Tag: zannier

  • Kreu i OSBE/ODIHR: Njerëzit nuk ishin të lirë për të votuar, por të frikësuar dhe nën presion

    Kreu i OSBE/ODIHR: Njerëzit nuk ishin të lirë për të votuar, por të frikësuar dhe nën presion

    Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit.
    “Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe  që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo”, tha Zannier.
    Ambasadori Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR shprehet më poshte gjatë bisedës se, “zgjedhjet ishin jo të barabarta”.
    “Në panoramën e përgjithshme ne besojmë se është sintetizuar në titullin e konferencës që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur por si pasojë e presioneve dhe problemeve rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike, ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerat”, shprehet diplomati.

     

  • Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR, plas bombën: Zgjedhjet jo të barabarta, pamë njerëz të intimiduar…

    Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR, plas bombën: Zgjedhjet jo të barabarta, pamë njerëz të intimiduar…

    Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit.

     

     

    “Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe  që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo”, tha Zannier.

    Ambasadori Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR shprehet më poshte gjatë bisedës se, “zgjedhjet ishin jo të barabarta”.

     

    “Në panoramën e përgjithshme ne besojmë se është sintetizuar në titullin e konferencës që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur por si pasojë e presioneve dhe problemeve rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike, ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerat”, shprehet diplomati.

  • “Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

    “Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

    Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier foli për raportin paraprak të OSBE lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.
    Zannier tha se përgatitjet për zgjedhje u menaxhuan mirë, duke përfshirë këtu edhe pregatitjet për votimin nga jashtë.
    Sipas tij ka pasur edhe probleme, pasi kanë dëgjuar shqetësime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike.
    Si zhvillim pozitiv, ai tha se mund të vlerësohet task forca e ngritur nga SPAK.
    “Do doja të falënderoja popullin shqiptarë për mikëpitjen. Do doja të ndaja me ju në nivel personal edhe fjalët e koordinatores së posaçme që vlerësoi angazhimin e votuesve brenda dhe jashtë vendit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Unë kam mbërritur këtu në fund të Marsit ne filluam vëzhgimin formalisht në 2 Prill dhe shumë shpejt më pas erdhën edhe 26 vëzhgues afatgjatë.  Ata vëzhguan zgjedhjet në 13 zona dhe misioni më pas u zgjerua me 240 vazhgues në total, plus 130 vëzhgues nga asambletë.
    Këto zgjedhje u zhvilluan pas disa ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe pas futjes së votimit nga jashtë duke e bërë këto zgjedhje një gurë themeli. Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. ODIHR vazhdon të jetë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Shqipërinë për këto çështje të paadresuara. Ne pamë se pregatitjet për zgjedhje ishin efiçente dhe të menaxhuara mirë, përfshirë edhe pregatitjet për votimin nga jashtë. Administrata zgjedhore ishte transparente dhe në përputhje me afatet ligjore.
    Komisini bëri edhe fushatë informimi të zgjedhësve. Në ditën e zgjedhjeve ne vumë re se kishet zgjedhës që ishin të pafamiljarizuar dhe nuk e dinin si të votonin në disa qendra votimi. Pamë që trajnimi mund të ishte me konsistent. Votimi elektronik u pilotua dhe në bashkitë pamë demostrimet, megjithatë vëzhgimi tregoi nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve.
    Fushata përgjithësisht ishte e qetë, por pati sulme mes drejtuesve kryesor sidomos online. Një rol të rëndësishëm i vëzhguesve është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Ne kemi dëgjuar shqetësime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, përdorim të burimeve shtetëore që u pa edhe nga vëzhguesit në shumë raste. Si zhvillim pozitiv mund të themi që SPAK ngriti një task forcë”, thekson Zannier.

  • Lamberto Zannier: OSBE/ODIHR po monitoron zgjedhjet, 240 vëzhgues në terren

    Lamberto Zannier: OSBE/ODIHR po monitoron zgjedhjet, 240 vëzhgues në terren

    Kreu i misionit të ODIHR, Lamberto Zannier, në një deklaratë për mediet tha se OSBE/ODIHR po monitoron nga afër të gjithë procesin zgjedhor. Zannier bëri me dije se janë gjithsej 240 vëzhgues në terren. Amabsadori theksoi se në një konferencë ditën e nesërme, do të japin detaje në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor.
    Zannier: Jemi këtu për të vëzhguar procesin zgedhor. Kjo është një nga qendrat e votimit ku ne jemi sot. OSBE ka 240 vëzhgues por gjithashtu janë dhe 135 të tjerë që janë nga vendet anëtare të OSBE, nga parlamenti evropian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit. Nesër do të kemi një konferecnë për shtyp në orën 15:00. Nuk do të ishte domethënëse nëse do t’iu jepja një mendim sot. Unë jam duke mbledhur informacion dhe kam ardhur në këtë qendër votimi sepse është zotim i Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë dhe procedurat e votimit elektronik.

  • ‘Jam duke mbledhur informacion’, Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

    ‘Jam duke mbledhur informacion’, Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

     Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në mënyrë elektronike. Zannier tha para mediave se po mbledh informacion dhe se duhet të sigurohen se zgjedhjet janë me standarde ndërkombëtare.
    Ai shtoi se dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ata si mision janë këtu që nga fundi i marsit. Zannier tha se kanë vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër shtoi ai do të kenë një konferencë për shtyp.
    “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp.
    Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik”, tha ambasadori i OSBE-së.

  • Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga fundi i marsit, janë 240 vëzhgues

    Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga fundi i marsit, janë 240 vëzhgues

    Lamberto Zannier

    TIRANË-Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier, ka mbërritur në njësinë nr.10 në Tiranë, nga ku deklaroi se po monitoron nga afër për të vrojtuar nëse këto zgjedhje janë me standartet ndërkombëtare. Zannier ka deklaruar se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.
    Ambasadori theksoi se janë angazhuar 240 vëzhgues, por janë edhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së. Ndërkohë, Zannier deklaroi se ditën e nesërme do të ketë një konferencë për mediat, në orën 15:00. 
    Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier: Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp. Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Lamberto Zannier nga OSBE-ODIHR, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë disa qendra…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Lamberto Zannier nga OSBE-ODIHR, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë disa qendra…

    Teksa zgjedhjet e 11 majit do të mbahen nesër, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi .
    Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor. Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.
    Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit.

  • Begaj pret ambasadorin Zannier, fokusi i bisedës te zgjedhjet e 11 majit

    Begaj pret ambasadorin Zannier, fokusi i bisedës te zgjedhjet e 11 majit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.
    Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm.

    Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
    Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

    /vizionplus.tv

  • Kreu i misionit të ODIHR takim në Durrës, Bylykbashi: Të vëzhgohen zonat e nxehta

    Kreu i misionit të ODIHR takim në Durrës, Bylykbashi: Të vëzhgohen zonat e nxehta

    Kreu i misionit të vëzhgues të zgjedhjeve i ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim në selinë e degës së PD në Durrës.
    Në lidhje me diskutimet gjatë këtij takimi, drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi  në një postim në rrjetet sociale shkroi se se Zannier tregoi interes për zhvillimet e fushatës zgjedhore dhe problematikat e saj në Durrës.
     “Zgjedhësit po reagojnë masivisht në mbështetje të programit të PD dhe kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës në takimet derë më derë të kandidatëve të koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    Përdorimi masiv i shtetit në favor të PS, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe mbështetja e tij për përfshirjen e kandidatëve të caktuar në listën e PS, koordinimi mes PS dhe organizatave kriminale përmes individësh të caktuar nga kryeminstri, presionet mbi zgjedhësit dhe shitblerja e votës etj, iu parashtruan me fakte konkrete shefit te misionit të ODIHR. Asfalti elektoral, punësimet, dhënia e titujve të pronësisë në shkëmbim të votave, përdorimi shkollave, i ndërmarrjeve të shërbimit publik qendrore apo të bashkive si OSHEE dhe ujësjellës, etj, u faktuan konkretisht”, shkroi ai në Facebook.
    Bylykbashi u shpreh më tej se PD informoi Zannier për “denoncimet konkrete por pandëshkueshmëria që prodhon mosveprimi i përsëritur i SPAK dhe prokurorisë si dhe roli aktiv i policisë në mbështetje të veprimeve të paligjëshme nga eksponentë të PS dhe të krimit kanë sjellë si rezultat që persona të dënuar me heqje lirie apo në kërkim, të jenë aktivë në terren në favor të PS nën mbrojtjen e mosveprimit të qëllimshëm të organeve ligjzbatuese”.
    Ai shtoi se komunikoi me Zannier se “mosshtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit për shtetasit që votojnë në Shqipëri u shtrua si problem madhor në shkallë vendi duke rrezikuar që disa qindramijëra zgjedhës të pengohen për të votuar”.
    Po ashtu sipas tij, përfaqësuesve të ODIHR iu referuan zonat e nxehta duke kërkuar vëzhgim të shtuar dhe kërkuam që KQZ dhe task forca e krijuar të veprojnë për të siguruar votim të qetë.

  • Kreu i misionit të ODIHR për zgjedhjet vizitë në selinë e PD në Durrës, Bylykbashi: Kërkuam vëzhgim ndërkombëtar në “zonat e nxehta”

    Kreu i misionit të ODIHR për zgjedhjet vizitë në selinë e PD në Durrës, Bylykbashi: Kërkuam vëzhgim ndërkombëtar në “zonat e nxehta”

    Ambasadori Lamberto Zannier, shefi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve i ODIHR zhvilloi një takim në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës.

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi u shpreh se Zannier treogi interes për zhvillimet e fushatës zgjedhore dhe problematikat e saj në Durrës.

    “Zgjedhësit po reagojnë masivisht në mbështetje të programit të PD dhe kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës në takimet derë më derë të kandidatëve të koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Përdorimi masiv i shtetit në favor të PS, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe mbështetja e tij për përfshirjen e kandidatëve të caktuar në listën e PS, koordinimi mes PS dhe organizatave kriminale përmes individësh të caktuar nga kryeminstri, presionet mbi zgjedhësit dhe shitblerja e votës etj, iu parashtruan me fakte konkrete shefit te misionit të ODIHR. Asfalti elektoral, punësimet, dhënia e titujve të pronësisë në shkëmbim të votave, përdorimi shkollave, i ndërmarrjeve të shërbimit publik qendrore apo të bashkive si OSHEE dhe ujësjellës, etj, u faktuan konkretisht”, shkroi ai në Facebook.

    Bylykbashi u shpreh më tej se PD informoi Zannier për “denoncimet konkrete por pandëshkueshmëria që prodhon mosveprimi i përsëritur i SPAK dhe prokurorisë si dhe roli aktiv i policisë në mbështetje të veprimeve të paligjëshme nga eksponentë të PS dhe të krimit kanë sjellë si rezultat që persona të dënuar me heqje lirie apo në kërkim, të jenë aktivë në terren në favor të PS nën mbrojtjen e mosveprimit të qëllimshëm të organeve ligjzbatuese”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ai shtoi se komunikoi me Zannier se “mosshtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit për shtetasit që votojnë në Shqipëri u shtrua si problem madhor në shkallë vendi duke rrezikuar që disa qindramijëra zgjedhës të pengohen për të votuar”.

    Po ashtu sipas tij, përfaqësuesve të ODIHR iu referuan zonat e nxehta duke kërkuar vëzhgim të shtuar dhe kërkuam që KQZ dhe task forca e krijuar të veprojnë për të siguruar votim të qetë.