Ish-kryepolici Mit’hat Havari tha sot në një emision televiziv se zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk duhet të mbrohet nga qeveria dhe drejtësia të lihet që të bëjë punën e saj.
Ai i sugjeroi gjithashtu kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës së pastrimit të Lanës mbi dy dekada më parë nga ndërtimet pa leje, kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, se duhet të dalë e t’i thotë shqiptarëve se “nuk është çështje e tij, por e drejtësisë”.
Havari e ilustroi komentin e tij për këtë çështje me një rast të një oficeri, ish-drejtor policie që dikur e kishte paralajmëruar që të mos përfshihej në paligjshmëri dhe nuk e kishte marrë në mbrojtje.
“Kam pasur një rast me një oficer, ish-drejtor policie për të cilin kishte informacione se ishte i përfshirë në krim dhe drogë. E thirra dhe i kërkova të zbatonte ligjin. Më tha “Po Ilir Meta?”. Mirë, po e them tani se nuk e kam thënë, i kujtova se mirë nëse ka prova, por ti shiko veten tënde. Puno, zbato ligjin, sepse jeta është e gjatë, unë ia thashë me butësi, sepse ia thashë, kishte informacione për të se ishte i përfshirë në trafik. E paralajmërova dhe e këshillova në atë kohë, nuk më dëgjoi dhe sot është në burg, u arrestua për drogë”, tha ish-kryepolici për “News 24”.
Më tej ai vuri në dukje se kështu duhet të veprohet edhe me zyrtarët dhe policët e tjerë, të mos mbrohen, të këshillohen që të zbatojnë ligjin dhe nëse drejtësia merr një vendim ndaj tyre, ai duhet të zbatohet, qoftë edhe zv/kryeministrja Balluku.
“Nëse GJKKO vendos pezullim nga detyra për një polic apo zyrtar, të nesërmen duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe ai duhet ta bëjë (kryeministri). Ka djem dhe vajza të mira plot. Enden rrugëve të botës, doktorë, profesorë. E kam fjalën për kryeministrin, se duhet të dalë e t’ua thotë shqiptarëve që s’është çështja e tij por e drejtësisë. E kam fjalën edhe për atë vajzën, për Ballukun”, u shpreh ai.
Në fund Havari shpjegoi se e këshillonte kryeministrin që të mos e mbronte zëvendësen e tij dhe të lejohej zbatimi i ligjit, teksa apeloi se ka shumë vajza dhe djem të rinj të aftë, që enden rrugëve të botës dhe që janë profesionistë të ndershëm që mund të punojnë në Shqipëri.
“Edhe Rama duhet të dalë të flasë e të thotë për median e qytetarët, që nuk është çështja e tij por e drejtësisë. Ka djem dhe vajza plot, nëse drejtësia jep një vendim, qofshin ministra e zëvendëskryeministra, vendimi zbatohet. Nuk duhet të mbrohet zonja Balluku, kur shohim se kemi shumë probleme, varfëri ekstreme, largimet e shqiptarëve, gjendja ekonomike dhe të tjera”, tha ish-kryepolici, duke theksuar se situata në vend ka shumë problematika sociale, sigurie dhe ekonomike.
Havari kujtoi për ish-drejtorin e policisë që u emërua në Vlorë në atë kohë, duke thënë se ka shumë raste ku policët përfshihen në krim apo dekonspirojnë operacionet.
Ai shprehu shumë rezerva edhe për mënyrën se si funksionon Policia, pasi shpesh sillen personazhe që e shkatërrojnë punën që është ngritur.
“Sot ai është në burg dhe ju them se emërimet e drejtuesve të policisë janë politike. Sot janë të pashkolluar, pa kulturë, pa njohuri dhe shumë të dobët. Këtu çalon puna. Struktura e policisë është prishur, më është dashur 1 vit që ajo mënyrë e të punuarit shëndetshëm të rezistonte 3 vjet dhe ata sjellin një personazh që e shkatërron. Situata kaotike politike shkak. Kam këshilluar një drejtor policie, më erdhi një informacion nga strukturat shtetërore, i thashë të largohet s’më dëgjoi. Sapo erdhi e majta e rehabilituan dhe e dërguan në Vlorë, atje u mor me trafikun dhe sot është në burg”, tha Havari.
Tag: zbatohet
-

“Vendimi zbatohet, pikë”, Havari kritikon Ramën për mbrojtjen e Ballukut: Kryeministri duhet të…
-

Autorët: Ligji për të drejtën e autorit nuk zbatohet, por për krijimtarinë duhet paguar
Nga Julia Vrapi
Pirateria në krijimtari mbetet shqetësuesepër krijuesit, por dhe moszbatimi i ligjit ka bërë që ata të shprehen me kritika në drejtim të institucioneve në vend. Autorët të muzikës, regjisorë dhe të tjerë artistë kërkojnë zbatimin etë drejtës së autorit, ndërsa presin që nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të ketë më shumë vëmendje ndaj problemeve, që ata kanë shprehur herë pas here. Regjisori Nikolin Gurakuqi thotë se e drejta e autoritështë një e drejtë ligjore. Ai shprehet se krijimtaria është e autorëve dhe duhet të paguhet.
“E drejta autorit është një e drejtë ligjore. Autori kur ka krijimtari dhe duhet të paguhet sipas ligjit. Nuk është punë zhurme, punë e drejte është”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh”. Për krijuesit sa i takon të drejtës së autorit duhet të arrihen disa standarte. Sipas tyre në shtete të tjera të botës kur flitet për krijimtarinë e një autorit e drejta zbatohet sipas ligjeve.
Regjisori Nikolin Gurakuqi sjell në vëmendje se duhet të funksionojë më mirë edhe ndarjen e pagesave për autorët. “Muaka dy vjet që nuk mëështë paguar asgjë nga edrejta autorit. Edhe kur u vu nës kenë “Cavalleria Rusticana” në Opera ish drejtoresha nukmë pagoi të drejtën e autorit. Unë jami regjistruar në shoqatën e të drejtës së autorit si regjisor, sepse shfaqjet e mia kanë regjistrime audiovizuale, janë si film. Në fillim shoqata më pagoi, por tani ka dy vjet qënuk di më asgjë.Problemi është që Shqipëria edhe në fushën e artit dhe kulturës duhet të arrijë disa standarte. Standarti europian i së drejtës autorit është që nuk diskutohet nga njeri për të drejtën e autorit në Itali, në Francë, Amerikë, etj.
Autorët kanë të drejtë të paguhen, në Shqipëri herë paguhen herë jo”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi. Edhe më parë regjisori Nikolin Gurakuqi ka folur për problemet në fushën e artit, ku dhe ai si të tjerë krijues dhe artistë kërkon që të respektohet e drejta e autorit nëkrijimtari. Ndër vite në aktivitetin e tij ai ka realizuar mbi 80 produksione operistike në TKOB, Universitetin e Arteve, qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj Itali, Greqi, Kosovë.
Problemet e kompozitorëve
Kompozitori Miron Kotani gjithashtu i bashkohet dhe të tjerë krijuesve, që kamë reaguar edhe më parë për probleme me krijimtarinë muzikore në vend. Sipas tij ndryshohen ligje, ikin dhe vijnë ministra të Kulturës, por situata është njësoj. Miron Kotani sërish e pohon se nuk ka vullnet politik për zbatimin e ligjit. “Në Shqipëri duhet të zbatohet ligji për të drejtën e autorit. Ligji nuk zbatohet. Si puna e kioskave kanë vite që i lanë të ndërtoheshin pa leje, tani po i shembin në gjithë Shqipërinë. Kështuështë dhe puna e ligjit, nuk zbatohet. Janë mijëra lokale që asnjë nuk paguan të drejtë autori, kjo tregon që nuk zbatohet ligji. Nuk ka vullnet politik për të zbatuar ligjin për të drejtën e autorit”, thotë Kotani. Edhe ato të pakta takime që janë bërë për problemet mbi të drejtën e autorit në fushën e muzikës me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, kompozitori Kotani thotë se janë thjesht show, pasi asgjë nuk ka ndryshuar. “Takimet që bëhen janë vetëm show mediatik i ministrit të radhës. Kemi bërë ne takime me ministra,me shoqata dhe asgjë. Janëdiku te 200-300 kompozitorë që janë në pikë të hallit”, thotë Miron Kotani. Ligji i ri për të drejtat e autorit u miratua në Kuvendin e Shqipërisë në mars 2016, ndërkohë që edhe një dëgjesë publike nga ish ministrja e Kulturës për përmirësimet ligjore në tetor 2020 riktheu debatet për zbatimin e tij. -

“Receta e re mjekësore po zbatohet në të gjithë vendin”, Rama: Më shumë siguri për pacientët dhe më pak burokraci për mjekët e farmacistët
Që nga data 1 gusht ka hyrë në fuqi receta e re mjekësore.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë tij në Facebook, thotë se receta mjekësore po zbatohet në të gjithë vendin.
Më tej ai shton se ky format sjellë me shumë siguri për pacientët , më pak burokraci për mjekët e farmacistët, si dhe trajtim dhe ndjekje më të saktë.
“Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor:
Që nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin
Më shumë siguri për pacientët
Më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët
Trajtim dhe ndjekje më e saktë”, shkruan Rama.Top Channel
-

Të dhënat biometrike do të zëvendësojnë vulat e pasaportave në kufirin e BE-së, ja si do të funksionojë sistemi EES
Vulat në pasaportat do të zëvendësohen me kontrolle biometrike për njerëzit që udhëtojnë brenda dhe jashtë BE-së nga 12 tetori, kanë konfirmuar zyrtarët. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të zëvendësojë kontrollet aktuale në letër. Kjo do të thotë se pasagjerët do të duhet të skanojnë gjurmët e gishtërinjve dhe fytyrën për të kaluar kufirin e BE-së.
Skema do të zbatohet në të gjitha vendet anëtare gjatë gjashtë muajve, që do të thotë se nuk do të zbatohet plotësisht deri më 10 prill 2026. Ishte planifikuar të hynte në fuqi nëntorin e kaluar, por është shoqëruar me vonesa teknologjike. Sipas sistemit të ri, qytetarët nga vende jo anëtarë të BE, përfshirë Shqipërinë, do të duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike së bashku me të dhënat e pasaportës për të hyrë në një vend të BE-së.
Kushdo që refuzon të japë të dhënat biometrike do t’i mohohet hyrja në zonën Shengen. Aktualisht, udhëtarët duhet t’ia paraqesin pasaportën një zyrtari kufitar për ta kontrolluar dhe vulosur. Të dhënat do të mblidhen në pikën e nisjes, qoftë në një aeroport, port apo stacion treni, ku do të ketë kabina të dedikuara për skanimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe bërjen e fotove.
Ky regjistrim do të jetë i vlefshëm për tre vjet dhe do të thotë se në udhëtimet e mëvonshme oficerët kufitarë do të duhet vetëm të verifikojnë të dhënat biometrike të një personi, gjë që BE-ja shpreson se do të marrë më pak kohë. Njerëzit me pasaporta elektronike do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin portat elektronike. Nuk ka kosto për regjistrimin në EES.
Për shumicën e turistëve, të dhënat dixhitale do të mbahen vetëm për tre vjet e një ditë, por për ata që qëndrojnë mbi limitin 90-ditor pa vizë, të dhënat e tyre do të mbahen për pesë vjet. Sistemi synon të forcojë sigurinë kufitare, por ka ngritur shqetësime për radhë të gjata.
Megjithatë, BE-ja ka thënë se, pasi të zbatohet, EES do të shkurtojë pritjet në kufi duke mundësuar kontrolle më të shpejta dhe duke u lejuar pasagjerëve të japin informacionin e tyre paraprakisht. -

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: PSD-së iu pranuan dorëheqjet, me ne zbatohet ligj tjetër se jemi Gulag!
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me vendimin e KAS qe i rrëzoi sot ankimimin ku kërkonte që mandati i fituar më 11 maj nga koalicioni që drejton, t’i kalonte atij.
Përmes një statusi në Facebook Lapaj e cilëson vendimin e KAS standard të dyfishtë, duke sjellë në vëmendje praktikën e ndjekur nga PSD ku mandati u kaloi kandidatëve në listë të hapur pas dorëheqjeve të listës së mbyllur.
“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.
Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shprehet Lapaj. -

KAS ia dha mandatit të parës në listën e mbyllur të “Shqipëria Bëhet”, ironizon Lapaj: ‘Psd-së’ i pranohen dorëheqjet, për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag
Adriatik Lapaj: Pra, Psd-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.
Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë.
Top Channel
-

Mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizyn
Noizy, u ndalua në aeroportin e Zvicrës të shtunën me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.
Media zviceriane “Watson.ch”, shkruan se për Noizyn është kërkuar të zbatohet masa e paraburgimit, por pa dhënë më tepër detaje mbi çështjen për të cilën reperi akuzohet.
Në artikull theksohet se ndaj këngëtarit shqiptarit rëndojnë disa vepra penale dhe se ndaj tij po kryhen një sërë procedurash. Noziy ndodhet në Zvicër që prej ditës së shtunë ku ishte nisur për të performuar në një prej klubeve vendase, ndërsa ndaj tij ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar. -

Rregulli i ri që do të ndryshojë futbollin zbatohet në Botërorin e klubeve, 8 sekonda për portierin të gjuaj topin ose jepet goditje nga këndi
Në futboll përfshihen shumë para, prandaj drejtuesit e futbollit po provojnë në çdo mënyrë që ta bëjë sa më të drejtë dhe emocionuese të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbasë popullaritetin dhe interesin. Një nga problemet më urgjente në lojën e futbollit është vonesa dhe vjedhja e kohës. Megjithatë, me rregullin e ri, kjo nuk do të jetë më kështu.
Në fakt, nga kjo verë, rregulli i tetë sekondave do të zbatohet në të gjitha garat. Portieri do të ketë aq kohë për të gjuajtur topin, nëse kjo nuk ndodh, një goditje nga këndi do t’i jepet ekipit kundërshtar. Gjatë viteve, kemi qenë dëshmitarë se vetëm dërgimi i topit nga portieri në mesufushë mund të vjedhë për rreth 30 sekonda, që është kohë e mjaftueshme për të organizuar një sulm serioz.
Tani FIFA ka vendosur t’i japë fund kësaj, gjë që u konfirmua nga Collina, duke e përshkruar të gjithën si një lajm të mirë për futbollin. “Ky është inovacioni më i rëndësishëm, një që synon vërtet eliminimin e humbjes së kohës. Do të zbatohet në të gjitha garat e futbollit duke filluar nga kjo verë”, tha italiani për AS, duke shtuar:
“Është përdorur tashmë në Copa Libertadores dhe Sudamericana dhe funksionoi shumë mirë. Nëse portierët e dinë se do të akordohet një goditje nga këndi, atëherë ata nuk do të rrezikojnë.
Në fakt, në 160 ndeshjet e para të Libertadores dhe Sudamericana, rregulli është zbatuar vetëm dy herë. Ai siguron që portierët nuk do të kenë nevojë për 15, 20 ose 25 sekonda për të goditur topin. Ky është një lajm i mirë për futbollin”, tha ai. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Mbyllja e procesit të votimit, Berisha mesazh: Të zbatohet ligji! Asnjë votë nuk duhet të numërohet nën presion. Bandat…
Kreu i PD Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.
Ai ka pasur një mesazh për numëruesit:ani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji.Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.
“Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë.Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli.Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.Në Durrës, bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat.Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve.Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji.Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato grupe terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.Unë e kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojë në vullnetin e sovranit.Asgjë nuk mund të ndryshojë.Populli ka folur në mënyrë vendimtare”, tha ai.
vijon.,,,