Tag: zanore

  • Shumica gabojnë: “Përgjegjsi” apo “përgjegjësi”, ja si duhet të shkruhet…

    Shumica gabojnë: “Përgjegjsi” apo “përgjegjësi”, ja si duhet të shkruhet…

    Ë-ja paratheksore shkruhet (mbetet, nuk bie)…Ë-ja paratheksore shkruhet te fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me fundoret: -ër, -ël, -ës, -ëz me anë prapashtesash, që fillojnë me zanore, si p.sh.: mjeshtëri, mjeshtëror (nga tema fjalëformuese: mjeshtër): numëror, numëroj, numërim (nga: numër); ëndërroj, ëndërrim (nga: ëndërr); vocërrak, vocërroj, vocërrim (nga: i vocërr); zvogëloj, zvogëlim (nga: i vogël); përgjegjësi (nga: përgjegjës); njerëzor (nga: njerëz) etj.Nga rregulla e mësipërme bëjnë përjashtim fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me zanore, kur përpara -ë-së gjendet vetëm njëra nga këto bashkëtingëllore: b, d, f, j, k, l, p, t, v ose një nga grupet e bashkëtingëlloreve: -nd, -st. P.sh.: librar, librari (nga: libër); kodrinë, kodrinor (nga: kodër); afri, afroj, afrim (nga: afër); lakror (nga: lakër); veproj, veprim (nga: vepër); teatral, teatror (nga: teatër); lundroj, lundrim (nga: lundër); pastroj, pastrim (nga: i pastër etj..)Po kështu bie -ë-ja e patheksuar e temës prodhuese (e fundores: -ër, -ërr) me pëlqim me drejtshkrimin e ngulitur te fjalët e prejardhura, si p.sh.: përgënjeshtroj, përgënjeshtrim (nga: gënjeshtër); kokrrizë (nga:kokërr)./ Prof. Musa NushiObserverKult—–

    Lexo edhe:

    SHUMICA GABOJNË: JA KUR DUHET PËRDORUR APOSTROFI DHE KUR S’DUHET?Sot apostrofi ka një përdorim të kufizuar në krahasim me kohët e mëparshme.

    Dikur apostrofi përdorej sa herë binte ë-ja e patheksuar në fund të fjalëve dhe fjala tjetërfillonte me zanore, si p.sh.: Një djal’ i dashur ishte Petriti. N’ arë punonin bujqit.

    Sot apostrofi nuk përdoret në rastet e lartcekura, prandaj shembujt me apostrof, si:n’ mëngjes…, n’ kohë të luftës…, n’ art…, n’ errësirë…,etj., nuk përdoren.Apostrofi nuk përdoret as te bashkimet e trajtave të shkurtra të përemrave vetorë, kur dy zanore shkrihen (ë+e=a), pra: ma, ta, e jo: m’a, t’a; por duhet përdorur apostrofin kur bie një ë, si p.sh.: të+i=t’i; më+i=m’i.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Pas një pritjeje të gjatë X lançon platformën e re të komunikimit

    Pas një pritjeje të gjatë X lançon platformën e re të komunikimit

    Rrjeti social X më në fund ka prezantuar platformën e shumëpritur të bashkëbisedimit që zëvendëson funksionalitetin bazik të mesazheve direkte me më shumë funksionalitete.

    Përditësimi sjell thirrjet zanore dhe video, opsionin për të dërguar të dhëna, për të edituar dhe fshirë mesazhet e dërguara si dhe veçori që kanë në fokus privatësinë siç është enkriptimi fundor dhe njoftimet në rast se dikush i bën screenshot bisedës.
    Platforma e re e quajtur Chat, ka filluar të lançohet në iOS dhe web ndërsa në Android së shpejti sipas kompanisë. X gjithashtu tha se po punon në një funksionalitet memo zanore pku përdoruesit mund të shkëmbejnë mesazhe audio.

    Prej disa muajsh X ka paralajmëruar mbërritjen e platformës. Në fillim të vitit lançoi një version të enkriptuar të saj por e tërhoqi në muajin Maj për të adresuar disa problematika që nuk i specifikoi.
    Tashmë siç duket platforma nuk ka më ato kufizimet e enkriptimit fundor që kishte në fillim. /PCWorld Albanian

  • “Notte Morricone” në Opera, shfaqje ku tingujt e muzikës së kompozitorit Ennio Morricone marrin formë përmes kërcimit

    “Notte Morricone” në Opera, shfaqje ku tingujt e muzikës së kompozitorit Ennio Morricone marrin formë përmes kërcimit

    Nga Julia Vrapi
    Kompozitori Ennio Morricone, me mbi 500 kolona zanore për filma, që kanë shënuar historinë e kinemasë botërore. Këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen “Notte Morricone”. Një homazh poetik për mjeshtrin e madh të muzikës së filmave, Ennio Morricone, që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kuadër të “International Dance Festival of Tirana”, që po vijon me shfaqjet këtë tetor. Teatri shprehet se koreografi spanjoll Marcos Morau, një prej emrave më vizionarë të kërcimit bashkëkohor europian, krijon një univers ku lëvizja, drita, muzika dhe kujtesa e kinemasë italiane ndërthuren në një peizazh ndjenjash. “Ennio Morricone, me mbi 500 kolona zanore për filma që kanë shënuar historinë e kinemasë botërore, mbetet një gjeni i rrallë që e ktheu muzikën në gjuhë të shpirtit. Në këtë shfaqje, tingujt e tij marrin formë përmes kërcimit”, thuhet nga teatri, që shton se “Notte Morricone” është një natë për të mos u humbur. Këtë mbrëmje më 15 tetor, IDFT prezanton “Notte Morricone” nga CCN / Aterballetto, me koreografi të Marcos Morau, i cili është edhe fitues i çmimit “Koreografi më i mirë i vitit” në “International Dance Awards 2023”. Për të katërtin vit radhazi është rikthyer “International Dance Festival of Tirana  me artistë e koreografë nga kompanitë prestigjioze në Europë, nën udhëheqjen artistike të koreografit Angelin Preljocaj. Në edicionin e katërt të tij këtë vit festivali realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës (si bashkëprodhues), Bashkisë së Tiranës, Bashkimit Europian përmes EU4Culture, etj. “International Dance Festival of Tirana” që po zhvillohet nën drejtimin artistik të koreografit të njohur Angelin Preljocaj po vijon me shfaqje në teatro, si edhe një program artistik në hapësirat publike në Tiranë.
    Morricone krijoi kolonat zanore të shumë filmave të njohur
    Ennio Morricone klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij dhe ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive. Ai mori çmime “Oscar”, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016. Morrico ne njihet më së miri ndërkombëtarisht si kompozitori i melodive të njohura si “The Good, the Bad and the Ugly”, “Once Upon a Time in the West”, apo “Chi Mai”. Në vitet 2000, Morricone vazhdoi të kompozojë muzikë për seriale të suksesshme televizive, siç janë “il cuoro nel paze” (2005), Karol: Një njeri që u bë Papë (2005), La provinciale (2006), Giovanni Falcone (2007), Pane e liberta ( 2009) dhe Come Un Delfino 1-2 (2011-2013). Ennio Morricone, kompozitori i famshëm italian fitues edhe i “Oscar” u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare më 6 korrik 2020 në Itali. Më parë përgjatë aktivitetit të tyre artistik edhe artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë sjellë koncerte me muzikën e Ennio Morricone-s, një prej kompozitorëve më të mëdhenj në botë i kolonave zanore.

  • Valët zanore që shkatërrojnë tumoret, mënyra që po revolucionarizon mjekësinë

    Valët zanore që shkatërrojnë tumoret, mënyra që po revolucionarizon mjekësinë

    E lindur pothuajse rastësisht në laboratorët e Universitetit të Miçiganit, teknika e histotripsisë, e cila përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të shkatërruar tumoret, po ndryshon mënyrën se si mjekësia i qaset kancerit, shkruan ilmessaggero.it.
    Kjo  metodë u zbulua nga Zhen Xu, atëherë një studente doktorature në inxhinieri biomjekësore, në fillim të viteve 2000.
    Ndërsa eksperimentonte me një metodë për të eliminuar indet e sëmura pa ndërhyrje kirurgjikale, Xu rriti frekuencën e ultrazërit për të zvogëluar zhurmën që shqetësonte kolegët e saj të laboratorit.
    Megjithatë, ky rregullim i thjeshtë e bëri trajtimin tepër më efektiv, pasi brenda një minute, një vrimë ishte formuar në indin e zemrës së një derri.
    “Mendova se po ëndërroja”, tha Xu, tani profesoreshë në Universitetin e Miçiganit.
    Nga ai zbulim i papritur, lindi histotripsia – një teknologji që, ndryshe nga ultrazëri tradicional, fragmenton tumoret duke përdorur mikroflluska që zgjerohen dhe shemben në mikrosekonda, duke e lënë sistemin imunitar të eliminojë mbeturinat.
    Në vitin 2023, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi teknikën për trajtimin e tumoreve të mëlçisë, dhe një studim i vitit 2024 i kryer nga HistoSonics, një kompani e themeluar për të komercializuar zbulimin e Xu-së, raportoi një shkallë suksesi teknik prej 95%.
    Efektet anësore të vëzhguara, duke filluar nga dhimbja e barkut deri te gjakderdhja e brendshme, janë të rralla dhe trajtimi konsiderohet përgjithësisht i sigurt.
    Në qershor 2025, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë evropian që miratoi përdorimin e tij klinik.
    NHS ka përfshirë histotripsinë në programin e saj të Rrugës së Qasjes në Pajisjet Inovative, i projektuar për të identifikuar teknologjitë e reja për nevojat klinike të pazbuluara.
    “Shumë njerëz e mendojnë ultratingullin vetëm si një mjet imazherie, por provat sugjerojnë se ai gjithashtu mund të shkatërrojë tumoret, të zvogëlojë metastazat dhe të përmirësojë trajtimet e tjera të kancerit, pa iu drejtuar kirurgjisë”, thekson Julie Earl, një studiuese në institutin ”Ramón y Cajal” në Spanjë.

  • Shumica gabojnë: Ja kur duhet përdorur apostrofi dhe kur s’duhet

    Shumica gabojnë: Ja kur duhet përdorur apostrofi dhe kur s’duhet

    Sot apostrofi ka një përdorim të kufizuar në krahasim me kohët e mëparshme.Dikur apostrofi përdorej sa herë binte ë-ja e patheksuar në fund të fjalëve dhe fjala tjetërfillonte me zanore, si p.sh.: Një djal’ i dashur ishte Petriti. N’ arë punonin bujqit.Sot apostrofi nuk përdoret në rastet e lartcekura, prandaj shembujt me apostrof, si: n’ mëngjes…, n’ kohë të luftës…, n’ art…, n’ errësirë…,etj., nuk përdoren.Apostrofi nuk përdoret as te bashkimet e trajtave të shkurtra të përemrave vetorë, kur dy zanore shkrihen (ë+e=a), pra: ma, ta, e jo: m’a, t’a; por duhet përdorur apostrofin kur bie një ë, si p.sh.: të+i=t’i; më+i=m’i.Prof. Musa Nushi

    ObserverKult

    Lexo edhe

    SULMI FIZIK MBI VAÇE ZELËN MË 1993, KUSH ISHTE PERSONI QË E SULMOI?

  • Trazirat në Serbi, policia e Vuçiçit përdori bomba zanore ndaj protestuesve

    Trazirat në Serbi, policia e Vuçiçit përdori bomba zanore ndaj protestuesve

    Për të pestën natë me radhë, Serbia është përfshirë nga përleshje mes protestuesve dhe policisë në disa qytete. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, njoftoi nga Beogradi se incidentet përbëjnë “shkelje drastike të rendit publik”.

    Situata më e tensionuar u regjistrua në Valljevë, ku zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, u përfshinë nga flakët. Sulme janë regjistruar edhe ndaj ndërtesave të gjykatës, zyrës së prokurorit dhe administratës së qytetit.

    Protestuesit dëmtuan rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe, nën drejtimin e Vojisllav Sheshel, i njohur për krime lufte. Në disa pamje të shpërndara në media, policia shihet duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zanore për të shpërndarë turmat, ndërsa protestuesit hedhin sende në drejtim të tyre.

    Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe në Beograd, ku turma u mblodh para selisë së partisë së Vuçiçit, por u shpërnda nga forcat e rendit. Tensionet u ndezën pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale që tregojnë të rinj të ndaluar në Novi Sad, të gjunjëzuar me shpinën kah policia gjatë arrestimeve.

  • Rita Ora publikon zyrtarisht në platformat digjitale këngën ‘Joy’, si kolonë zanore për Netflix

    Rita Ora publikon zyrtarisht në platformat digjitale këngën ‘Joy’, si kolonë zanore për Netflix

    Me vargjet “You bring me joy…”, Rita Ora vjen me një këngë që ngroh shpirtin dhe frymëzon zemrën. “Joy”, balada më e re e artistes me rrënjë shqiptare, u publikua sot si pjesë e kolonës zanore të “Love Is Blind: UK” në Netflix .

    Kënga flet për gjetjen e gëzimit në ndjenjat e sinqerta, në lidhjen e thellë mes dy njerëzve dhe në çastet që na rikujtojnë sa bukur është të duash dhe të jesh i dashuruar.

    Me këtë këngë, Rita Ora nuk sjell thjesht një melodi, ajo sjell një ndjesi, një gjendje shpirti, që përputhet në mënyrë të përsosur me atmosferën e “Love Is Blind: UK”, një spektakël që flet për dashurinë e vërtetë përtej dukjes./KultPlus.com