Tag: zarfe

  • Nesta flet për paratë që dorovisnin me zarfe te Milani: Vetë kapiteni Maldini e udhëhiqte si proces…

    Nesta flet për paratë që dorovisnin me zarfe te Milani: Vetë kapiteni Maldini e udhëhiqte si proces…

    Alessandro Nesta ka rrëfyer në podcastin ‘BSMT’ sesi te Milani, fitoret dhe shpërblimet ishin pjesë e kulturës së klubit. Ai mbërriti te “Djalli” më 2002, pas suksesit me Lazion, dhe gjatë një dekade fitoi 2 tituj kampioni, 2 Champions League, 1 Botëror për Klube, plus 6 trofe të tjerë. Nesta tregon se edhe stafi i Milanit, nga kopshtarët te kamarierët, ishte i përfshirë në “mentalitetin fitues” të klubit.
    Nëse skuadra nuk fitonte, ata ndjeheshin keq, sepse shpërblimet vjetore vareshin nga sukseset: “Edhe pas barazimeve, kopshtarët nuk na flisnin me gojë, sepse iu ikte shpërblim për fitoren”. Gjithashtu, lojtarët e shpërblenin personelin e klubit nga xhepi i tyre: “Kur fitonim Champions League, klubi jepte dyfishin e pagës. Ne lojtarët i shpërblenim me zarfe (para) kamarierët, kuzhinierët…, gjithmonë e kemi bërë këtë”.
    Shpërndarja e parave udhëhiqej nga kapiteni Paolo Maldini, duke caktuar kontributin e secilit: “Arrinim nga Londra në 4 të mëngjesit dhe kamarierët na përgatisnin ushqimin me buzëqeshje… Në Milanello kontribuonim të gjithë, sepse fitoret reflektonin ekonomikisht edhe te stafi mbështetës”. Kjo praktikë tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe motivimit të të gjithë komponentëve për të krijuar një skuadër dominante.

  • GPS në zarfet e votimit/ Balla përplaset me Nokën: Kjo që thua ti është vepër penale

    GPS në zarfet e votimit/ Balla përplaset me Nokën: Kjo që thua ti është vepër penale

    Nga Kuvendi, Flamur Noka, hodhi akuza ndaj PS se e ka kthyer 11 majin në një treg votash. Ai foli edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës, që sipas tij, sipas vendndodhjes tregon se zarfet nuk janë nisur për në Shqipëri dhe janë manipuluar.
    “Meqë Tao yaris po flet nga pas, shqiptarët në diasporë kërkonin të votonin jo për yaris. Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe. GPS tregojnë që…”, tha Noka.
    Taulant Balla iu përgjigj Flamur Nokës, duke i thënë se kjo gjë është vepër penale. Balla tha më tej se deputetët e PD, po përpiqen t`i shmangen një beteje të brendshme.

    “E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër.
    O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”, replikoi Balla.

  • ‘Varrosët votën e lirë, GPS nëpër zarfe’/ Balla replikon me Nokën: I thoni Saliut të njohë nenin Basha

    ‘Varrosët votën e lirë, GPS nëpër zarfe’/ Balla replikon me Nokën: I thoni Saliut të njohë nenin Basha

    Flamur Noka dhe Taulant Balla

    TIRANË-Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,  Taulant Balla, është përplasur sot në Kuvend me deputetin e opozitës, Flamur Noka, duke komentuar qëndrimet e Partisë Demokratike për procesin zgjedhor dhe për zhvillimet në KQZ. Noka gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste se e ka kthyer 11 majin në një treg votash, ku hodhi akuza edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës.
    Flamur Noka: Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet ne pataronazhimin dhe me kapjen e mediave, i kthyet neediat në “Vari Carlon” që ju bënit tallave dhe që nuk jepnin asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Insitucionalizuat treguan e votës. Kemi degjuar që në çdo qytet ka pazar e treg të gjësë së gjallë ju pazarin e votës e institucionalizuat, me vendim qeveria ju bletë me nga 100 euro për koke bletë, 56- mije pensonistë, dy ditë para zgjedhje falet 150 gjoba, pra bletë me vendim qeverie. Me licencat e kanabisit  ju bletë vota. Votat bletë edhe me paratë. Ju aplikuat skemën e kriminale të trenit bullgar…
    Ndërkohë ministri Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se ajo që pretendon Noka është vepër penale dhe duhet ta dorëzojë në SPAK. 
    Taulant Balla: E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini.

  • ‘Varrosët votën e lirë, GPS nëpër zarfe’/ Balla replikon me Nokë: I thoni Saliut të njohë nenin Basha

    ‘Varrosët votën e lirë, GPS nëpër zarfe’/ Balla replikon me Nokë: I thoni Saliut të njohë nenin Basha

    Flamur Noka dhe Taulant Balla

    TIRANË-Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,  Taulant Balla, është përplasur sot në Kuvend me deputetin e opozitës, Flamur Noka, duke komentuar qëndrimet e Partisë Demokratike për procesin zgjedhor dhe për zhvillimet në KQZ. Noka gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste se e ka kthyer 11 majin në një treg votash, ku hodhi akuza edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës.
    Flamur Noka: Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet ne pataronazhimin dhe me kapjen e mediave, i kthyet neediat në “Vari Carlon” që ju bënit tallave dhe që nuk jepnin asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Insitucionalizuat treguan e votës. Kemi degjuar që në çdo qytet ka pazar e treg të gjësë së gjallë ju pazarin e votës e institucionalizuat, me vendim qeveria ju bletë me nga 100 euro për koke bletë, 56- mije pensonistë, dy ditë para zgjedhje falet 150 gjoba, pra bletë me vendim qeverie. Me licencat e kanabisit  ju bletë vota. Votat bletë edhe me paratë. Ju aplikuat skemën e kriminale të trenit bullgar…
    Ndërkohë ministri Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se ajo që pretendon Noka është vepër penale dhe duhet ta dorëzojë në SPAK. 
    Taulant Balla: E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini.
     

  • Votat e diasporës, Berisha nxjerr të dhënat: Ka më shumë vota se zarfe të dërguara

    Votat e diasporës, Berisha nxjerr të dhënat: Ka më shumë vota se zarfe të dërguara

    Kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka nxjerrë të dhënat, ku sipas tij, ka më shumë vota të numëruara se sa zarfe të dërguara nga diaspora në zgjedhjet e 11 Majit.
    Kryedemokrati, Berisha ka deklaruar se votat janë plotësuar nga patronazhistët, duke shtuar se “nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur”.
    “Është proces i kriminalizuar, kurrë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet”, theksoi kryedemokrati, teksa nxori të dhëna nga votat e diasporës.
    “Zarfet u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tirana, punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli manipulim të dalë jashtë kontrollit.
    Ndër të tjera, dora e zeza e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Është proces i kriminalizuar, kurrë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet.
    Vota të numëruara janë 12,290 kurse të dërguara janë 11,872. Kjo sepse ata që plotësuan zarfet nuk patën përmbajtje, tejkaluan edhe shifrat në Lezhë.
    Dibër nga 77773 vota nga zarfe 7547të dërguara. Në Tiranë 43773 vota, ndërsa zarfe të dërguara 42402. Nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur”, tha Berisha.

  • Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

    Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundoi në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë.
    “Më së shumti zarfe nga diaspora kanë mbetur në Tiranë edhe në Korçë, mbi 14 mijë zarfe, ndërsa në Vlorë rreth 10 mijë zarfe”, raportoi gazetarja Klesiana Omeri nga Parku Olimpik në Tiranë.
    Garë mes kandidatëve brenda partive ka vetëm në Tiranë, ku Olta Xhaçka kryeson me një diferencë të vogël votash ndaj Blerina Gjylametit.
    “Beteja po bëhet mes kandidatëve të PS, Në disa qarqe ka një diferencë të ngushtë votash çfarë ka bërë të ndiqet me mjaft interes”, raportoi gazetarja Omeri. Tv Klan

  • Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit

    Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit

    Numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në 3 qarqe në total: Kukës, Dibër dhe Shkodër.
    Klan News ka renditur numrin e votave që kanë mbetur pa u numëruar për secilin qark.
    Berat – Rreth 8 000 zarfe
    Durrës – Rreth 4 600 zarfe
    Elbasan – Rreth 12 000 zarfe
    Fier – Rreth 9 200 zarfe
    Gjirokastër – Rreth 5300 zarfe
    Korçë – Rreth 14 600 zarfe
    Lezhë – Rreth 4 200 zarfe
    Tiranë – Rreth 14 400 zarfe
    Vlorë – Rreth 10 900 zarfe
    Që prej fillimit të nisjes së numërimit për kandidatët është parë një garë e ngushtë mes kandidatëve të PS-së.
    Në Tiranë, ka një garë të fortë mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit ku vijon të kryesojë Xhaçka.
    Garë ka edhe ndërmjet Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi kryeson me 447 vota më shumë.
    Në Lezhë, Admir Kadeli shpreson që me votat e diasporës të bëjë rrokadë kundrejt Marjeta Nelës, e cila kryeson me 433 vota.
    Në Korçë shpreson për një mandat Enslemvera Zake. Ajo ndodhet 476 vota larg Besa Spahos, që për momentin po siguron karrigen në Kuvendin e ardhshëm.
    Në Vlorë, ka një garë të ngushtë për mandatin e 9 të fituar nga PS. Vasil Llajo aktualisht është para Klevis Kasës me vetëm 54 vota.
    Vetëm përfundimi i numërimit do të përcaktojë se cilat emra do të shohim zyrtarisht në kuvend legjislaturën e ardhshme.

  • Votat e diasporës për qarkun Gjirokastër, ja sa është rezultati (Tabelat)

    Votat e diasporës për qarkun Gjirokastër, ja sa është rezultati (Tabelat)

    Numërimi i votave të diasporës po vijon. Për qarkun Gjirokastër kanë mbetur akoma edhe 1010 zarfe të mbërritura në KQZ nga 6754 zarfe në total. Dukshëm Partia Socialiste ka fituar shumicën e votave, me një rezultat 73.63%. Partia Demokratike nuk ka arritur të grumbullojë deri më tani as 1 mijë vota ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet ka rreth 403 vota. Shihni tabelën më poshtë.

  • Votat e Greqisë drejt fundit, PS thellon rezultatin/ Celibashi: PD, asnjë provë për shkeljet

    Votat e Greqisë drejt fundit, PS thellon rezultatin/ Celibashi: PD, asnjë provë për shkeljet

    Numërimi i votave të Diasporës vijon ende në Parkun Olimpik ku janë numëruar në total 192 mijë zarfe, ndërkohë kanë mbetur edhe 3 mijë zarfe të tjera.
    Ditën e djeshme dhe të sotme, procesi i numërimit po ecën me ritme të ngadalta. Ndërkohë kanë mbetur edhe pesë qarqe ku numërimi vijon ende të cilat janë Korça, Elbasani, Vlora, Berati.
    Në qytetin e Korçës, socialistët synojnë një mandat, mandatin e tyre të shtatë ku ndahet me 427 vota, ndërkohë që kanë mbetur ende edhe 2 mijë zarfe. Qarku i vetëm ku ka përfunduar numërimi zyrtarisht është qarku i Kukësit, ku nga demokratët e listës së hapur Isuf Çela ka marrë mandatin e deputetit.
    Numërimi i votave preferenciale vijon në qytetet e mëdha si Tirana, Shkodra dhe Dibra. Në Tiranë situata paraqitet dinamike ku në radhët e socialistëve ka një ‘betejë’ për mandatin e 18 që ndahet vetëm me 3 vota mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylameti, kjo e fundit në disavantazh. Mandate i 19-të ‘luhet’ mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefaliajt i cili renditet më pas. Ndërkohë në kahun opozitar, Jorida Tabaku po ruan mandatin e 13-të me një diferencë votash prej 3 mijë votash me doktor Ilir Alimehmeti.
    Ditën e djeshme, demokratët nisën festën në Lezhë për mbajtjen e mandatit të katërt ku kanë zgjedhur të kontestojnë numërimin e Diasporës vetëm në qarqet ku nuk kanë rezultuar kryesues. Nga ana tjetër, kryetari i KQZ Celibashi ka deklaruar që PD nuk ka paraqitur asnjë provë lidhur me procesin e votimit dhe numërimit në Diasporë.

  • Mori mbi 16 mijë vota, por jo mandatin. Alimehmeti: Këtu kanë ndodhur çudira, ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

    Mori mbi 16 mijë vota, por jo mandatin. Alimehmeti: Këtu kanë ndodhur çudira, ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

    Me mbi 16 mijë vota personale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti e humbi shansin për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ri. Alimehmeti ishte në një “betejë” të fortë brenda llojit me Jorida Tabakun për të vetmin mandat preferencial të demokratëve, garë që në fund u fitua nga deputetja aktuale e PD-së. I vendosur përballë faktit se Partia Socialiste e ruajti numrin e saj të votave, rreth 700.000 në 2021 dhe madje i shtoi asaj dhe rreth 100.000 mijë të tjera, bashkë me Diasporën, Alimehmeti tha se e njëjta gjë ndodhte dhe në regjimin komunist.
    “Nëse ne pranojmë që i presim se zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, ne kemi gabuar sistem. Hajde të themi direkt se jemi në diktaturë dhe ta mbyllim këtë bisedë. Nëse pretendojmë se jemi në demokraci, unë në 2025 të gjej të njëjtin raport si gjithmonë me të njëjta problematika, por që ka një fjali shumë të qartë. Kësaj here nuk thonë na janë raportuar por thonë ke i dëshmuar.

    Ka një diferencë shumë të madhe në nivel. Që do të thotë se ose kanë prova dhe fakte mbi atë që flasin sesi zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme, ose kanë dëshmuar dhe kjo gjë ka ndodhur para syve të vetë. Do ta ndjekim, raport paraprak është. Procesi ende nuk ka mbaruar. Kemi parë shumë mirë se na kanë ndodhur çudira. Po shihja se janë numëruar më shumë zarfe nga Diaspora se çfarë janë deklaruar.
    Pra gabime sistemi që kanë numëruar gabim zarfe, që do të thotë kam 10 zarfe në total dhe kam numëruar 11. Po kjo është qesharake. Fakt është që ne vit për vit, zgjedhje pas zgjedhje ne na bie pjesëmarrja në votim dhe kjo është sepse po të humb besimi se këto zgjedhje mund të bëhen ndonjëherë zgjedhje”, tha Alimehmeti në A2 CNN.