ruse”.
    Konfiskimet duket se janë pjesë e një plani më të gjerë për të ” rusifikuar ” qytetin e pushtuar, i cili përfshin ndërtimin e objekteve të reja ushtarake dhe riemërimin e rrugëve në tituj të miratuar nga Moska.
    Sipas një studimi të Human Rights Watch, rrethimi i vitit 2022 la të shkatërruan 93% të ndërtesave të larta të Mariupolit – 443 kulla.
    Që atëherë, Rusia pretendon se ka ndërtuar më shumë se 70 ndërtesa të reja apartamentesh, por vendasit thonë se ka ende një mungesë të madhe banesash.

    Top Channel

  • 50 mijë lekë në këmbim të votave për PD-në! Zbulohet skema në Lushnjë

    50 mijë lekë në këmbim të votave për PD-në! Zbulohet skema në Lushnjë

    Marin Leka, që akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dyshohet se i ka premtuar shtetasit Muharrem Toska 50 mijë lekë në këmbim të votave për Partinë Demokratike.

    Si garanci, Leka i ka kërkuar Toskës kartën e identitetit, ndërkohë që nuk dihet sa vota i kishte premtuar ky i fundit.
    Ngjarja që ndodh më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, raportohet në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që vijon hetimi për rastin.

    Top Channel

  • 11 Maji, zbulohet slogani i PS për fushatën zgjedhore

    11 Maji, zbulohet slogani i PS për fushatën zgjedhore

    Partia Socialiste do të çelë ditën e nesërme fushatën në sheshin “Skënderbej”.Nga selia rozë është zbuluar sot slogani, që do t’i shoqërojë në 30 ditët e fushatës, e që do të lidhet me procesin integrues të vendit për në Bashkimin Europian.
    “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, është slogani i mazhorancës.Kujtojmë se fushata hapet ditën e nesërme në orën 12:00, ndërsa sot kryeministri Rama dhe ekipi i tij janë përgatitur për një takim me gra dhe vajza në orën 17:00 te Teatri i Operas dhe Baletit.