Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka bërë me dije se operacioni në zonën e Farkës kundër ndërtimeve pa leje është pjesë e një fushate të gjerë për vendosjen e ligjshmërisë në territor në të gjithë vendin. Sipas saj, kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin shpesh lidhen jo vetëm me veprime individuale, por edhe me mungesë përgjegjësie nga punonjës publikë.
Koçiu theksoi se askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe se masat do të zbatohen në çdo nivel përgjegjësie. Ministrja paralajmëroi se çdo ndërtim jashtë lejes do të përballet me gjoba, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme, ndërsa u bëri apel qytetarëve të verifikojnë dokumentacionin përpara blerjes së një prone.
“Vijojmë me operacionin për vendosjen e ligjshmërisë në territor si pjesë e një procesi të gjerë që po zbatimin në të gjithë vendin. Kontrollet kanë treguar që abuzimet me territorin nuk janë vetëm çështje individësh, por që shpesh lidhet me mos përmbushjesh të detyrës së punonjësve publikë.
Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Prandaj masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie. Dua të theksoj qartë, ligji është i barabartë për të gjithë dhe zbatimi i tij është një garanci për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Në këtë proces drejtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes. Shfrytëzimi i çdo metri katror më shumë nga ajo që është lejuar do të paralizohet rëndë me gjobë, ndjekje penale, dhe prishje të menjëhershme. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje edhe një herë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur blejnë një pronë të verifikojnë dokumentacionin dhe statusin ligjor të objektit”, tha ministrja Albana Koçiu.
Tag: zbatimin
-

“Ndërtuesit abuzues do përballen me gjoba e…”/ Ndërtimet pa leje, Koçiu: Ligji është i barabartë për të gjithë
-

“Auditimet e KLSH zbulojnë shkelje në prokurimet publike”, kreu i KLSH: Ka edhe vonesa në zbatimin e kontratave
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.
Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor.
Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.
“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë,” – u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Raporti i KLSH-së për vitin 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te forcimi i kontrollit institucional dhe zbatimi i rregullave të prokurimeve në mënyrë të barabartë dhe transparente. -

‘Auditimet zbulojnë shkelje në prokurimet publike’, kreu i KLSH në Kuvend: Ka edhe vonesa në zbatimin e kontratave
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.
Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor.
Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.
“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë,” – u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Raporti i KLSH-së për vitin 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te forcimi i kontrollit institucional dhe zbatimi i rregullave të prokurimeve në mënyrë të barabartë dhe transparente. -

KLSH raporton në Kuvend: Janë kryer 159 auditime, si ka qenë shtrirja e kontrolleve
Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu po raporton në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Ai tha se gjatë vitit 2024, KLSH ka kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes.
“Gjatë 2024, kemi kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes, duke u bazuar në vlerat univerale të institucioneve supreme të auditimit. Sipas llojit, 45 financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë.”, tha ai.
Shehu theksoi se ka pasur kufizim të konkurrencës dhe vonesa në zbatimin e kontratave, si dhe kryerjen e pagesave shtesë.“Janë kryer disa auditime. Këto auditime janë kryer në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë.”, tha ai./vizionplus.tv
-

“Auditimet e KLSH zbulojnë shkelje në prokurimet publike”, kreu i KLSH në Kuvend: Ka edhe vonesa në zbatimin e kontratave
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.
Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor.
Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.
“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë,” – u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Raporti i KLSH-së për vitin 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te forcimi i kontrollit institucional dhe zbatimi i rregullave të prokurimeve në mënyrë të barabartë dhe transparente.Top Channel
-

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues
Një nënë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” një rast tronditës që lidhet me zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimet e vajzave të saj të mitura me të atin. Për të mënyra se si po zbatohet vendimi është çnjerëzore dhe po dëmton rëndë gjendjen emocionale dhe fizike të fëmijëve. Sipas vendimeve të gjykatës, takimet midis babait dhe vajzave duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e punonjësve të bashkisë. Por në praktikë, kjo ka sjellë një situatë absurde: vajza vetëm 3 vjeç detyrohet të qëndrojë për 7 orë në zyrat e bashkisë, nën vëzhgimin e punonjësve sociale dhe të babait.
Nëna tregon se vajzat nuk duan të shkojnë në takim, qajnë dhe kundërshtojnë, por ajo është e detyruar t’i çojë, pasi përmbarimi i kërkon zbatimin e vendimeve. Ajo mban në dorë edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, i cili, paradoksalisht, përcakton sërish takime me të. “Kështu vajzat po torturohen. Çdo herë më vijnë shkresa për detyrimin e takimeve. Askush nuk më dëgjon”, shprehet ajo me lot në sy.Nëna ka vënë në dispozicion të redaksisë së emisionit investigativ video dhe audio, ku dëgjohet vajza e vogël duke qarë dhe duke thënë “nuk dua të shkoj te babi”. Një tjetër video tregon momentin kur vajza, pas takimit, bie në gjumë në makinë, e rraskapitur. Më pas, e ëma e çon në spital, pasi trupin e kishte plot me shenja. Nga ana tjetër, punonjëset sociale, të cilat duhet të monitorojnë takimet, mohojnë çdo incident. “S’ka ndodhur asgjë”, kanë deklaruar ato, ndonëse përmbaruesja pranon se është në dijeni të ngjarjes. Gazetarët e “Fiks Fare” janë drejtuar edhe te zyra e përmbarimit. Përmbaruesja e çështjes ka pranuar se ndodhen përballë një rasti të pazakontë.
“Janë dy vendime gjykate, dhe është hera e parë që më ndodh një rast i tillë. Fëmijët nuk duan të qëndrojnë në takime, por unë jam e detyruar të kërkoj zbatimin e vendimit. E di edhe për incidentin që vajza ka përfunduar në spital, por punonjëset e bashkisë nuk më kanë njoftuar zyrtarisht”, deklaron ajo, duke shtuar se do t’i drejtohet gjykatës për udhëzime të mëtejshme. Ndërkohë, punonjëset sociale të Bashkisë së Shkodrës vazhdojnë të mohojnë çdo incident, ndonëse videot e siguruara nga nëna flasin vetë. Nëna apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse: “Nuk kërkoj asgjë më shumë, veçse vajzat të mos torturohen. Është e pamundur që një fëmijë 3 vjeç të mbahet me detyrim 7 orë në një zyrë. Dua që gjykata të shohë realitetin, jo vetëm letrat”.
-

Zyra e Komisionerit dhe Shoqata e Siguruesve diskutojnë zbatimin e ligjit për të dhënat personale
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një tryezë pune me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe drejtues të kompanive të sigurimeve, me fokus zbatimin në praktikë të ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.Në fjalën e tij, Komisioneri z. Besnik Dervishi, vlerësoi rolin e sektorit të sigurimeve si një ndër sektorët kryesor në përpunimin e të dhënave personale.Komisioneri u bëri apel përfaqësuesve të kompanive të sigurimit që ta shohin Zyrën e Komisionerit si partner në këtë proces dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, duke garantuar se Zyra do t’i mbështesë me trajnime, orientime dhe udhëzime praktike për përputhshmërinë me standardet e reja.Ai shtoi se, Zyra e Komisionerit ka monitoruar ndër vite mënyrën e përpunimit të të dhënave në sektorin e sigurimeve dhe ka dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e masave të sigurisë së informacionit dhe të transparencës ndaj qytetarëve.Nga ana e tij, Kryetari i Asamblesë së Anëtarëve të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, z. Xhevdet Kopani, përgëzoi në emër të shoqërive Zyrën e Komisionerit për nismën dhe nënvizoi angazhimin e kompanive të sigurimeve për përputhjen me ligjin e ri.“Kompanitë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të garantuar zbatimin e ligjit, përfshirë rishikimin e politikave të privatësisë, përditësimin e dokumenteve të brendshme dhe do të vijojmë me ndjekjen e programeve për trajnimin e stafit– u shpreh Kopani.Në vijim të tryezës, znj. Besa Velaj, përfaqësuese e Zyrës së Komisionerit, prezantoi risitë kryesore të ligjit të ri, duke theksuar ndryshimet në detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve, transparencën ndaj subjekteve të të dhënave dhe rolin e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO).Nga pjesëmarrësit u diskutua hartimi i dokumenteve të unifikuar për sektorin deri në një Kod Sjellje për shoqëritë e sigurimit.Zyra e Komisionerit do të vijojë organizimin e tryezave të ngjashme me sektorë të tjerë të rëndësishëm. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kosova shtyn zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe për automjete
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë deri më 15 janar të vitit 2026 zbatimin e Ligjit për automjete dhe Ligjit për të Huajt. Në bazë të Ligjit për automjete, makinat me targa të huaja nuk mund të qëndrojnë në Kosovë për më shumë se tre muaj apo në bazë të një autorizimi.
Autoritetet në Kosovë më herët kishin njoftuar se zbatimi i rreptë i ligjeve do të niste më 1 nëntor, njoftim që u kritikua nga komuniteti serb, shoqëria civile dhe përfaqësuesit politikë.
MPB tha të premten se nga 1 nëntori deri më 15 janar do të zhvillojë një fushatë informuese për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm në Kosovë.“Fokusi i veçantë i kësaj fushate do të jetë informimi i qytetarëve për kushtet e pjesëmarrjes në trafik në territorin e Kosovës, veçanërisht për automjetet e regjistruara në vendin e huaj dhe çështjet që ndërlidhen me zbatimin e dispozitave ligjore për automjetet. Fushata, gjithashtu do të ofrojë udhëzime praktike për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në Kosovë”, u tha në njoftim.
Masa e re për trafik prekë pjesëtarët e komunitetit serb që kanë vendbanim në Kosovë sipas sistemit serb, por që ngasin makina me targa të qyteteve të Serbisë, duke përdorur autorizim.
Në këtë autorizim gjenden të dhënat e kartës së identitetit të shoferit, të cilën e lëshojnë organet e Serbisë për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk i njeh.
Raste të tilla ka nëpër mjediset me shumicë serbe si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër.
Përveç masave që lidhen me qarkullimin e automjeteve me targa të huaja, Policia e Kosovës njoftoi në shtator edhe për zbatimin e Ligjit për të huajt sa i përket dokumenteve personale, që do të thotë se të gjithë ata që nuk kanë leje qëndrimi në Kosovë do të duhet të aplikojnë për një të tillë.
Autoritetet në Kosovë kanë publikuar një udhëzues që shpjegon procedurën e marrjes së lejes për qëndrim të shkurtër, të përkohshëm ose të përhershëm dhe kushdo që nuk aplikon për një leje të tillë, dëbohet nga shteti.
Nuk ka të dhëna zyrtare të sakta se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente të Kosovës, pasi pjesëtarët e këtij komuniteti – kryesisht në katër komunat në veri – bojkotuan procesin e regjistrimit e popullsisë të zhvilluar më 2024.
Megjithatë, sipas vlerësimeve të shoqërisë civile serbe dhe autoriteteve lokale në komunat me shumicë serbe, rreth 100 mijë serbë jetojnë në Kosovë. Një raport i vitit 2024 nga organizata joqeveritare Aktiv, me titull “Analiza e trendëve: Qëndrimet e komunitetit serb”, tregoi se mbi 93 për qind e 503 të anketuarve posedonin dokumente të Kosovës.
Një grup OJQ-sh serbe kishte deklaruar më herët se ende ka mijëra serbë të Kosovës që nuk mund të pajisen me dokumente të Kosovës, sepse “regjistrimi civil i serbëve të Kosovës, ashtu si edhe i anëtarëve të tjerë të komuniteteve joshumicë, është penguar për shumë vite”.
Autoritetet e Kosovës, nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, u kanë mundësuar serbëve në Kosovë ta merrnin shtetësinë “me vonesë”, duke marrë parasysh se disa prej tyre nuk mund t’i nxirrnin dokumentet e Kosovës, sepse kishin vetëm certifikata të lindjes, të lëshuara nga institucionet serbe, të cilat autoritetet kosovare nuk i pranojnë./REL -

Qeveria përgatit zbatimin e Paqes Fiskale – ja kur nis
Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ishin në një takim me ekspertë të financave mbi prioritetet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Edi Rama:
Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj:
Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. -

Erdogan falënderon Trump për armëpushimin në Gaza: Do të monitorojmë nga afër zbatimin e marrëveshjes
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se Ankaraja do të monitorojë nga afër zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për të krijuar një shtet palestinez.
Në një postim në X, Erdogan falënderoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “i cili demonstroi vullnetin e nevojshëm politik për të inkurajuar qeverinë izraelite të arrijë armëpushimin”, si dhe Katarin dhe Egjiptin. Roli i Izraelit në proces nuk u përmend në postimin e presidentit turk.
Şarm El Şeyh’de yürütülen ve Türkiye olarak bizim de katkı sağladığımız Hamas-İsrail görüşmelerinin Gazze’de ateşkesle sonuçlanmasından büyük memnuniyet duyuyorum.
İsrail hükûmetinin ateşkese teşvik edilmesinde gerekli siyasi iradeyi ortaya koyan ABD Başkanı Sayın Trump başta…
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 9, 2025Kujtohet se një burim me njohuri për detajet e negociatave më parë i kishte zbuluar gazetës Jerusalem Post se Katari, Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë nënshkruar si garantues të marrëveshjes.
Top Channel