Tag: zarka

  • Dosja ‘Toyota’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës, ja kur do të mbahet seanca e radhës…

    Dosja ‘Toyota’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës, ja kur do të mbahet seanca e radhës…

    Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në lidhje me përgjimet e dosjes “Toyota Yaris” dhe lidhjet me elementë kriminale duke ndërhyrë në çështjet e tyre penale.
    SPAK kerkon 4 vite burg, duke llogaritur edhe gjykimin e shkurtuar, duke e zbritur me një të tretën dhe përfundimisht me 3 vite izolim. GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga Zarka dhe avokati i tij. Gjykata caktoi seancën e radhës në datën 5 maj, ora 09:00, kur do bëhet mbrojtja e të pandehurit dhe më pas shpallja e vendimit.

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

    Dosja ‘Toyota Yaris’/SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

    Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marrë i pandehur për veprat penale korrupsion dhe ushtrim ndikimi.
    SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e përfshirë në dosjen Toyota Yaris. Por, nëse dënohet, Aurel Zarka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të qëndrojë në qeli 3 vite.
    Aurel Zarka akuzohet për veprat penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
    Ndërkohë, GJKKO ka ndarë veç dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH-së, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim.
    Ndërkohë është pezulluar gjykimi ndaj 3 të pandehurve për një periudhë kohore 1 vit, për shkak se nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i këtyre të pandehurve për tu paraqitur në seancë paraprake.
    Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.
    SPAK i akuzon po ashtu edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.
    Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky Ecc që SPAK iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan  komunikime për çështjet