Tag: zarfet

  • Votat e diasporës, Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, kthejini në pikat përkatëse

    Votat e diasporës, Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, kthejini në pikat përkatëse

    Pas takimi përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me fletën e votimit në zyrën postare dhe të mos presin që të vijnë t’i marrë postieri.
    “Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, shprehet Rama në një videomesazh në rrjetet sociale.
    “Kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që mos prisni që të vijë DHL-ja të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani.
    Është një mundim shumë pakrahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend, për të qenë këta që jeni sot.
    Ia vlen mundi i zarfit për atë që do bëjmë së bashku që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE”, u shpreh ai.

  • “Mbledh zarfet e votave në Itali”, reagon punonjësja e Ambasadës pas akuzave të Topallit: Përpiqet të përbaltë reputacionin tim si diplomate

    “Mbledh zarfet e votave në Itali”, reagon punonjësja e Ambasadës pas akuzave të Topallit: Përpiqet të përbaltë reputacionin tim si diplomate

    Jozefina Topalli

    TIRANË- Punonjësja e Ambasadës shqiptare në Itali, Marjeta Mikeli ka reaguar pas akuzave të drejtueses politike të Partisë Demokratik për diasporën, Jozefina Topalli. Sipas Topallit, Mikeli shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Mikeli është shprehur se nuk është përfshirë në asnjë formë apo proces që bie ndesh me ligjin apo që cenon integritetin e procesit zgjedhor”.
    “Unë, Marjeta Mikeli, dëshiroj të bëj një sqarim publik në lidhje me përmendjen e emrit tim nga zonja Jozefina Topalli në një emision në Top Channel, në kontekstin e pretendimeve për përfshirje në grumbullimin e zarfeve të votuesve të diasporës. Deklaroj qartë dhe prerë se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Asnjëherë, në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë veprim apo proces që bie ndesh me ligjin apo që cenon integritetin e procesit zgjedhor. Si punonjëse e Ambasadës Shqiptare në Itali, kam ushtruar dhe vijoj të ushtroj detyrën time me përgjegjësi, korrektësi dhe në përputhje me ligjin dhe etikën institucionale. Përdorimi i emrit tim në kontekste të tilla të pavërteta përbën cenim të integritetit tim profesional dhe personal. Kërkoj nga të gjitha mediat dhe aktorët publikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave dhe të respektojnë të drejtën time për një reputacion të pastër. Do të ndjek të gjitha hapat ligjorë të nevojshëm për të mbrojtur emrin dhe figurën time. Jozefina Topallit duhet t’i kujtojmë veprat e vëllait të vet dhe ish dhëndrit kur ishin në funksione të larta të diplomacisë shqiptare. Dëshpërimi i saj arrin deri aty sa të më përbaltë reputacionin tim si diplomate. Deklaroj me përgjegjësi të plotë, se përveç votës sime, nuk marr përsiper të sugjestionoj apo ndikoj askënd. Veproj në përputhje të plotë me ligjin për diplomacinë, në ushtrimin e funksioneve të mia zyrtare asgjë më tepër”, ka thënë Marjeta Mikeli.
    Në një emision për “Top Channel”, Topalli tha se punonjësja e Ambasadës në Itali, Marjeta Mikeli ka mbledhur zarfet e votave në mënyrë të paligjshme.
    “Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt. Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
    Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat.
    Kemi raste të tjera të cilat si psh, një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet.
    Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme.
    Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend.
    Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh”, ka deklaruar më parë Topalli./ZËRI

  • PD: Probleme me zarfet në Greqi! Persona të pa autorizuar tërheqin zarfet dhe mbushin fletën e votimit

    PD: Probleme me zarfet në Greqi! Persona të pa autorizuar tërheqin zarfet dhe mbushin fletën e votimit

    Partia Demokratike denoncoi sot parregullsi në procesin e shpërndarjes së zarfeve me fletën e votimit në Greqi.
    Drejtuesja politike për diasporën, Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike ka të dhëna se zarfet me fletën e votimit po tërhiqen në bllok nga persona të panjohur në pikat e kompanive që dhe ka nënkontraktuar në shtetin fqinj.
     “Dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre”, tha Jozefina Topalli.

    Topalli ka denoncuar me emra personat të cilët sipas saj po mbledhin zarfet me fletët e votimit në favor të PS
     “Një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që  vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet”, shtoi Topalli.
    PD i bëri apel SPAK-ut të veprojë ndaj të gjithë atyre që po cenojnë të drejtën e qytetarëve në Greqi për të votuar.
    “I bëjmë thirrje SPAK që të marrin që të gjitha masat, të mos kujtojnë banditët e votës se janë duke bërë namin duke marr zarfet e emigrantëve, e dimë kush e bënë dhe ja përcjellim SPAK me emra. SPAK të bashkëpunojë me partneret”, u shpreh Ivi Kaso.
    Pavarësisht këtyre problemeve, PD u ka bërë apel qytetarëve që në këto ditë të fundit para zgjedhjeve të votojnë për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre.
    Sipas kontratës së firmosur mes KQZ dhe kompanisë DhL, postieri duhet të shkonte në shtëpinë e çdo votuesi 3 herë për t’ia dorëzuar personalisht qytetarit zarfin me fletën e votimit dhe më pas të shkonte të merrte sërish zarfin me fletën e plotësuar.
    Por kjo nuk ka funksionuar kryesisht në Greqi dhe qytetarëve iu është bërë thirrje te shkojnë të tërheqin fletën e votimit pranë pikave postare.
    Në Greqi janë dërguar 68 mijë zarfe me fletën e votimit, dhe vetëm 23 mijë qytetarë kanë votuar dhe zarfi me fletën e tyre në votimit ka mbërritur në KQZ.
    Në mënyrë që fleta e votimit të mbërrijë në kohë, emigrantët në Greqi kanë kohë deri të premten për të votuar, ndërkohë që ata që banojnë në ishujt e Greqisë për shkak të distancës kanë edhe 24 orë kohë për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
    /vizionplus.tv

  • Jozefina Topalli nxjerr emrat: Veli Mehmeti, Mirjeta Mikeli dhe zyrtarë të tjerë të PS-së, po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

    Jozefina Topalli nxjerr emrat: Veli Mehmeti, Mirjeta Mikeli dhe zyrtarë të tjerë të PS-së, po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

    Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, e deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, është shprehur se; “Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor”.
    Gjithashtu, Topalli ka theksuar se; “Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore”.
    Deklarata e Jozefina Topallit:
    Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt.
    Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
    Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat.

    Kemi rastë të tjera të cilat si psh, një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet.
    Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme.
    Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend.
    Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh.

  • “Dorëzimi i votave të emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit”, PD nxjerr emrat: Punonjësja e Ambasadës mbledh zarfet në mënyrë te paligjshme

    “Dorëzimi i votave të emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit”, PD nxjerr emrat: Punonjësja e Ambasadës mbledh zarfet në mënyrë te paligjshme

    Jozefina Topalli, e deleguara politike për Diasporën në PD, ka deklaruar sot se dorëzimi i votave të emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit.

    Sipas Topallit, punonjësja e Ambasadës në Itali, Marjeta Mikeli  ka mbledhur zarfet në mënyrë te paligjshme.
    “Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt.
    Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
    Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat.
    Kemi raste të tjera të cilat si psh, një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që  vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet.
    Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme.
    Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend.
    Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh”, deklaroi Topalli.

    Top Channel

  • “Merrni zarfet”/ Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

    “Merrni zarfet”/ Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se kompania e shpërndarjes ‘ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme’.
    “Ndërhyra këtu se desha të përcjell një thirrje, një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë.
    Është një takim me historinë për të kyçur Shqipërinë në familjen e BE. Ka pasur një problematikë me shpërndarjen ditët e para, por tanimë kompania ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme. Nga ana tjetër nëse i keni marrë zarfet veproni duke i kthyer drejt Shqipërisë me numrin pesë. Ky votim ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët që nuk kanë pasaportën dhe janë në ankthin e pensioneve.
    Negociatat me Greqinë kanë nisur dhe duke u nisur nga eksperienca e marrëveshjes me Italinë mund të merret me mend sa mund të zgjasë pakti. Numrat e mëdhenj e vështirësojnë procesin”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama, sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Merrni zarfet! Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

    Rama, sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Merrni zarfet! Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

    Kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë votuesit shqiptarë në Greqi, që të marrin zarfet me fletët e votimit të dërguara nga KQZ.
    Rama theksoi se tashmë zarfet me fletët e votimit kanë mbërritur në destinacion.

    “Doja të përcillja një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë. Është një takim me historinë për të kyçur Shqipërinë në familjen e BE-së. Ka pasur një problematikë me shpërndarjen ditët e para, por tanimë kompania ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme. Nga ana tjetër nëse i keni marrë zarfet veproni duke i kthyer drejt Shqipërisë me numrin pesë. Ky votim ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët që nuk kanë pasaportën dhe janë në ankthin e pensioneve. Negociatat me Greqinë kanë nisur dhe duke u nisur nga eksperienca e marrëveshjes me Italinë mund të merret me mend sa mund të zgjasë pakti. Numrat e mëdhenj e vështirësojnë procesin“, shprehet Rama në një video-mesazh, të publikuar në rrjetet sociale.

  • Problemet në Greqi, Rama: Punët janë vënë në vijë, merrini zarfet dhe kthejini në Shqipëri me numrin 5

    Problemet në Greqi, Rama: Punët janë vënë në vijë, merrini zarfet dhe kthejini në Shqipëri me numrin 5

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, që të marrin zarfet dhe të votojnë. Lidhur me problematikat e hasura në shtetin grek, me shpërndarjen e zarfeve, Rama tha se tani kompania shpërndarëve i ka vënë punët në vijë dhe ndaj është e rëndësishme që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
    Rama: Është një mundësi hisotirke për të qenë votues për herë të parë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, por është edhe një takim me historinë për të kyçur përfundimisht Shqipërinë në shtëpinë e madhe të BE-së. Ka pasur një problematikë për fat të keq në ditët e para me shpërndarjen, por tani kompania ka vënë gjërat në vijë sipas informacioneve që kam unë, zarfet janë shpërndarë nëpër destinacione të ndryshme dhe keni të gjitha informacionet për të kuptuar se çfarë duhet të bëni dhe për të mos përtuar që të tërhiqni zarfet. Në rast se i keni marrë zarfet, veproni duke i kthyer drejt Shqipërisë me numrin 5.
    Rama tha se ky votim është me një rëndësi të veçantë, sidomos për shqiptarët në Greqi, që ende nuk kanë pasaportën dhe janë futur në ankthin e njohjes së pensionit.

    Rama: Njohja e pensionit bëhet me marrëveshje. Negociatat me Greqinë kanë nisur, por nuk e dimë sa kohë mund të marrin. Vullneti ynë dhe i qeverisë greke është shumë pozitiv, por duke u nisur nga eksperienca e marrëveshjes me Italinë që u deshën vite të tëra dhe pastaj e solli fati që të më dilte mua një motër në Romë dhe u përshpejtuan gjërat, ama që nga dakordësia me motrën deri të firma e fundit kaluan rreth 2 vjet. Mund të merret me mend sa mund të zgjasë marrëveshja me Greqinë, e cila është marrëveshja më e vështirë.
    Rama u ndal edhe njëherë te rëndësia e pasaportës evropiane, e cila tha është rruga për të fituar të drejtën e qytetarisë së plotë dhe përfundimtare si shqiptarë në çdo metër të Bashkimit Evropian./vizionplus.tv

  • Skandal në Athinë/ Fizi: Procesi i votës së emigrantëve po degradohet, zarfet lihen në pika bastesh dhe hyrje pallatesh

    Skandal në Athinë/ Fizi: Procesi i votës së emigrantëve po degradohet, zarfet lihen në pika bastesh dhe hyrje pallatesh

    Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së procesit të votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, konkretisht në Athinë. Në një deklaratë publike, Fizi e ka cilësuar këtë proces jo vetëm si të dështuar, por si pjesë të një skeme të mirëorganizuar për manipulimin e votës.

    “Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës”, shkruan Fizi në FB.

    Sipas tij, kjo situatë është alarmante dhe përbën një kërcënim serioz për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe kontrollit në menaxhimin e zarfeve po minon besimin te procesi zgjedhor dhe po shkel të drejtën kushtetuese të qytetarëve emigrantë për të votuar lirshëm dhe të sigurt.

     

  • PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli i DHL, SPAK të hetojë

    PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli i DHL, SPAK të hetojë

    Partia Demokratike ka depozituar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit të votimit nga jashtë vendit. Në dokumentin e dorëzuar, PD pretendon se protokolli i nënshkruar ndërmjet KQZ-së, partive politike dhe kompanisë postare DHL nuk është zbatuar.
    Sipas PD në disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar personalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firmë nga zgjedhësit.
    Nga ana tjetër ankesa përfshin edhe raste kur zarfet janë lënë në hyrje banesash apo në kuti postare. PD sjell në vëmendje disa raste të ndodhura në Greqi, ku shtetas të ndryshëm thuhet se kanë tërhequr zarfet për të gjithë votuesit e zonës, në emër të një subjekti politik.
    PD shprehet se kërkon sqarim nga KQZ dhe DHL, si dhe nisjen e një hetimi nga SPAK për të verifikuar rregullshmërinë e procesit dhe identifikimin e përgjegjësve. Kërkesa ka ardhur disa ditë mbasi PS ka depozituar një ankesë për të njëjtën problematik.
    Ankesa e PD në KQZ
    Protokolli i dakordësuar ndërmjet partive politike, KQZ-së dhe operatorit të shërbimit postar DHL parashikonte që çdo zgjedhës nga Diaspora do të merrte njoftim nëpërmjet email/sms për mbërritjen e zarfit me materialet zgjedhore. Zgjedhësi zgjidhte mënyrën e tërheqjes së zarfit duke u paraqitur fizikisht në pikën më të afërt të DHL ose duke ardhur postieri për t’ia sjellë në shtëpi. Dorëzimi i zarfit i bëhej personalisht zgjedhësit pasi identifikohej me mjetin e identifikimit dhe nënshkruante. Nga informacionet e marra nga ana jonë rezulton se ky protokoll nuk është respektuar, pasi zarfet me materialet zgjedhore i janë dorëzuar një përfaqësuesi të familjes apo edhe personave të tjerë të paautorizuar, pa u identifikuar me mjet identifikimi zyrtar dhe pa nënshkruar zgjedhësi personalisht marrjen e zarfit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kthimin mbrapsht të zarfit me fletën e votimit. Në raste të tjera zarfi është lënë në hyrje të pallatit, apartamentit apo në kutinë postare, pa u marrë në dorëzim nga askush. Këto problematika janë konstatuar kryesisht dhe masivisht në Greqi. Një nga rastet konkrete është ai i përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Kretë, shtetasve Afrim Avdiaj, Tajar Osmanaj, Marg Gega dhe Arben Haveri, të cilët janë paraqitur në pikën e shërbimit postar Courier (i nënkontraktuar nga DHL) dhe kanë tërhequr të gjitha zarfet e zgjedhësve të zonës. E njëjta praktikë është përsëritur nga shtetasi Genci Hymetllari në zonën e Kavallës.
    Thyerja e këtij protokolli ka krijuar kushtet dhe rrethanat për shkeljen e fshehtësisë së votimit dhe votimit më shumë se një herë të dyja këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal shqiptar. Kjo veprimtari e paligjshme është tërësisht përgjegjësi e KQZ-së dhe operatorit postar DHL, të cilat në shkelje të detyrimeve të tyre nuk kanë marrë të gjitha masat për të garantuar fshehtësinë e votës dhe mosvotimin më shumë se një herë të çdo zgjedhësi. Përveç këtyre problematikave, ky proces është shoqëruar edhe me probleme të tjera si mosmbërritja e zarfit me materialet zgjedhore, mospërgjigja e operatorëve postar DHL për marrjen mbrapsht të zarfeve, mosgjetja e fletës së votimit në zarfin “A”, gjetja e dy fletëve të votimit në të njëjtin zarf “B”, gjetja e fletëve të votimit të pavulosura. Të gjitha këto problematika janë adresuar nga përfaqësuesit ligjorë të PD-së pranë KQZ-së dhe DHL-së, por nuk kanë marrë përgjigje. Kjo sjellje dhe mënyrë veprimi e KQZ-së dhe DHL-së ka vënë seriozisht në rrezik procesin zgjedhor të votuesve nga Diaspora, duke rrezikuar pavlefshmërinë e të gjithë procesit për shkak të parregullsive të konstatuara. Prandaj, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga KQZ dhe DHL për sqarimin e situatës, ndërkohë kërkojnë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion fillimin e një hetimi të menjëhershëm për të zbuluar veprimtaritë e paligjshme, identifikuar personat përgjegjës dhe procedimin e tyre penal. Çdo patronazhist po monitorohet nga ana jonë dhe i sigurojmë se çdo veprim i paligjshëm do të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor. Ne nuk do të lejojmë që vullneti i zgjedhësve shqiptarë nga Diaspora të manipulohet, vidhet apo tjetërsohet me mekanizmat kriminalë që regjimi i Edi Ramës ka vendosur në punë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.