Fshati Frashër i Fierit është tronditur nga ngjarja e rëndë familjare ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama vrau të atin, Anesti Rama, në bashkëpunim me të ëmën, Valbona Rama. Kryeplaku i fshatit, Irakli Zarka, ka rrëfyer detaje të dhimbshme mbi situatën që parapriu krimin, duke e përshkruar jetën e viktimës si të mbushur me varfëri, vetmi dhe keqtrajtim të vazhdueshëm.
Në një prononcim për mediat, Zarka tha se fillimisht i ishte thënë se Anesti kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Por e vërteta u shfaq më vonë: 56-vjeçari ishte mbytur me tel nga vajza e tij, ndërsa bashkëshortja ndihmoi në fshehjen e krimit duke i veshur trupin dhe duke njoftuar policinë për një “vdekje aksidentale”.
“Anesti jetonte në kushte ekstreme. Filloi si bari me një tufë dhi, më pas punoi si krahu në Greqi dhe në fund u kthye si punëtor ferme. Ishte njeri i qetë, dinte vetëm shtëpi e punë. Nuk kishte jetë sociale, nuk pinte, nuk dilte,” u shpreh kryeplaku.
Sipas tij, viktima keqtrajtohej rëndë nga gruaja dhe vajza, të cilat “e linin pa ngrënë, e poshtëronin dhe donin ta nxirrnin jashtë shtëpisë”. “Edhe ndihma ekonomike që merrte ishte vetëm 3 mijë lekë në muaj. U kërkuam të punonin në këpucari që të kishin një të ardhme, por nuk pranuan. Donin jetë të mirë, por rrinin gjithë ditën duke parë telenovela,” tregon më tej Zarka.
Ai zbulon edhe një episod tronditës: “Kur Anesti më tha se ato blinin ushqime pa lekë në dyqan, në atë moment e goditën para syve të mi.”
Sipas tij, ndonëse komuniteti ishte i vetëdijshëm për trajtimin mizor që i bëhej viktimës, askush nuk e priste që gjërat të përfundonin në një vrasje të tillë. “Por nga ato të dyja gjithçka pritej,” përfundoi Zarka.
Ndërkohë, trupi i pajetë i Anesti Ramës është përcjellë për në banesën e fundit. Vajza tjetër e familjes, e cila jeton në Itali, është kthyer në atdhe pas tragjedisë, ndërsa u shpreh jashtë kamerave: “Kjo derë u mbyll përgjithmonë.”
Tag: zarka
-

“Gruaja dhe vajza e goditën edhe në sytë e mi”/ E bija vrau të atin, kryeplaku i fshatit: Jetonte në mjerim dhe…
-

Kolegji i Apelimit e rrezon ankimimin e gjyqtares se FIERIT , nuk kthehet ne detyre
Megjithëse Kolegji i vlerësoi të pabazuar disa prej konkluzioneve të Komisionit të arritura në vetingun e gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka, çmoi se ajo gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë dhe e la në fuqi shkarkimin.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka, duke konkluduar se ajo nuk arriti të kundërshtojë pamundësinë financiare për ndërtimin e një shtëpie dhe një magazine. Megjithëse disa prej konkluziuoneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK nuk janë gjetur të drejta e të bazuara, ato nuk sollën ndonjë ndryshim në rezultatin përfundimtar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
KPK, vendosi më 16 shtator 2021 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Adelina Zarka për deklarim të pasaktë të pasurive, mungesë burimesh financiare për krijimin e tyre dhe gjendjen në situatën e konfliktit të interesit. Vetingu i Zarkës u përmbyll vetëm në kriterin e pasurisë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Kolegji i rrëzoi si të pabazuar shkaqet e ngritur nga Zarka në aspektin procedural, duke vendosur vijimin e gjykimit të ankimit në dhomë këshillimi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Vlerësimi për pasurinëReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Në deklaratën veting gjyqtarja Adelina Zarka ka deklaruar pjesën takuese ½ të një shtëpie banimi në Fier, me dy kate banimi dhe një kat magazine më sipërfaqe 1035 m2, ku sipërfaqja totale ndërtimore është 1176 m2. Ajo ka sqaruar se ndërtimi është kryer gjatë periudhës 2000-2004 dhe se vlera totale e investimit ka qenë 10 milionë lekë.
Komisioni ka kryer krahasimin e vlerës së ndërtimit të deklaruar nga subjekti me vlerën referuese sipas kostove të Entit Kombëtar të Banesave, prej nga është konkluduar se me koston së ndërtimit për vitin 2001, vlera totale e investimit duhej të ishte në shumën 23.5 milionë lekë. Po ashtu, KPK konstatoi se subjekti nuk paraqiti dokumentacion për të vërtetuar se shpenzimet për ndërtimin e shtëpisë kanë qenë 10 milionë lekë, sipas deklarimit të saj.
Si burim për pjesën e investimit të kryer prej familjes së saj, Zarka ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti 66.04 m2 në Fier në vitin 2000 kundrejt vlerës 4 milionë e 45o mijë lekë, por që në kontratën e shitblerjes çmimi i pasqyruar ka rezultuar 600 mijë lekë, vlerë për të cilën janë paguar edhe detyrimet tatimore. Bazuar në këto të dhëna, KPK konstatoi se dukej se Zarka dhe bashkëshorti e kishin realizuar këtë kontratë shitjeje duke shmangur detyrimin për pagimin e taksave ndaj shtetit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Pretendimet e subjektit se detyrimet ishin paguar dyfish në vitin 2018 në zbatim të një një gjobe të caktuar nga ILDKPKI-ja për këtë situatë, Komisioni nuk i çmoi bindëse për të legjitimuar si burim për shtëpinë e magazinën, vlerën e pretenduar nga shitja e apartamentit.
Për disa hua të deklaruara si burim gjatë hetimit administrativ, KPK ka vlerësuar se ato nuk janë deklaruar as më parë dhe as në deklaratën veting, nga për rrjedhojë nuk mund të pranohen si të besueshme.
Duke konsideruar si vlerë të investimit kostot e përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin 2001, e llogaritur për 50% të vlerës së pasurisë, subjekti ka rezultuar në KPK me një balancë negative në vlerën 5.7 milionë lekë për krijimin e kësaj pasurie.
Zarka ka kundërshtuar në ankim konkluzionet e KPK për shtëpinë dhe magazinën, duke i cilësuar të gabuara. Ajo ka parashtruar se qëndrimi i Komisionit lidhur me koston e ndërtimit nuk përputhet me dokumentacionin e dorëzuar prej saj; se deklarimi i shitjes së apartamentit në çmimin 4.5 milionë lekë dhe jo 600 mijë lekë sa është shënuar në kontratën e shitjes, duhej të konsiderohej nga Komisioni “gjë e gjykuar”, si dhe të përfshihej si e ardhur e ligjshme e gjithë shuma; ndërsa për huatë ka shpjeguar se janë deklaruar nga bashkëshorti i saj në vitin 2003, në plotësimin e formularit për marrjen e certifikatës së sigurisë dhe duhet të konsideroheshin nga Komisioni si burime financiare të përdorura për investimin e kësaj pasurie.
Pas shqyrtimit të akteve të administruara, Kolegji vlerëson se Komisioni, me të drejtë, nuk i është referuar vlerës së investimit të pretenduar, për sa kohë subjekti i rivlerësimit nuk arriti të paraqiste dokumentacion që do të provonte bindshëm vlerën prej 5 milionë lekësh, të pretenduar si investim për ndërtimin e banesës dhe magazinës.
Në vendim konstatohet se shënimet e mbajtura nga familjarët e bashkëshortit të subjektit kanë qenë në formë manuale, si një listim i thjeshtë shpenzimesh, të pashoqëruara me dokumentacion provues financiar. Po ashtu, trupi gjykues evidenton se e njëjta mangësi në dokumentacionin provues, shoqëron edhe raportin e ekspertimit kontabël të audituesit ligjor, konkluzionet e të cilit janë përfshirë nga subjekti në përmbajtje të ankimit.
“…Argumentet e përdorura nga audituesi ligjor në përllogaritjet e kryera, të cilat lidhen me zbritjen e vlerave të disa zërave nga kostoja totale e ndërtimit, nuk përputhen me të dhënat e të vetmit dokumentacion provues të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, lista e shpenzimeve në formën e shënimeve manuale të mbajtura nga familjarët e bashkëshortit të saj”, vëren Kolegji dhe shprehet se nga aktet dhe shpjegimet krijon bindjen se ndërtimi i objektit nuk mund të jetë kryer vetëm me punën e familjarëve të bashkëshortit të gjyqtares Zarka.
Foto të gjendjes së investimit në banesë, të pretenduara nga subjekti se u përkasin viteve 2010 dhe 2014, nuk janë gjetur bindëse nga Kolegji, pasi nuk kanë rezultuar të dhëna për kohën kur janë realizuar. Madje, disa prej tyre është konstatuar se është shënuar data e prodhuar nga aparati fotografik që i përket prillit të vitit 2020. Për rrjedhojë, pretendimet për zbritjen e një pjese të shpenzimeve nga totali i kostos së ndërtimit vlerësohet se ka mbetur në nivel deklarativ.
Ndërkohë, KPA nuk e ka gjetur të drejtë përllogaritjen e kostot së ndërtimit të kryer nga ana e KPK. Pas korrektimit të analizës në Kolegj, vlera e kostos totale të ndërtimit është reduktuar me rreth 600 mijë lekë.
Po ashtu, Kolegji, ndryshe nga KPK, duke ju referuar dhe jurisprudencës së mëparshme, vlerëson se Zarka nuk mund të penalizohet për deklarim të pasaktë lidhur me vlerën e pasurisë, vetëm mbi bazën e një niveli krahasimor të vlerës së deklaruar me atë që rezulton nga përllogaritja e kostos së ndërtimit të saj sipas çmimeve të Entit Kombëtar të Banesave.
Në vijim, KPA ka analizuar kundërshtimet e subjektit lidhur me konkluzionet e KPK për bilancin negativ. Trupi gjykues vlerëson të pabazuar pretendimin e subjektit se nga shitja e apartamentit, në analizën e burimeve për ndërtimit e banesës dhe magazinës duhet konsideruar shuma rreth 4 milionë e 450 mijë lekë, sa ka qenë shitja reale dhe jo 600 mijë lekë sa është shënuar në konrtatën e shitblerjes. Kolegji vlerëson se palët pjesëmarrëse në kontratën e shitblerjes kanë shprehur dhe realizuar vullnetin e tyre për një vlerë shitjeje të pasurisë prej 600 mijë lekësh dhe kontrata para noterit publik çmohet se ka forcën e ligjit për palët.
Gjithashtu, duke pasur në konsideratë diferencën e madhe të vlerës mesatare të shitjes në tregun të lirë të banesave, e cila rezulton të jetë 2.8 milionë lekë dhe çmimit të pretenduar prej afro 4.5 milionë lekësh, KPA çmon se nuk provohet se vlera reale e shitjes ka qenë sa ajo e pretenduar. Në vendim konstatohet se nuk është gjetur asnjë gjurmë apo e dhënë që të provojë se shuma prej 4 milionë lekësh e depozituar në bankë nga bashkëshorti i subjektit në të njëjtën datë kur është nënshkruar kontrata e shitblerjes, rridhte nga shitja e apartamentit.
Lidhur me pretendimin e Zarkës se hetimi i Komisionit është kryer në kushtet e “gjësë së gjykuar”, pasi ajo është ndëshkuar një herë me gjobë nga ILDKPKI-ja për mospagimin e detyrimeve për gjithë vlerën e përfituar, trupi gjykues sjell në vëmendje se vetigu i magjistratëve sipas legjislacionit përkatës, aplikohet e kryhet vetëm një herë dhe vendimmarrja u përket organeve të rivlerësimit kalimtar. KPA argumenton se çmimi i shitjes së apartamentit është bërë objekt kontrolli nga Komisioni si pasojë e deklarimit nga ana e subjektit, si burim financiar për banesën e magazinën dhe me qëllim reflektimin e këtij burimi në analizën përkatëse. Për rrjedhojë, Kolegji e gjen të drejtë konkluzionin e Komisionit për të konsideruar si të ardhur të ligjshme nga shitja e apartamentit vlerën prej 600 mijë lekësh, aq sa është përcaktuar në kontratën e shitblerjes.
Trupi gjykues vlerëson se edhe në versionin që kjo shumë mund të konsiderohej si çmimi real i shitjes së pasurisë, përsëri ajo nuk mund të konsiderohej si e ardhur e ligjshme, pasi nuk është përmbushur detyrimi ligjor për shlyerjen e detyrimit tatimor për kalimin e së drejtës së pronësisë.
Kolegji çmon se subjekti nuk arriti të provojë ekzistencën e huave. Deklarata noteriale e hartuar gjatë procesit të rivlerësimit, pas rezultateve të hetimit administrativ, është çmuar me vlerë të kufizuar për sa i përket provueshmërisë së fakteve dhe huatë nuk janë konsideruar në analizën financiare.
Nga përllogaritjet e kryera në Kolegj, pamundësia financiare e subjektit ka rezultuar në vlerën rreth 5.5 milionë lekë, 200 mijë lekë më pak se bilanci negativ i konstatuar në KPK.
KPA ka shqyrtuar dhe shkaqet e ankimit referuar vendimmarrjes së Komisionit, për gjendjen e subjektit në situatën e konfliktit të interesit. KPK ka vlerësuar se subjekti është gjendur dy herë në kushtet e konfliktit të interesit, një herë në vitin 2018 kur ajo ka shqyrtuar një çështje të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndërkohë që familjarët i kishin dhënë me qira ambientet e shtëpisë për 3200 euro në muaj që prej vitit 2006 dhe në shqyrtimin e kërkesës së vjehrrit për tu regjistruar si person fizik.
Gjyqtarja Adelina Zarka ka mbajtur të njëjtin qëndrim në ankim ashtu, si dhe gjatë hetimit administrativ, duke parashtruar se KPK e vlerësuar vetëm në kriterin e pasurisë, ndërkohë që e ka vendosur në kushtet e konfliktit të interesit lidhur me çështje të shkëputura, të cilat janë minimale në raport me ngarkesën, problemet dhe presionet që i është dashur të përballojë gjatë gjithë punës së saj.
Kolegji mban në konsideratë faktin se subjekti nuk duket të ketë krijuar në momentin e gjykimit të çështjes penale me kompaninë naftënxjerrëse, një interes të ri pasuror dhe as të ketë dhënë një vendim në favor të interesave të kësaj shoqërie. Për rrjedhojë, konkludohet se sjellja e saj nuk mund të kualifikohet si konflikt interesi.
Lidhur me shqyrtimin e kërkesës së vjehrrit për t’u regjistruar si person fizik, KPA vlerëson se është bërë në kushtet e papajtueshmërisë, situatë e cila bënte të detyrueshme paraqitjen e kërkesës për heqje dorë nga gjykimi i çështjes. Megjithatë, në kushtet kur vetingu është përmbyllur vetëm për pasurinë, është çmuar se nuk mund të kualifikohet si gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, por mund të vlerësohej brenda kriterit profesional.
Në përfundim, KPA vlerëson se gjyqtarja Adelina Zarka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe e gjen të drejtë shkarkimin e saj.
NgaEdmond Hoxhaj
-

Dosja ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka
Aurel Zarka
TIRANË- Aurel Zarka, ish-kryeprokurori i Vlorës është dënuar me 4 vite burg. Më shumë se një muaj pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha pretencën, GJKKO vendosi që të dënonte me 4 vite heqje lirie ish-kryeprokurorin. Me gjykimin e shkurtuar, Zarka do të përfitojë ulje të 1/3 së dënimit dhe përfundimisht do të kalojë 2.8 vite brenda qelisë së burgut.
Por nëse Zarka është dënuar, nga ana tjetër, GJKKO ka veçuar dosjen për tre persona të tjerë, përfshirë ish-oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin, pasi ata janë ende në kërkim dhe nuk janë arrestuar. Të tre të tjerët akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro, para që erdhën të futura në thasë e të fshehura në makina “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.
Astrit Vladi akuzohet si personi që ka përfituar nga këto ndikime. Ai ishte marrë i pandehur për dosjen e 3,4 mln eurove bashkë me kushëririn e tij, Elvis Vladi. SPAK i akuzon zyrtarët edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Hetimet ndaj tyre nisën mbi bazën e të dhënave nga SKY ECC që autoritetet franceze iu vendosën në dispozicion SPAK, në të cilat u zbuluan komunikimet e të pandehurve, mes tyre dhe të Zarkës.
Çfarë është dosja “Toyota Yaris”?
Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje./ZËRI -

GJKKO dënon ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka
Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zarka u dënua përfundimisht me 2.8 vite burg. Në të njëtën kohë Zarkës iu hoq e drejta që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
SPAK kishte kërkuar që Zarka të dënohej me 6.4 vite burgim.Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës akuzohet si i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.
-

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e dënuar me 4 vite burg, i konvertuar në 2 vite e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Zarka është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj.
Dosja penale përfshin edhe ish-oficeren e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmenin Astrit Vladi, por dhe të pandehur të tjerë në atë që njihet dosja “Toyota Yaris”
Hetimet ndaj Zarkës dhe bashkëpandehurve të tjerë nisën në bazë të të dhënave të siguruara nga aplikacioni i komunikimeve të enkriptuara SKY ECC, ku sipas Prokurorisë së Posaçme, është provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ndikuar te zyrtarë të drejtësisë.
Veprimet e paligjshme janë kryer gjatë viteve 2019–2020, periudhë kur Zarka ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës. Eriona Daupaj në atë kohë ishte oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda dhe më vonë në SPAK, ndërsa Radovan Çela ishte avokat i shtetasit Alfred Vladi në çështjen e njohur “Toyota Yaris”. Kjo çështje lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të padeklaruara në dy automjete të ardhura nga Belgjika, në portin e Durrësit në qershor 2018. -

Dosja “Toyota Yaris”, SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela, ja akuzat
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK paraqiti të martën më 13 maj konkluzionet përfundimtare në çështjen penale ndaj avokatit Radovan Çela, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”, duke kërkuar deklarimin e tij fajtor. Prokurori Klodian Braho, në bashkim të dënimeve kërkoi masën përfundimtare me 6 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet heqje lirie.
Seanca u shty nga gjykata për t’i dhënë kohë mbrojtjes që të përgatisë konkluzionet përfundimtare. Dosja penale në ngarkim të avokatit Radovan Çela, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, dhe biznesmenit Astrit Vladi, u dërgua për gjykim në fillim të muajit janar, ndërkohë që u nda çështja për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje. Hetimet ndaj Zarkës dhe të pandehurve të tjerë u nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC. Sipas prokurorisë, është provuar fakti se katër të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë; sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.
Detajet
Në vitet 2019 – 2020 kur janë kryer veprimet e kundraligjshme, Zarka ka qenë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës, e pandehura Eriona Daupaj ka qenë oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krime të Rënda dhe më pas në SPAK, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qenë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasit Alfred Vladi në çështjen “Toyota Auris” – procedim që u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika. Prokurori Zarka ishte i vetmi që nuk iu shmang arrestimit, ndërsa tre të pandehurit e tjerë u larguan. Zarka u ndalua më 29 korrik të vitit të kaluar dhe gjykimi ndaj tij filloi më herët. Për Zarkën SPAK kërkoi më 15 prill dënimin me 3 vjet burg. Radovan Çela u dorëzua në fillim të muajit mars dhe për rrjedhojë filloi edhe ndaj tij gjykimi. Mbeten në arrati ish-oficerja e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj dhe biznesmeni Astrit Vladi. -

SYRI TV/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-prokurorin, Braho: Zarka ka përdorur SKY, mori para
SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka duke kërkuar 4 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse ai shpallet fajtor, dënimi zbret në 3 vite.
Sipas prokurorit të SPAK, Klodian Braho është e provuar që Aurel Zarka, i pandehur në çështjen ‘Toyota Yaris’ ka kërkuar para për çështje të ndryshme në bashkëpunim me Radovan Çelën dhe Erjona Daupajn.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka lidhur me dosjen e ashtuquajtur ‘Toyota Yaris’. Nëse shpallet fajtor, Zarkës i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në këtë mënyrë do të vuajë 3 vite burg.
I pandehuri nuk ishte i pranishëm në seancë por përfaqësohej nga avokati, ndërsa prokurori i SPAK Klodian Braho në leximin e kërkesës për gjykim, ceku disa elementë rreth provave që implikojnë të Aurel Zarkën.
‘Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky Eç, që mundësonte komunikime të fshehta. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çelën. Oficerja e policisë gjyqësore Eriona Daupaj mori 10 mijë euro në mënyrë që të zbusnin masën e sigurisë’.
SPAK thotë se Zarka duhet shpallur fajtor për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv”, e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv”
Dosja për Zarkën u nda nga pjesa tjetër e grupit, pasi nuk u arrit të kapeshin këta të fundit. Vetëm pas nisjes së gjykimit, u vetëdorëzua avokati Radovan Çela. Ndërkohë mbeten në kërkim Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi. Lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë ku po heton persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm, një pjesë e të cilëve edhe kanë dhënë deklarime. Dosja “Toyota Yaris” u kthye në një ping-pong mes ish-Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranës sa i takon kompetencës dhe trajtimit si ‘Pastrim parash’ dhe ‘Grup kriminal’ apo ‘Mosdeklarim i të hollave në kufi’.
-

SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Vlorës
SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht është kërkuar 3 vite heqje lirie. Aurel Zarka, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. -

SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg të Aurel Zarka, argumenti i dhënë nga prokurori i posaçëm
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-Prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, të dënohet me 4 vite e 6 muaj heqje lirie.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht është kërkuar që Zarka të dënohet me 3 vite burg.
Ndaj Zarkës rëndojnë këto vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim 2 herë, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Në seancën e sotme, Zarka nuk ishte i pranishëm, por pëfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës, raporton gazetarja Glidona Daci.
Prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho, në leximin e kërkesës për gjykim, në mënyrë të përmbledhur u shpreh:
“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e SkyEcc, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Eshtë provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela. Oficerja e Policisë Gjyqësore Daupaj, mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj për të zbutur masën e sigurisë. Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për t’ ja dhënë shtetases Elisabeta Imeraj, që të ndikonte më pas tek punonjësit e Gjykatës së Tiranës”.
Ish-Prokurori i Vlorës u arrestua në Gusht të vitit të kaluar, pasi emri i tij u zbërthye nga mesazhet në aplikacionin SkyECC.
Lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër, të ndarë, pasi po hetohen ish-oficeria e BKH, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Këta kanë ndërhyrë dhe janë korruptuar në zbutjen e rrethanave penale për personat e arrestuar për futjen në Shqipëri të 3.4 milionë Eurove në disa makina Toyota Auris në 2018./tvklan -

Dosja “Toyota Auris”/ SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Vlorës
SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht është kërkuar 3 vite heqje lirie. Aurel Zarka, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Top Channel