Tag: zarfet

  • Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët që nuk arritën të marrin zarfet, flet Kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 15 mijë kanë…

    Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët që nuk arritën të marrin zarfet, flet Kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 15 mijë kanë…

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi flet për procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë të diasporës. Celibashi, foli dhe për problemin e regjistrimit të adresave të emigrantëve. Ai tha se rreth 11 mijë deri në 15 mijë nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, pasi kanë regjistruar gabim adresat.
    “15 mijë votues rezultojnë deri tani që nuk i kanë marrë zarfet me fletët e votimit. 11 mijë prej tyre kanë probleme me adresat, diçka që e prisnim që në fillim të procesit. Me shumë mundësi kjo kategori nuk mund të mund ta marrë fletën e votimit. Sipas informacioneve nga DHL është bërë çdo tentativë për ti kontaktuar por se kanë dhënë adresa e-maili dhe numra telefoni të gabuara…11 mijë -15 mijë persona pra nuk mund ta marrin fletën e votimit. Me integritetin e procesit zgjedhor kjo nuk ka të bëjë fare. Për ne ky është një numër minimal i papërfillshëm, nisur nga eksperiencat e shteteve të tjera ku ka pasur raste që edhe gjysma e fletëve të votimit nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion”, shpjegoi Celibashi.
    Celibashi tha se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 170 mijë fletë votimi nga diaspora dhe se ky numër do të rritet.
    “170 mijë fletë votimi të kthyera, 65 përqind kanë mbërritur në KQZ dhe për këtë nuk ka asnjë lloj pretendimi. Me siguri ky numër do të rritet, kjo në parantezë për të treguar se procesi ka shkuar shumë mirë. Fakti që ka episode të tilla, edhe nëse i konsiderojmë si të vërteta, nuk e zbehin suksesin e procesit, jemi duke verifikuar çdo rast, janë angazhuar edhe institucionet e tjera me kompetenca të tjera si hetimi penal”, u shpreh kreu i KQZ.

  • Zarfet me votat e diasporës, thirrja e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi: Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë

    Zarfet me votat e diasporës, thirrja e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi: Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë

    Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit.
    Selia diplomatike bënë me dije se sot dhe nesër 9-10 maj janë dy ditët e fundit të afatit për kthimin e zarfit si votues nga jashtë.
    “Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës, datë 11 maj”, thekson ambasada me postimin e saj në llogarinë e rrjetit social Facebook.
    Më tej jepet edhe sqarimi se ku dorëzohen zarfet dhe pikat me adresën dhe oraret përkatëse.
    “Zarfet tuaja mund t’i dorëzoni vetëm në pikat e shërbimit të DHL deri nesër 10 maj, brenda orarit të hapjes së secilës pikë. Ju lutemi shikoni adresat dhe oraret e detajuara për secilën pikë shërbimi DHL në Greqi, që do të jenë hapur nesër 10 maj, në tabelën e mëposhtme. Ju falënderojmë për bashkëpunimin”, mbyllet ky njoftim i rëndësishëm.

  • “Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

    “Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

    Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit.
    Topalli shprehu shqetësimin se ka pasur manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe kërkoi masa për të siguruar integritetin e votimit. Gjatë një deklaratë të bërë për mediat, Topalli theksoi se në Greqi vazhdojnë të shtohen shqetësimet lidhur me procesin e votimit.
    Gjithashtu ajo njoftoi se sot janë dorëzuar zarfet me dorë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që kutitë që vijnë nga Greqia të ndahen nga ato që vijnë nga Italia dhe të bëhet auditimi i saktë i votave.
    “Vetëm në tre ditët e fundit janë dorëzuar 22 mijë vota, dhe kjo rrit shqetësimet për mundësinë e manipulimit. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, kjo është një formë krimi zgjedhor,” tha Topalli.
    Drejtuesja politike e PD për diasporën kërkoi që të ndalet dorëzimi i zarfeve me dorë dhe të bëhet një analizë e detajuar e kutive të votimit, duke përfshirë auditimin e mënyrës sesi kanë ardhur votat dhe për të parandaluar çdo anomali.
    Topalli gjithashtu ngriti shqetësime mbi përfshirjen e shërbimit të DHL-së në këtë proces, duke e konsideruar këtë një tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor në favor të strukturave të Partisë Socialiste.
    ‘Në Greqi, shtohen akoma shqetësimet. Sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ. Të ndahen kutitë që vijnë nga Greqia me kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi, sesi erdhi kutia dhe një analizë të kutive të votimit, që kanë sjellë anomali për mënyrën sesi kanë ardhur votat. Vetëm në tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, ky është krim zgjedhor. Të ndalet dorëzimi i zarfeve dorazi. Kemi dorëzuar kërkesën për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së në shërbim të ofruar të strukturave të PS-së, nxjerr loje gjithë procesin që ka ndodhur në shtetin fqinj’, u shpreh Topalli.

  • “Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, denoncimi i Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

    “Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, denoncimi i Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

    Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo shprehu shqetësimin se ka pasur manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe kërkoi masa për të siguruar integritetin e votimit.
    Në një deklaratë të bërë për mediat, Topalli theksoi se në Greqi vazhdojnë të shtohen shqetësimet lidhur me procesin e votimit. Ajo njoftoi se sot janë dorëzuar zarfet me dorë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që kutitë që vijnë nga Greqia të ndahen nga ato që vijnë nga Italia dhe të bëhet auditimi i saktë i votave. “Vetëm në tre ditët e fundit janë dorëzuar 22 mijë vota, dhe kjo rrit shqetësimet për mundësinë e manipulimit. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, kjo është një formë krimi zgjedhor,” tha Topalli.
    Ajo kërkoi që të ndalet dorëzimi i zarfeve me dorë dhe të bëhet një analizë e detajuar e kutive të votimit, duke përfshirë auditimin e mënyrës sesi kanë ardhur votat dhe për të parandaluar çdo anomali. Topalli gjithashtu ngriti shqetësime mbi përfshirjen e shërbimit të DHL-së në këtë proces, duke e konsideruar këtë një tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor në favor të strukturave të Partisë Socialiste.
    Jozefina Topalli: Në Greqi, shtohen akoma shqetësimet. Sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ. Të ndahen kutitë që vijnë nga Greqia me kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi, sesi erdhi kutia dhe një analizë të kutive të votimit, që kanë sjellë anomali për mënyrën sesi kanë ardhur votat. Vetëm në tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, ky është krim zgjedhor. Të ndalet dorëzimi i zarfeve dorazi. Kemi dorëzuar kërkesën për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së në shërbim të ofruar të strukturave të PS-së, nxjerr loje gjithë procesin që ka ndodhur në shtetin fqinj.

  • “Po bëhet manipulim masive me votën e shqiptarëve në Greqi”- Topalli: Qytetarët s’po marrin dot zarfet, ndërsa në Tiranë vijnë kuti të mbushura! KQZ t’i mbajë të veçuara

    “Po bëhet manipulim masive me votën e shqiptarëve në Greqi”- Topalli: Qytetarët s’po marrin dot zarfet, ndërsa në Tiranë vijnë kuti të mbushura! KQZ t’i mbajë të veçuara

    Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka denoncuar sërish manipulimin që sipas tyre po bëhet me votën e shqiptarëve në Greqi.
    Topalli tha se qytetaret nuk po marrin dot zarfet per te votuar, nderkohe qe ne Tirane vijne kuti te mbushura me vota.
    Po ashtu, Topalli  i beri thirrje KQZ qe keto kuti ti mbaje te veçuara, pasi ata dyshojne se ka manipulim te votave.
    “Ne si forcë politike nuk jemi për sanksione, por për ruajtjen e integriteti. I bëjmë thirrje KQZ që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë  dhe mos bashkohen me vendet e tjera meqë ne kemi dyshime për skemën e manipulimit të votës. Përsëris thirrjen ndaj OSBE ODIHR  që të ketë vëmendje të veçantë me atë që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi. SPAK i përsëris që të hetojë këtë skemë”.
    Topalli: Vazhdojmë të kemi skema të krimit zgjedhor. Është kthyer jo në shqetësim, por në një alarm të fuqishëm për integritetin e votës në Greqi. Gjatë kësaj periudhe kemi shprehur shqetësimin tonë të qytetarëve që jetojnë në Greqi, që ata e kanë të pamundur të marrin zarfet. Ata nuk i gjejnë zarfet as në lokalet e kontraktuar nga DHL. Ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë të plotësuara. Nga Greqia vijnë kuti të mbushura, ndërkohë që qytetarët nuk marrin dot zarfet. Ndërkohë nga vendet e tjera numri i kutive është i papërfillshëm. Ajo që kemi dyshuar është që shpërbemin postar aty të nën kontraktorëve po e bën pushteti i Tiranës. Kjo e kthen në një problem të madh manipulimin masiv që po bëhet në Greqi.
    I kërkojmë KQZ, që thotë se për thyerjen e standardeve do sanksionohen nënkontratkorët. Ne si forcë politike nuk jemi për sanksione, por për ruajtjen e integriteti. I bëjmë thirrje KQZ që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë  dhe mos bashkohen me vendet e tjera meqë ne kemi dyshime për skemën e manipulimit të votës. Përsëris thirrjen ndaj OSBE ODIHR  që të ketë vëmendje të veçantë me atë që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi. SPAK i përsëris që të hetojë këtë skemë.

  • “Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”, Topalli kërkesë KQZ: Po bëhet manipulim masiv me votat

    “Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”, Topalli kërkesë KQZ: Po bëhet manipulim masiv me votat

    Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish situatën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit.

    Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos bashkohen me shtetet e tjera të diasporës, pasi atje po bëhet manipulim masiv me votat.
    Topalli: Vazhdojmë të kemi skema të krimit zgjedhor. Është kthyer jo në shqetësim, por në një alarm të fuqishëm për integritetin e votës në Greqi. Gjatë kësaj periudhe kemi shprehur shqetësimin tonë të qytetarëve që jetojnë në Greqi, që ata e kanë të pamundur të marrin zarfet. Ata nuk i gjejnë zarfet as në lokalet e kontraktuar nga DHL. Ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë të plotësuara. Nga Greqia vijnë kuti të mbushura, ndërkohë që qytetarët nuk marrin dot zarfet. Ndërkohë nga vendet e tjera numri i kutive është i papërfillshëm. Ajo që kemi dyshuar është që shpërbimin postar aty të nën kontraktorëve po e bën pushteti i Tiranës. Kjo e kthen në një problem të madh manipulimin masiv që po bëhet në Greqi.
    I kërkojmë KQZ, që thotë se për thyerjen e standardeve do sanksionohen nënkontratkorët. Ne si forcë politike nuk jemi për sanksione, por për ruajtjen e integritetit. I bëjmë thirrje KQZ që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë  dhe mos bashkohen me vendet e tjera meqë ne kemi dyshime për skemën e manipulimit të votës. Përsëris thirrjen ndaj OSBE ODIHR  që të ketë vëmendje të veçantë me atë që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi. SPAK i përsëris që të hetojë këtë skemë.

    Top Channel

  • Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni

    Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni

    Kryeministri, Edi Rama i ka bërë sërish thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, që të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i kërkon që të mos e lënë dorëzimin për moment të fundit, pasi kanë mbetur vetëm 48 orë nga zgjedhjet e 11 majit.
    “Ditë fantastike në zonën E vlorës, e jashtëzakonshme, një diell i bukur, dritë e bukur dhe zakonisht nuk kam nevojë për syze brenda në makinë, por është një dritë e bukur, por e fortë.
    Ndërkohë që do të desha të rindërhyj për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit dhe që janë në Greqi, që s’kanë dorëzuar zarfet, ju lutem zarfet dorëzojini në pikat përkatëse të postës së DHL, mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit, ka akoma edhe pak kohë, janë 48 orë, bëjeni edhe këtë mund të fundit.
    Sepse 11 Maji është takim me historinë, si edhe moment zgjedhje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë në negociatat me BE“, shprehet Rama.

  • “11 Maji, takim me historinë”, Rama tjetër mesazh emigrantëve në Greqi: Dorëzojini vetë zarfet te DHL

    “11 Maji, takim me historinë”, Rama tjetër mesazh emigrantëve në Greqi: Dorëzojini vetë zarfet te DHL

    Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës.
    Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë.
    “Ditë fantastike në zonën e Vlorës, e jashtëzakonshme, një diell i bukur, dritë e bukur dhe zakonisht nuk kam nevojë për syze brenda në makinë, por është një dritë e bukur, por e fortë.
    Ndërkohë që do të desha të rindërhyj për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit dhe që janë në Greqi, që s’kanë dorëzuar zarfet, ju lutem zarfet dorëzojini në pikat përkatëse të postës së DHL.
    Mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit, ka akoma edhe pak kohë, janë 48 orë, bëjeni edhe këtë mund të fundit.
    Sepse 11 Maji është takim me historinë, si edhe moment zgjedhje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë në negociatat me BE”, tha Rama.

  • Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë posta të marrë zarfet,por…

    Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë posta të marrë zarfet,por…

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi, lidhur me votat për zgjedhjet e 11 Majit.
    Përmes një video-mesazhi, Rama u kërkon emigrantëve që të kthejnë zarfet me fletën e votimit të plotësuar në zyrën postare dhe të mos presin që të vijnë t’i marrë postieri.
    “Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, shprehet Rama në rrjetet sociale.
    Kreu i qeverisë u shpreh se kjo do pak mundim, por gjithçka sipas tij, do ia vlejë.
     “Kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që mos prisni që të vijë DHL-ja të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani.
    Është një mundim shumë pakrahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend, për të qenë këta që jeni sot. Ia vlen mundi i zarfit për atë që do bëjmë së bashku që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE”, tha ai.

  • Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë posta të marrë zarfet, por kthejini vetë!

    Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Mos prisni të vijë posta të marrë zarfet, por kthejini vetë!

    Pas takimi përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët për atmosferën.

    Në një videomesazh të postuar në Facebook, Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votën, ndërsa theksoi se ka pasur një rritje të zarfeve të kthyera.
    “Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, ishte ky mesazhi i kryetarit të PS për shqiptarët e diasporës.
    “Super Kavaja! Faleminderit atyre që ishin të pranishëm. Shumë bukur! Edhe një dritë e bukur, atmosferë e ngrohtë në atë bulevardin mesdhetar të Kavajës që është gjurma, një nga gjurmët që ne bëmë kur Kavaja na dha besimin dhe e nxorëm nga llumi i kënetës shumëvjeçare. Është shumë interesante, dy janë pikat të pa investuara, ose totalisht të lëna pas dore nga qeverisja e bufit, Tropoja dhe Kavaja. Kjo ka një shpjegim, të thjeshtë dhe të hidhur.
    Ajo që dua të shtoj është se kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që ‘mos prisni që të vijë DHL të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatës’e. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani. Është një mundim shumë pa krahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend për të qenë këta që jeni sot. Ia vlen mundi i zarfit që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE.”, u shpreh ai.

    Top Channel