Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zotohet që brenda kësaj jave të dorëzojë të gjithë pakot zgjedhore në diasporë.
Deri më tani janë dërguar rret 190 mijë të tilla dhe janë duke u punuar 50 mijë të fundit, kryesisht të qarqeve Shkodër dhe Vlorë.
Afro 45 mijë votues tashmë i kanë marrë zarfet, dhe mbi 700 vota të para kanë ardhur në Tiranë. Ato u takojnë qarqeve Berat, Dibër, Durrës dhe Elbasan.
Bie në sy se brenda 48 orëve kanë mbërritur zarfe edhe nga vende të largëta si SHBA, Anguila apo vendet nordike. Zgjedhësit e parë janë në masë të madhe nga Italia, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Greqia.
Shifrat deri tani për votën e Diasporës:
-188,945 Zarfe të Dërguara
-43,304 Zarfe të Marra nga Zgjedhësit
-737 Zarfa të Mbërritura në KQZ
Zarfe të mbërritura sipas qarqeve
-Berat 329
-Dibër 257
-Durrës 123
-Elbasan 21
Zarfe të mbërritura sipas shteteve
-Itali 332
-Gjermani 144
Mbretëria e Bashkuar 97
-Greqi 64
-Franca 42
-Belgjika 11
-Zvicër 11
-Holandë 6
-Suedi 5
-Shtetet e Bashkuara te Amerikës 3
-Spanja 3
-Finlandë 2
-Norvegji 2
-Malta 2
-Luksemburg 1
-Danimark 1
-Anguila 1
-Austria 1
-Kosova 1
-Turqi 1
Tag: zarfet
-

Votat e para nga diaspora për 11 majin, zarfet erdhën nga Amerika, Norvegjia dhe Turqia! KQZ pritet të dorëzojë edhe 50 mijë të fundi
-

Mbërrijnë votat e para nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në Parkun Olimpik
Kanë mbërritur pasditen e sotme rreth 600 zarfet e para me fletët e votimit të diasporës në Parkun Olimpik.
Siç u bë me dije më herët, pas mbërritjes së zarfeve me votën e emigratëve në Parkun Olimpik, ata do të ndahen në kuti të posaçme të pahapura referuar qarkut nga ku është regjistruar zgjedhësi për të votuar, për tu numëruar më pas më datë 11 maj.
Sipas procesit, DHL do t’ja dorëzojë thasët KQZ-së, e cila, pasi t’i hapë pakot një nga një e t’i nxjerrë nga zarfi plastik i verdhë, do të skanojë barcodet e zarfeve B. Në sistemin elektronik do të shfaqen emrat e zgjedhësve që kanë kthyer fletën.
Në fund zarfet B, do të ndahen në kuti sipas qarqeve. Votat nuk do të hapen, deri më 11 maj kur të nisë votimi në Shqipëri.
Kujtojmë se fletët e votimit nisën të shpërndahen 3 ditë më parë. -

Publikoi foton e një familje emigrante me zarfet e KQZ, Rama: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi publikoi foton e një familje emigrante me zarfet me fletët e votimit të dërguara nga KQZ.
Kreu i qeverisë deklaroi se mori leje për të postuar imazhin dhe se djali në foto i tha “mund të bëni ç’të doni dhe mund ta përdorni si të doni”.
Rama deklaroi se Shqipëria është në fazën e jetësimit të premtimit të hershëm, mundësimii votës së emigrantëve shqiptarë.
Edi Rama: Foto që postova të një familje nga emigracioni që ma dërgoi një numër i panjohur duke më treguar zarfin e KQZ që kishte mbërritur në shtëpinë e tyre.
Natyrisht që unë i mora leje për ata postuar sepse nuk mund të postoj një foto të ardhur në telefonin tim, pavarësisht që në momentin që vjen ata që e kanë dërguar, e kanë dërguar që unë ta administroj.
Dhe me shumë kënaqësi dërguesi, djalit që është në atë foto më tha mund të bëni ç’të doni dhe mund ta përdorni si të doni. Disa gjëra edhe unë i di. Ajo që ka rëndësi është fakti që tani më jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të hershëm për të mundësuar votën e emigrantëve që duan të marrin pjesë në proces zgjedhor.
Jetësimi po ndodh, zarfet po shpërndahen, proceduarat janë standarde, duhet parë udhëzimi i KQZ. -

Vota e diasporës/ Dorëzohen 20 zarfet e parë për emigrantët
Janë dorëzuar 20 zarfet e parë te votuesit e diasporës për zgjedhjet e 11 majit. 75 220 zarfe janë nisur nga KQZ deri me tani, nga 245,935 që është totali i zgjedhësve te regjistruar si votues nga jashtë vendit.
Mësohet se zarfin e parë e parë e ka marrë një shqiptar në Gjermani, të cilit iu dorëzua nga postieri që në tentativën e parë të kontaktit.
Pas dorëzimit të zarfit në dorën e çdo votuesi të regjistruar në platformë tri janë mënyrat e vetme për të votuar: Votohet duke zgjedhur një parti dhe njërin nga kandidatët e asaj partie; votohet vetëm duke zgjedhur një parti ose koalicion të preferuar dhe votohet vetëm duke zgjedhur një kandidat në listat e hapura.
Çdo mënyrë tjetër votimi, p.sh një parti x dhe kandidatin x të një partie tjetër do e bënte fletën e votimit të pavlefshme. -

Nis dërgimi i fletëve të votimit, posta shpërndan zarfet për diasporën në 85 shtete
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot nëpërmjet operatorit postar zarfet e para me fletët e votimit në diasporë.
Dy qarqet e para që po shpërndahen janë Berati dhe Dibra.
Fleta e votimit vendoset brenda zarfit të parë, ndërsa zarfi A vendoset sërish brenda zarfit B, dhe më pas së bashku me udhëzuesin vendosen në një tjetër zarf të vulosur, për të mbërritur në adresën zyrtare të votuesit në diasporë.Posta do të shpërndaj zarfe me fletë votimi në 85 shtete të botës.
/vizionplus.tv -

Votat me postë të diasporës, përgatiten zarfet që do të shpërndahen drejt emigrantëve në botë
Ka nisur këtë të shtunë përgatitja e materialeve zgjedhore për shtetasit shqiptarë që do të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Në fillim vuloset fleta e votimit, vendoset në një zarf, më pas vendoset në zarfin e KQZ-së, bashkë me një udhëzues se si do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit.
Janë disa qarqe si Kukësi, Dibra, Vlora e të tjera, për të cilat ka përfunduar përgatitja e materialeve dhe ato dërgohen menjëherë me postë, duke nisur nga kjo e shtunë. Zgjedhësit në vendet e Europës mund t’i kenë në shtëpi për 48 orë.
“Janë qarqet që kanë numër të vogël votuesish. Është e këshillueshme që brenda tre ditëve të kryejnë procesin e votimit dhe të telefonojnë”, shprehet Celibashi.
Zarfet me fletët e votimit pritet të nisin të rikthehen në KQZ nga mesi i javës që vjen, por numërimi i tyre do të bëhet më 11 maj.
Këto janë zgjedhjet ku për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 250 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.Top Channel
-

Votat me postë të diasporës, përgatiten zarfet që do të shpërndahen drejt emigrantëve
Ka nisur këtë të shtunë përgatitja e materialeve zgjedhore për shtetasit shqiptarë që do të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Në fillim vuloset fleta e votimit, vendoset në një zarf, më pas vendoset në zarfin e KQZ-së, bashkë me një udhëzues se si do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit.
Janë disa qarqe si Kukësi, Dibra, Vlora e të tjera, për të cilat ka përfunduar përgatitja e materialeve dhe ato dërgohen menjëherë me postë, duke nisur nga kjo e shtunë. Zgjedhësit në vendet e Europës mund t’i kenë në shtëpi për 48 orë.Zarfet me fletët e votimit pritet të nisin të rikthehen në KQZ nga mesi i javës që vjen, por numërimi i tyre do të bëhet më 11 maj.
Këto janë zgjedhjet ku për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 250 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.