Tag: zarka

  • Apeli kërkoi që të rihetohet për ‘grup kriminal’, Zarka bën lëvizjen e radhës, rekurs në Gjykatën e Lartë

    Apeli kërkoi që të rihetohet për ‘grup kriminal’, Zarka bën lëvizjen e radhës, rekurs në Gjykatën e Lartë

    aurel zarka

    TIRANË- Një ditë pasi gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykim, nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.
    Zarka ka apeluar vendimin me 4 vite burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme, ndërkohë që në Gjykatën e Lartë relator për rekursin e tij është caktuar Sokol Binaj, i cili më pas do të vendosë edhe datën se kur do të zhvillohet seanca për ish-kryeprokurorin e Vlorës.
    Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili u bë dje publik, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal, ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
    Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion./ZËRI 

  • Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

    Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

    Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka ankimuar vendimin e gjykatës ku është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.

    Top Channel

  • Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg

    Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg

    Teksa gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.

    Relator është caktuar Sokol Binaj, i cili pritet të caktojë datën se kur do zhvillohet seanca, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.

    Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

    LEXO EDHE: 

    Dosja e ‘Toyota Yaris’/ Apeli korrigjon SPAK-un: Prokurori Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

    Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.

  • Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal

    Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal

    Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal
    SPAK i cilësoi gabim veprat penale për të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris”, përfshirë ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
    Ky është arsyetimi pse para pak javësh Apeli i Posaçëm Antikorrupsion prishi vendimin e Shkallës së Parë që e kishte dënuar Zarkën me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion
    Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, thekson Apeli.
    Vendimi i Shkallës së Parë nuk u ankimua nga SPAK teksa Apeli vendosi mbi ankimin e Zarkës që në fakt kërkonte pafajësi.
    Sipas togave të zeza të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj. Kjo dosje tashmë do të rigjykohet në Shkallën e Parë me një tjetër trupë gjykuese, por ende nuk dihet nëse SPAK do të ushtrojë ankim përmes rekursit në Shkallën e Tretë (Gjykatën e Lartë).

  • U dënua me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm shton akuzën për Aurel Zarkën, detyron SPAK-un ta hetojë për grup të strukturuar kriminal

    U dënua me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm shton akuzën për Aurel Zarkën, detyron SPAK-un ta hetojë për grup të strukturuar kriminal

    aurel zarka

    TIRANË- Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij më 12 nëntor.
    Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, e gjetën të drejtë këtë vendimmarrje, por ankim ushtroi vetë i pandehuri Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi.
    Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal – ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
    Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
    Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.
    Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky EÇ, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.

    Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.
    Prokurorët Altin Dumani dhe Klodian Braho, të pyetur për koment përmes koordinatores për të drejtën e informimit në SPAK për vendimin e Apelit, nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.
    Grup i Strukturuar Kriminal
    Në vendimin e arsyetuar të trupit gjykues të Apelit të Posaçëm, të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara e Saida Dollani, renditen argumentet përse prokurori Zarka ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
    Trupi gjykues i Apelit të Posaçëm vëren se Zarka është gjetur fajtor nga Shkalla e Parë për të pesë akuzat e ngritura nga prokurorët, për të cilat – në tre raste për bashkëpunim të thjeshtë si rrethanë rënduese.
    Sipas kolegjit të Apelit, në cilësimin e mënyrës së bashkëpunimit ka gabuar fillimisht prokurori, pas tij gjyqtari i seancës paraprake dhe në vijim edhe treshja gjykuese e themelit, duke e përcaktuar bashkëpunimin si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim të veçantë.
    Sipas kolegjit të Apelit të Posaçëm, nga aktet është e qartë se fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që bie mbi të pandehurin Zarka, në të gjitha akuzat ndaj tij, është ajo e kryerjes së veprave penale nga së paku tre persona, që kërkon kualifikimin si grup i strukturuar kriminal.
    Kolegji i Apelit të Posaçëm thekson se bashkëpunimi konstatohet në ndikimin e paligjshëm në rastin e zëvendësimit të masave të sigurimit ndaj të pandehurve për çështjen “Toyota Auris”; në rastin e mosfillimit të procedimit dhe të hetimit pasuror të kryer atëherë. Po ashtu, evidentohet se bashkëpunimi i posaçëm në këto vepra penale është kryer jo vetëm nga të bashkëpandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
    “…Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, argumenton Apeli.
    Kolegji vlerëson se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.
    Në këtë përcaktim të Kodit Penal parashikohet se “grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.
    Po ashtu, përcaktohet se “grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht dhe nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar”.
    Apeli vëren se provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se Zarka është marrë vesh me bashkëpunëtorët e tij për kryerjen e veprës penale pesë herë, se i ka kryer veprat penale për të realizuar përfitim material të shumave në euro dhe se bashkëpunimi është i paramenduar dhe i parallogaritur.
    Në vijim të analizës së legjislacionit dhe praktikave gjyqësore, Apeli arsyeton se gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori. Për të shmangur mundësinë e dënimit për një fakt tjetër nga ai që është objekt i gjykimit, për të cilin është përshtatur mbrojtja e Zarkës, si dhe për shkak se ankimi është kryer nga i pandehuri, është çmuar që të prishet vendimmarrja e Shkallës së Parë./BIRN

  • Apeli i Posaçëm korrigjon SPAK-un: Kryeprokurori i Vlorës dhe 3 të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

    Apeli i Posaçëm korrigjon SPAK-un: Kryeprokurori i Vlorës dhe 3 të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

  • KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

    KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, bazuar në një kërkesë të vëzhguesit ndërkombëtar, Francesco Ciardi, për administrimin e akteve që kanë të bëjnë me çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij nga SPAK, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”.
    Në fillim të seancës të enjten, Ciardi solli në vëmendje faktin se ndaj këtij subjekti rivlerësimi vijon procesi penal në Strukturën e Posaçme dhe kërkoi shtyrjen e seancës për të mundësuar marrjen në formën e kërkuar nga ligji të akteve që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga SPAK ndaj Zarkës; vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkalllës së Parë si dhe atë të Apelit.
    Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi u shpreh dakord me kërkimin për administrimin e akteve. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri solli në vëmendje se kishte kërkuar që çështja të pezullohej derisa të jepej vendimi i formës së prerë. Ai bëri me dije se Apeli i Posaçëm një ditë më parë vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë duke e rikthyer çështjen për gjykim, nga për rrjedhojë nuk ka një vendim dënimi për subjektin. Lidhur me kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, Mërtiri tha se e linte në vlerësim të trupit gjykues.
    Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe e shtyu seancën për më datë 29 janar të vitit të ardhshëm, në orën 10:00.
    Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për  ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme, të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.
    Zarka u dënua me dy vjet e tetë muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, por Apeli e prishi këtë vendimarrje të mërkurën dhe e riktheu për gjykim nga një tjetër trup gjykues./BIRN

  • Ish-prokurori i Vlorës përballet sërish me drejtësinë, Apeli kthen dosjen “Zarka” për rigjykim

    Ish-prokurori i Vlorës përballet sërish me drejtësinë, Apeli kthen dosjen “Zarka” për rigjykim

    Apeli i GJKKO ka prishur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, dhe ka urdhëruar rikthimin e çështjes në shkallën e parë për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese.Zarka kishte kërkuar pafajësi në apel, pasi në shkallën e parë ishte dënuar me 4 vite burg, dënim i cili u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Sipas SPAK, Zarka akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, në kuadër të një fraksioni të ndarë të dosjes “Toyota Yaris”. Ai ka mohuar të ketë qenë përdorues i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar Sky ECC.

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ish-kryeprokurori Zarka kërkon pafajësi në Apel: Nuk kam përdorur SkyECC

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ish-kryeprokurori Zarka kërkon pafajësi në Apel: Nuk kam përdorur SkyECC

    Ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka kërkoi pafajësi në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë në Apelin e Posaçëm. Mbrojtësi i tij ligjor Julian Mërtiri mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se klienti i tij nuk ka qenë përdorues i aplikacionit SkyECC dhe se Aurel Zarka punonte në Vlorë dhe nuk mund të ndikonte në një çështje që ishte në Tiranë.
    Përfshirja e tij në këtë çështje ishte artificiale, sipas Mërtirit, pasi të gjitha bisedat janë bërë nga të tjerët dhe nuk kishte përse ai të përfshihej në ketë marrëdhënie.
    Zarka ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion që e dënoi atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Apeli i Posaçëm dëgjoi pretendimet e mbrojtësit të Zarkës dhe u tërhoq për të shpallur vendimin në datë 12 nëntor. Vendimi për dënim në shkallë të parë u dha nga treshja e gjyqtarëve Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, teksa Zarka u hetua nga prokurori Klodian Braho.

  • “Anesti Rama jetonte në mjerim dhe keqtrajtohej”, kryeplaku i fshatit: Gruaja dhe vajza e goditën edhe në sytë e mi

    “Anesti Rama jetonte në mjerim dhe keqtrajtohej”, kryeplaku i fshatit: Gruaja dhe vajza e goditën edhe në sytë e mi

    Fshati Frashër i Fierit është tronditur nga ngjarja e rëndë familjare ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama vrau të atin, Anesti Rama, në bashkëpunim me të ëmën, Valbona Rama. Kryeplaku i fshatit, Irakli Zarka, ka rrëfyer detaje të dhimbshme mbi situatën që parapriu krimin, duke e përshkruar jetën e viktimës si të mbushur me varfëri, vetmi dhe keqtrajtim të vazhdueshëm.
    Në një prononcim për mediat, Zarka tha se fillimisht i ishte thënë se Anesti kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Por e vërteta u shfaq më vonë: 56-vjeçari ishte mbytur me tel nga vajza e tij, ndërsa bashkëshortja ndihmoi në fshehjen e krimit duke i veshur trupin dhe duke njoftuar policinë për një “vdekje aksidentale”.
    “Anesti jetonte në kushte ekstreme. Filloi si bari me një tufë dhi, më pas punoi si krahu në Greqi dhe në fund u kthye si punëtor ferme. Ishte njeri i qetë, dinte vetëm shtëpi e punë. Nuk kishte jetë sociale, nuk pinte, nuk dilte,” u shpreh kryeplaku.
    Sipas tij, viktima keqtrajtohej rëndë nga gruaja dhe vajza, të cilat “e linin pa ngrënë, e poshtëronin dhe donin ta nxirrnin jashtë shtëpisë”. “Edhe ndihma ekonomike që merrte ishte vetëm 3 mijë lekë në muaj. U kërkuam të punonin në këpucari që të kishin një të ardhme, por nuk pranuan. Donin jetë të mirë, por rrinin gjithë ditën duke parë telenovela,” tregon më tej Zarka.
    Ai zbulon edhe një episod tronditës: “Kur Anesti më tha se ato blinin ushqime pa lekë në dyqan, në atë moment e goditën para syve të mi.”
    Sipas tij, ndonëse komuniteti ishte i vetëdijshëm për trajtimin mizor që i bëhej viktimës, askush nuk e priste që gjërat të përfundonin në një vrasje të tillë. “Por nga ato të dyja gjithçka pritej,” përfundoi Zarka.
    Ndërkohë, trupi i pajetë i Anesti Ramës është përcjellë për në banesën e fundit. Vajza tjetër e familjes, e cila jeton në Itali, është kthyer në atdhe pas tragjedisë, ndërsa u shpreh jashtë kamerave: “Kjo derë u mbyll përgjithmonë.”