Me afrimin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit për këtë muaj, duket se edhe Italia e ka marrë seriozisht angazhimin e saj, për më tepër që ka një luftë të fortë e me rivalitet të madh me Norvegjinë. Ndërkohë, sulmuesit Federiko Kieza i Liverpulit dhe Nikolo Zaniolo i Udinezes janë prej lojtarëve më të njohur që mungojnë në listën e Italisë për duelet ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë. Këto dy ballafaqime, që luhen më 13 dhe 16 nëntor, i takojnë Grupit I kualifikues për Botërorin 2026.
Norvegjia është e para me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, tri më shumë se Italia. Kieza nuk ka luajtur me fanellën “azzurre” prej përfundimit të Evropianit 2024. Ai golin e parë në Premier League në këtë edicion e shënoi në xhiron e parë në fitoren 4:2 ndaj Burnemuthit. Ndërkohë, Zaniolo ka tre gola të realizuar në katër ndeshjet e fundit në Serie A për Udinezen.
Tag: zaniolo
-

Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime
5 Nëntor 2025
14:47
Alfred Lleshi
Në një intervistë për “Messaggero Veneto”, Nicolò Zaniolo rikthehet te përvoja e tij me Romën: “Gjithçka ka një fillim dhe një fund. Largimi nga Roma ishte goditje shumë e dhimbshme për mua. Nuk përfundoi mirë, por shpresoj që koha ta zbusë gjithçka. E dashura ime është nga Roma, edhe djali im ka lindur aty”.
Mes momente të veçanta mbetet fitimi i “Conference League” në Tiranë, me një gol të tij: “Ishte e pabesueshme. Roma nuk kishte fituar një titull prej vitesh, ajo finale ishte kulmi i një sezoni të tërë. Një nga ditët më të bukura të jetës sime”.
Për pritjen që pret në “Olimpico”, pas golit ndaj Atalantës, pranon: “E them qartë, atë festë nuk do ta përsërisja. Kam bërë gabim. Nuk e di si do të më pranojnë tifozët romanë, shumë mund të jenë ofenduar, por i kuptoj. Do përqendrohem te ndeshja, sepse në fushë, kundër Romës, do të luajë Udinese, jo Zaniolo. Duam tri pikët”. -

Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)
1 Nëntor 2025
17:00
Telesport
Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udinese. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.
Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara. Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juric, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
SHIKOGOLINEZANIOLO -

Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo
Gjobë prej 15 mijë eurosh për Nicolo Zaniolon, sa i takon incidentit në ndeshjen e kampionatit të të rinjve, mes Romës dhe Fiorentinës.
Asokohe, Zaniolo ishte pjesë e ekipit violë të Serie A, ndërsa ishte larguar nga kryeqytetasit, jo në mënyrë paqësore.Zaniolo, pasi hyri në dhomën e zhveshjes së Romës pas ndeshjes, goditi me shuplakë lojtarin Mattia Almaviva, dhe më pas e shtyu lojtarin Marco Litti, duke i shkaktuar lëndime fizike të dyve.
Si pasojë, 26-vjeçari u akuzua për shkelje të Nenit 4, paragrafi 1, dhe Nenit 38 të Kodit Italian të Drejtësisë Sportive.
Futbollisti në fillim zgjodhi të justifikohej, por në fund pranoi fajësinë, me çështjen që u mbyll pas më shumë se 45 ditësh. -

‘Çmendet’ Zaniolo, godet me grusht një lojtar të Romës në dhomat e zhveshjes
Nicolò Zaniolo ishte protagonisti i një përleshjeje të bujshme në ‘Viola Park’, në gjysmëfinalet e kampionatit ‘Primavera’, të fituar nga Fiorentina kundër Romës.
Sipas asaj që raportohet nga ‘Sportitalia’, ish-mesfushori i verdhekuqve që tanimë është pjesë e Fiores, hyri (pa autorizim) në një mënyrë tallëse dhe të turpshme në dhomën e zhveshjes së ekipit të Romës për të shkuar në banjo dhe disa djem e pyetën se çfarë po bënte atje.
Situata u nxeh me fyerje dhe shtytje dhe ai goditi me grusht një lojtar të Romës, duke filluar një sherr që përfshinte anëtarë të të dy ekipeve. “Skena patetike”, komentoi trajneri i Violas, Galloppa, ndërsa Roma publikoi një shënim në faqen zyrtare të internetit.
“Roma njofton se, në fund të ndeshjes ndodhi një episod i pakëndshëm që përfshinte futbollistin Nicolò Zaniolo. Sipas rindërtimit, futbollisti shkoi në dhomën e zhveshjes së ekipit të të rinjve tanë në fund të ndeshjes dhe u soll në mënyrë provokuese ndaj disa futbollistëve tanë. Gjatë përballjes, dy lojtarë të ‘Primavera’ u goditën fizikisht. AS Roma dënon me forcë çdo formë sjelljeje agresive ose sjelljeje që nuk përputhet me vlerat e sportit”, bën me dije Roma.
Një nga dy djemtë e prekur besohet të jetë Mattia Almaviva , fëmija të cilit Totti i dha shiritin e kapitenit natën e lamtumirës së tij me Romën.
Ndërkohë që Zaniolo ka një version tjetër, duke mos pranuar aspak dhunën.
“Në fund të ndeshjes zbrita në dhomën e zhveshjes për të përgëzuar djemtë e Fiorentinës dhe më pas shkova në dhomën e zhveshjes së Romës për t’i përshëndetur dhe për t’i uruar për sezonin, por në një moment të caktuar ata filluan të më fyenin, kështu që, në atë pikë, për të shmangur degradimin e situatës, preferova të largohesha”, shkruan Fiorentina duke iu referuar një deklarate të Zaniolos.

